{"id":12533,"date":"2017-01-29T16:13:22","date_gmt":"2017-01-29T15:13:22","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12533"},"modified":"2017-01-29T16:13:22","modified_gmt":"2017-01-29T15:13:22","slug":"ne-diten-e-perkujtimit-te-holokaustit-hebrejte-e-nju-jorkut-nderojne-familjen-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12533","title":{"rendered":"N\u00eb dit\u00ebn e P\u00ebrkujtimit t\u00eb Holokaustit hebrejt\u00eb e Nju Jorkut nderojn\u00eb familjen nga Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/hebrenjte-e-njujorkut-nderojne-familjet-shqiptare.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-12534 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/hebrenjte-e-njujorkut-nderojne-familjet-shqiptare.jpg\" width=\"524\" height=\"476\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Beqir SINA, Nju Jork<\/strong><\/p>\n<p><strong>Bi\u00e7akajt &#8211; fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb, q\u00eb shp\u00ebtuan hebrejt\u00eb nga Holokausti &#8211; nderohen me mir\u00ebnjohje speciale nga komuniteti hebre n\u00eb SHBA<\/strong><\/p>\n<p>\u201cAta rrezikuan jet\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar tonat\u201d, tregon 86-vje\u00e7arja Johana Neumann p\u00ebr \u201cTime\u201d t\u00eb premten. \u201cN\u00ebse do t\u00eb zbulohej se ne ishim hebrenj, e gjith\u00eb familja do t\u00eb ishte vrar\u00eb. At\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz, nuk e b\u00ebn\u00eb shum\u00eb kombe evropian\u00eb\u201d, shtoi ajo. \u201cAta u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku dhe ishin t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb na shp\u00ebtuar\u201d.<\/p>\n<p>BIG APPLE &#8211; NEW YORK: Dje, revista prestigjoze \u201cTime\u201d n\u00eb dit\u00ebn e Holokaustit, 27 Janarit, shkruan p\u00ebr shqiptar\u00ebt: \u201cHeronjt\u00eb q\u00eb shp\u00ebtuan hebrenjt\u00eb\u201d\u201cEdhe n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb err\u00ebta ka heronj, edhe pse shpesh ata mund t\u00eb jen\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb ne presim m\u00eb s\u00eb paku\u201d, shkruan Melissa Chan n\u00eb revist\u00ebn prestigjioz\u00eb \u201cTime\u201d.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb globale jofitimprur\u00ebse shpresoi t\u00eb shp\u00ebrndante t\u00eb Premten, n\u00eb Dit\u00ebn e P\u00ebrkujtimit t\u00eb Holokaustit, kur organizoi nj\u00eb ekspozit\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb nj\u00eb sinagog\u00eb n\u00eb New York.<\/p>\n<p>\u201cTime\u201d thot\u00eb se \u201cgrupi po ashtu njeh Pilkus-in, nj\u00eb familje myslimane n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ushqeu Johanna-n e re dhe t\u00eb \u00ebm\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre gjat\u00eb pushtimit gjerman dhe i bind\u00ebn t\u00eb tjer\u00ebt se ato t\u00eb dyja ishin pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes nga Gjermania\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAta rrezikuan jet\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar tonat\u201d, 86-vje\u00e7arja Neumann tha p\u00ebr \u201cTime\u201d t\u00eb premten. \u201cN\u00ebse do t\u00eb zbulohej se ne ishim hebrenj, e gjith\u00eb familja do t\u00eb ishte vrar\u00eb. At\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz, nuk e b\u00ebn\u00eb shum\u00eb kombe evropian\u00eb\u201d, shtoi ajo. \u201cAta u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku dhe ishin t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb na shp\u00ebtuar\u201d.