{"id":12057,"date":"2016-12-23T16:31:17","date_gmt":"2016-12-23T15:31:17","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12057"},"modified":"2016-12-23T16:39:27","modified_gmt":"2016-12-23T15:39:27","slug":"nga-amulli-ne-amerike-interviste-me-frank-shkrelin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12057","title":{"rendered":"INTERVIST\u00cb ME FRANK SHKRELIN"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-2391 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\" width=\"450\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/a>Nga ENTELA BINJAKU<\/strong><strong>*<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Cila ka qen\u00eb f\u00ebmij\u00ebria juaj? Si e mbani mend qytetin tuaj t\u00eb lindjes, shkoll\u00ebn, m\u00ebsuesit?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli:<\/u><\/strong> <em>Fillimisht, dua t\u2019ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr intervist\u00ebn dhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb m\u00eb dhat\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb disa holl\u00ebsi nga jeta ime me lexuesit, megjithse kan\u00eb kaluar aq shum\u00eb vjet\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria.\u00a0 F\u00ebmij\u00ebria ime ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00ebn rrethanat ekonomike dhe politike n\u00eb t\u00eb cilat jetonim n\u00eb ish-Jugosllavin\u00eb e 1950-ave. Por nuk mund t\u00eb them se f\u00ebmij\u00ebria ime ishte, as m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb as m\u00eb e mir\u00eb, n\u00eb krahasim me bashkombasit e mij\u00eb moshatar\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb lindur dhe t\u00eb rritur n\u00eb fshatrat e rrethit t\u00eb Ulqinit n\u00eb periudh\u00ebn e pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne,ashtu si edhe p\u00ebr familjet tona, f\u00ebmij\u00ebria ishte luft\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb. Familja ime e ka origjin\u00ebn nga Shkreli i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe deri sa u mbyll rruga midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe ish-Jugosllavis\u00eb pas prishje Tito\/Enver, t\u00eb par\u00ebt e mi m\u00eb thonin se n\u00eb Shkrel dilnin \u00e7do ver\u00eb nd\u00ebrsa dim\u00ebrin e kalonin n\u00eb fshatin Amull n\u00eb rrethin e Ulqinit. Por un\u00eb jam lindur dhe rritur n\u00eb fshatin Amull dhe n\u00eb trollin e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi, af\u00ebr Kish\u00ebs s\u00eb Shkrelit, e vizitova vet\u00ebm pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit. Pra, atje ku u linda nuk ishte qytet, por nj\u00eb fshat i izoluar malor, larg gjithkafes dhe pothuaj gjithkujt. Shkoll\u00ebn fillore kat\u00ebr vje\u00e7are e kam kryer n\u00eb fshatin Shtod\u00ebr ku detyroheshim t\u00eb shkonim n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, nja nj\u00eb or\u00eb larg sht\u00ebpis\u00eb. Nd\u00ebrsa klasat 4-8-vje\u00e7aren i kam kryer n\u00eb fshatin Kat\u00ebrkoll\u00eb, pothuaj dy or\u00eb larg, gjithnj\u00eb duhej t\u00eb shkonim n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, shpesh nep\u00ebr uj\u00eb e balt\u00eb dhe pa rrug\u00eb t\u00eb kalueshme.\u00a0 Ajo q\u00eb mbaj mend \u00ebsht\u00eb se m\u00ebsuesit, em\u00ebrat e t\u00eb cil\u00ebve i kujtoj edhe sot me mall &#8212; t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00eb &#8212; p\u00ebrpiqeshin t\u00eb b\u00ebnin t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndihmuar student\u00ebt n\u00ebn kujdesin e tyre. Tet\u00eb-vje\u00e7aren e kam kryer n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, me serbishten si l\u00ebnd\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. \u00a0N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ky ihste i vetmi \u201cshkollim\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, pasi gjimnazin e kam kryer n\u00eb nj\u00eb seminar katolik n\u00eb Kroaci dhe pastaj studimet n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn anglisht. <\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Cila ishte p\u00ebrb\u00ebrja juaj familjare? Si ka qen\u00eb lidhja juaj me\u00a0 prind\u00ebrit?