{"id":12212,"date":"2017-01-04T13:41:50","date_gmt":"2017-01-04T12:41:50","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12212"},"modified":"2017-01-04T13:41:50","modified_gmt":"2017-01-04T12:41:50","slug":"pasojat-e-terheqjes-amerikane-nga-roli-nderkombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12212","title":{"rendered":"PASOJAT E T\u00cbRHEQJES AMERIKANE NGA ROLI ND\u00cbRKOMB\u00cbTAR"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/shtepia-bardhe-nju-jork-washington.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-11601 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/shtepia-bardhe-nju-jork-washington.jpg\" width=\"519\" height=\"347\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/shtepia-bardhe-nju-jork-washington.jpg 449w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/shtepia-bardhe-nju-jork-washington-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 519px) 100vw, 519px\" \/><\/a><br \/>\n<strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb m\u00eb pak se dy jav\u00eb e gjys\u00ebm, pas dy mandateve, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Barak Obama i dor\u00ebzon \u00e7elsat e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb Presidentit t\u00eb zgjedhur, Donald Trump.\u00a0 Politika e jasht\u00ebme amerikane dhe roli i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe politika e jashtme e administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Obama gjat\u00eb 8-viteve t\u00eb fundit, n\u00eb ve\u00e7anti &#8212; ishte subjekt i debateve t\u00eb ashp\u00ebra gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale p\u00ebr president t\u00eb SHBA-ave, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar.\u00a0 Kandidati republikan, Trump ka kritikuar politik\u00ebn e jashtme t\u00eb administrat\u00ebs Obama duke th\u00ebn\u00eb se roli i Amerik\u00ebs n\u00eb bot\u00eb ka r\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Presidentit Obama, por pa dh\u00ebn\u00eb holl\u00ebsi se \u00e7far\u00eb roli ndryshe do t\u00eb luaj Amerika, n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij si prresident i Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u00a0 Politika e ardh\u00ebshme dhe cili do t\u00eb jet\u00eb roli amerikan n\u00eb bot\u00eb, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Presidentit Trump, mbetet p\u00ebr tu par\u00eb, megjithse ekspert\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme si dhe disa antar\u00eb t\u00eb Kongresit amerikan, p\u00ebrfshir\u00eb edhe disa senator\u00eb t\u00eb njohur republikan\u00eb, kan\u00eb kritikuar ashp\u00ebr tanim\u00eb deklaratat e Donald Trump-it n\u00eb lidhje me politik\u00ebn e jashtme q\u00eb ai mund t\u00eb ndjek\u00eb, me t\u00eb filluar nga detyra me 20 Janar.\u00a0 Ndon\u00ebse nuk dihet se \u00e7\u2019drejtim do t\u00eb marr\u00eb politika e jashtme amerikane dhe cili do t\u00eb jet\u00eb roli i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb bot\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00ebn drejtimin e administrat\u00ebs Trump \u2013 politika e jashtme e 8-viteve t\u00eb kaluara t\u00eb administrat\u00ebs Obama ka filluar t\u00eb analizohet dhe r\u00ebnja e rolit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb bot\u00eb &#8212; gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe &#8212; t\u00eb kritikohet nga ekspert\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe nga akademik\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej k\u00ebtyre akademik\u00ebve \u00ebsht\u00eb Profesori Robert J. Lieber i \u00e7\u00ebshtjeve qeveritare dhe i politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare pran\u00eb Universitetit t\u00eb njohur jezuit Georgetown n\u00eb Washington, autor i 16 librave mbi marr\u00ebddh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe mbi politik\u00ebn e jashtme amerikane dhe k\u00ebshilltar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb pran\u00eb disa dikastereve t\u00eb qeveris\u00eb amerikane.\u00a0\u00a0 N\u00eb librin e tij t\u00eb fundit, \u201cT\u00ebrheqja dhe Pasojat: Politika e Jashtme Amerikane dhe Problemi i Rendit Bot\u00ebror\u201d, botuar disa muaj m\u00eb par\u00eb, Profesori Lieber konsideron se roli nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar duksh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb gjat\u00eb 8-viteve t\u00eb fundit dhe nj\u00ebkohsisht mbron tez\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb fort\u00eb amerikan n\u00eb bot\u00eb.\u00a0\u00a0 Ai beson se megjith k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie t\u00eb rolit amerikan n\u00eb bot\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, sipas tij, heret ose von\u00eb, Amerika do t\u00eb detyrohet t\u2019i k\u00ebthehet rolit udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb bot\u00eb, sepse t\u00ebrheqja e Shteteve t\u00eb Bashkuara nga roli i saj tradicional i pothuaj 100-viteve t\u00eb kaluara, do t\u00eb ket\u00eb pasoja, jo vet\u00ebm p\u00ebr bot\u00ebn, por edhe p\u00ebr vet Amerik\u00ebn dhe sigurimin komb\u00ebtar t\u00eb saj.