<\/p>\n<p>Koleksioni me 15 histori tregon se si njer\u00ebzit u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00ebri-tjetrin madje edhe n\u00eb ambiente ekstreme lufte, than\u00eb organizator\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe komuniteti Izraelito Amerikan n\u00eb SHBA, k\u00ebto 27 vejt, i ka kushtuar nje v\u00ebmendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, asaj se \u00e7far\u00eb b\u00ebn shqiptar\u00ebt gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebr mbrojtjen e Hebrej\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkuan mbrojtjen e Shqiptarve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb familje nga Librazhdi i Shqip\u00ebris\u00eb, e cila gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore shp\u00ebtoi 26 hebrej u nderua n\u00eb Nju Jork, 7 vjet m\u00eb par\u00eb nga komuniteti hebraik i k\u00ebtij qyteti. An\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Bi\u00e7aku kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim emocional i cili vuri n\u00eb dukje disa nga vlerat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb popullit shqiptar q\u00eb u shpalos\u00ebn n\u00eb kushtet e at\u00ebhershme t\u00eb varf\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb luft\u00ebs. Takimi u organizua nga Lidhja kund\u00ebr Diskriminimit, Fondacioni Hidden Child dhe shoqata shqiptaro-amerikane Motrat Qiriazi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mir\u00ebnjohje t\u00eb 7 vjetve m\u00eb par\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Nju Jorkut, jan\u00eb nderuar edhe pjestar\u00ebt e dy familjeve shqiptare. Dy shqiptar\u00eb nga familja Bi\u00e7aku nga Qarrishte &#8211; Librazhd, jan\u00eb nderuar me \u00e7mimin e mir\u00ebnjohjes, p\u00ebr ndihm\u00ebn dhe p\u00ebrkrahjen q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb familjet e tyre hebrejve gjat\u00eb Luft\u00ebs se Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nderimi i tyre u zhvillua ne pranine e shume personaliteteve perfshire edhe zyrtar nga qeveria Izraelit si dhe ambasadori i Izraelit ne OKB , duke perkujtuar\u00a0 Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Mbijetuarve (International Rescuers Day).<\/p>\n<p>Mefail dhe Njazi Bi\u00e7aku nga Librazhdi u gjenden ne Nju Jork, te ftuar per tu vleresuar nga &#8220;Lidhja Izraelite kunder racizmit\u201d- nje organizate e hebrejve ne SHBA, e cila kishte prova se gjate periudhes se luftes, familja Bi\u00e7aku, strehoi ne shtepine e saj 26 hebrej.<\/p>\n<p>Kjo organizate e fuqishme e hebrejve ne Amerike, me qender ne Nju Jork, qe sa po ishte krijuar nisi te nderoj me nje \u00e7mim mirenjohjeje te gjithe ata njerez. qe gjate Luftes se Dyte Boterore fshehen hebrenjte, duke u shpetuar atyre jeten. Vitin e pare te themelimit te ketij \u00e7mimi, ne 2005, organizata nderoi ish-ambasadorin kinez ne Vjene(Austri) dr. Feng Shan Ho, per dhenien e vizave hebrejve, duke i shpetuar ata prej Holocaust-it.<\/p>\n<p>Per vitin 2006, ky \u00e7mim iu dha dy belgeve, nene e bije, Liliane Gaffney dhe Germaine Belline, te cilat edhe ato gjate Holocaust-it, shpetuan duke strehuar ne shtepine e tyre 30- jete hebrejsh.