{"id":12566,"date":"2017-01-31T18:19:37","date_gmt":"2017-01-31T17:19:37","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12566"},"modified":"2017-01-31T18:20:01","modified_gmt":"2017-01-31T17:20:01","slug":"kosove-krime-ose-shpikja-e-nje-ujdie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12566","title":{"rendered":"KOSOV\u00cb \u2013 KRIME, OSE SHPIKJA E NJ\u00cb \u201cUJDIE\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-1781 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg\" width=\"484\" height=\"371\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka.jpg 326w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/islam-lauka-300x230.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 484px) 100vw, 484px\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Dr. Islam LAUKA*<\/strong><\/p>\n<p>Pas val\u00ebs s\u00eb trampomanis\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshiu Serbin\u00eb dhe parashikimeve se, n\u00eb kuadrin e afrimit Tramp-Putin, Presidenti i ri amerikan do t\u2019ia sillte Beogradit Kosov\u00ebn n\u00eb tepsi, shp\u00ebrtheu nj\u00eb tjet\u00ebr val\u00eb, ajo e dyshimit dhe e frik\u00ebs se mos kurban i \u201cujdis\u00eb\u201d ruso-amerikane b\u00ebhet Serbia, duke k\u00ebmbyer njohjen, nga Washingtoni, t\u00eb aneksimit rus t\u00eb Krimes\u00eb, me njohjen, nga Moska, t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Frika dhe dyshimet serbe pompuan nj\u00eb val\u00eb entuziazmi naiv tek nj\u00eb num\u00ebr analist\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt shp\u00ebrthyen me artikuj dhe opinione, n\u00eb shtypin e shkruar dhe emisione televizive, duke u v\u00ebn\u00eb n\u00eb gar\u00eb me nj\u00ebri tjetrin se cili do ta formulonte m\u00eb bukur \u201czbulimin\u201d bombastik se Presidenti rus, Vladimir Putin, do ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn.<br \/>\nT\u00eb dy pal\u00ebt e \u201cekspertiz\u00ebs\u201d, shqiptare dhe serbe, nuk e mor\u00ebn fare mundimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nje analiz\u00eb q\u00eb mund t\u00eb \u00e7onte tek p\u00ebrfundimi i tyre p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs, por iu referuan nj\u00eb shkrimi t\u00eb publicistes britanike, Meri Dezhevski, n\u00eb t\u00eb cilin ajo shprehu iden\u00eb se pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes-paket\u00eb midis Presidentit Putin dhe Presidentit Tramp mund t\u00eb ishte k\u00ebmbimi i njohjes s\u00eb aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb me njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e pranon edhe vete Dezhevski n\u00eb nje intervist\u00eb n\u00eb radion \u201cEuropa e Lir\u00eb\u2019, ideja e hedhur rreth k\u00ebtij k\u00ebmbimi, ishte, m\u00eb shume, nj\u00eb hamend\u00ebsim i saj. P\u00ebr fat t\u00eb keq, nj\u00eb hamend\u00ebsim i pabazuar, me nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb paargumentuar.<\/p>\n<p>Analiza kritike e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe e politik\u00ebs s\u00eb jasthme, n\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb nivel individual, shtet\u00ebror dhe sistemor, marrja n\u00eb konsiderat\u00eb e bashk\u00ebveprimit dhe bashk\u00ebndikimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb aktor\u00eb-struktura, si dhe e kontekstit n\u00eb t\u00eb cilin zbatohen vendimet e aktor\u00ebve n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs se jashtme, ofrojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr element\u00ebsh q\u00eb, ose nuk njihen, ose injorohen p\u00ebr arsye te caktuara nga Dezhevski dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e hamend\u00ebsimit t\u00eb saj mbi k\u00ebmbimin Kosov\u00eb \u2013 Krime.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, pas aneksimit t\u00eb saj, Krimeja nuk p\u00ebrb\u00ebn m\u00eb interes par\u00ebsor p\u00ebr Putinin. P\u00ebr t\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i mbyllur, nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Natyrisht, ai do t\u00eb mir\u00ebpriste njohjen e saj nga SHBA dhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si pjes\u00eb t\u00eb Federat\u00ebs Ruse, por ajo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje jetike p\u00ebr Kremlinin. M\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje prestigji dhe kredibiliteti. P\u00ebr Mosk\u00ebn, konsiderohen\u00a0 par\u00ebsore problemet e hapura q\u00eb lidhen, si\u00e7 shprehet ajo, me sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Rusis\u00eb, si: afrimi i strukturave t\u00eb NATO-s pran\u00eb kufinjve t\u00eb saj; nd\u00ebrhyrja per\u00ebndimore n\u00eb hap\u00ebsirat ish-sovjetike (Ukrain\u00eb, Gjeorgji); prishja e ekuilibrit strategjik ,etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, p\u00ebr \u201cpaket\u00ebn e ujdis\u00eb\u201d, me Trampin, Putini ka \u00e7\u00ebshtje m\u00eb t\u00eb \u201cnxehta\u201d se Krimeja.