{"id":12517,"date":"2017-01-27T11:42:57","date_gmt":"2017-01-27T10:42:57","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12517"},"modified":"2017-01-27T11:42:57","modified_gmt":"2017-01-27T10:42:57","slug":"me-rastin-e-20-vjetorit-te-themelimit-te-shoqates-ana-e-malit-26-janar-1997","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12517","title":{"rendered":"ME RASTIN E 20-VJETORIT T\u00cb THEMELIMIT T\u00cb SHOQAT\u00cbS &#8220;ANA E MALIT&#8221; ( 26 Janar 1997)"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/20-vjetori-shoqata-ana-malit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-12518 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/20-vjetori-shoqata-ana-malit.jpg\" width=\"570\" height=\"381\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/20-vjetori-shoqata-ana-malit.jpg 570w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/20-vjetori-shoqata-ana-malit-300x201.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 570px) 100vw, 570px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>(Rrjedhat e organizimit t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit n\u00eb New York me rrethe)<br \/>\n<\/strong><br \/>\nGjat\u00eb viteve &#8217;80-ta dhe &#8217;90-ta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar m\u00ebrgata e An\u00ebs s\u00eb Malit ( me prejardhje nga Komuna e Ulqinit) ishte kryesisht e p\u00ebrqendruar n\u00eb lagjen Ridgewood (Rixhvud) t\u00eb Queens-it ( NY) ku dhe fillojn\u00eb organizimet e para t\u00eb k\u00ebsaj m\u00ebrgate.<\/p>\n<p>Diku rreth viteve 1987\/ 1988 paraqiten format e para organizuese t\u00eb anamalasve n\u00eb New York me rrethe, n\u00eb form\u00eb kulturo-artistike, me \u00e7&#8217;rast themelohet Grupi Folklorik &#8221; M\u00ebrgimtari&#8221; ( emri i grupit sipas kujtes\u00ebs s\u00eb z. Ismet Kurti), me k\u00ebto an\u00ebtar\u00eb: V\u00ebllez\u00ebrit Dul e Naser Gjeloshi, Mustaf\u00eb Hidra, Ismet Kurti, Ilmi Kurti, Agim Markashi, Sadik Zeneli,vellez\u00ebrit Bajazit e Sadri Maxharri etj.P\u00ebrgatitjet dhe ushtrimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie u zhvillonin n\u00eb podrumin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb z. Ismet Gjeloshi i cili banonte at\u00ebher\u00eb n\u00eb lagjen Ridgwood ,n\u00eb Queens. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin koh\u00eb ky Grup muar pjes\u00eb n\u00eb manifestimin madh\u00ebshtor me rastin e Fest\u00ebs s\u00eb 28 N\u00ebntorit q\u00eb u mbajt n\u00eb hotelin &#8221; Sheraton&#8221; n\u00eb Manhattan , i organizuar nga komuniteti i at\u00ebhersh\u00ebm shqiptar. Vlen t\u00eb p\u00ebrmendet q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe disa anamalas ishin an\u00ebtar\u00eb n\u00eb Klubin Komb\u00ebtar &#8221; Jusuf G\u00ebrvalla&#8221; me qend\u00ebr n\u00eb Bronx, i cili ishte shum\u00eb aktiv gjat\u00eb viteve &#8221; 80-ta, t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nGjithashtu, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe , me iniciativ\u00ebn e Gjylaver Avdiut, dhe Mehdi Alaj ( me profesion m\u00ebsues), Klubi Komb\u00ebtar &#8220;Jusuf G\u00ebrvalla&#8221;, hapi shkoll\u00ebn shqipe poashtu n\u00eb lagjen e Ridgewood-it, ku m\u00ebsonin kryesisht f\u00ebmij\u00ebt e m\u00ebrgimtar\u00ebve nga Ana e Malit, Kraja e Ulqini.<\/p>\n<p>Me formimin e Deg\u00ebs s\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb New York n\u00eb vitin 1990, disa anamalas u aktivizuan n\u00eb strukturat e saja. Skender Xhurreta ishte nj\u00eb nd\u00ebr ata i cili ishte aktiv n\u00eb at koh\u00eb vite me radh\u00eb, si an\u00ebtar\u00eb i kryesis\u00eb s\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb p\u00ebr treshtet\u00ebshin dhe nj\u00ebherit si kryetar i n\u00ebn Deg\u00ebs p\u00ebr Brooklyn.