{"id":12391,"date":"2017-01-16T15:51:25","date_gmt":"2017-01-16T14:51:25","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12391"},"modified":"2017-01-16T15:55:06","modified_gmt":"2017-01-16T14:55:06","slug":"flamuri-yne-ka-edhe-gjak-deshmoresh-nga-ana-e-malit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12391","title":{"rendered":"Flamuri yn\u00eb ka edhe gjak d\u00ebshmor\u00ebsh nga Ana e Malit"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/flamuri-gjak-deshmoresh-nga-ana-e-malit-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-12393 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/flamuri-gjak-deshmoresh-nga-ana-e-malit-1.jpg\" width=\"808\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/flamuri-gjak-deshmoresh-nga-ana-e-malit-1.jpg 808w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/flamuri-gjak-deshmoresh-nga-ana-e-malit-1-300x130.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/flamuri-gjak-deshmoresh-nga-ana-e-malit-1-768x333.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 808px) 100vw, 808px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga Ruzhdi Poda*<\/strong><\/p>\n<p>Para disa koh\u00ebsh kam lexuar n\u00eb gazet\u00ebn DITA se, sipas disa studiuesve, Shqip\u00ebria num\u00ebron rreth 50 mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb kryengritje p\u00ebr \u00e7lirim komb\u00ebtar e luft\u00ebra p\u00ebr mbrojtjen e Atdheut, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, deri m\u00eb sot nuk jan\u00eb shpallur D\u00ebshmor\u00eb t\u00eb Atdheut. E nder ta, do t\u00eb p\u00ebrmend 16 D\u00ebshmor\u00ebt e pa shpallur t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit, q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>Ana e Malit ndodhet\u00a0 n\u00eb Per\u00ebndim t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe shtrihet nga Ura e Bun\u00ebs, n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb k\u00ebtij lumi deri n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Ulqinit. Krahina e An\u00ebs s\u00eb Malit z\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej rreth 150 km katror\u00eb, me nj\u00eb popullsi\u00a0 mbi 20 mij\u00eb banor\u00eb, nga t\u00eb cilat vet\u00ebm rreth 44 km Katror\u00eb, me\u00a0 popullsi prej rreth 6 mij\u00eb vet\u00eb ndodhen brenda territorit t\u00eb Shtetit Shqiptar, nd\u00ebrsa pjesa m\u00eb e madhe, ndodhet brenda shtetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi (Theksojm\u00eb se historikisht Ana e Malit ka qen\u00eb tok\u00eb shqiptare, e banuar vet\u00ebm me popullsi autoktone shqiptare).<\/p>\n<p>Krahina e An\u00ebs s\u00eb Malit p\u00ebrmendet q\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e lashta, duke ruajtur em\u00ebrtimin e past\u00ebr shqip, q\u00eb vjen nga fjal\u00ebt an\u00eb mali. Megjith\u00ebse n\u00eb kufi me sllav\u00ebt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb kemi me dhjet\u00ebra em\u00ebrtime e toponime shqip, \u00e7ka v\u00ebrteton m\u00eb s\u00eb miri jo vet\u00ebm autoktonin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb, por edhe atdhetarizmin e banor\u00ebve\u00a0 p\u00ebr t\u00eb ruajtur me \u00e7do kusht gjuh\u00ebn shqipe si p.sh. em\u00ebrtimet shqip si Bardh\u00eb-dhan\u00eb, Bardhana, Buena, Kuqlina, Hije, Garuci, Brija e Malit, Guri i Madh, Breg Bardhej, Frashra, Grope, Vau i Lop\u00ebve\u00a0 etj.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb krahin\u00eb me pozicion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjeostrategjik, e ndodhur midis k\u00ebshtjellave t\u00eb Shkodr\u00ebs, Lezh\u00ebs, Ulqinit, ajo p\u00ebrmendet n\u00eb shum\u00eb dokumente e materiale t\u00eb hershme. Sipas studiuesit t\u00eb njohur kroat Milan Shuflai, n\u00eb vitin 998, cari Bullgar Samuilli, rrethoi dhe zuri rob princin serb Vladimir, n\u00eb Oblik\u00eb (fshati m\u00eb i madh i An\u00ebs s\u00eb Malit, brenda kufirit ton\u00eb). Me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra her\u00eb p\u00ebrmendet Ana e Malit me fshatrat e saj n\u00eb Regjistrin kadastral t\u00eb Venedikut (1416-1417), Regjistrin kadastral t\u00eb Sanxhakut t\u00eb Shkodr\u00ebs (1485)\u00a0 etj.