<\/p>\n<p>E njejta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr Trampin. Edhe ai ka \u00e7\u00ebshtje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se Kosova p\u00ebr \u201cpaket\u00ebn e ujdis\u00eb\u201d me Putinin : lufta kund\u00ebr ISIS-it; p\u00ebrmbajtja e Kin\u00ebs; rregullimi i kriz\u00ebs n\u00eb Lindjen e Af\u00ebrt; (c)armatimi b\u00ebrthamor, etj. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, jo vet\u00ebm Kosova, por as Ballkani, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale t\u00eb Trampit dhe as n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tij si President i SHBA.<br \/>\nPavar\u00ebsisht rangimit, relativisht t\u00eb ul\u00ebt, t\u00eb Krimes\u00eb dhe Kosov\u00ebs n\u00eb shkall\u00ebn e p\u00ebrpar\u00ebsive ruse dhe amerikane, Putini duket t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i interesuar p\u00ebr njohjen, nga Amerika, t\u00eb aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb, se sa Trampi p\u00ebr njohjen, nga Kremlini, t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe i fituari i k\u00ebsaj ujdie, me gjas\u00eb do t\u00eb ishte Putini, sepse do t\u00eb k\u00ebmbente njohjen e aneksimit me forc\u00eb ushtarake t\u00eb Krimes\u00eb, me njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, si e drejt\u00eb e vet\u00ebvendosjes t\u00eb popullit t\u00eb saj. Ai do t\u2019i g\u00ebzohej k\u00ebtij akti, si iu kishte g\u00ebzuar Hitleri njohjes, nga per\u00ebndimor\u00ebt, n\u00eb vitin 1938, t\u00eb aneksimit prej tij t\u00eb Krahin\u00ebs Sudete, deri ath\u00ebre, pjes\u00eb e ligjshme, e pranuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, e \u00c7ekosllavakis\u00eb. Sot, aneksimi me dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i d\u00ebnueshem n\u00eb t\u00eb gjitha dokumentet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Po t\u00eb zbresim n\u00eb terrenin konkret, lidhur me aneksimin e Krimes\u00eb, ka nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, miratuar m\u00eb 27 mars 2014, e cila e klasifikon Rusin\u00eb si agresore dhe e shpall t\u00eb paligjshme p\u00ebrfshirjen e nje pjese te territorit ukrainas n\u00eb Federat\u00ebn Ruse. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, vendimmarrja n\u00eb politik\u00ebn e jashtme n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb dhe ajo n\u00eb Rusi, di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr. N\u00eb rastin e par\u00eb, Presidenti ka rolin e vet, por thelb\u00ebsor \u00ebsht\u00eb edhe roli i\u00a0 Kongresit. Presidenti nuk \u00ebsht\u00eb krejt i lir\u00eb n\u00eb vendimmarrje edhe p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimeve kushtetuese. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kur ka \u00e7\u00ebshtje t\u00eb diskutueshme, nd\u00ebrhyn Gjykata e Lart\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb pa ndikim edhe mendimi i ekspertiz\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb mendimin e asaj q\u00eb ka zgjedhur dhe po em\u00ebron Presidenti Tramp. Sekretari i ri i Shtetit, Reks Tillerson, k\u00ebto dit\u00eb, e krahasoi veprimin e Pekinit, lidhur me ishujt n\u00eb Detin e Kin\u00ebs Jugore, me aneksimin e Krimes\u00eb,nga Rusia, veprim q\u00eb, sipas tij, nuk do t\u00eb njihet kurr\u00eb nga qeveria amerikane. Njohja hipotetike, nga ana e Trampit,\u00a0 e aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb, do t\u00eb haste n\u00eb kund\u00ebrshtimin e administrat\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb Partis\u00eb Republikane dhe t\u00eb Kongresit. Partia Republikane e ka kritikuar vazhdimisht Obam\u00ebn p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb but\u00eb ndaj Putinit dhe kapitullim para tij. Por, a do t\u00eb kishte kapitullim m\u00eb t\u00eb madh se sa njohja e aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb? N\u00eb t\u00eb dy Dhomat e Kongresit, aktualisht, mbizot\u00ebruese \u00ebsht\u00eb fryma kund\u00ebr Putinit. Nj\u00eb vendim i nj\u00ebansh\u00ebm i Presidentit Tramp, vet\u00ebm sa do t\u2019i hidhte benzin\u00eb k\u00ebtij zjarri. Nuk ka dyshim se legjitimimi i agresionit t\u00eb nj\u00eb vendi si Rusia, kund\u00ebr fqinjit t\u00eb vet, Ukrain\u00ebs, do t\u00eb ishte nj\u00eb arm\u00eb e re n\u00eb duart e kund\u00ebrshtar\u00ebve, jo t\u00eb pakt\u00eb, t\u00eb Trampit.