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli:<\/u><\/strong> <em>Ashtu si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb dikur\u00eb kur familjet e m\u00ebdha tradiconale shqiptare, ku dy tre v\u00ebll\u00ebz\u00ebr ose m\u00eb shum\u00eb jetonin dhe punonin s\u00eb bashku n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi, p\u00ebr tu kujdesur p\u00ebr familjen, ashtu ishte edhe familja ime:deri sa u arratis\u00ebm nga vendi yn\u00eb p\u00ebr n\u00eb m\u00ebrgim nga fundi i 1960-ave, babi me familjen e vet dhe dy v\u00ebll\u00ebzrit e tij me familjet e tyre jetonim s\u00eb bashku, duke u marr\u00eb me bujq\u00ebsi dhe blegtori, tjet\u00ebr t\u00eb ardhurash nuk kishte. Ndon\u00ebse, ndoshta e pa par\u00eb sot, kjo jetes\u00eb familjare, megjithse mjaft e v\u00ebshtir\u00eb, prapseprap e kishte edhe an\u00ebn pozitive t\u00eb saj. Un\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jem\u00eb shum\u00eb af\u00ebr me kush\u00ebrinjt e mij\u00eb t\u00eb par\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt jemi rritur dikur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi, nd\u00ebrsa respekti dhe dashuria p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin vazhdojn\u00eb megjithse jemi t\u00eb p\u00ebrhapur gjithandej n\u00eb Amerik\u00eb.\u00a0 Si rrjedhim, edhe me prind\u00ebrit kam qen\u00eb tep\u00ebr af\u00ebr,megjithse e shihja se gjithmon\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb b\u00ebnin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ne f\u00ebmijt\u00eb, mund\u00ebsit\u00eb nuk i kishin. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, varf\u00ebria dhe kufizimet e m\u00ebdha materiale, ndjej\u00eb se m\u00eb b\u00ebnin t\u00eb ishem m\u00eb af\u00ebr dhe t\u00eb kisha m\u00eb shum\u00eb respekt p\u00ebr prind\u00ebrit dhe p\u00ebr mundimet e tyre p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira se \u00e7\u2019kishin pasur ata vet\u00eb. <\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Cilat ishin pasionet tuaja t\u00eb rinis\u00eb? A mendoni se keni b\u00ebr\u00eb n\u00eb jet\u00eb at\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb pasioni juaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli: <\/u><\/strong><em>\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr \u201cpasione t\u00eb rinis\u00eb\u201d kur duhej menduar pothuaj \u00e7do dit\u00eb se nga do vinte kafshata e goj\u00ebs, ishte pra nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb n\u00eb vendlindje dhe me arratisjen dhe q\u00ebndrimin nep\u00ebr kampe refugjat\u00ebsh n\u00eb Itali, 1969-1970 &#8212; para ardhjes n\u00eb Amerik\u00eb \u2013 duhej patur kujdes p\u00ebr miq\u00ebrqenjen fizike dhe materiale, pra\u00a0 gjitnj\u00eb ishte gjithnj\u00eb nj\u00eb faz\u00eb e jet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbijetuar dhe nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr pasione t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb ose t\u00eb rinis\u00eb. \u201cPasioni\u201d kryesor nd\u00ebrsa isha si refugjat politik n\u00eb Itali, ishte sigurimi i viz\u00ebs p\u00ebr Amerik\u00eb. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb jet\u00ebs time emigrimi n\u00eb Amerik\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb objektivi kryesor. Fatbardhsisht, me t\u00eb arritur m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb Amerik\u00eb, nga rrethanat e jet\u00ebs megjithse e v\u00ebshtir\u00eb fillimisht, por pak m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb vendlindje dhe jeta prej refugjati, fillova gjithashtu t\u00eb zhvilloj pasione dhe interesime n\u00eb bot\u00ebn e re t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrave. M\u00ebsova gjuh\u00ebn anglishte dhe fillova kolegjin, pjesa tjet\u00ebr pas k\u00ebsaj pastaj \u00ebsht\u00eb histori. Interesimi, n\u00eb mos pasioni fillestar ishte politika dhe gazetaria. Fillova t\u00eb shkruaj n\u00eb anglisht p\u00ebr gazet\u00ebn e kolegjit por edhe p\u00ebr revist\u00ebn e komunitetit katolik shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb, Jeta