<\/p>\n<p>Ndersa vitin 2010, pra shtate vjet me pare, Fondacioni i Femijeve te Shpetuar nga Holocausti, ADL, thoshte, se ishte i lumtur, qe ne kete ndarje \u00e7mimi, ne diten &#8220;Nderkombetare te Mbijetuarave&#8221; te nderoje dy shqiptare anetare te familjes Bi\u00e7aku.<\/p>\n<p>Nje rol te rendesishem per dhenien e ketij \u00e7mimi, familjes Bi\u00e7aku, u tha se kishte luajtur edhe shoqata e grave shqiptare ne Amerike &#8220;Motrat Qiriazi&#8221; dhe presidentja e saj, dr. Ana Kohen.<\/p>\n<p>Gjate ceremonise se dhenies se \u00e7mimit ate dite folen: Rachelle Goldstein, n\/presidente e organizates &#8220;Lidhja Izraelite Kunder Racizmit&#8221;; producentja e flimit &#8220;Illyria&#8221;, Myriam Abramovic; Dr. Ana Kohen; dhe ish-Ambasadori shqiptar ne OKB, Ardian Neritani.<\/p>\n<p>Per te pranishmit u shfaqen edhe sekuenca nga disa dokumentare filmike.<\/p>\n<p>Ne salle ishin te pranishem edhe perfaqesues te shoqates se miqesise Izrael-Shqiperi; grupe lobistesh shqiptaro-amerikane, te udhehequr nga ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi &#8211; presidenti i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe Keshilltarja e \u00c7eshtjeve Ballkanike, Shirli Cloyes-DioGuardi; kreret e komunitetit; emigrante nga e gjithe hapesira shqiptare ne SHBA; poete, shkrimtare, artiste, politikane e afariste.<\/p>\n<p>Nderkohe, nuk mungonin edhe perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Kombet e Bashkuara, nga Ambasada e Izraelit, dhe gazetare te medias Amerikane.<\/p>\n<p><strong>Hebrejte ne shtepine e Bi\u00e7akajve<\/strong><\/p>\n<p>Duke marre kete \u00e7mim mirenjohje, i biri i Mefail Bi\u00e7akut dhe vellai i Njazi Bi\u00e7akut, Muhamet Bi\u00e7aku e vleresoi si nje nder te ve\u00e7ante marrjen e ketij \u00e7mimi. &#8220;Ky eshte nje rast i rralle ne bote, pasi babai dhe vellai im megjithese shume te varfer vune ne plan te pare mbrojtjen e ketyre njerezve te pafajshem, te cilet ishin te kercenuar nga nazizmi gjerman, duke i strehuar ata ne shtepine tone per disa kohe&#8221; &#8211; theksoi Bi\u00e7aku.<\/p>\n<p>Historia me hebrejte ne fshatin Qarrishte fillon ne shtator te vitit 1943. &#8220;Dimri ishte teper i ashper, sidomos ne kete zone te larget malore dhe binte shume debore&#8221; &#8211; kujton Muhameti. Per jave te tera 26 hebrenjte u strehuan ne dhomat e shtepise se Bi\u00e7akajve, duke fjetur bashke ne ato pak dhoma dhe duke ngrene ato pak gjera qe kishte familja; kryesisht buke misri, gjize dhe pasterma (mish te thare). \u201cPor miqte ishin ne Bese. Zakoni, tradita e mikpritja e ka mikun te shenjte dhe ata nuk mund te dorezoheshin ne \u00e7faredo rrethane qe te ishin\u201d, -rrefen Muhameti, i cili ne ate kohe ishte rreth te 20-ave. \u201cNuk pranonin te rrinin pa punuar, megjithese miku sado gjate te jete mysafir, ne baze te kodit zakonor nuk duhet kurrsesi te punoje&#8221; &#8211; tregonte Bi\u00e7aku.<\/p>\n<p>Pas \u00e7lirimit dhe pas gati dy vjetesh qendrimi ne fshehtesi, 26 hebrenjte mund te leviznin dhe te iknin nga Qarrishta e larget. Ndarja nuk ishte aspak e lehte, madje e dhimbshme, pasi te gjithe ishin familjarizuar me njeri-tjetrin. Njeri nga hebrenjte, Majo Aurest, qe tani jeton ne Argjentine, nepermjet sekuencave filmike tregonte\u00a0 nje kujtim teper te rralle nga Qarrishta dhe Shqiperia.<\/p>\n<p>\u201cGruaja ime, tha ai lindi nje vajze aty ne shtepine e Bi\u00e7akajve. Megjithate, hebrenjte qe u strehuan ne Qarrishte, u shperndane neper bote; dikush ne Rusi, nje tjeter ne Argjentine, disa ne Amerike dhe vetem Rafael Faragi eshte sot ne Haifa te Izraelit, ne atdheun e hebrenjve\u201d rr\u00ebfehej Majo Aurest.