{"id":12647,"date":"2017-02-09T09:16:34","date_gmt":"2017-02-09T08:16:34","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12647"},"modified":"2017-02-09T09:16:34","modified_gmt":"2017-02-09T08:16:34","slug":"50-vjetori-i-nje-cmendurie-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12647","title":{"rendered":"50-VJETORI I NJ\u00cb \u00c7MENDURIE KOMB\u00cbTARE"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e kombeve t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vogla ndodhin lloj-lloj fatkeq\u00ebsish\u00eb: luft\u00ebra, pushtime, fatkeq\u00ebsi t\u00eb natyr\u00ebs, e tjera.\u00a0 Gjys\u00ebm shekulli m\u00eb par\u00eb, pik\u00ebrisht m\u00eb 6 shkurt t\u00eb vitit 1967 ndodhi nj\u00eb ngjarje q\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohet, p\u00ebr nga p\u00ebrmasat dhe pasojat fetare, komb\u00ebtare dhe kulturore, si nj\u00eb dit\u00eb fatkeqe n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 At\u00eb dit\u00eb, regjimi komunist, me Enver Hoxh\u00ebn n\u00eb krye, filloi nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr kund\u00ebr fes\u00eb, klerik\u00ebve dhe institucioneve fetare, duke shpallur Shqip\u00ebrin\u00eb shtetin e par\u00eb ateist n\u00eb bot\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb as deri at\u00ebher\u00eb dhe as deri m\u00eb sot nuk e ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb popull ose komb tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb.\u00a0 \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb dit\u00eb fatzez\u00eb n\u00eb historin\u00eb e jet\u00ebs fetare, kulturore dhe shoq\u00ebrore t\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb Arkipeshkvi i Shkod\u00ebr-Pultit, i P\u00ebrndershmi Angelo Massafra, n\u00eb kujtim t\u00eb k\u00ebtij 50-vjetori fatzi, shkruan n\u00eb portalin katolik peregrinus.al,\u00a0 se ky p\u00ebrvjetor sh\u00ebnon dit\u00ebn kur Enver Hoxha deklaroi \u201cvdekjen\u201d e Per\u00ebndis\u00eb, \u201cduke u mbrojtur pas nj\u00eb ideologjie t\u00eb korruptuar, t\u00eb imponuar me an\u00eb t\u00eb terrorit\u201d, nj\u00eb dit\u00eb kur, \u201cnj\u00eb njeri i jepte vetes t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb cenonte lirin\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb.\u00a0 Ishte kjo nj\u00eb dit\u00eb kur, \u201cP\u00ebrball Fjal\u00ebs Krijuese t\u00eb Hyut, Shqip\u00ebria zgjidhte fjal\u00ebn shkat\u00ebrrimtare t\u00eb diktatorit t\u00eb vet\u201d, shprehet Kryeipeshkvi i Shkod\u00ebr-Pultit n\u00eb shkrimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb post-komuniste &#8212; u k\u00ebrkoj falje miq\u00ebve t\u00eb mij\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, ndoshta me t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb korigjojn\u00eb shpesh\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrcaktim t\u00eb sistemit politik t\u00eb k\u00ebtyre 25 viteve t\u00eb fundit atje \u2013 sidomos vitet e fundit, vihen re tendenca p\u00ebr t\u00eb riabilituar regjimin diktatorial komunist dhe figur\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb revizionuar historin\u00eb e asaj periudhe, dhe me kollajll\u00ebk p\u00ebr t\u00eb \u201charruar\u201d p\u00ebrvjetor\u00eb si ky.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb munges\u00eb totale t\u00eb solidarizimit me viktimat e k\u00ebsaj politike t\u00eb \u00e7mendur 50-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, me sa kam ven\u00eb re, ky p\u00ebrvjetor nuk t\u00ebrhoqi ndonj\u00eb v\u00ebmendje nga institucionet shqiptare, as nga media, dhe as nga udh\u00ebheqsit politik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb faqet e tyre elektronike mezi presin t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb, me r\u00ebnd\u00ebsi e pa r\u00ebnd\u00ebsi, historike dhe jo aq historike.<\/p>\n<p>Por, sa p\u00ebr kujtes\u00eb, ishte Shkurti i vitit 1967, kur Enver Hoxha mbajti fjalimin me titull, &#8221;Revolucionarizimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i partis\u00eb dhe pushtetit&#8221;, fjalim ky me t\u00eb cilin ai, shpalli luft\u00eb kund\u00ebr &#8221;ideologjis\u00eb fetare&#8221; dhe &#8221;zakoneve prapanike&#8221;, duke e sanksionuar me ligj Shqip\u00ebrin\u00eb kund\u00ebr Zotit dhe si vendin e par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm ateist n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore.\u00a0 Fjalimi i diktatorit, mund t\u00eb konsiderohet edhe si mbarimi i luft\u00ebs kund\u00ebr klerit dhe i tre institucioneve fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve, sepse kalvari i tyre, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kishte filluar \u00e7\u2019prej vitit 1945.\u00a0\u00a0 Shumica e klerik\u00ebve katolik\u00eb shqiptar\u00eb, por edhe i t\u00eb dy feve t\u00eb tjera, mysiman\u00eb dhe ortodoks\u00eb, u vran\u00eb ose vdiq\u00ebn n\u00ebn tortura t\u00eb pa-imagjinueshme nep\u00ebr burgjet dhe kampet komuniste t\u00eb regjimit hoxhist, n\u00eb periudh\u00ebn 1945-1960.