{"id":12523,"date":"2017-01-28T11:05:13","date_gmt":"2017-01-28T10:05:13","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12523"},"modified":"2017-01-28T11:08:31","modified_gmt":"2017-01-28T10:08:31","slug":"tv-boin-nuk-perkrahet-nga-komuna-urbane-e-tuzit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12523","title":{"rendered":"TV Boin nuk p\u00ebrkrahet nga Komuna Urbane e Tuzit"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Albert-camaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-12524 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Albert-camaj.jpg\" width=\"509\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Albert-camaj.jpg 509w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Albert-camaj-300x206.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 509px) 100vw, 509px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Shkruan Albert Camaj<\/strong><\/p>\n<p>TV Boin \u00ebsht\u00eb Televizioni i vet\u00ebm i pavarur n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, i\u00a0 themeluar 15 vite m\u00eb par\u00eb, nga i ndjeri Tom\u00eb Bojaj.\u00a0 Qellimi kryesor i veprimtaris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij televizioni ka qen\u00eb dhe mbetet ruajtja dhe avancimi i t\u00eb drejtave kolektive e individuale t\u00eb pakicave, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si pakic\u00eb e vetme me gjuh\u00eb, tradita dhe kultur\u00eb krejt t\u00eb ndryshme nga gjuha, kultura dhe traditat e popujve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Nga kjo del si e pritur, madje obligative, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi ligjor, q\u00eb ky medium edhe t\u00eb p\u00ebrkrahet. Meqen\u00ebse kjo nuk ka ndodhur e as nuk po ndodh\u00eb, iu qasa k\u00ebtij v\u00ebshtrimi p\u00ebr t\u00eb hulumtuar dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur arsyet pse ky medium nuk po ndihmohet, pse ndaj informimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nuk respektohen ligjet. Duke vler\u00ebsuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka ky medium p\u00ebr popullat\u00ebn ton\u00eb n\u00eb Mal\u00ebsi, duhet potencuar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat ballafaqohet ky medium.<\/p>\n<p>Duke i v\u00ebrejtur mang\u00ebsit e programit q\u00eb do duhej t\u00eb ishin n\u00eb k\u00ebt\u00eb TV, emisionet q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishin, por edhe ato q\u00eb ishin dikur e nuk egzistojn\u00eb m\u00eb, sigurisht p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve t\u00eb v\u00ebshtira financiare, \u00e7ka pati si pasoj\u00eb zvog\u00eblimin e numrit t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve, q\u00eb dikur num\u00ebronte m\u00eb shum\u00eb se tani, un\u00eb fillova t\u00eb interesohem m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr fatin q\u00eb ka dhe q\u00eb e pret k\u00ebt\u00eb televizon shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kompletuar v\u00ebshtrimin konsultova ligjet adekuate dhe kontaktova p\u00ebrsona relevant. S\u00eb pari kontaktova udheheq\u00ebsen e k\u00ebtij Televizionit zonj\u00ebn Sandra Bojaj, e cila me tha se k\u00ebt\u00eb medium e mb\u00ebshtet kryesisht Diaspora shqiptare. Viteve t\u00eb fundit, 1 her\u00eb, eventualisht dy her\u00eb n\u00eb vit,\u00a0 p\u00ebrmes projekteve q\u00eb i b\u00ebn ky medium te Fondi p\u00ebr Pakica, fitohet nj\u00eb p\u00ebrkrahje, por\u00a0 me nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb nuk i plot\u00ebson as p\u00ebr af\u00ebr nevojat. Ajo sqaron se ky medium mbijeton n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira financiare.<br \/>\nBojaj, sqaron se vite me radh\u00eb ka konkuruar me projekte n\u00eb Komun\u00ebn Urbane t\u00eb Tuzit, por pa sukses, pasiq\u00eb secil\u00ebn her\u00eb e kan\u00eb refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e saj p\u00ebr mb\u00ebshtetje. Si\u00e7 sqaron Bojaj, ajo u \u00ebsht\u00eb drejtuar p\u00ebr ndihm\u00eb, p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, politikan\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb, duke filluar nga Kryetar\u00ebt e Komunave, Deputet\u00ebve, institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, Ministrave n\u00eb Ministrin\u00eb e Popujve Pakic\u00eb, etj, por pa sukses.