<\/p>\n<p><strong>Lidhja e Bicakajve me hebrejt, denimi nga diktatura<\/strong><\/p>\n<p>Ne dokumentar tregohej se \u00e7far\u00eb hoqi Famijla Bi\u00e7aku nga Qarrishta &#8211; Librazhd, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn aq sa ishte e v\u00ebshtir\u00eb nga Gjerman\u00ebt u doli t\u00eb ishte e veshtir\u00eb edhe me regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Mbasi, si tregoj\u00eb vet koha :\u201d T\u00eb strehonte hebrenjte nuk paskesh qene asgje per familjen Bi\u00e7aku, perpara persekutimit te eger komunist qe do t&#8217;i duhej te duronte per miqesine me ta nga regjimi i Enver Hoxhes. Mikpritja e rralle do t&#8217;i sillte peripeci te shumta dekada me pas\u2026\u201d tha fol\u00ebsia e dokumentarit.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ajo shpjegoj\u00eb se :\u201dNe vitin 1960, nje leter e ardhur nga Izraeli (nga kirurgu Faragi) dhe nje album me fotografi nga Argjentina e larget (nga vellezerit Auresti), te hapura e lexuar nga Sigurimi i Shtetit e perballin Mefailin e Bi\u00e7akeve me hetuesine. Jo pak, por 4 vjet rresht, hetuesia dhe qelite e ftohta u bene strehe per mikpritesin e hebrenjve. Per shkak te letrave dhe albumit nga Argjentina, ai u persekutua ne baze te nenit famekeq 55 (Agjitacion e Propagande) dhe u denua me 8 vjet burg, derisa humbi kujtesen dhe vdiq ne qeli nga torturat\u201d.<\/p>\n<p>Ish- Presidenti i Republik\u00ebs, Bamir Topi, me rastin e Dit\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kujtes\u00ebs s\u00eb viktimave t\u00eb Holokaustit, \u00e7moi lart dhe shprehu respekt p\u00ebr Njazi dhe Mefail Bi\u00e7akun (pas vdekjes), p\u00ebr humanizmin dhe trim\u00ebrin\u00eb e rrall\u00eb t\u00eb treguar prej tyre n\u00eb mbrojtje t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb 26 hebrenjve n\u00eb Shqip\u00ebri, duke i shp\u00ebtuar nga p\u00ebrndjekja dhe terrori nazist gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb organizuar n\u00eb Presidenc\u00eb, disa vjet me pare, Kreu i Shtetit i dor\u00ebzoi medaljet &#8220;P\u00ebr Merita t\u00eb Ve\u00e7anta Civile&#8221; p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb familjes Bi\u00e7aku dhe Presidentit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Miq\u00ebsis\u00eb Elbasan-Izrael. N\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjen e tij, Presidenti vler\u00ebsoi ndihm\u00ebn dhe p\u00ebrkrahjen q\u00eb familja Bi\u00e7aku, por dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, u dhan\u00eb hebrenjve gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb II-t\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>&#8220;Shqip\u00ebria i bashkangjitet sot t\u00eb gjitha vendeve demokratike n\u00eb bot\u00eb q\u00eb p\u00ebrkujtojn\u00eb 27 janarin, Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kujtes\u00ebs p\u00ebr viktimat e Holokaustit, p\u00ebr t\u00eb kujtuar aktet e guximshme t\u00eb disidenc\u00ebs dhe q\u00ebndres\u00ebs antikomuniste n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;, tha Presidenti Topi.