<\/p>\n<p>Fillimi i luft\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb e ish-Jugosllavi gjat\u00eb viteve &#8220;90-ta, nxit val\u00ebn e re t\u00eb shp\u00ebrnguljeve nga vendlindja dhe rritjen e numrit t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb SHBA,posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb New York me rrethe, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ata nga treva e An\u00ebs s\u00eb Malit.<br \/>\nSi mergimtar\u00ebt e rinj ashtu edhe ata m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, ndanin nj\u00eblloj brengat dhe shqet\u00ebsimet p\u00ebr vendlindjen e tyre. Nj\u00eb nd\u00ebr shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb tyre ishte edhe m\u00ebnyra e organizimit si dhe ajo se si pjes\u00ebtar\u00ebt e diaspor\u00ebs mund t\u00eb ndihmojn\u00eb bashk\u00ebvendasit e tyre n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr aksionet e para humanitare q\u00eb u organizu nga anamalasit n\u00eb New York, dhe q\u00eb u p\u00ebrkrah n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme nga komuniteti, ishte Aksioni p\u00ebr ndihm\u00ebn financiare t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve si dhe familjeve m\u00eb t\u00eb varf\u00ebra. Iniciativa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aksion u nd\u00ebrmuar kah fundi i vitit 1993 , nga dy aktivist\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm anamalas , Sefer Avdiu dhe Mustaf\u00eb Hidra. N\u00eb Dhjetor t\u00eb vitit 1993 u mbajt mbledhja inicuese n\u00eb lokalin e bashk\u00ebvendasit ton\u00eb Xhafer Osmani n\u00eb Ridgewood ku muar\u00ebn pjes\u00eb 18 pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit ( n\u00eb mes t\u00eb cil\u00ebve Sabri Gjoni, Sefer Avdiu, Mustaf\u00eb Hidra, Imer Hidra, Gjylaver Avdiu, Dul Gjeloshi, Vehbi Spahiu, Tom\u00eb Shkreli, Xhemal Luka etj.) dhe ku nj\u00ebherit u zgjodh K\u00ebshilli i P\u00ebrkohsh\u00ebm Humanitar dhe u muar vendim nga t\u00eb pranishmit q\u00eb Sabri Gjoni t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb me K\u00ebshillin deri n\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb muajin Shkurt t\u00eb vitit 1994 n\u00eb restaurantin &#8221; Debal Gardens&#8221; n\u00eb Brooklyn, n\u00eb pranin\u00eb e nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb kumunitetit anamalas, u zgjodh K\u00ebshilli i ri p\u00ebr Organizimin e Aksionit Humanitar n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje: Sabri Gjoni, Xheladin Zeneli, Dul Gjeloshi, Imer Hidra, Tom\u00eb Shkreli, Naser \u00c7obi dhe Rexhep Ujkashi ( i cili sot njihet me emrin Richard Lukaj ), dhe u vendos q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb filloj fushata p\u00ebr mbledhjen e ndihmave .<br \/>\nFal\u00eb bujaris\u00eb t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit anamalas n\u00eb New York me rethe, gjat\u00eb aksionit n\u00eb fjal\u00eb u mblodh\u00ebn 20.400 dollar\u00eb shuma e t\u00eb cil\u00ebve iu shp\u00ebrnda student\u00ebve shqiptar nga Komuna e Ulqinit q\u00eb ishin t\u00eb regjistruar n\u00eb at koh\u00eb n\u00eb universitetet jasht\u00eb Malit t\u00eb Zi, kryesisht n\u00eb Shqip\u00ebri ( $10.000), pagesa e udh\u00ebtimit e nx\u00ebn\u00ebsve nga Ana e Malit q\u00eb ndjeknin shkollimin n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mesme t\u00eb Ulqinit ( $6.500) dhe shuma tjet\u00ebr n\u00eb form\u00eb ndihmave financiare p\u00ebr familjet e rrezikuara ekonomikisht ($4000) t\u00eb cilat iu dor\u00ebzuan Shoqat\u00ebs Humanitare &#8221; N\u00ebn\u00eb Tereza&#8221; n\u00eb Ulqin e cila n\u00eb at koh\u00eb drejtohej nga profesori i ndjer\u00eb Bajram Rexha.