{"id":12445,"date":"2017-01-21T13:24:29","date_gmt":"2017-01-21T12:24:29","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12445"},"modified":"2017-01-21T13:25:19","modified_gmt":"2017-01-21T12:25:19","slug":"11-vjet-pa-ibrahim-rugoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12445","title":{"rendered":"11-VJET PA IBRAHIM RUGOV\u00cbN"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-1461 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova.jpg\" width=\"381\" height=\"449\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova.jpg 280w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova-255x300.jpg 255w\" sizes=\"auto, (max-width: 381px) 100vw, 381px\" \/><\/a><br \/>\n<strong><em>Nga Frank Shkreli<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Po t\u00eb kishte jetuar Presidenti i par\u00eb i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugova, dhjetorin qoi kaloi do t\u00eb kishte mbushur 72-vjet (2 Dhjetor 1944).\u00a0\u00a0 Ai nd\u00ebrroi jet\u00eb 11 vjet m\u00eb par\u00eb, me 21 Janar, 2006. Viti fatkeq kur Kosova humbi Presidentin e par\u00eb, ikon\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb, prijsin e madh t\u00eb Kombit shqiptar dhe udh\u00ebheqsin e par\u00eb anti-komunist n\u00eb Europ\u00ebn Lindore.<\/p>\n<p>Presidentin Rugova e kisha takuar para 27 vjet\u00ebsh n\u00eb Washington, pik\u00ebrisht n\u00eb vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb kryeqytetin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, tetorin e vitit 1989.\u00a0 Besoj se as Dr. Rugova dhe askush tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb parashikonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb &#8212; se kjo vizit\u00eb, e para p\u00ebr presidentin e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe n\u00eb kryeqytetin e k\u00ebtij vendi, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1989 &#8212; nuk do t\u00eb ishte e para, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnonte vet\u00ebm fillimin i nj\u00eb numri vizitash q\u00eb ai do t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb kryqytetin amerikan p\u00ebr vite me rradh\u00eb, para dhe pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs.\u00a0\u00a0 Duke shikuar tashti 27 vjet pas n\u00eb historin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta dhe miq\u00ebsore midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs, ajo vizit\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si fillimi i nj\u00eb veprimtarie diplomatike dhe politike, nga ana e Presidentit t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebrpjekje prej\u00a0 m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb shum\u00eb-vuajtur dhe t\u00eb abuzuar p\u00ebr dekada me rradh\u00eb, nga regjimi diktatorial i Serbis\u00eb.\u00a0 Ai ishte i vetdijsh\u00ebm se Kosova dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjithsi, nuk kishin mik m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se Shtetet e Bashkuara. Kjo bindje e tij n\u00eb mb\u00ebshtetjen amerikane, u p\u00ebrforcua edhe m\u00eb shum\u00eb nga kontaktet e shumta q\u00eb Dr. Ibrahim Rugova pati m\u00eb von\u00eb me p\u00ebrfaqsues t\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb Washingtonit.\u00a0 Ishin pik\u00ebrisht k\u00ebto p\u00ebrpjekje dhe vizitat e shpeshta ecejake n\u00eb Washington, gjat\u00eb t\u00eb cilave, Dr. Rugova b\u00ebri shum\u00eb miq\u00eb p\u00ebr kauz\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrpjekje k\u00ebto t\u00eb cilat m\u00eb n\u00eb fund \u00e7uan n\u00eb nd\u00ebrhyrjen e NATO-s dhe n\u00eb \u00e7lirimin e vendit nga forcat terroriste serbe, diplomaci kjo prej nj\u00eb personi, q\u00eb me luft\u00ebn e U\u00c7K-\u00ebs dhe memb\u00ebshtetjen e fort\u00eb t\u00eb NATO-s, eventualisht \u00e7oi n\u00eb largimin e forcave serbe nga Kosova dhe n\u00eb shpalljen e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, shtet i lir\u00eb dhe i pavarur, q\u00eb sot njihet nga 113 shtete t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithse me Presidentin Rugova kisha patur takime, vizita e konsultime t\u00eb shumta q\u00eb nga viti 1989 e deri kur nd\u00ebrroi jet\u00eb Janarin e vitit 2006, vizita e tij n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time at\u00eb tetor t\u00eb vitit 1989 n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Washingtonit, do t\u00eb mbetet p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn time dhe t\u00eb familjes.