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb edhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit se n\u00eb periudhat e kaluara por edhe tani kishte deputet\u00eb t\u00eb shumt\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Parlamentin e Malit t\u00eb Zi, kryetar\u00eb komunash, ministra etj dhe asnj\u00eb deri me tani nuk\u00a0 u angazhuan p\u00ebr fatin, apo zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrcjellur veprimtarin\u00eb e k\u00ebtij Televizioni kam v\u00ebrejtur se Komuna Urbane e Tuzit nuk e p\u00ebrkrah\u00a0 as n\u00eb projektet e veta, respektivisht as programet me t\u00eb cilat promovohet veprimtaria n\u00eb komun\u00eb. TV Boin p\u00ebrcjell \u00e7do seanc\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb k\u00ebsaj Komune q\u00eb nga viti 2006,\u00a0 por edhe\u00a0 t\u00eb gjitha aktivitet e tyre n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, pa kompenzim. T\u00eb vetmit q\u00eb\u00a0 k\u00ebrkuan publikisht n\u00eb seanc\u00ebn e kaluar, q\u00eb ky medium t\u00eb p\u00ebrkahet nga Komuna ishin k\u00ebshill\u00ebtari i Lidhjes Demokratike, Nikoll\u00eb Camaj, ky edhe m\u00eb par\u00eb, dhe K\u00ebshill\u00ebtarja e ASH-s\u00eb, Tina Lulgjuraj. Mbas k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb erdhi nga k\u00ebshilltar\u00ebt opozitar\u00eb, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre iu bashkangjit edhe k\u00ebshilltari i DPS, Nikoll\u00eb Gegaj, por\u00a0 k\u00ebt\u00eb nuk mund\u00a0 ta marr si k\u00ebrkes\u00eb serioze, pasi q\u00eb partia e tij udheheq pushtetin n\u00eb Tuz, e mu kjo parti, s\u00eb bashku me aleatet e vet Unionin Demokratik t\u00eb Shqiptar\u00ebve dhe Partin\u00eb Boshnjake, q\u00eb p\u00ebrbejn\u00eb pushtetin n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb, do mund\u00eb ta p\u00ebrkrahin, mir\u00ebpo mu ata hellin posht\u00eb \u00e7do projekt, apo k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb deritashme, q\u00eb u erdhi nga ky medium.<\/p>\n<p>Lind pyetja perse Tv Boin nuk p\u00ebrkrahet nga shumica n\u00eb KU t\u00eb Tuzit ? A thua p\u00ebr arsye se atyre m\u00eb shum\u00eb u pengon Tv Boin q\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjesmarres n\u00eb Seanca t\u00eb Kuvendit,\u00a0 se t\u00eb jen\u00eb prezent apo ajo se u pengon \u00e7do gj\u00eb shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, apo cila do t\u00eb jen\u00eb enigma e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Sipas informatave jozyrtare, por edhe t\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sigurta n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumentacionit Komuna e Ulqinit e mb\u00ebshtet financiarisht Televizionin Teuta, por edhe mediat tjera, p\u00ebrmes projekteve vjetore. Sipas informatave zyrtare Komuna e Ulqinit n\u00eb Buxhetin vjetor planifikon mbi 29 mij\u00eb eura p\u00ebr medie. Po ashtu, sipas informatave jo zyrtare, kjo komun\u00eb ka kontrat\u00eb me Tv Teuten p\u00ebr p\u00ebrcjellje t\u00eb seancave t\u00eb Kuvendit, me pages\u00eb.<\/p>\n<p>Se Komuna e Ulqinit ndihmon mjetet e informimit mund t\u00eb v\u00ebrtetohet edhe me darjen e mjeteve financiare p\u00ebr projektet e organizatave joqeveritare, n\u00eb Konkursin p\u00ebr vitin 2016,\u00a0 ku\u00a0 me num\u00ebr 9 dhe 11 jan\u00eb organizatat q\u00eb administrojn\u00eb portalet Ul Info dhe Promul apo Ulqini Online.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00ebse i kemi para sysh\u00eb k\u00ebto fakte, \u00ebsht\u00eb e natyrshme t\u00eb na imponohet pyetja pse Komuna urbane e Tuzit nuk e p\u00ebrkrah t\u00eb vetmin medium lokal n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e vet, edhe pse dihet se Tv Boin t\u00ebr\u00eb veprimtarin\u00eb e vet informative e zhvillon n\u00eb pajtim t\u00eb plot\u00eb me ligjet vendore, me Kushtetut\u00ebn e shtetit dhe me konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. E theksojm\u00eb se t\u00eb drejtat e pakicave, ku hyn edhe e drejta n\u00eb informim, garnatohen edhe Kushtetuta e Malit Zi. N\u00eb nenin 6, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, thuhet: \u201cMali i Zi i garanton dhe mbron t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e pakicave\u201c. Pastaj neni 8 i Kushtetut\u00ebs ndalon diskriminimin i \u00e7far\u00ebdo lloji. K\u00ebt\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e parashohin edhe normat e konventave nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8211; neni 14 protokolli 12 n. 1 dhe protokolli 7 n. 5 . Me nenin 9 t\u00eb Kushtetut\u00ebs parashihet se konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare pranohen dhe bile kan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj ligjeve vendore, \u00e7ka do t\u00eb thot se n\u00ebse ligjet vendore jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, at\u00ebher\u00eb aplikohen t\u00eb dytat.