<\/p>\n<p>Nj\u00eb organizim tjet\u00ebr q\u00eb i parapriu themelimit t\u00eb Shoqat\u00ebs &#8221; Ana e Malit &#8221; ishte formimi i Klubit Futbollistik me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, me dat\u00ebn 22 Korrik 1995. N\u00eb mbledhjen q\u00eb u mbajt n\u00eb Queens, ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm rreth 20 aktivist\u00eb anamalas, dashamir\u00eb t\u00eb futbollit, u zgjodh kryesia e par\u00eb e KF &#8221; Ana e Malit&#8221; me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje: Xheladin Zeneli- kryetar, Xhemal Luka-sekretar me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb: Skender Cuca ( i cili nj\u00ebherit u zgjodh edhe trajner i ekipit), Sefer Avdiu, Ismet Kurti, Izedin Avdiu, Dul Gjeloshi, Mustaf\u00eb Hidra dhe Shukri Islami. M\u00eb von\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Klubit u bashkangjiten edhe aktivist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si Gani Nika, Nexhmedin Malota dhe i ndjeri Ibrahim Luka n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e trajner\u00ebve t\u00eb Klubit. KF &#8221; Ana e Malit&#8221; ishte an\u00ebtare e Lig\u00ebs Shqiptaro-Amerikane t\u00eb Futbollit ku muar pjes\u00eb dhe zhvilloj gara me sukses disa vite me radh\u00eb deri n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e saj.<br \/>\nTakimet e Klubit zakonisht u mbaheshin n\u00eb lokalin &#8221; Eagle&#8217;s Nest&#8221; ( n\u00eb shqip &#8221; \u00c7erdhe e Shqiponj\u00ebs&#8221; ) pron\u00eb e bashkvendasit ton\u00eb, Xhafer Osmani i cili bashk\u00eb me Miradin Gjonin, Ruzhdi B\u00ebrkanin etj. ishin disa nd\u00ebr p\u00ebrkrah\u00ebsit dhe sponzoruesit kryesor t\u00eb aktivitetit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm fillestar t\u00eb KF &#8221; Ana e Malit&#8221;.<\/p>\n<p>S\u2019ka dyshim q\u00eb Aksioni p\u00ebr mbledhjen e ndihmave humanitare n\u00eb vitin 1994 si dhe themelimi i KF &#8221; Ana e Malit&#8221; n\u00eb NY, n\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit 1995, kan\u00eb luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb organizimin e komunitetit anamalas, t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb themelimin e Shoqat\u00ebs &#8221; Ana e Malit&#8221; n\u00eb Janar t\u00eb vitit 1997. Gjithashtu, vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe u formuan apo ve\u00e7se ishin t\u00eb formuara edhe shoqata dhe organizata t\u00eb tjera n\u00eb komunitetin shqiptar t\u00eb New York-ut me rrethe, t\u00eb cilat p\u00ebrfaq\u00ebsonin dhe mbanin emrin e krahinave t\u00eb veta p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb trojeve autoktone shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si Kraja , Mal\u00ebsia, Plav\u00eb e Gucia etj.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se tendenca p\u00ebr nj\u00eb organizim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb form\u00eb shoqate ka pasur edhe para vitit 1997 nga pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit anamalas, por Shoqata me struktur\u00ebn e tanishme organizative ( me kryesi, me statut dhe me program) egziston q\u00eb nga Janari i vitit 1997.<br \/>\nSi u themelu Shoqata &#8220;Ana e Malit&#8221; dhe cil\u00ebt ishin aktivitetet e saja t\u00eb para?<\/p>\n<p>Shoqata Shqiptaro-Amerikane \u201cAna e Malit\u201d \u00ebsht\u00eb themeluar me 26 Janar 1997 n\u00eb Queens, New York. N\u00eb Kuvendin Themelues i cili u mbajt n\u00eb lokalin \u201cFleur de Lis\u201d n\u00eb Ridgwood ( Queens, NY) ku muar\u00ebn pjes\u00eb 28 pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit anamalas ,me \u00e7\u2019rast u b\u00eb themelimi i Shoqat\u00ebs, u aprovu programi , statusi dhe u zgjodh kryesia e ngusht\u00eb . ( Lista e pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb e bashkangjitur k\u00ebtij shkrimi). Zgjedhja e kryesis\u00eb u b\u00eb me vota t\u00eb fshehta nga gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Kuvendit . Kryesia e par\u00eb e dalur nga Kuvendi Themelues ishte me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje: Xheladin Zeneli, kryetar, Skender Xhurreta, n\u00ebnkryetar, Vehbi Spahiu,sekretar , Qemal Dushku, arkatar. M\u00eb von\u00eb kryesis\u00eb iu bashkangjten edhe aktivist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si, Nik\u00eb Boga, Sefer Avdiu, Osman Kallaba, Tom\u00eb Shkreli, Zaim Halili Ismet e Gani Nika, etj.