{"id":12111,"date":"2016-12-27T13:40:40","date_gmt":"2016-12-27T12:40:40","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12111"},"modified":"2016-12-27T13:40:40","modified_gmt":"2016-12-27T12:40:40","slug":"apatia-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12111","title":{"rendered":"Apatia politike"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/Qani-Osmani.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-7293 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/Qani-Osmani-249x300.jpg\" alt=\"\" width=\"249\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/Qani-Osmani-249x300.jpg 249w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/Qani-Osmani.jpg 250w\" sizes=\"auto, (max-width: 249px) 100vw, 249px\" \/><\/a>Shkrun Qani Osmani<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb konkretisht p\u00ebr apatin\u00eb politike para s\u00eb gjithash aludohet n\u00eb mosinteresimin e qytetar\u00ebve ndaj rrjedhave politike dhe aktiviteteve konkrete politike si\u00e7 jan\u00eb: pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje, ndjekja e gjendjes politike, pjes\u00ebmarrja n\u00eb mbledhjet e organizatave politike etj. Apatia \u00ebsht\u00eb dukuri q\u00eb ndjek sistemet politike dhe funksionimin e tyre prej fazave m\u00eb t\u00eb hershme e deri m\u00eb sot. Vet\u00eb nocioni \u201capati\u201d (indiferenc\u00eb) n\u00ebnkupton gjendjen psikike q\u00eb e karakterizon munges\u00ebn e interesimit t\u00eb njeriut ndaj rrjedhave shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Apatia politike edhe pse \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb t\u00eb gjitha sistemet politike nuk do t\u00eb thot\u00eb se ajo paraqitet me po t\u00eb nj\u00ebjtin intezitet dhe s\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e ndikimit t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Disa sisteme politike e stimulojn\u00eb apatin\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt e luftojn\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb sjelljes s\u00eb saj n\u00eb suazat e t\u00eb tolerueshmes. Shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb p\u00ebrkufizim i sakt\u00eb lidhur me at\u00eb se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb apatia politike, e aq m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb zbulohen t\u00eb gjitha motivet q\u00eb e stimulojn\u00eb at\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu nga shkaku se apatia politike ka lidhshm\u00ebri t\u00eb ngusht\u00eb me gjendjen shpirt\u00ebrore t\u00eb individit.<\/p>\n<p>Apatia politike si dukuri \u00ebsht\u00eb ngusht e lidhur me demokratizimin e shoq\u00ebris\u00eb dhe format dhe m\u00ebnyrat e veprimit t\u00eb partive politike. Fillimisht partit\u00eb politike ishin sinonim i aktiviteteve politike. Ato e kishin q\u00ebllim par\u00ebsor mobilizimin dhe aktivizimin e masave t\u00eb gj\u00ebra q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb aktivitetet politike. Megjithat\u00eb me kalimin e koh\u00ebs shum\u00eb\u00e7ka ndryshoi. Partit\u00eb politike mund ta stimulojn\u00eb ose destimulojn\u00eb apatin\u00eb. Nga programet partiake, synimet e tyre, mjetet dhe metodat q\u00eb i v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb garat zgjedhore n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve varet edhe interesimi i qytetar\u00ebve p\u00ebr ndonj\u00eb parti konkrete. Nga kjo varet p\u00ebr cil\u00ebn parti do t\u00eb p\u00ebrcaktohet trupi votues n\u00eb dit\u00ebn e votimit, ose a do ta ndjek\u00eb dhe sa do ta p\u00ebrkrah\u00eb ndonj\u00eb parti politike n\u00eb aktivitetin e saj.