\u00a0 Ai pohon se vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara, \u201cJan\u00eb t\u00ebrhequr nga roli udh\u00ebheq\u00ebs historik n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Administrata e Presidentit Obama \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb pajtoj\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e Amerik\u00ebs, nd\u00ebrsa ka treguar nj\u00eb indiferenc\u00eb ndaj aleat\u00ebve t\u00eb saj.\u00a0 Presidenti Obama kishte paralajm\u00ebruar mos shkeljen e \u2018vijave t\u00eb kuqe\u2019 dhe pastaj s\u2019b\u00ebri asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos lejuar shkeljen e tyre, si\u00e7 ishte rasti i p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve kimike nga Presidenti i Siris\u00eb Bashar Al Assad.\u201d\u00a0\u00a0 Ishte ky nj\u00eb rast, q\u00eb sipas Profesorit Lieber, tregoi qart\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e pak\u00ebndshme n\u00eb lidhje me angazhimet e Amerik\u00ebs ndaj aleat\u00ebve dhe vuri n\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u00a0\u00a0 Administrata e Presidentit Obama, shkruan Profesori amerikan, preferonte q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb luanin rolin e \u2018udh\u00ebheqsit nga mbrapa\u2019, p\u00ebrball\u00eb luft\u00ebs katastrofale civile n\u00eb Siri, p\u00ebrball\u00eb barbarizmave t\u00eb ISIS-it n\u00eb Lindjen e Mesme dhe n\u00eb Afrik\u00ebn Veriore, p\u00ebrball\u00eb politikave grabitqare t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Europ\u00ebn Lindore dhe sjelljeve t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb Azin\u00eb lindore\u201d.<\/p>\n<p>Profesori Robert Lieber shprehet n\u00eb librin e tij, \u201cT\u00ebrheqja dhe Pasojat: Politika e Jashtme Amerikane dhe Problemi i Rendit Bot\u00ebror\u201d, se \u201cPasojat e k\u00ebtij eksperimenti \u2018realist\u2019 t\u00eb administra\u00ebs Obama, \u201cKan\u00eb qen\u00eb tep\u00ebr t\u00eb d\u00ebmshme, kan\u00eb shkaktuar vuajtje dhe nj\u00ebkohsisht kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb humbnin kredibilitetin e tyre, jo vet\u00ebm me miqt\u00eb por edhe me armiqt\u00eb e tyre.\u201d\u00a0 Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, ai shkruan se \u201cAmerika e ka mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr, por n\u00ebqoftse n\u00eb t\u00eb ardhmen ajo nuk merr p\u00ebrsip\u00ebr luajtjen e nj\u00eb roli m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb bot\u00eb, ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb gj\u00ebndja nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb e rrezikshme se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb tani, me k\u00ebrc\u00ebnime n\u00eb shtim e sip\u00ebr, jo vet\u00ebm ndaj stabilitetit rajonal dhe rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar por edhe me pasoja serioze p\u00ebr vet\u00eb interesat komb\u00ebtare t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d, thekson Profesori i Universitetit Georgetown.<\/p>\n<p>Roli udh\u00ebheq\u00ebs i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb unik, sipas Profesorit Robert Lieber.\u00a0 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb &#8212; n\u00ebnvijon ai &#8212; historikisht, kan\u00eb qen\u00eb dakort si element\u00ebt liberal\u00eb ashtu edhe ata konservator\u00eb t\u00eb dy partive kryesore politike t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0 Ata, shkruan ai, mund t\u00eb ken\u00eb patur ndryshime midis tyre n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn e zbatimit t\u00eb k\u00ebtij roli, se ku dhe si duhej t\u00eb angazhoheshin Shtetet e Bashkuara nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, por ama ata gjithmon\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakort, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe ish-Presidenti Bill Clinton, \u201cAmerika mbetet nj\u00eb vend i paz\u00ebv\u00ebndsuesh\u00ebm p\u00ebr bot\u00ebn\u201d, thekson Profesori Lieber.\u00a0 Ai shkruan se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, Amerika \u201cKa sh\u00ebrbyer efektivisht, jo vet\u00ebm n\u00eb rolin udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb bot\u00eb dhe si mb\u00ebshtet\u00ebse dhe promovuese e demokracive liberale dhe e ekonomive t\u00eb tregut, por edhe si ruajt\u00ebse dhe mbrojt\u00ebse e rregullave dhe normave t\u00eb rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.