<\/p>\n<p><strong>Hebrenjt\u00eb e \u201cshqiptarizuar&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Dr. Anan Kohen, e cila \u00ebsht\u00eb vet nj\u00eb an\u00ebtare e t\u00eb mbijetuarve t\u00eb Holokaustit dhe q\u00eb ka jetuar n\u00eb Vlor\u00eb, tregonte se si prinderit e saj, gjate Luftes se Dyte Boterore u larguan nga Janina dhe u vendosen ne fshatin Trevllazen te Vlores, duke nderruar emrat. Keshtu, babai i saj qe quhej David mori emrin Daut, kurse nena Nina u be Bule, e po ashtu dhe gjyshi e gjyshja. Pas luftes, atyre iu linden 4 femije. &#8220;Lindem ne nje qytet mjaft piktoresk, ne Vlore&#8221;, kujtonte Kohen, e cila mesa duket eshte perpjekur sadopak te &#8216;shlyeje&#8217; mikpritjen shqiptare te atyre viteve.<\/p>\n<p>Shqiperia i eshte mirenjohese asaj per gjithcka ka bere per te vlersuar ate cfare bene shqiptaret, andaj ajo eshte\u00a0 nderuar edhe nga Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu me medaljen &#8220;Per merita te ve\u00e7anta civile&#8221;, &#8220;per kontribut te vyer ne ndihme te popullsise shqiptare, ne periudhen e krizes humanitare kosovare; per ndihmese te \u00e7muar dhene emigranteve shqiptare te sapovajtur ne SHBA&#8221;, (akorduar ne 13 Janar 2004, me propozim te Ministrise te Jashtme RSH).<\/p>\n<p>Ana Kohen, (Doktore kirurge stomatologe),tani eshte Presidente e Shqoqates se Grave Motra Qiriazi, qytetare amerikane me origjine izraelite, thot\u00eb se: &#8220;Perkushtimi ndaj vendit tone, ne te cilin ka kaluar nje pjese te jetes se saj, do te jete i pakursyer dhe do te vazhdoje edhe ne te ardhmen&#8221;.<\/p>\n<p>Kreu i Shtetit, Bujar Nishani vler\u00ebsoi gjat\u00eb nj\u00eb ceremonie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb zhvilluar n\u00eb ambientet e Presidenc\u00ebs n\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kujtes\u00ebs 35 familjet dhe individ\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt strehuan hebrenjt\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs i akordoi Dekorat\u00ebn \u201cNder i Kombit\u201d: \u201cN\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb aktit heroik e t\u00eb pashembullt njer\u00ebzor p\u00ebr shp\u00ebtimin e hebrenjve nga p\u00ebrndjekja naziste n\u00eb Shqip\u00ebri; p\u00ebr rolin dhe kontributin e pa\u00e7muar n\u00eb lart\u00ebsimin e vlerave t\u00eb rralla e tradicionale shqiptare t\u00eb mikpritjes, bujaris\u00eb dhe Bes\u00ebs si dhe p\u00ebr konsolidimin e harmonis\u00eb dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs shum\u00ebshekullore fetare t\u00eb kombit ton\u00eb:<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Beqir SINA, Nju Jork Bi\u00e7akajt &#8211; fisnik\u00ebt shqiptar\u00eb, q\u00eb shp\u00ebtuan hebrejt\u00eb nga Holokausti &#8211; nderohen me mir\u00ebnjohje speciale nga komuniteti hebre n\u00eb SHBA \u201cAta rrezikuan jet\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar tonat\u201d, tregon 86-vje\u00e7arja Johana Neumann p\u00ebr \u201cTime\u201d t\u00eb premten. \u201cN\u00ebse do t\u00eb zbulohej se ne ishim hebrenj, e gjith\u00eb familja do t\u00eb ishte vrar\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12534,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-12533","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12533"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12533\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12535,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12533\/revisions\/12535"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12534"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}