<\/p>\n<p>Sa u takon zgjedhjeve dhe partive politike, vlen\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenden dy momente t\u00eb cilat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejp\u00ebrdrejt\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb pasivizimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr ndodhit\u00eb, proceset dhe rrjedhat politike si edhe mosinteresimin e tyre p\u00ebr mosshfryt\u00ebzimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs. Momenti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cd\u00ebshp\u00ebrimi\u201d nga partit\u00eb politike. Deri te kjo vjen p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb shkaqe, por para s\u00eb gjithash nga format e luft\u00ebs s\u00eb partive p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet. Shpeshher\u00eb partit\u00eb nuk e v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr interesin m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb shoq\u00ebror dhe pas ardhjes n\u00eb pushtet nuk i qasen m\u00eb nj\u00eb seriozitet t\u00eb duhur zgjidhjes s\u00eb problemeve n\u00eb shoq\u00ebri, me \u00e7\u2019rast partit\u00eb nuk e luajn\u00eb rolin e artikulluesit dhe realizuesit t\u00eb interesave politike t\u00eb grupeve t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, partit\u00eb politike shum\u00eb premtojn\u00eb, por pak realizojn\u00eb. Politika shnd\u00ebrrohet n\u00eb monopol t\u00eb forumeve partiake, ajo shnd\u00ebrrohet n\u00eb \u201cpoligon\u201d t\u00eb strukturave partake dhe merr trajt\u00ebn e \u201cinteresit privat t\u00eb tyre\u201d. Ata q\u00eb udh\u00ebheqin me politik\u00ebn, n\u00ebn \u201cvelin\u201d e luft\u00ebs p\u00ebr realizimin e interesave t\u00eb p\u00ebrgjithshme e avancojn\u00eb interesin e tyre privat.<\/p>\n<p>Momenti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201clodhja\u201de trupit zgjedhor nga zgjedhjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme. N\u00eb qoft\u00eb se zgjedhjet organizohen shpesh, ekziston mund\u00ebsia q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr relativisht i madh i qytetar\u00ebve t\u00eb b\u00ebhet \u201capatik\u00eb\u201d, t\u00eb mos ju interesoj asgj\u00eb, madje as data e mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve e as kandidat\u00ebt e mundsh\u00ebm p\u00ebr bart\u00ebs t\u00eb funsioneve, e aq m\u00eb pak platformat zgjedhore. N\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb bot\u00ebs institucione t\u00eb specializuara, por edhe vet\u00eb partit\u00eb politike b\u00ebjn\u00eb hulumtime t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u2019i zbuluar shkaqet dhe motivet q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb mosinteresimit te nj\u00eb p\u00ebrqindje e qytetar\u00ebve ndaj l\u00ebvizjeve politike, e sidomos ndaj zgjedhjeve. Megjithat\u00eb, si\u00e7 duket ende nuk \u00ebsht\u00eb gjetur ndonj\u00eb \u201cformul\u00eb efikase\u201d q\u00eb do t\u00eb kishte ndihmuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e nj\u00eb shoq\u00ebrie konkrete t\u00eb \u201caktivizohen politikisht\u201d, s\u00eb paku n\u00eb qoft\u00eb se jo m\u00eb shum\u00eb at\u00ebher\u00eb ta shfryt\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb vot\u00ebs. Por, nga ana tjet\u00ebr demokracia duhet t\u00eb kuptohet si nj\u00eb dukuri komplekse. Edhe mosinteresimi p\u00ebr ndodhit\u00eb politike dhe mosshfryt\u00ebzimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs jan\u00eb pjes\u00eb e demokracis\u00eb. Aq sa \u00ebsht\u00eb \u201cdemokraci\u201d dhe demokratike t\u00eb votohet p\u00ebr nj\u00eb obcion, p\u00ebr nj\u00eb parti t\u00eb caktuar politike ose koalicion partiak q\u00eb qytetar\u00ebt mendojn\u00eb se do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb tyre, po aq \u00ebsht\u00eb demokratike n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb p\u00ebrqindje e qytetar\u00ebve nuk del n\u00eb votim e bindur se zgjedhjet, respektivisht partit\u00eb q\u00eb do t\u00eb fitojn\u00eb, nuk do t\u00eb nd\u00ebrmarrin asgj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmisimin e statusit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendeve n\u00eb tranzicion, e sidomos n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb t\u00eb jepen vler\u00ebsime meritore p\u00ebr shkaqet, arsyet dhe motivet e apatis\u00eb politike \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr v\u00ebshtir\u00eb. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb jan\u00eb pasoj\u00eb e ambientit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm pluralo-partiak t\u00eb vendit. Nuk mund ta marrim t\u00eb drejt\u00ebn dhe t\u00eb themi se qytetar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi mund t\u00eb mburren dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me demokratizimin e partive politike.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike dhe Mali i Zi si shtet, brenda k\u00ebtyre viteve t\u00eb pluralizmit shum\u00eb pak kan\u00eb mbajtur llogari p\u00ebr ndjenjat e trupit zgjedhor dhe t\u00eb drejtat dhe obligimet e tij si vlera demokratike. Shteti ka treguar dob\u00ebsi t\u00eb dukshme n\u00eb aspektin e sigurimit t\u00eb parakushteve q\u00eb qytetari sipas bindjes s\u00eb tij ta shpreh vullnetin politik, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr, partit\u00eb politike me \u00e7do kusht kan\u00eb tentuar ta marrin vot\u00ebn e qytetar\u00ebve duke p\u00ebrdorur edhe mjete t\u00eb palejueshme, dhun\u00eb dhe falsifikime pa mos u brengosur aspak se n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shkelin thell\u00eb n\u00eb dinjitetin e atyre n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve garojn\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike. K\u00ebshtu n\u00eb raste t\u00eb caktuara partive politike u ka shkuar n\u00eb favor mosdalja e qytetar\u00ebve n\u00eb votim, p\u00ebr shkak se ashtu m\u00eb leht\u00eb kan\u00eb mundur ta keqp\u00ebrdorin vot\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb vend q\u00eb ta \u201cm\u00ebsojn\u00eb trupin zgjedhor\u201d q\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00eb votim dhe ta shfryt\u00ebzoj t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, e kan\u00eb zgjedhur rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe m\u00eb t\u00eb leht\u00eb. Ato ia fusin n\u00eb palc\u00eb frik\u00ebn votuesit q\u00eb ai seriozisht t\u00eb mendoj\u00eb a duhet t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e votimit ose jo. Si duket ndryshe e kan\u00eb kuptuar reagimin e qytetar\u00ebve me rastin e anketave t\u00eb cilat gjithsesi jan\u00eb t\u00eb pakta dhe jo aq cil\u00ebsore me \u00e7\u2019rasti n\u00eb pyetjet e parashtruara p\u00ebrgjigjen shkurt n\u00eb stilin \u201cnuk i besojm\u00eb asnj\u00eb partie politike\u201d, \u201ct\u00eb gjith\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr interes t\u00eb vetin\u201d ose \u201cvet\u00ebm le t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb zgjedhjet pa incidente dhe pa vrasje\u201d. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, n\u00eb k\u00ebt\u00eb perudh\u00eb partit\u00eb politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e ve\u00e7mas partit\u00eb politike shqiptare fort\u00eb pak kan\u00eb investuar n\u00eb ngritjen e nivelit t\u00eb kultur\u00ebs politike t\u00eb qytetarit, si investim i vet\u00ebm q\u00eb jep rezultate afatgjate dhe e lufton me sukses dukurin\u00eb e apatis\u00eb politike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrun Qani Osmani &nbsp; Kur b\u00ebhet fjal\u00eb konkretisht p\u00ebr apatin\u00eb politike para s\u00eb gjithash aludohet n\u00eb mosinteresimin e qytetar\u00ebve ndaj rrjedhave politike dhe aktiviteteve konkrete politike si\u00e7 jan\u00eb: pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje, ndjekja e gjendjes politike, pjes\u00ebmarrja n\u00eb mbledhjet e organizatave politike etj. Apatia \u00ebsht\u00eb dukuri q\u00eb ndjek sistemet politike dhe funksionimin e tyre prej fazave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7293,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[122],"class_list":["post-12111","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-qani-osmani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12111","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12111"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12111\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12112,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12111\/revisions\/12112"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7293"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}