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb zon\u00eb fushore dhe gjysm\u00eb malore e ndodhur midis Lumit Buna, detit Adriatik dhe Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs, me nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb but\u00eb mesdhetare, Ana e Malit \u00ebsht\u00eb dalluar p\u00ebr bim\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb pasur dhe p\u00ebr mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zhvillimin e bujq\u00ebsis\u00eb dhe blegtoris\u00eb, ku jan\u00eb kultivuar krahas drith\u00ebrave t\u00eb buk\u00ebs, t\u00eb gjitha llojet e perimeve dhe frutave. Por e ve\u00e7anta e An\u00ebs s\u00eb Malit ka qen\u00eb dhe mbetet kultivimi i perimeve (speci, pat\u00ebllxhani, bishtaja, hudhra, sallatat e ve\u00e7an\u00ebrisht bamjet (q\u00eb mund t\u00eb konsiderohen model n\u00eb Shqip\u00ebri e m\u00eb gjer\u00eb) p\u00ebr \u00e7ka anamalasit jan\u00eb quajtur ustallar\u00eb e mjesht\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, e jo m\u00eb kot ata kan\u00eb qen\u00eb e mbeten nd\u00ebr furnizuesit kryesor\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr vet\u00eb pozicionin tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm strategjik, p\u00ebr pasurit\u00eb e saj ujore, tok\u00ebn e begat\u00eb etj. Ana e Malit historikisht ka ngjall\u00eb lakmin\u00eb e fqinj\u00ebve sllav\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe atdhetarizmin e anamalasve, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb treguar me urt\u00ebsi e pushk\u00eb gjat\u00eb shekujve.<\/p>\n<p>Sipas Dokumenteve t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare, n\u00eb Periudh\u00ebn e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, m\u00eb 16 qershor 1878 p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Shkodr\u00ebs dhe krahinave p\u00ebrreth i jan\u00eb drejtuar Fuqive t\u00eb M\u00ebdha me nj\u00eb not\u00eb proteste kund\u00ebr cop\u00ebtimit t\u00eb tokave shqiptare dhe konkretisht kund\u00ebr dh\u00ebnies s\u00eb Tivarit dhe Ulqinit, Malit t\u00eb Zi. Nga 306 emra patriot\u00ebsh shqiptar\u00eb q\u00eb n\u00ebnshkruanin Protest\u00ebn, 19 prej tyre jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit. Anamalasit nuk u mjaftuan vet\u00ebm me letra e peticione, por kur e lypi nevoja u rreshtuan me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb\u00a0 p\u00ebr mbrojtjen e tokave shqiptare.<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb se anamalasit kan\u00eb luajtur rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Luft\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit n\u00eb v.1878-1880. Nd\u00ebr 3000 luft\u00ebtar\u00eb dhe vullnetar\u00eb t\u00eb ardhur nga Shkodra e krahinat p\u00ebrreth, q\u00eb luftuan deri n\u00eb fund p\u00ebr mbrojtjen e Ulqinit, 700 prej tyre kan\u00eb qen\u00eb nga Ana e Malit.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve zyrtare anamalasit kan\u00eb qen\u00eb mjaft aktiv n\u00eb Revolucionin e Qershorit t\u00eb vitit 1924, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht kund\u00ebr ardhjes s\u00eb Ahmet Zogut n\u00eb pushtet me ndihm\u00ebn, parat\u00eb e arm\u00ebt e Beogradit. Me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra anamalas u armatos\u00ebn dhe u vun\u00eb n\u00eb mbrojtje dhe zut\u00eb prit\u00eb tek Ura e Sagjic\u00ebs, nga ku ishte hapur fjala se do t\u00eb vinte Ahmet Zogu me forcat bjellogardiste\u2026..