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje k\u00ebrkova mendimin e avokati Dr.Angjell Goj\u00e7aj i cili p\u00ebr portalin Malesia.Org\u00a0 shprehet: Sipas ligjit mbi mediat Qeveria respektivisht Ministria perkatese eshte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr finansimin e mediave t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbajtje programet ne gjuh\u00ebn shqipe (neni 3 i Ligjit lart\u00eb p\u00ebrmendur).<\/p>\n<p>\u201cKushtetuta e Malit t\u00eb Zi p\u00ebrcakton qartazi se gjuha shqipe \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim zyrtar, kurse pakicave u garantohen t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrdoren individualisht dhe n\u00eb bashk\u00ebsi me t\u00eb tjer\u00ebt, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, mes tjerash edhe informimi n\u00eb gjuh\u00ebn e shqipe. Po ashtu Ligji mbi lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e pakicave parashikon q\u00eb pakicat nacionale duhet t\u00eb informohen n\u00eb gjuh\u00ebn amtare sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku mes t\u00eb tjerash thuhet se Qeveria duhet t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb ndihmuar mediat q\u00eb n\u00eb programet e tyre kan\u00eb p\u00ebr baz\u00eb promovimin e kultures dhe indetitetit t\u00eb pakicave.\u00a0 Edhe pse Boini \u00ebsht\u00eb pron\u00eb private, duke marr\u00eb parasysh q\u00eb nuk ekziston asnj\u00eb medium tjeter n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis, Mali Zi, respektivisht organet kompetente, jan\u00eb te detyruara q\u00eb te ndihmojn\u00eb TV-Boin me mjete financiare. Duhet theksuar edhe faktin q\u00eb ato mjete financiare vjelen edhe nga taksa-paguasit shqiptar\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb informohen n\u00eb gjuhen shqipe\u201d shprehet Goj\u00e7aj.<\/p>\n<p>Prandaj, pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore q\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet ky medium, i cili p\u00ebrmes emisioneve t\u00eb p\u00ebrditshme, kronikave, intervistave, informatave, v\u00ebshtrimeve, reportazheve etj, ua sqaron dhe shpjegon shtresave t\u00eb gj\u00ebra k\u00ebto t\u00eb drejta, me qellim t\u00eb ruajtjes s\u00eb tradit\u00ebs, kultur\u00ebs , gjuh\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt e dalluar nga gjuh\u00ebt tjera dhe mbrojtjen nga asimilimi etj. Natyrisht se kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe n\u00eb interes t\u00eb shtetit ku jetojm\u00eb, sepse duke respektuar t\u00eb drejtat e pakicave, shteti nj\u00ebkoh\u00ebsisht respekton edhe t\u00eb drejtat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, gj\u00eb q\u00eb ndihmon dhe avancon at\u00eb n\u00eb proceset vijuese t\u00eb integrimeve euroatlantike.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb jan\u00eb disa nga pikat kryesore t\u00eb projektit t\u00eb TV Boin, t\u00eb cilat ia d\u00ebrgoi Komun\u00ebs, e q\u00eb nuk u aprovuan n\u00eb Buxhetin e Ku t\u00eb Tuzit, p\u00ebr vitin 2017:<br \/>\n-Ruajtja e gjuh\u00ebs dhe trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve;<br \/>\n-Nxitja e shkollimit t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb gjuhen amtare (shqipe) dhe t\u00eb integrimit t\u00eb tyre n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb bashk\u00ebkohore;<br \/>\n-Informimi i opinionit, n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre amtare (shqipe) si e drejt\u00eb e pamohueshme mbi te gjitha ngjarjet n\u00eb vend dhe n\u00eb bot\u00eb;<br \/>\n-Kultivimi i dashuris\u00eb ndaj artit, muzik\u00ebs, teatrit dhe krijimtaris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme artistike, letrare filmike etj,\u00a0 n\u00eb gjuh\u00ebn amtare (shqipe);<br \/>\n-Sqarimi i vlerave te integrimit