\u201d<br \/>\nProfesori Lieber thekson n\u00eb librin e tij t\u00eb fundit, se pa nj\u00eb ri-angazhim t\u00eb till\u00eb ndaj rolit udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb bot\u00eb, dera mbetet e hap\u00ebt p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e Amerik\u00ebs dhe t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb saj\u00eb, q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb influenc\u00ebn e tyre, pasojat e t\u00eb cilave kan\u00eb qen\u00eb tragjike, si ishte rasti i kriz\u00ebs n\u00eb Siri dhe n\u00eb Libi, pasoja k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb shtrir\u00eb dhe kan\u00eb prekur stabilitetin politik dhe ekonomik t\u00eb Europ\u00ebs.\u00a0\u00a0 \u201cNj\u00eb Evrop\u00eb stabile, e begat\u00eb dhe demokratike, historikisht, ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin komb\u00ebtar t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d, pohon Profesori Lieber.\u00a0\u00a0 \u201cPor v\u00ebshtirsit\u00eb me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Evropa jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar nga mos vullneti i Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb fillimisht n\u00eb kriz\u00ebn e Siris\u00eb.\u201d\u00a0\u00a0\u00a0 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb lidhje me shtetet baltike dhe me Ukrain\u00ebn, shkruan Profesori Lieber, p\u00ebrgjigja e ngadalt\u00eb dhe jo efektive e Amerik\u00ebs ndaj nd\u00ebrhyrjes dhe ndaj agresionit rus, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb\u00a0\u00a0 k\u00ebrc\u00ebnim\u00a0 ndaj rendit bot\u00ebror, pik\u00ebrisht si p\u00ebrfundim i munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb angazhimi t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara ndaj organizatave si\u00e7 \u00ebsht\u00eb aleanca NATO.<\/p>\n<p>Profesori Robert Lieber b\u00ebn thirrje p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme m\u00eb aktive nga ana e Shteteve t\u00eb Bashkuara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb paralajm\u00ebron presidentin e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb Shteteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb t\u2019i kushtoj\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb posa\u00e7me r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka kredibiliteti i udh\u00ebheqjes amerikane n\u00eb bot\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb administrata e re fillon p\u00ebrpilimin e politik\u00ebs s\u00eb ardh\u00ebshme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb fush\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\u00a0 Profesori i Universitetit Georgetown, Robert Lieber p\u00ebrfundon duke th\u00ebn\u00eb se vitet e fundit, \u201cjan\u00eb shtuar k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj Amerik\u00ebs dhe ndaj rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, rend t\u00eb cilin ne kemi b\u00ebr\u00eb aq shum\u00eb p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar\u201d, gjat\u00eb dekadave.\u00a0 \u201cSi p\u00ebrfundim\u201d, shkruan ai, \u201cPresidenti q\u00eb fillon nga detyra m\u00eb 20 Janar do t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb rivendosur aft\u00ebsit\u00eb dhe kredibilitetin amerikan nga t\u00eb cilat varet, jo vet\u00ebm sigurimi dhe vlerat e Amerik\u00ebs, por edhe sigurimi i miq\u00ebve dhe i aleat\u00ebve tan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nga deklaratat e deri tanishme t\u00eb presidentit t\u00eb zgjedhur Donald Trump dhe t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se cila do t\u00eb jet\u00eb politika e jashtme e administrat\u00ebs s\u00eb ardh\u00ebshme dhe cili do t\u00eb jet\u00eb roli i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb bot\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij.\u00a0 Pik\u00ebpamjet e tija mbi politik\u00ebn e jashtme nuk jan\u00eb t\u00eb qarta dhe kjo vihet n\u00eb dukje edhe nga nj\u00eb sondazh i koh\u00ebve t\u00eb fundit nga rrjeti televiziv amerikan CBS, ku, sipas t\u00eb cilit, vet\u00ebm 46 p\u00ebr qind e amerikan\u00ebve shprehen se besojn\u00eb q\u00eb Z.Trump i ka aft\u00ebsit\u00eb t\u00eb menazhoj\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 47 thon\u00eb se besojn\u00eb n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tija p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur forc\u00ebn ushtarake ku dhe kur t\u00eb jet\u00eb e nevojshme.\u00a0\u00a0 Historikisht, sipas k\u00ebtij rrjeti televiziv, sondazhi tregon se Z. Trump fillon nga nj\u00eb pozit\u00eb e dob\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.\u00a0 Por \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr heret t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb vler\u00ebsim dhe mbetet p\u00ebr tu par\u00eb se cili do t\u00eb jet\u00eb roli i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb ardh\u00ebshme t\u00eb administrat\u00ebs Trump.