<\/p>\n<p>Duke ecur n\u00eb rrug\u00ebn e paraardh\u00ebsve, anamalasit kan\u00eb qen\u00eb mjaft aktiv\u00eb n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr pushtuesve nazi-fashist\u00eb. Ana e Malit vler\u00ebsohet si nj\u00eb nd\u00ebr krahinat q\u00eb jo vet\u00ebm ka qen\u00eb baz\u00eb p\u00ebr luft\u00ebtaret e liris\u00eb q\u00eb n\u00eb fillimet e saj, por dhjet\u00ebra bij t\u00eb saj kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb kund\u00ebr pushtuesit. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb 73 sht\u00ebpi kan\u00eb jan\u00eb shpallur baza t\u00eb Luft\u00ebs, ose q\u00eb rreth 95 p\u00ebrqind e anamalasve kan\u00eb p\u00ebrkrahur Luft\u00ebn Nacional \u00c7lirimtare.<\/p>\n<figure id=\"attachment_12395\" aria-describedby=\"caption-attachment-12395\" style=\"width: 619px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/lundrimi-ne-Bune.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-12395 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/lundrimi-ne-Bune.png\" width=\"619\" height=\"466\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/lundrimi-ne-Bune.png 619w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/lundrimi-ne-Bune-300x226.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 619px) 100vw, 619px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-12395\" class=\"wp-caption-text\">Lundrimi ne lumin Buna<\/figcaption><\/figure>\n<p>Lufta p\u00ebr mbrojtjen e Shkodr\u00ebs n\u00eb v-1912-1913, si nj\u00eb nd\u00ebr epopet\u00eb m\u00eb t\u00eb lavdishme n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb epope ku jan\u00eb nd\u00ebrthurur\u00a0 lufta e ushtrive t\u00eb rregullta me at\u00eb t\u00eb rezervist\u00ebve e vullnetar\u00ebve dhe kryesorja e nj\u00eb populli t\u00eb rrethuar, q\u00eb p\u00ebr gjasht\u00eb muaj i q\u00ebndroi heroikisht rrethimit dhe bllokad\u00ebs serbo-malazeze, rast thuajse unikal n\u00eb historin\u00eb moderne. Megjith\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb luft\u00eb nuk jan\u00eb th\u00ebn\u00eb akoma shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, sepse deri m\u00eb sot ajo nuk \u00ebsht\u00eb studiuar e pasqyruar e plot\u00eb e, p\u00ebr \u00e7ka historian\u00ebt e studiuesit ja kan\u00eb \u201cborxh\u201d popullit t\u00eb Shkodr\u00ebs e shqiptar\u00ebve, sepse ndoshta, m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb shkruar t\u00eb huajt se vet shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb (mund te p\u00ebrmend\u00eb vepr\u00ebn e Edit Durham \u201cLufta p\u00ebr Shkodr\u00ebn: sllav\u00eb, turq dhe shqiptar\u00eb\u201d, t\u00eb gazetarit italian Xhino Berri \u201cRrethimi i Shkodr\u00ebs\u201d, t\u00eb Vortense Von Zambar, bashk\u00ebshortes s\u00eb Konsullit austriak n\u00eb Shkod\u00ebr \u201cRrethimi i Shkodr\u00ebs\u201d, t\u00eb shkrimtarit anglez Xhons Kerri \u201cKujtimet e Bobotit, Taraboshit\u201d etj.)<\/p>\n<p>Dua t\u00eb theksoj se edhe sot e k\u00ebsaj dite shum\u00eb prej luft\u00ebtar\u00ebve q\u00eb dhan\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb titulli i D\u00ebshmorit t\u00eb Atdheut, \u00e7ka u b\u00eb shkas edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrim.<\/p>\n<p>Pa marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shkruaj p\u00ebr Luft\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e Shkodr\u00ebs dua t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se nj\u00eb nd\u00ebr krahinat q\u00eb e ka vuajtur m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, por edhe q\u00eb ka luftuar shum\u00eb, ka qen\u00eb Ana e Malit.