Katolike Shqiptare. N\u00eb vitin 1974 pas konkursit, provimeve dhe provave t\u00eb tjera fillova pun\u00ebn tek Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, ku p\u00ebrve\u00e7 sh\u00ebrbimit shqip, punova n\u00eb zyra t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebtij enti nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb SHBA-ave duke mbuluar rajone t\u00eb ndryshme gjeografike t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 30-vje\u00e7are. \u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Si ka qen\u00eb p\u00ebrvoja e shk\u00ebputjes nga vendlindja? Sa e r\u00ebnd\u00ebsishme mendoni se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb individ lidhja me origjin\u00ebn?\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli:<\/u><\/strong><em> Un\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb isha larguar nga vendlindja n\u00eb mosh\u00eb tep\u00ebr t\u00eb re, menj\u00ebher\u00eb pas tet\u00eb-vje\u00e7ares p\u00ebr tu regjistruar n\u00eb seminarin katolik n\u00eb Rijek\u00eb t\u00eb Kroacis\u00eb, nga ku edhe jam arratisur p\u00ebr n\u00eb Itali. Por shk\u00ebputja nga vendlindja sipas nj\u00eb th\u00ebnjes anglisht,ishte \u201cbitersweet\u201d.\u00a0 E dhim\u00ebshme por edhe shpres\u00ebdh\u00ebnse. E dhim\u00ebshme sepse ishte nj\u00eb shk\u00ebputje nga \u00e7do gj\u00eb q\u00eb njihje deri at\u00ebher\u00eb,vendlindjen, familjen e af\u00ebrt dhe t\u00eb larg\u00ebt,shok\u00eb, \u00e7do gj\u00eb pra, pasi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk kisha shkuar askund m\u00eb larg se n\u00eb Ulqin dhe nuk dinim fare se ku do p\u00ebrfundonim eventulisht. Largimi ishte shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, sepse mendoja p\u00ebr di\u00e7ka m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr veten dhe p\u00ebr familjen, megjithse nuk kishim asnj\u00eb ide se \u00e7ka na priste me t\u00eb arritur n\u00eb m\u00ebrgim. P\u00ebr mua, q\u00eb kam ardhur n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e fillim t\u00eb 20-ave, lidhja me vendlindjen, me origjin\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve \u2013 ndon\u00ebse i larguar n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re &#8212; m\u00eb ka sh\u00ebrbyer t\u00eb ruaj identitetin tim t\u00eb prejardhjes, q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetoj sot, t\u00eb mund i p\u00ebrgjigjem pyetjes se kush jam dhe nga vi?<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vajtja\u00a0 n\u00eb Amerik\u00eb. Cilat kujtoni si v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha tuajat n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli: <\/u><\/strong><em>Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e kollajt n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, madje as n\u00eb Amerik\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Fillimisht, mos njohja e gjuh\u00ebs, e kultur\u00ebs, e politik\u00ebs dhe t\u00eb gjitha zakoneve the traditave amerikane ishin pengesa t\u00eb m\u00ebdha, pasi d\u00ebshira ime ishte p\u00ebr t\u2019iu adaptuar vendit dhe zakoneve \u2013 megjithse askush nuk m\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb \u2013 por isha i vetdijsh\u00ebm se n\u00ebqoftse do t\u00eb p\u00ebrparosh n\u00eb Amerik\u00eb, nuk mund t\u00eb jetosh n\u00eb nj\u00eb \u201cgeto\u201d, i izoluar nga jeta e p\u00ebrditshme e larmishme e k\u00ebtij vendi. K\u00ebshtuq\u00eb, besoj ashtu si edhe p\u00ebr shumic\u00ebn e m\u00ebrgimtar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebr mua kat\u00ebr pes\u00eb vitet e para kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. D\u00ebshiroja t\u00eb vazhdoja studimet, por nj\u00ebkohsisht kisha nevoj\u00eb t\u00eb punojsha sepse kisha ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend pa asnj\u00eb lek\u00eb as dollar\u00eb. As prind\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt ishin rishtas n\u00eb Amerik\u00eb, nuk kishin kushedi se \u00e7far\u00eb t\u00eb ardhurash, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pa p\u00ebrvoj\u00eb e pa gjuh\u00eb, kishin pun\u00eb q\u00eb paguheshin shum\u00eb pak. Por rrethanat t\u00eb detyrojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjsh\u00eb at\u00eb q\u00eb nevojitet, n\u00ebqoftse do t\u00eb hec\u00ebsh p\u00ebrpara, n\u00eb rastin tim: pun\u00ebn dit\u00ebn, shkoll\u00ebn nat\u00ebn, duke filluar me anglishten.