<\/p>\n<p>Shoqata fillimisht ishte me status t\u00eb pavarur, por pas disa muaj\u00ebve t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb vet ajo i bashkangjitet Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amerikan ,i cili drejtohej nga Cafo Boga, dhe registrohet si deg\u00eb e k\u00ebtij Fondacioni i cili kishte statusin e organizat\u00ebs jo profituese. Shoqata veproj n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amerikan deri n\u00eb vitin 2002,kurse q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb e deri m\u00eb sot, Shoqata vepron p\u00ebrs\u00ebri si organizat\u00eb e pavarur.<\/p>\n<p>Dy aktivitetet e para q\u00eb Shoqata i organizoj p\u00ebr komunitetin e vet dhe t\u00eb cilat q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tradicionale ishin, kremtimi i Fest\u00ebs s\u00eb 28 N\u00ebntorit &#8211; Dit\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Pikniku i komunitetit.<\/p>\n<p>Me fillimin e luft\u00ebs s\u00eb hapur n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1998 e gjith\u00eb aktiviteti dhe v\u00ebmendja e Shoqat\u00ebs ,ashtu si i mbar\u00eb komunitetit shqiptar, u p\u00ebrqendru n\u00eb ndihm\u00ebn financiare n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve dhe motrave tona t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrjetonin sulmet barbare dhe terrorin e forcave t\u00eb Serbis\u00eb. Q\u00eb nga Marsi i vitit 1998 deri n\u00eb Janar t\u00eb vitit 1999 u organizuan 4 aksione fond-mbledh\u00ebse p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sulmi n\u00eb Drenic\u00eb dhe r\u00ebnia heroike e Familjes Jashari n\u00eb fillim t\u00eb muajit Mars 1998 mobilizoj gjith\u00eb komunitetin shqiptar me \u00e7&#8217;rast Shoqata &#8221; Ana e Malit&#8221; , fal\u00eb solidaritetit t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit t\u00eb vet, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr mblodhi 55.000 dollar\u00eb t\u00eb cilat u dor\u00ebzuan Fondit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht Deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Bronx, si ndihma financiare p\u00ebr Drenic\u00ebn. M\u00eb pas, n\u00eb Qershor e N\u00ebntor t\u00eb vitit 1998 si dhe n\u00eb Janar t\u00eb vitit 1999, Shoqata &#8221; Ana e Malit &#8221; realizoj edhe tre aksione t\u00eb tjera fondmbledh\u00ebse me dedikim p\u00ebr Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto aksione u mblodh\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebsisht 12.540 dollar\u00eb, 12.000 dollar\u00eb dhe 18.840 dollar\u00eb t\u00eb cilat u dor\u00ebzuan Fondit &#8221; Vendlindja Th\u00ebrret&#8221; me seli n\u00eb Bronx.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto aksione fondmbledh\u00ebse Shoqata &#8221; Ana e Malit&#8221; ka bashk\u00ebpunuar me Shoqat\u00ebn Atdhetare &#8221; Kraja&#8221; dhe me komunitetin e bashkatdhetar\u00ebve nga Ulqini. Gjat\u00eb fundit t\u00eb vitit 1998 vazhdoj gjith\u00ebnj\u00eb aksioni p\u00ebr mbledhjen e ndihmave financiare p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb me \u00e7&#8217;rast u mblodh\u00ebn edhe rreth 50.000 dollar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kryesisht n\u00eb komunitetin shqiptar n\u00eb Staten Island. P\u00ebr k\u00ebto kontribute t\u00eb mbledhura ka merit\u00eb kryesore an\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb Shoqat\u00ebs&#8221; Ana e Malit&#8221; , Osman Kallaba. Nd\u00ebrkoh\u00eb, mbi 14.000 dollar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb dor\u00ebzuar poashtu Fondit &#8221; Vendlindja Th\u00ebrret&#8221; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb personale nga an\u00ebtar\u00ebt e Shoqat\u00ebs dhe nga pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit. Pra, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe gjith\u00ebsejt u mblodh\u00ebn rreth 170.000 dollar\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Angazhimi n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shembujt m\u00eb domethen\u00ebs se Shoqata &#8221; Ana e Malit&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoqat\u00eb atdhetare e cila n\u00eb momente t\u00eb caktuara historike ka vepruar dhe gjith\u00ebnj\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb veproj\u00eb sipas parimit &#8221; Kombi mbi t\u00eb gjitha&#8221;.