<\/p>\n<p>Mbasi Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, si\u00e7 kishin vepruar shum\u00eb her\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb tokave dhe popullsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ja dhan\u00eb Ulqinin e Tivarin Malit t\u00eb Zi,\u00a0 Krajl Nikolla \u00ebnd\u00ebrronte Shkodr\u00ebn dhe thurte plane p\u00ebr pushtimin e saj. E p\u00ebr ta pushtuar at\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebr drejtimet kryesore ishte Ana e Malit dhe mali i Taraboshit, q\u00eb anamalasit e kan\u00eb quajtur si pjes\u00eb t\u00eb tyre.\u00a0 Andej nga an\u00ebt tona tregohet nj\u00eb histori\u00a0 interesante, por tep\u00ebr kuptimplote. Thuhet se n\u00eb vitin 1905, gjat\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb Krajl Nikoll\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi me Sulltan Hamitin, ai i k\u00ebrkoi Sulltanit t\u2019i \u201cl\u00ebshoj\u00eb pak vend n\u00eb Tarabosh, sa nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb bualli\u201d. N\u00eb bisedime merrte pjes\u00eb si k\u00ebshilltar i Sulltanit edhe Ramazan Begu nga Oblika e An\u00ebs s\u00eb Malit. Sulltani nuk hezitoi, mbasi Taraboshi shk\u00ebmb e gur \u00ebsht\u00eb e sipas tij, e\u00a0 nuk po i jepte Malit t\u00eb Zi ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Mbasi d\u00ebgjoi k\u00ebrkes\u00ebn dhe nj\u00eb lloj aprovimi nga ana e Sulltanit, Ramazan Begu nd\u00ebrhyri dhe i tha: \u201cNaltmadh\u00ebni, njiktu xen vend\u201d. Sulltani ja ktheu: \u201cJo more beg, nj\u00eb cop\u00eb shkamb po jap\u201d. Ramazani i thot\u00eb: \u201cAh, Madhni, asht \u00e7el\u00ebs p\u00ebr Shkod\u00ebr, shuhet emni, s\u2019ka ma kala\u201d. K\u00ebshtu, thuhet se ky anamalas, mbrojti me aq sa mundi trojet e atdheun t\u00eb tij. Jo m\u00eb kot e k\u00ebrkonte Krajli i Malit t\u00eb Zi at\u00eb \u201cshk\u00ebmb\u201d, sepse n\u00eb sulmin p\u00ebr pushtimin e Shkodr\u00ebs n\u00eb vitin 1912, mali i Taraboshit u b\u00eb nd\u00ebr drejtimet kryesore t\u00eb sulmit t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi. Dhe kuptohet edhe Ana e Malit q\u00eb shtrihej rr\u00ebz\u00eb tij, u b\u00eb jo vet\u00ebm pre e sulmit kryesor por edhe shesh luftimesh t\u00eb p\u00ebrgjakshme..<\/p>\n<p>Mali i Taraboshit, historikisht \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si pik\u00eb mbrojt\u00ebse e Shkodr\u00ebs, si \u00e7el\u00ebsi i saj hyr\u00ebs, sepse kush kishte Taraboshin zot\u00ebronte Shkodr\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur Konferenca e Londr\u00ebs po vendoste kufijt\u00eb e cunguar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Mali i Zi, si pjes\u00eb e Aleanc\u00ebs Ballkanike, duke shpresuar t\u00eb realizonte \u00ebndrr\u00ebn e vjet\u00ebr p\u00ebr marrjen e Shkodr\u00ebs, n\u00ebn pretekstin e luft\u00ebs kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb para faktit t\u00eb kryer Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, m\u00eb 11 tetor t\u00eb v.1912 sulmoi dhe rrethoi Shkodr\u00ebn.<\/p>\n<p>Shkodra n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, krahas Janin\u00ebs mbahej si nd\u00ebr k\u00ebshtjellat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Ballkanit. N\u00eb kuadrin e Aleanc\u00ebs Ballkanike (Mali i Zi, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Rumania, q\u00eb u bashkua m\u00eb von\u00eb), Mali i Zi kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr sulmin dhe pushtimin e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkodra mbrohej nga Garnizoni turk (rreth 5 mij\u00eb vet\u00eb) dhe rezervist\u00eb e vullnetar\u00eb shqiptar\u00eb nga Shkodra e fshatrat e saj, Lezha, Dibra, Puka, Mirdita, Kruja, Tirana, Elbasani, Kavaja, Gramshi, Librazhdi etj. (rreth 10 mij\u00eb vet\u00eb) q\u00eb komandoheshin nga gjenerali turk Hasan Riza Pasha.