\u00a0\u00a0 Numri i sakt\u00eb i klerik\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb ose t\u00eb vdekur nep\u00ebr burgjet dhe kampet e p\u00ebrq\u00ebndrimit &#8212; katolik\u00eb, mysliman\u00eb dhe ortodoks\u00eb &#8212; n\u00ebn torturat m\u00eb \u00e7&#8217;njer\u00ebzore t\u00eb asaj periudhe &#8212; ndoshta nuk do t\u00eb dihet kurr\u00eb.\u00a0 Deri m\u00eb 1950, komunitetet fetare n\u00eb Shqip\u00ebri ishin dob\u00ebsuar deri n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb sa q\u00eb nuk mund t\u00eb flitej m\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb veprimtari normale t\u00eb k\u00ebtyre komuniteteve.\u00a0 Ironia tragjike e k\u00ebsaj situate \u00ebsht\u00eb se e gjith\u00eb k\u00ebjo \u00e7farosje ndodhi nd\u00ebrsa nj\u00ebkohsisht, kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb komuniste garantonte lirin\u00eb e fes\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjes.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ndalimit t\u00eb fes\u00eb, me fjalimin e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1967, Shqip\u00ebria komuniste kishte nisur gjithashtu revolucionin e saj bazuar n\u00eb\u00a0 Revolucionin Kulturor Kinez, duke e zhytur k\u00ebshtu kombin shqiptar n\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb kulturore p\u00ebrmasash historike t\u00eb papar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nd\u00ebrmori krimet m\u00eb \u00e7nj\u00ebrzore kund\u00ebr popullit t\u00eb vet, duke zhdukur pjes\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb elit\u00ebs intelektuale dhe fetare shqiptare dhe s\u00eb bashku me ta edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb thesarit t\u00eb kultur\u00ebs, t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe t\u00eb traditave mija vje\u00e7are t\u00eb kombit shqiptar.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor, i ashtuquajturi Revolucioni Kulturor n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 v\u00ebrtetsisht nj\u00eb kopje fatzez\u00eb e Revolucionit Kulturor dhe ideologjik t\u00eb Kin\u00ebs Komuniste \u2013 nuk mund t\u00eb kuptohet as t\u00eb shikohet ndryshe ve\u00e7se nj\u00eb krim p\u00ebrmasash komb\u00ebtare, i kryer nga nj\u00eb regjim anti-komb\u00ebtar, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb ideologjie sllavo-aziatike, kund\u00ebr historis\u00eb dhe kultur\u00ebs s\u00eb kombit shqiptar. Ishte kjo nj\u00eb ideologji q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim zhdukjen e elit\u00ebs fetare dhe kulturore shqiptare, e cila ndons\u00eb e p\u00ebrbuzur dhe e zhdukur fizikisht &#8212; at\u00ebher\u00eb dhe sot d\u00ebshmon gjithnj\u00eb vlerat njer\u00ebzore, intelektuale, shpirt\u00ebrore dhe shoq\u00ebrore, t\u00eb cilat nuk zhduken kurr\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nuk besoj t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb popull tjet\u00ebr \u2013 kur t\u00eb merret parasysh\u00eb numri ipopull\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 q\u00eb t\u00eb ket\u00eb p\u00ebsuar vuajtje, procese gjyq\u00ebsore dhe tortura m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb t\u00eb tmershme gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar se populli shqiptar.\u00a0 Duke iu referuar periudh\u00ebs komuniste, Papa Gjon Pali i Dyt\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur se: \u201cHistoria nuk ka par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.\u00a0 Prandaj, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merret me mend se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb udh\u00ebheqsit politik\u00eb shqiptar\u00eb, institucionet shtet\u00ebrore dhe kulturore t\u00eb vendit &#8212; n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvjetor si ky &#8212; t\u00eb mos ndjejn\u00eb asnj\u00eb obligim ose p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale p\u00ebr t\u00eb kujtuar k\u00ebt\u00eb njoll\u00eb t\u00eb zez\u00eb t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare dhe viktimat e asaj periudhe. Ata heshtin\u00a0\u00a0 duke mbajtur qendrime indiferente ndaj gjenocidit fetar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ndaj shkeljeve flagrante t\u00eb ligjeve dhe marrveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb lirive baz\u00eb t\u00eb njeriut, p\u00ebrfshir\u00eb lirin\u00eb fetare t\u00eb asaj kohe.\u00a0 Ndoshta miq\u00ebt e mi kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb se p\u00ebrcaktimi \u201cperiudha post-komuniste\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, duhet t\u00eb cil\u00ebsohet disi ndryshe.