<\/p>\n<p>Nisur nga sa m\u00eb sip\u00ebr, duket e dyshimt\u00eb q\u00eb presidenti Tramp t\u2019i hyj\u00eb nj\u00eb aventure t\u00eb till\u00eb t\u00eb rrezikshm\u00eb edhe p\u00ebr postin e tij, si njohja e aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Putinin, si udh\u00ebheq\u00ebs autoritar, k\u00ebto probleme nuk ekzistojn\u00eb. Vendimet e tij jan\u00eb ligj p\u00ebr Dum\u00ebn, p\u00ebr gjykatat, si dhe p\u00ebr administrat\u00ebn. Nuk do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte problem as \u201csakrifikimi\u201d i Serbis\u00eb\u201d, pavar\u00ebsisht se Beogradi ushqen t\u00eb tjera iluzione. Putinin e v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje interesat personale dhe ato t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb madhe, jo serbofilia dhe sllavofilia.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, pasojat e nj\u00eb \u201cujdie\u201d t\u00eb till\u00eb, jo p\u00ebr shkak t\u00eb njohjes nga Rusia t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, por t\u00eb njohjes nga SHBA t\u00eb aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb, do t\u00eb ishin fatale p\u00ebr sigurin\u00eb dhe stabilitetin n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb till\u00eb, do ngrihej nj\u00eb num\u00ebr pyetjesh: pas Krimes\u00eb, a do t\u00eb njihej pavar\u00ebsia e Abhazis\u00eb dhe e Osetis\u00eb s\u00eb Jugut, t\u00eb dyja t\u00eb shpallura si shtete t\u00eb pavarura me ndihm\u00ebn e tankeve ruse? A do t\u00eb njihej sovraniteti i Pekinit mbi ishujt artificial\u00eb n\u00eb detin e Kin\u00ebs Jugore? Dhe m\u00eb tej, cili do t\u00eb ishte hapi i radh\u00ebs i Putinit, p\u00ebr aneksimin e territorit t\u00eb nj\u00eb fqinji tjet\u00ebr? Cili do t\u00eb ishte q\u00ebndrimi i fuqive t\u00eb tjera ndaj \u201cujdis\u00eb\u201d\u00a0 ruso-amerikane? Pa folur p\u00ebr Britanin\u00eb e Madhe, Franc\u00ebn, Gjermanin\u00eb, Japonin\u00eb, q\u00eb jan\u00eb hapur kund\u00ebr k\u00ebtij akti, p\u00ebr arsye parimore e ligjore, njohja e aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb, kund\u00ebrshtohet edhe nga aleat\u00ebt e Mosk\u00ebs n\u00eb Organizat\u00ebn e Shangait, apo n\u00eb BRIKS si Kina, India, Brazili, Afrika e Jugut, ve\u00e7 arsyeve parimore, edhe nisur nga interesat e tyre t\u00eb brendshme. Edhe logjika m\u00eb elementare nuk do ta pranonte q\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb rregullimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Putinin, Trampi t\u00eb vendoste t\u00eb hidhte ne er\u00eb gjithe rendin nderkombetar,t\u00eb nd\u00ebrtuar pas vitit 1945, duke i rezervuar vetes n\u00eb histori, nje v\u00ebnd si t\u00eb Cemberlenit.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se mbahen parasysh element\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrm, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ujdi midis Trampit dhe Putinit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. M\u00eb shum\u00eb gjas\u00eb ka q\u00eb administrata e re amerikane t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mos e njoh\u00eb aneksimin e Krimes\u00eb nga Rusia. P\u00ebr 50 vjet, SHBA, pavar\u00ebsisht se cila parti ka qen\u00eb n\u00eb pushtet, nuk e njoh\u00ebn aneksimin e republikave ballktike nga Bashkimi Sovjetik. E njejta praktik\u00eb mund t\u00eb ndiqet edhe n\u00eb rastin e Krimes\u00eb. \u201cL\u00ebshimi\u201d i Trampit n\u00eb kontekstin e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Putinin, mund t\u00eb jet\u00eb mosngritja e saj si problem n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dy a shum\u00ebpal\u00ebshe, pra, t\u00eb\u00a0 heshtet rreth Krimes\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i takon Kosov\u00ebs, zhvillimet e fundit nuk flasin p\u00ebr ndonj\u00eb pajtim t\u00eb Mosk\u00ebs p\u00ebr njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. P\u00ebrkundrazi, Agjensia Kosovare e Inteligjen\u00ebs, keto dit\u00eb, b\u00ebri publike nj\u00eb list\u00eb t\u00eb agjent\u00ebve rus\u00eb q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Serbi dhe n\u00eb Kosov\u00eb. Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, deklaroi se n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm kontigjent\u00eb rus\u00eb q\u00eb po merren me p\u00ebrgatitjen e nj\u00ebsive paramilitare serbe. Nuk besoj se me k\u00ebto \u201cloj\u00ebra klandestine\u201d dhe teknologji politike t\u00eb pista, Moska po p\u00ebrgatit njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Analist\u00eb serioz\u00eb flasin p\u00ebr rrezikun dhe k\u00ebrc\u00ebnimin rus n\u00eb Kosov\u00eb. Putini \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr p\u00ebr krijimin e \u201cfakteve\u201d n\u00eb terren,psh,ne Veri te Kosoves dhe pastaj daljen e tij si paqeb\u00ebr\u00ebs, natyrisht, n\u00eb kushtet ruse. Si\u00e7 dihet, Kosova ka arritur deri ketu ku eshte sot,shtet i pavarur dhe sovran,jo duke zbatuar kushtet ruse,por duke mos i p\u00ebrfillur ato.<\/p>\n<p>P\u00ebr shqiptar\u00ebt, k\u00ebrc\u00ebnimi rus ka qen\u00eb dhe mbetet real. N\u00eb etap\u00ebn e tanishme, ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb i mpreht\u00eb dhe, n\u00eb gjykimin tim, p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin num\u00ebr nj\u00eb p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, edhe p\u00ebr kombin shqiptar. K\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb till\u00eb, duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjemi me politika dhe masa t\u00eb t\u00eb njejtit nivel, n\u00eb plan shtet\u00ebror dhe komb\u00ebtar, natyrisht, n\u00eb bashk\u00ebpunim me aleat\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb, n\u00ebqoft\u00ebse edhe ata, n\u00eb kundershtim me \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb folur, koh\u00ebt e fundit, p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb t\u00ebrheqjeje nga udh\u00ebheqja globale p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb neoizolacioniz\u00ebm, i p\u00ebrgjigjen d\u00ebshir\u00ebs dhe vullnetit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me ta.\u00a0 Deklaratat e Sekretarit t\u00eb ri t\u00eb Mbrojtjes,\u00a0 Xhejms Mettis, p\u00ebr vazhdimin e pranis\u00eb s\u00eb KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb, aq sa t\u00eb jet\u00eb e nevojshme, apo theksimi i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb NATO-s n\u00eb takimin Tramp-Mej, gjithsesi jan\u00eb inkurajuese. Me kusht q\u00eb edhe ne t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb, m\u00eb mir\u00eb, m\u00eb me p\u00ebrkushtim dhe kryesorja, m\u00eb me mend se sa deri tani.<\/p>\n<p>*Doktor i shkencave politike, ish ambasadori i par\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, president i Qendr\u00ebs Shqiptare t\u00eb Studimeve Amerikane e Britanike, drejtor i Institutit Shqiptar t\u00eb Studimeve Politike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dr. Islam LAUKA* Pas val\u00ebs s\u00eb trampomanis\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshiu Serbin\u00eb dhe parashikimeve se, n\u00eb kuadrin e afrimit Tramp-Putin, Presidenti i ri amerikan do t\u2019ia sillte Beogradit Kosov\u00ebn n\u00eb tepsi, shp\u00ebrtheu nj\u00eb tjet\u00ebr val\u00eb, ajo e dyshimit dhe e frik\u00ebs se mos kurban i \u201cujdis\u00eb\u201d ruso-amerikane b\u00ebhet Serbia, duke k\u00ebmbyer njohjen, nga Washingtoni, t\u00eb aneksimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1781,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-12566","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12566","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12566"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12566\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12567,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12566\/revisions\/12567"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12566"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12566"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12566"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}