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sulmin e ushtris\u00eb malazeze, krahas forcave ushtarake, u mobilizuan qindra qytetar\u00eb shkodran\u00eb e banor\u00eb t\u00eb fshatrave p\u00ebrreth, n\u00eb prapavij\u00eb, p\u00ebr hapjen e llogoreve, vendosjen e telave me gjemba, mbledhjen e rezervave ushqimore dhe l\u00ebnd\u00ebve djeg\u00ebse, transportimin e materialeve ushtarake, hapjen e rrug\u00ebve t\u00eb reja p\u00ebr trupat ushtarake etj. Shkodra mbrohej nga dy vija mbrojt\u00ebse, kryesorja shpatet e malit t\u00eb Taraboshit, kodrat n\u00eb B\u00ebrdic\u00eb e Vukatan\u00eb, dhe vija e dyt\u00eb nga kodrat e Tepes, Bardhajt, bregu i lumit t\u00eb Kirit, Golem, Dobrac etj.<\/p>\n<p>Por kryesori mbetej mali i Taraboshit, sepse kush e zot\u00ebronte at\u00eb, kishte n\u00eb dor\u00eb Shkodr\u00ebn. Pa marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb analizoj Luft\u00ebn p\u00ebr Mbrojtjen e Shkodr\u00ebs, dot\u00a0 p\u00ebrshkruaj shkurtimisht angazhimin dhe luft\u00ebn e banor\u00ebve t\u00eb An\u00ebs s\u00eb Malit n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1912, anamalasit me n\u00eb krye patriotin Abaz Doda, kan\u00eb organizuar Kuvendin e Bes\u00eblidhjes s\u00eb Goric\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi t\u00eb vinte n\u00eb dispozicion t\u00eb Luft\u00ebs nga nj\u00eb burr\u00eb me hut\u00eb (pushka e koh\u00ebs) p\u00ebr mbrojtjen e Shkodr\u00ebs. Me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra anamalas kan\u00eb rr\u00ebmbyer hutat e jan\u00eb kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vend n\u00ebp\u00ebr istikame (llogore) q\u00eb nga Shtufi (Lina e Madhe), Boboti, Mavriqi dhe Vizi n\u00eb Oblik\u00eb, Maja e Taraboshit (Fesar Tepja) etj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se p\u00ebr shum\u00eb arsye q\u00eb dihen e q\u00eb lidhen n\u00eb radh\u00eb me prapambetjen ton\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, me analfabetizmin, munges\u00ebn e shtypit etj. nuk kemi trash\u00ebguar shum\u00eb dokumente. Por\u00a0 duke qen\u00eb i interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb luft\u00eb dhe d\u00ebshmoret e saj, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 70-t\u00eb, kam grumbulluar shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nga d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb jetuar at\u00eb koh\u00eb. Ata m\u00eb kan\u00eb treguar se, q\u00eb n\u00eb sulmin e par\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb malin e Taraboshit, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur e mbrojtur flamurin n\u00eb gurin e Bobotit, q\u00eb ai t\u00eb mos binte n\u00eb dor\u00eb t\u00eb armiqve, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb heroikisht shtat\u00eb vet\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt kat\u00ebr anamalas. Betimi i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb her\u00eb \u201cShkja, do t\u00eb hysh n\u00eb Shkod\u00ebr, kur k\u00ebmb\u00ebt tuaja do t\u00eb shkelin mbi shpinat tona\u201d ishte b\u00ebr\u00eb i shejt\u00eb p\u00ebr secilin luft\u00ebtar.<\/p>\n<figure id=\"attachment_12394\" aria-describedby=\"caption-attachment-12394\" style=\"width: 668px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Ana-e-Malit-_rruga-Ulqin-Sukubin-Muriqan_Punuar-nga-Simon-Pinargiet-Viti-1570.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-12394 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Ana-e-Malit-_rruga-Ulqin-Sukubin-Muriqan_Punuar-nga-Simon-Pinargiet-Viti-1570.jpg\" width=\"668\" height=\"500\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Ana-e-Malit-_rruga-Ulqin-Sukubin-Muriqan_Punuar-nga-Simon-Pinargiet-Viti-1570.jpg 668w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Ana-e-Malit-_rruga-Ulqin-Sukubin-Muriqan_Punuar-nga-Simon-Pinargiet-Viti-1570-300x225.