\u00a0 \u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Si ka qen\u00eb jeta juaj studentore? Cfar\u00eb e ka karakterizuar at\u00eb p\u00ebriudh\u00eb t\u00eb jet\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli: <\/u><\/strong><em>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb pyete m\u00eb lart\u00eb p\u00ebr \u201cpasionet\u201d e mia n\u00eb rini. Ishin vitet e para n\u00eb Amerik\u00eb, q\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht mund t\u2019i karakterizoj si vitet q\u00eb ndoshta fillova t\u00eb zhvilloj interesime dhe pasione intelektuale. Sepse deri at\u00ebher\u00eb, un\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk kisha nj\u00eb jet\u00eb normale ku \u201cpasionet\u201d mund t\u00eb nx\u00ebnin rr\u00ebnj\u00eb, sepse jeta deri at\u00ebher\u00eb ishte nj\u00eb jet\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb si n\u00eb vendlindje ashtu edhe rrug\u00ebve t\u00eb m\u00ebrgimit, si\u00e7 theksova edhe m\u00eb lart\u00eb. N\u00eb kolegjin Lehman n\u00eb New York fillova t\u00eb interesohesha p\u00ebr jet\u00ebn dhe sistemin politik amerikan, p\u00ebr histori\u00eb dhe p\u00ebr gazetarin\u00eb, duke u regjistruar gjithashtu p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kurse n\u00eb k\u00ebto deg\u00eb. Megjithse vullnetin e kisha t\u00eb madh dhe punoja r\u00ebnd\u00eb, un\u00eb prapseprap e ndjeja veten jo n\u00eb nivelin me student\u00ebt amerikan\u00eb, kryesisht p\u00ebr arsye t\u00eb gjuh\u00ebs, por me kalimin e koh\u00ebs, edhe k\u00ebsaj munges\u00eb ia dola. Fillova t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e komunitetit dhe e jet\u00ebs n\u00eb kolegj duke shkruar p\u00ebr gazet\u00ebn dhe duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme sstudentore. Aty n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sigurova baz\u00ebn elementare t\u00eb p\u00ebrgatitjes p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb fillova m\u00eb von\u00eb pran\u00eb VOA-s, duke vazhduar edhe studimet universitare me t\u00eb arrijtur n\u00eb Washington, mesin e viti 1974. Ishte kjo nj\u00eb periudh\u00eb gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs zgj\u00ebrova horizontet e mia mbi jet\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb sistemin politik\u00eb, gazetarin\u00eb dhe jet\u00ebn shoq\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, me q\u00ebllim p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e saj, por pa harruar rr\u00ebnj\u00ebt nga vija dhe identitetin tim prej mal\u00ebsori. Karakteristika e k\u00ebsaj periudhe p\u00ebr mua ishte se m\u00ebsova se nj\u00ebkohsisht mund t\u00eb ishe shqiptar i mir\u00eb dhe amerikan i mir\u00eb, pa humbur identitetin t\u00ebnd\u00eb, pasi askush nuk k\u00ebrkonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Pa asnj\u00eb konflikt moral as kombtar, mund ta duash Amerik\u00ebn dhe kombin e origjin\u00ebs, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, sidomos n\u00eb rastin ton\u00eb, kur historikisht Shtetet e Bashkuara kan\u00eb b\u00ebr\u00eb aq shum\u00eb p\u00ebr kombin shqiptar.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Cila \u00ebsht\u00eb familja juaj sot?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli: <\/u><\/strong><em>Familja e ngusht\u00eb:bashkshortja prej 40-vjet\u00ebsh, nj\u00eb djal dhe dy vajza me familjet e tyre. Nga familja m\u00eb e gj\u00ebr\u00eb, kam\u00eb nj\u00eb v\u00eblla e dy motra dhe familjet e tyre. Dyzina kush\u00ebrinjsh e kush\u00ebrirash me familjet e tyre. <\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrpara se t\u00eb punonit n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, a kishit d\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb program?