<\/p>\n<p>Aktiviteti 20 -vje\u00e7ar t\u00eb Shoqat\u00ebs &#8221; Ana e Malit&#8221; \u00ebsht\u00eb i pamundur t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb nj\u00eb shkrim si ky, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb n\u00eb vehte i cili k\u00ebrkon nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Andaj, k\u00ebsaj rradhe , me rastin e p\u00ebrvjetorit jubilar, jemi p\u00ebqendruar vet\u00ebm n\u00eb veprimtarin\u00eb 2-3 vje\u00e7are t\u00eb fillimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj.<br \/>\nMegjithate, vlen t\u00eb permendet se n\u00eb Shkurt t\u00eb vitit 2016 Shoqata b\u00ebri histori duke zgjedhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr kryetare nj\u00eb pjes\u00ebtare t\u00eb komunitetit dhe intelektuale t\u00eb gjinis\u00eb femrore.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, mund t\u00eb thuhet se p\u00ebr dy dekada me radh\u00eb Shoqata &#8221; Ana e Malit&#8221; ka p\u00ebrkrahur aktivitete t\u00eb ndryshme n\u00eb atdhe dhe vendlindje duke ndihmuar financiarisht projekte n\u00eb aspektin arsimor,kulturor, humanitar, sh\u00ebndet\u00ebsor, sportiv si dhe veprimtari q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ruajtjen e identitetit komb\u00ebtar t\u00eb bashk\u00ebvendasve tan\u00eb n\u00eb trevat e tyre autoktone. Kurse n\u00eb komunitetin e vet n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb ruajtjen dhe kultivimin e kultur\u00ebs dhe traditave komb\u00ebtare shqiptare dhe trashigimin e p\u00ebrcjelljen e tyre te gjeneratat e reja n\u00eb diaspor\u00eb.S&#8217;ka dyshim se k\u00ebt\u00eb mision do t\u00eb vazhdoj\u00eb t&#8217;a kryej edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>P.S.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrpilimin e k\u00ebtij shkrimi ndihmuan disa aktivist\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, d\u00ebshmitar t\u00eb ngjarjeve n\u00eb komunitetin ton\u00eb si dhe u shfryt\u00ebzu arkiva e Shoqat\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs po i bashkangjitet k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p>Ky shkrim nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsim apo p\u00ebrmir\u00ebsim, n\u00ebse ofrohen fakte apo informata t\u00eb reja lidhur me tem\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Xheladin Zeneli<\/strong><\/em><br \/>\n<em><strong>26 Janar 2017<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Rrjedhat e organizimit t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit n\u00eb New York me rrethe) Gjat\u00eb viteve &#8217;80-ta dhe &#8217;90-ta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar m\u00ebrgata e An\u00ebs s\u00eb Malit ( me prejardhje nga Komuna e Ulqinit) ishte kryesisht e p\u00ebrqendruar n\u00eb lagjen Ridgewood (Rixhvud) t\u00eb Queens-it ( NY) ku dhe fillojn\u00eb organizimet e para t\u00eb k\u00ebsaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12518,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-12517","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12517"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12517\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12519,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12517\/revisions\/12519"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12518"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}