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 668px) 100vw, 668px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-12394\" class=\"wp-caption-text\">Ruga Ulqin &#8211; Sukubin\u00eb &#8211; Muriqan, punuar nga Simon Pinargiet, viti 1570<\/figcaption><\/figure>\n<p>Sipas d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb asaj kohe, n\u00eb luftimet trup me trup n\u00eb Gurin e Bobotit, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 85 burra nga Ana e Malit. Shum\u00eb bukur e ka p\u00ebrshkruar poeti popullor k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, kur k\u00ebndonte: \u201cK\u00ebta d\u00ebshmor\u00ebt e An\u00ebs s\u00eb malit\/ Shum\u00eb selam po i \u00e7ojn\u00eb Krajlit\/ Mund ta g\u00ebzosh An\u00ebn e Malit\/ Kur t\u00eb ndiesh er\u00ebn e zharit\u201d ose; \u201cAnamalsit bashk\u00eb jan\u00eb ba\/ E t\u2019tan\u00eb flasin me nji za\/ Ma kadal\u00eb mor l\u00ebngata e l\u00ebngat\u00ebs\/ Nuk ma shkel\u00eb mallin e bab\u00ebs\/ Ma kadal\u00eb he thi i zi\/ Nuk t\u2019la rrug\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr me hi\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e p\u00ebrmenda m\u00eb lart shum\u00eb t\u00eb huaj kan\u00eb shkruar p\u00ebr rrethimin e Shkodr\u00ebs e luft\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e saj. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen\u00a0 libri i shkrimtarit anglez Xhojs Kerri \u201cKujtimi i Bobotit\u201d (fshat i An\u00ebs s\u00eb Malit), si p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb shtabin e malazez\u00ebve gjat\u00eb gjasht\u00eb muajve t\u00eb rrethimit t\u00eb Shkodr\u00ebs, ai ka qen\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e An\u00ebs s\u00eb Malit (Zogaj, Vidhgar, Bobot, Vallas, Dramosh, Murriqan , Oblik\u00eb) dhe, pavar\u00ebsisht se ishte n\u00eb an\u00ebn e Malit t\u00eb Zi,\u00a0 ka shkruar mjaft realisht dhe me simpati p\u00ebr krahin\u00ebn ton\u00eb. Shkrimi i tij p\u00ebrputhet n\u00eb shum\u00eb gjera me realitetin e An\u00ebs s\u00eb Malit, me bukurit\u00eb natyrore, me \u201cpast\u00ebrtin\u00eb e xhamive ku mjekoheshin t\u00eb plagosurit dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt malazez\u201d, kur i p\u00ebrshkruan shqiptar\u00ebt (si dhe malazez\u00ebt) si shum\u00eb trima, t\u00eb pamposhtur as nga t\u00eb ftohtit, as nga plumbat\u2026..Ai i p\u00ebrshkruan me holl\u00ebsi\u00a0 p\u00ebrmasat e luft\u00ebs deri ndeshjet trup me trup midis malazez\u00ebve e shqiptar\u00ebve, e humbjet e m\u00ebdha t\u00eb malazez\u00ebve n\u00eb krahin\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Madje do t\u00eb thosha se ndoshta ai, duke qen\u00eb d\u00ebshmitar dhe aktiv n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb malazeze, ai mbetet\u00a0 m\u00eb i sakti e i besuesh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrshkrimin e luftimeve e kryesorja, p\u00ebr humbjet e malazez\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb Krebej, p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, ai shkruan se: \u201cm\u00eb 1 prill 1913, kemi vizituar 700 ushtar\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, kemi mjekuar 500 ushtar\u00eb t\u00eb plagosur dhe varrosur 170 ushtar\u00eb dhe nj\u00eb prift t\u00eb vrar\u00eb\u2026\u201d. Jo m\u00eb kot deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, n\u00eb An\u00eb t\u00eb\u00a0 Malit p\u00ebrdoret toponimi \u201c te vorret e shkjeve\u201d. Edhe sot po t\u00eb shkosh n\u00eb malin e Taraboshit mund t\u00eb gjesh kafka e mbeturina kockore t\u00eb mbetura q\u00eb nga ajo koh\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit kemi trash\u00ebguar e ruajtur shum\u00eb toponime mbetur nga koha e luftimeve t\u00eb asaj kohe lavdishme si \u201cKodra e Topit\u201d, \u201cQafa e Topit\u201d, \u201cMaja e Bajrakut\u201d etj.