\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, vizitat e tija, jo vet\u00ebm n\u00eb Washingtonin zyrtar, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr edhe takimet\u00a0 dhe konsultimet e tija t\u00eb shpeshta me komunitetin shqiptaro-amerikan &#8212; sot e k\u00ebsaj dite &#8212; mbeten pjes\u00eb e pa ndar\u00eb e kujtimeve dhe e historis\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij komuniteti n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kauzave t\u00eb sh\u00ebnjta shqiptare, protagonisti kryesor i t\u00eb cilave ishte Dr. Ibrahim Rugova.\u00a0\u00a0 Ai mbetet p\u00ebrher\u00eb mik i Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe i komunitetit shqiptaro-amerikan ku kishte shum\u00eb miq\u00eb, dashamir\u00eb e bashkpuntor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjithsi.\u00a0 Ish-presidenti George Bush n\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrguar familjes Rugova me rastin e vdekjes s\u00eb tij, dhjet\u00eb vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, kishte shprehur ndjenjat e thella &#8212; p\u00ebr humbjen e Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs &#8212; jo vet\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb amerikan\u00ebve, por edhe t\u00eb mbar\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan duke deklaruar se, \u201cShtetet e Bashkuara, me vdekjen e Presidentit Rugova humb\u00ebn nj\u00eb mik me t\u00eb vertet\u00eb t\u00eb madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr qendrimet e tija parimore kund\u00ebr dhun\u00ebs.\u00a0 Asnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs tjet\u00ebr i shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto 100-vitet e fundit nuk ka g\u00ebzuar nj\u00eb admirim dhe mb\u00ebshtetje, si n\u00eb radh\u00ebt e diplomacis\u00eb bot\u00ebrore, ashtu edhe mbar\u00eb popullore t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, si Presidenti i par\u00eb i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti Rugova ishte ndryshe nga politikan\u00ebt e sot\u00ebm shqiptar\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.\u00a0 Dhe si i till\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim, \u00ebsht\u00eb e pa mundur t\u00eb mos pyesim veten, se po t\u00eb ishte sot gjall\u00eb Ibrahim Rugova a do ishin pun\u00ebt e shqiptar\u00ebve ndryshe nga gj\u00ebndja aktuale.\u00a0 Un\u00eb besoj se po, ndryshe, por ndryshe, p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb!\u00a0\u00a0 Sepse me sjelljet e tija t\u00eb mira e njer\u00ebzore, ai siguronte dhe g\u00ebzonte respekt nga pothuaj t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb krenari atdhedashurie, si asnj\u00eb udh\u00ebheqes tjet\u00ebr shqiptar i koh\u00ebrave moderne, Presidenti Rugova me bashkbiseduesit e tij\u00a0 shqiptar\u00eb ose nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ofronte gjithmon\u00eb urt\u00ebsin\u00eb, miq\u00ebsin\u00eb dhe q\u00ebndres\u00ebn q\u00eb gjat\u00eb shekujve e kan\u00eb dalluar kombin shqiptar se bashku me bes\u00ebn, nderin dhe burr\u00ebnin\u00eb.\u00a0\u00a0 Fatkeqsisht, Presidenti Rugova nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kosova dhe kombi shqiptar kishin nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hov t\u00eb pashterrsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre vetive dhe ndjenjave p\u00ebr atdhe-dashuri si edhe t\u00eb vlerave tradicionale komb\u00ebtare.\u00a0 Presidentin Rugova e njoha si njeriun i cili nuk mund t\u00eb pajtohej me qendrimet e atyre, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr arsye ideologjike krejt t\u00eb huaja p\u00ebr historin\u00eb dhe vlerat shqiptare, mohuan traditat m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosha t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr pothuaj nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli, nj\u00eb sistem sllavo-aziatik i cili q\u00eb p\u00ebr pothuaj 50-vjet\u00eb u p\u00ebrpoq, pa m\u00ebshir\u00eb, t\u00eb shlyente virtytet st\u00ebrgjyshore dhe madje t\u00eb zhdukte edhe identitetin historik komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Presidenti Rugova besonte se bota do t\u00eb ket\u00eb respekt m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00ebqoftse ata u p\u00ebrmbahen k\u00ebtyre vlerave baz\u00eb t\u00eb qenjes arb\u00ebnore.\u00a0 I frym\u00ebzuar nga k\u00ebto virtyte komb\u00ebtare n\u00eb rrethin e familjes s\u00eb tij patriotike ai, me durim, guxim dhe besim \u2013 filloj\u00eb t\u00eb ri-kthej\u00eb dinjitetin komb\u00ebtar t\u00eb nep\u00ebrkambur gjat\u00eb 50 vjet\u00ebve t\u00eb fundit nga nj\u00eb ideologji sllavo-komuniste\u00a0\u00a0 \u2013 dhe me nje nd\u00ebrgjegje t\u00eb thell\u00eb komb\u00ebtare u p\u00ebrpoq sa ishte gjall\u00eb, t\u00eb vendoste emrin e shqiptar\u00ebve aty ku gjithmon\u00eb e kan\u00eb pas\u00eb vendin &#8212; n\u00eb radh\u00eb me popujt dhe aleancat per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Fjala popullore thot\u00eb se \u201cBurri i mir\u00eb me shok\u00eb shum\u00eb\u201d.