evropian t\u00eb Malit t\u00eb Zi, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb edhe i shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<br \/>\nP\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb jam i mendimit se ky mjet i informimit meriton p\u00ebrkrahje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shtetit dhe komun\u00ebs. Mediet e k\u00ebtilla duhet t\u00eb ken\u00eb favore, n\u00eb krahasim me mediumet n\u00eb gjuh\u00ebn e shumic\u00ebs. Duhet pasur parasysh edhe faktin se si pakic\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb Mal t\u00eb Zi llogaritet edhe ajo serbe, e cila ka perqindje t\u00eb madhe t\u00eb popullat\u00ebs, prandaj edhe\u00a0 i thith\u00eb shumic\u00ebn e mjeteve t\u00eb parapara p\u00ebr k\u00ebto q\u00ebllime, n\u00eb Fondin e pakicave, edhe pse gjuha e tyre nuk dallon nga ajo zyrtare, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e rrezikuar, kurse ajo shqipe po rrezikohet dita-dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Duhet te kemi parasysh faktin q\u00eb ky Televizion nuk ka treg as p\u00ebraf\u00ebrsisht me televizionet e tjera simotra n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, por plot\u00ebson nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh t\u00eb informimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, sepse televizioni shtet\u00ebror ka vet\u00ebm nj\u00eb emision ditor lajmesh, me koh\u00ebzgjatje deri n\u00eb 15 minuta dhe nj\u00eb emision javor informativo-muzikor prej 45 minutash, q\u00eb natyrisht se as p\u00ebraf\u00ebrsisht nuk plot\u00ebsojn\u00eb nevojat e popullat\u00ebs shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, q\u00eb marrin pjes\u00eb me m\u00eb shum\u00eb se 5 p\u00ebr qind t\u00eb popullat\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, do t\u00eb ishte e nevojshme q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Buxhetit, respektivisht Planit Finansiar t\u00eb KU t\u00eb Tuzit, t\u00eb parashihen mjete edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb medium. Pra edhe TV Boin duhet t\u00eb p\u00ebrkrahet nga linja e ve\u00e7ant\u00eb buxhetore q\u00eb lidhet me nj\u00eb prej obligimeve statutare q\u00eb ka KU e Tuzit, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkujdesja p\u00ebr informim t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb gjuh\u00ebn e vet.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb ftoj t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, deputet, ministra, kryetar komunash, kuvendesh, lider\u00eb t\u00eb partive politike, k\u00ebshilltar\u00eb, K\u00ebshillin Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Diaspor\u00ebn dhe\u00a0 gjith\u00eb njerzit e vullnetit t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb realizimin e nj\u00ebn\u00ebs prej t\u00eb drejtave themelore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e q\u00eb realizohet edhe p\u00ebrmes medies, n\u00eb rastin konkret, p\u00ebrmes Televizionit Boin, si i vetmi medium shqip n\u00eb k\u00ebto treva.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Albert Camaj TV Boin \u00ebsht\u00eb Televizioni i vet\u00ebm i pavarur n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, i\u00a0 themeluar 15 vite m\u00eb par\u00eb, nga i ndjeri Tom\u00eb Bojaj.\u00a0 Qellimi kryesor i veprimtaris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij televizioni ka qen\u00eb dhe mbetet ruajtja dhe avancimi i t\u00eb drejtave kolektive e individuale t\u00eb pakicave, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12524,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[556],"class_list":["post-12523","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-albert-camaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12523","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12523"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12523\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12527,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12523\/revisions\/12527"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12524"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12523"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12523"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12523"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}