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb pasigurie t\u00eb rolit amerikan n\u00eb bot\u00eb, mbetet shpresa tek Kongresi i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb ruajtur sado pak nj\u00eb balanc\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, p\u00ebr t\u00eb siguruar aleat\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb paralajm\u00ebruar kund\u00ebrshtar\u00ebt, se Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk e kan\u00eb nd\u00ebr mend\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqen nga roli i tyre historik n\u00eb bot\u00eb.\u00a0\u00a0 Ky, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ishte edhe mesazhi i tre senator\u00ebve republikan\u00eb, John McCain, Lindsey Graham dhe Amy Klobuchar, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebn\u00eb nj\u00eb turne n\u00eb Evrop\u00eb dit\u00ebt e fundit, nd\u00ebrsa vizituan shtetet baltike, Ukrain\u00ebn dhe Gjorgjin\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb siguruar vendet aleate dhe partner\u00ebt se Shtetet e Bashkuara do t\u2019i mb\u00ebshtesin ato, pa marr\u00eb parasysh\u00eb deklaratat e Donald Trump-it p\u00ebr Putinin dhe dyshimet q\u00eb ai mund t\u00eb ket\u00eb shprehur n\u00eb lidhje me organizat\u00ebn NATO.\u00a0\u00a0 Senatori veteran John McCain theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb Vladimir Putinin dhe politikat e tija agresive ndaj vendeve fqinje, nd\u00ebrsa senatori Lindsey Graham u shpreh gjat\u00eb asaj vizite n\u00eb Evrop\u00eb se Shtetet e Bashkuara duhet t\u00eb vendosin m\u00eb shum\u00eb sanksione ekonomike kund\u00ebr Rusis\u00eb putiniste.\u00a0\u00a0 Nep\u00ebrmjet nj\u00eb deklarate t\u00eb senatorit Graham, tre senator\u00ebt republikan\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb sigurojn\u00eb aleat\u00ebt n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb fort\u00eb amerikan n\u00eb politik\u00ebn e jashtme duke theksuar se, &#8220;Mesazhi yn\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb rajonin \u00ebsht\u00eb se shpresojm\u00eb q\u00eb n\u00eb 2017-\u00ebn Amerika t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.\u00a0 Do t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb frontin ekonomik dhe ushtarak&#8230;Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb. Ata u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb zgjedhjet tona, ata po minojn\u00eb demokracit\u00eb n\u00eb mbar\u00eb rajonin.\u00a0 M\u00eb shum\u00eb sanksione n\u00eb sektor\u00ebt energjetik dhe financiar\u00eb p\u00ebr t\u2019u l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se ka arritur kulmi.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb librin e tij, \u201cT\u00ebrheqja dhe Pasojat: Politika e Jashtme Amerikane dhe Problemi i Rendit Bot\u00ebror\u201d shkruan se, \u201cDiplomacia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb efektive kur mb\u00ebshtetet nga forca dhe nga vullneti p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur forc\u00ebn.\u201d\u00a0\u00a0 Gjuha e forc\u00ebs \u00ebsht\u00eb e vetmja gjuh\u00eb q\u00eb kuptojn\u00eb tipat e Vladimir Putinit.\u00a0 Shpresojm\u00eb q\u00eb Kongresi amerikan t\u00eb insistoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb rivendos\u00eb rolin amerikan n\u00eb bot\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb administrata e Presidentit Trump p\u00ebrpilon politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme dhe rolin q\u00eb do t\u00eb luajn\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb muajt dhe vitet e ardh\u00ebshme.\u00a0 \u00cbsht\u00eb provuar her\u00eb pas here, gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, se roli i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb bot\u00eb nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nga askush tjet\u00ebr.\u00a0 Sh\u00ebmbulli m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti i Kosov\u00ebs!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb m\u00eb pak se dy jav\u00eb e gjys\u00ebm, pas dy mandateve, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Barak Obama i dor\u00ebzon \u00e7elsat e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb Presidentit t\u00eb zgjedhur, Donald Trump.\u00a0 Politika e jasht\u00ebme amerikane dhe roli i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe politika e jashtme e administrat\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11601,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-12212","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12212","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12212"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12212\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12213,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12212\/revisions\/12213"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11601"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12212"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12212"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12212"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}