\u00a0 Presidenti Rugova nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, por me jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb gjat\u00eb pothuaj 20-viteve t\u00eb fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, ai b\u00ebri shum\u00eb miq\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr kombin shqiptar.\u00a0 Me t\u00eb gjith\u00eb, Dr. Rugova fliste pak dhe qet\u00eb, por jehona e mesazhit t\u00eb tij jehon edhe sot an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 Mesazhi i tij b\u00ebri q\u00eb e gjith\u00eb bota m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb m\u00ebsonte p\u00ebr hallet e shqiptar\u00ebve dhe jo vetem kaq.\u00a0\u00a0 Me personalitetin e tij, Presidenti Rugova b\u00ebri q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e bot\u00ebs dhe sidomos qeveria dhe shtetit amerikan, t\u00eb mb\u00ebshtesnin shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00eb momentin\u00a0 historik kur kishin nevoj\u00ebn m\u00eb urgjente dhe ndoshta m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta n\u00eb historin\u00eb e tyre.\u00a0\u00a0 Shpresa e tij dhe lutja ishte gjithmon\u00eb Kosova e pavarur, sovrane, e lir\u00eb dhe demokratike, \u201cN\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrhershme me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d, pik\u00ebrisht ashtu si e donte ai dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn punoi e veproi aq\u00eb shum\u00eb.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb 10-vjetor t\u00eb vdekjes s\u00eb tij dhe duke marr\u00eb parsysh\u00eb gj\u00ebndjen aktuale t\u00eb Kosov\u00ebs dhe sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet si p\u00ebrfundim i presioneve serbo-ruse, miq\u00ebsia e Kosov\u00ebs me Shtetete e Bashkuara \u2013 mund t\u00eb konsiderohet si trash\u00ebgimia m\u00eb e madhe q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb pas p\u00ebr bashkombasit e vet dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb atmosfer\u00ebn e p\u00ebshtjellimeve, pasioneve t\u00eb p\u00ebrkund\u00ebrta dhe grindjeve politike t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl shqiptare, mesazhi i Presidentit Rugova n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb vdekjes drejtuar klas\u00ebs s\u00eb sot\u00ebme politike shqiptare &#8211;jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ishte: promovoni\u00a0 dhe punoni p\u00ebr bashkpunim me nj\u00ebri tjetrin dhe midis partive politike q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, duke ven\u00eb mbi t\u00eb gjitha, interesin komb\u00ebtar mbi at\u00eb partiak e personal dhe interesin publik mbi at\u00eb personal.\u00a0 \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb apel q\u00eb p\u00ebr\u00e7on Dr. Ibrahim Rugova n\u00eb k\u00ebt\u00eb 11-vjetor t\u00eb vdekjes, q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet dhe t\u00eb kujtohet nga t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebr gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb vdekjes n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb Presidentit Ibrahim Rugova. Ai asnj\u00ebher\u00eb nuk nd\u00ebrpreu p\u00ebrpjekjet, q\u00eb nep\u00ebrmjet bashkpunimit me t\u00eb gjith\u00eb \u2013 bashkpuntor\u00eb dhe kund\u00ebrshtar\u00eb &#8212; t\u00eb lart\u00ebsonte em\u00ebrin e mir\u00eb t\u00eb kombit shqiptar dhe t\u00eb Dardanis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb dashur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Po t\u00eb kishte jetuar Presidenti i par\u00eb i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Dr. Ibrahim Rugova, dhjetorin qoi kaloi do t\u00eb kishte mbushur 72-vjet (2 Dhjetor 1944).\u00a0\u00a0 Ai nd\u00ebrroi jet\u00eb 11 vjet m\u00eb par\u00eb, me 21 Janar, 2006. Viti fatkeq kur Kosova humbi Presidentin e par\u00eb, ikon\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb, prijsin e madh t\u00eb Kombit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1461,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-12445","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12445"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12445\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12447,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12445\/revisions\/12447"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1461"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}