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb luft\u00eb heroike, ku ata trima e mbrojt\u00ebn Shkodran p\u00ebr mbi 6 muaj, u vran\u00eb dhe u plagos\u00ebn shum\u00eb prej tyre. Pa folur p\u00ebr ata anamalas q\u00eb vdiq\u00ebn nga vuajtjet e nga uria, ku m\u00eb e dhimbshme ka qen\u00eb vdekja e nj\u00eb familje tre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mosh\u00ebs nga 8, 10 e 12 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Ana e Malit i dha atdheut shum\u00eb d\u00ebshmor\u00eb, por deri tani kemi identifikuar e gjetur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta e t\u00eb v\u00ebrtetuara vet\u00ebm p\u00ebr 16 prej tyre dhe konkretisht p\u00ebr: Rexhep Islam Haxhija, Haxhi Ali Muja, Selim Fetahi, Reshit Ademi, Ram\u00eb Faslia, Islam Beqir Alija, Sadik Beqir Xhaka, Shaban Gjoni, Sadik Lika, Met Bajram Kopshti, Mem Muriqi, Elez Jakup Hoxha, Lan Resuli, Dan Jakupi, Muho Sykja, Beqir Gjeloshi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt K\u00ebshilli i Qarkut Shkod\u00ebr, mbi baz\u00ebn e dokumenteve t\u00eb mbledhura e t\u00eb paraqitura prej nesh, ka b\u00ebr\u00eb propozimet p\u00ebrkat\u00ebse par shpalljen D\u00ebshmor i Atdheut.<\/p>\n<p>Por sipas t\u00eb dh\u00ebnave dhe d\u00ebshmive t\u00eb t\u00eb af\u00ebrme si dhe\u00a0 t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve vendas,\u00a0 ka edhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb ato luftime, por q\u00eb akoma nuk kemi gjetur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota p\u00ebr ta. Fatkeq\u00ebsisht edhe sot e k\u00ebsaj dite ata jan\u00eb len\u00eb n\u00eb harres\u00eb. Dhe asnj\u00eb qeveri deri m\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb interesuar tu jap\u00eb statusin\u00a0 e merituar D\u00ebshmor i Atdheut.\u00a0 N\u00eb at\u00eb luft\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb ardhur si vullnetar\u00eb nga rrethet e tjera por q\u00eb jan\u00eb harruar e askush nuk \u00ebsht\u00eb kujtuar p\u00ebr ta, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr mund t\u00eb p\u00ebrmend\u00eb 7 luft\u00ebtar\u00eb nga Kavaja, q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn heroikisht n\u00eb malin e Taraboshit, e q\u00eb p\u00ebr ta nuk \u00ebsht\u00eb shkruar e folur askund.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb populli i ka p\u00ebrjet\u00ebsuar n\u00eb dhjet\u00ebra k\u00ebng\u00eb e tregime, q\u00eb jo radh\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb legjenda trim\u00ebrie.<\/p>\n<p>Ne si krahin\u00eb e kemi p\u00ebrjet\u00ebsuar amanetin e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb luftuan n\u00eb An\u00ebn e Malit p\u00ebr mbrojtjen e Shkodr\u00ebs me nj\u00eb Shk\u00ebmb-P\u00ebrmendore n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Oblik\u00ebs, titulluar \u201cMemorial kushtuar q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb Taraboshit\u201d. Por mendoj se Presidenti, Qeveria dhe\u00a0 Bashkia e Shkodr\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr anamalasit e vrar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb lavdishme, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e Shkodr\u00ebs, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht edhe sot e k\u00ebsaj nuk jan\u00eb evidentuar e dokumentuar plot\u00ebsisht dhe t\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin q\u00eb u takon n\u00eb altarin e Atdheut. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen Atdheut duhet t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn statusin e D\u00ebshmorit t\u00eb Atdheut.<\/p>\n<p>Ana e Malit, si krahin\u00eb kufitare historikisht ka vuajtur nga lakmit\u00eb e fqinj\u00ebve sllav\u00eb, duke qen\u00eb p\u00ebr \u00e7do rast n\u00eb ball\u00eb t\u00eb pretendimeve e t\u00eb sulmeve t\u00eb tyre, por gjithmon\u00eb duke q\u00ebndruar fort n\u00eb mbrojtje t\u00eb trojeve tona.