<br \/>\nSidoqoft\u00eb, ajo q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor, n\u00ebqoftse asgj\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb pak\u00ebn t\u00eb kujtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7menduri komb\u00ebtare dhe viktimat e saj t\u00eb pafajshme &#8212; t\u00eb k\u00ebsaj periudhe tragjike t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8212; me shpres\u00ebn q\u00eb ato krime t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn m\u00eb &#8212; n\u00eb ato forma ose ndryshe &#8212; n\u00eb trojet shqiptare, nga shqiptari kund\u00ebr shqiptarit ose nga t\u00eb huajt kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, Per\u00ebndia nuk e kishte harruar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.\u00a0 Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe Dom Simon Jubani, gjat\u00eb mesh\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1990, se megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhdukur p\u00ebrgjithmon\u00eb fen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cKishat e xhamit\u00eb i lart\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebmb\u00ebnaret dhe minaret\u00eb e tyre drejt\u00eb qiellit si rrufeprit\u00ebse, sinjal i shembjes s\u00eb vet diktatur\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm kaq.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb harruar le t\u00eb shikojm\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, duke iu bashkuar mesazhit shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb Papa Gjon Palit t\u00eb II, n\u00eb vizit\u00ebn q\u00eb b\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 25 prill, 1993, drejtuar qytetar\u00ebve dhe besimtar\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb Sheshin Sk\u00ebnderbe n\u00eb Tiran\u00eb, ku mes tjerash ka th\u00ebn\u00eb: \u201cShqip\u00ebri q\u00ebndro n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e detyrave q\u00eb t\u00eb presin. T\u00eb mos harrohet e kaluara, por t\u00eb shikohet e t\u00eb nd\u00ebrtohet me guxim e ardhmja\u201d.\u00a0\u00a0 Me at\u00eb rast, Papa Gjon Pali i II porositi gjithashtu shqiptar\u00ebt se, \u201dKjo liri e besimit fetar t\u00eb cil\u00ebn ju m\u00eb n\u00eb fund po e shijoni, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dhurat\u00eb e \u00e7muar e Zotit p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb hirin e fes\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, sepse liria e besimit n\u00eb Hyjin \u00ebsht\u00eb themeli i garancis\u00eb p\u00ebr \u00e7do shprehje t\u00eb liris\u00eb.\u00a0 Ajo prek njeriun n\u00eb intimitetin e vet, n\u00eb at\u00eb pik\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb dhe t\u00eb padhunueshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegjia, ku qenia njer\u00ebzore takohet me Krijuesin dhe fiton nd\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb dinjitetit t\u00eb vet.\u00a0 Nga nj\u00eb liri e till\u00eb, e trajtuar ashtu si\u00e7 duhet, nuk ka p\u00ebrse t\u2019i trembemi asnj\u00eb \u00e7rregullimi shoq\u00ebror&#8230;.Si\u00e7 na m\u00ebson edhe feja: n\u00ebse kemi nj\u00eb Krijues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jemi v\u00ebllez\u00ebr\u201d, ka deklaruar Papa Gjon pali i II n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb prill t\u00eb vitit 1993.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor t\u00eb ndalimit t\u00eb fes\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb fjalimit famkeq t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs,\u00a0 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb obligim moral dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe shoq\u00ebrore q\u00eb t\u00eb kujtojm\u00eb krimet dhe viktimat e regjimit komunist, por nj\u00ebkohsisht t\u00eb mos harrohen, por t\u00eb kultivohen p\u00ebrjetsisht, vlerat e v\u00ebllaz\u00ebrimit dhe t\u00eb harmonis\u00eb jo vet\u00ebm fetare &#8212; p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dallohen shqiptar\u00ebt &#8212; por t\u00eb zhvillohet edhe harmonia politiko-shoq\u00ebrore, si nj\u00eb thesar p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb historin\u00eb e kombeve t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vogla ndodhin lloj-lloj fatkeq\u00ebsish\u00eb: luft\u00ebra, pushtime, fatkeq\u00ebsi t\u00eb natyr\u00ebs, e tjera.\u00a0 Gjys\u00ebm shekulli m\u00eb par\u00eb, pik\u00ebrisht m\u00eb 6 shkurt t\u00eb vitit 1967 ndodhi nj\u00eb ngjarje q\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohet, p\u00ebr nga p\u00ebrmasat dhe pasojat fetare, komb\u00ebtare dhe kulturore, si nj\u00eb dit\u00eb fatkeqe n\u00eb historin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-12647","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12647"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12647\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12648,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12647\/revisions\/12648"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}