<\/p>\n<p>Do t\u00eb p\u00ebrmend nj\u00eb histori nga ato t\u00eb krahin\u00ebs ton\u00eb, por q\u00eb gjat\u00eb viteve \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb legjend\u00eb. Mbas Konferenc\u00ebs s\u00eb Londr\u00ebs, kur mbi baz\u00ebn e vendimeve t\u00eb saj u p\u00ebrgjysmua Shqip\u00ebria,\u00a0 Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar erdhi t\u00eb punonte n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit p\u00ebr p\u00ebrcaktimin kufirit ton\u00eb me Malin e Zi. Mbasi Fuqit\u00eb e M\u00ebdha i kishin hequr Shqip\u00ebris\u00eb Tivarin e Ulqinin me krahinat p\u00ebrreth, Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar e ndau An\u00ebn e Malit nj\u00eb me tre, duke i dh\u00ebn\u00eb padrejt\u00ebsisht dhe jasht\u00eb \u00e7do morali njer\u00ebzor e ligjor, mbi dy t\u00eb treta e krahin\u00ebs ton\u00eb, Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar kishte planifikuar ndarjen e kufirit p\u00ebrgjat\u00eb vij\u00ebs Golisht\u00eb-Gur\u00eb-Bobot-Ura e Sagjic\u00ebs q\u00eb i hiqte Shqip\u00ebris\u00eb edhe dy fshatra t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb saj t\u00eb urt\u00ebsis\u00eb dhe diplomacis\u00eb s\u00eb nj\u00eb burri t\u00eb urt\u00eb nga Ana e Malit, Tahir Nas\u00ebs, ishte arritur q\u00eb vija e kufirit t\u00eb shtyhej m\u00eb larg, deri n\u00eb Muriqan e Vidhgar. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij, Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nuk dihet p\u00ebr \u00e7\u2019arsye, e ndau fshatin Vidhgar p\u00ebrgjysm\u00eb midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi dhe vuri gurin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb kufirit (n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ndarjen provizore t\u00eb kufirit, vihej nj\u00eb gur i madh), \u00e7ka sillte shum\u00eb probleme e pak\u00ebnaq\u00ebsi, sepse rrall\u00eb ka ndodh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufijve nj\u00eb fshat t\u00eb ndahet p\u00ebrgjysm\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb \u201ckorrigjuar\u201dpun\u00ebn e Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, at\u00eb nat\u00eb, anamalasi Murat Osja, burr\u00eb i njohur p\u00ebr urt\u00ebsi e trim\u00ebri, \u00e7ohet n\u00eb mesnat\u00eb dhe merr gurin e kufirit mbi shpin\u00eb, ec\u00ebn sa mundet p\u00ebr gjith\u00eb nat\u00ebn dhe e \u00e7oi sa m\u00eb larg, deri sa e l\u00ebn\u00eb forcat dhe e l\u00ebshoi mbi tok\u00eb\u2026aty ku \u00ebsht\u00eb kufiri sot, duke e shp\u00ebtuar Vidhgarin pa e ndar\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb.<\/p>\n<p><em>*Kryetar i Shoqat\u00ebs \u201cAna e Malit\u201d<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\/Marr\u00eb nga gazetadita.al\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ruzhdi Poda* Para disa koh\u00ebsh kam lexuar n\u00eb gazet\u00ebn DITA se, sipas disa studiuesve, Shqip\u00ebria num\u00ebron rreth 50 mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb kryengritje p\u00ebr \u00e7lirim komb\u00ebtar e luft\u00ebra p\u00ebr mbrojtjen e Atdheut, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, deri m\u00eb sot nuk jan\u00eb shpallur D\u00ebshmor\u00eb t\u00eb Atdheut. E nder ta, do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12393,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-12391","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12391"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12391\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12396,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12391\/revisions\/12396"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12393"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}