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli: <\/u><\/strong><em>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e kisha d\u00ebgjuar, jo rregullisht se isha i ri dhe natyrisht nuk e kisha disiplin\u00ebn dhe as kuriorizitetin e m\u00ebvonsh\u00ebm, p\u00ebr politik\u00ebn dhe gj\u00ebndjen n\u00eb bot\u00eb. Isha pra i vetdijsh\u00ebm p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e k\u00ebsaj radioje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb k\u00ebtij \u201cz\u00ebri\u201d nga Washingtoni, por vet\u00ebm aq. \u00a0Por, m\u00eb von\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, kisha menduar shpesh gjat\u00eb karier\u00ebs time se kur d\u00ebgjoja Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs n\u00eb rrethin e familjes atje n\u00eb vendlindje, n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb izoluar n\u00eb rrethin e Ulqinit, ndon\u00ebse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, as nuk mund t\u00eb imagjinoja se nj\u00eb dit\u00eb do isha un\u00eb q\u00eb do t\u00eb flisja n\u00eb val\u00ebt e asaj radio t\u00eb famshme amerikane n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, drejtuar bashkombasve t\u00eb mi an\u00eb e mban\u00eb trojeve tona n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nep\u00ebrmjet t\u00eb val\u00ebve t\u00eb shkurt\u00ebra. Dhe jo vet\u00ebm aq, por n\u00ebqoftse m\u00eb lejon t\u00eb shprehem me pak modesti, q\u00eb t\u00eb kisha detyra t\u00eb ndryshme me r\u00ebnd\u00ebsi, jasht\u00eb sh\u00ebrbimit shqip, ishte e pamundur ta merrja me mend at\u00ebher\u00eb. Madje edhe sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb dhe pas nj\u00eb kariere t\u00eb gjat\u00eb 30-vje\u00e7are, m\u00eb duket gjithnj\u00eb si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00eb. <\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Si do ta vler\u00ebsonit ndikimin\u00a0 e \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d tek shqiptar\u00ebt n\u00eb Evrop\u00eb? Si e masnit k\u00ebt\u00eb ndikim?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkreli: <\/strong><em>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shpesh her\u00eb dhe pak a shum\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjigje. \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb, besoj un\u00eb, se Z\u00ebri i Amerik\u00ebs ka patur ndikim pozitiv n\u00eb zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, jo vet\u00ebm gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, pas sh\u00ebmbjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit por besoj se edhe sot vazhdon t\u00eb luaj rolin e nj\u00eb medias serioze dhe t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb gjithnj\u00eb respekt nga shqiptar\u00ebt kudo. Zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara gjat\u00eb dekadave e sidomos gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb e kan\u00eb karakterizuar Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs si ambasadorin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, pasi dep\u00ebrtonte n\u00eb skutat m\u00eb t\u00eb izoluara t\u00eb bot\u00ebs, atje ku nuk mund t\u00eb shkelte k\u00ebmba e ambasadorit ose ndonj\u00eb p\u00ebrfaqsuesi tjet\u00ebr. K\u00ebt\u00eb rol kjo radio e ka luajtur jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe an\u00eb e mban\u00eb ish-bot\u00ebs komuniste. Ish-disdenti polak, Lech Walesa ka th\u00ebn\u00eb se pa transmetimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Amerik\u00ebs gj\u00ebrat nuk ishin zhvilluar ashtu si u zhvilluan eventualisht. Z\u00ebri i Amerik\u00ebs p\u00ebrpiqej t\u00eb ishte z\u00ebri i atyre, t\u00eb cil\u00ebt nuk kishin ndonj\u00eb z\u00eb dhe z\u00ebri i t\u00eb cil\u00ebve nuk merrej parasysh\u00eb nga autoritetet. Besoj se n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs, q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e medias shqiptare, ka ndikuar jo vet\u00ebm n\u00eb zhvillimet politike por edhe n\u00eb evolucionin mediatik shqiptar. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb ne nuk kishim asnj\u00eb ide se kush d\u00ebgjonte ose n\u00ebse VOA d\u00ebgjohej fare. Shpesh ndodhte q\u00eb duke u k\u00ebthyer nga transmetimi, nj\u00eb ish-kolegu im, Xhevat Kallajxhi nga Gjirokastra &#8212; nj\u00eb patriot i v\u00ebrtet\u00eb dhe gazetar i njohur dhe ish-botues i gazet\u00ebs Demokracia n\u00eb Gjirokastr\u00ebn e para luft\u00ebs, m\u00eb drejtohej:\u201dOre Shkreli, si thua, na d\u00ebgjoj njeri sot?\u201d. Ku ta dij un\u00eb i shkreti, more Xhevat. Ne e b\u00ebm\u00eb ton\u00ebn, ua dham\u00eb informacionin q\u00eb pat\u00ebm\u201d. Mir\u00ebpo ne e dinim se d\u00ebgjimi i VOA-s n\u00eb at\u00eb koh\u00eb d\u00ebnohej r\u00ebnd\u00eb. Nejse, n\u00eb post-komuniz\u00ebm pat\u00ebm mund\u00ebsi t\u00eb masim audienc\u00ebn me an\u00eb t\u00eb sondazheve q\u00eb treguan se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb VOA kishte nj\u00eb audienc\u00eb jashtzakonisht t\u00eb madhe n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve. Un\u00eb dhe koleg\u00ebt e mi, t\u00eb at\u00ebher\u00ebsh\u00ebm dhe t\u00eb sot\u00ebm, jemi krenar\u00eb n\u00ebqoftse kemi patur nj\u00eb ndikim pozitiv n\u00eb zhvillimet e Shqip\u00ebris\u00eb post-komuniste, por megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb ndikim t\u00eb VOA-s, jeni ju ata heronjt\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr liri e demokraci, t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebn rrethana dhe kushte \u00e7\u2019njerzore jetese n\u00ebn regjimin m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr komunist n\u00eb Europ\u00eb, i ruajt\u00ebt ndjenjat tuaja p\u00ebr liri.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Cilat ishin lidhjet tuaja me Shqip\u00ebrin\u00eb para viteve \u201890?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli: <\/u><\/strong><em>Nuk kam pasur kurrfar\u00eb lidhjesh me Shqip\u00ebrin\u00eb e para viteve \u201990 dhe as me p\u00ebrfaqsuesit e regjimit komunist. Pasi nuk ekzistonin lidhjet diplomatike midis dy vendeve, ishte e pamundur q\u00eb un\u00eb si n\u00ebpun\u00ebs i qeveris\u00eb amerikane t\u00eb takohesha ose t\u00eb kisha lidhje me regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk besoj se ai regjim kishte ndonj\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr mua dhe koleg\u00ebt e mi.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Si e kujtoni vizit\u00ebn tuaj t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri? Cfar\u00eb ju b\u00ebri m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje n\u00eb at\u00eb vizit\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli:\u00a0 <\/u><\/strong><em>Vizita im e par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka ndodhur n\u00eb Mars-Prill, 1991, pas n\u00ebnshkrimit n\u00eb Washington t\u00eb protokollit p\u00ebr lidhjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, si pjes\u00eb e delegacionit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Vizita e par\u00eb zyrtare nga nj\u00eb delegacion i Departamentit t\u00eb Shtetit kishte p\u00ebr objektiv fillimin e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr hapjen e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pothuaj 50-vjet\u00eb dhe pjes\u00ebmarrjen ton\u00eb si v\u00ebrejt\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e para t\u00eb ashtuquajtura pluraliste. Isha tep\u00ebr i g\u00ebzuar p\u00ebr privilegjin q\u00eb mu dha p\u00ebr t\u00eb vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb e at\u00ebhershme, por me t\u00eb ulur n\u00eb aeroportin e Tiran\u00ebs, g\u00ebzimi u k\u00ebthye shpejt n\u00eb hidh\u00ebrim e zhg\u00ebnjim. Ndon\u00ebse e prisja se Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte shum\u00eb keq, politikisht dhe ekonomikisht, situata me t\u00eb cil\u00ebn u p\u00ebrball\u00ebm ishte tep\u00ebr shokuese. Kisha par\u00eb varf\u00ebri n\u00eb shum\u00eb vende, por varf\u00ebria e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb vitit 1991, shokoj\u00eb mua dhe koleg\u00ebt e mi nga Departamenti Amerikan i Shtetit.\u00a0 Gjithashtu edhe frika mbizot\u00ebronte, pasi regjimi komunist me n\u00eb krye Ramiz Alin\u00eb kontrollonte gjithnj\u00eb situat\u00ebn. <\/em><\/p>\n<p><strong><u>\u00a0<\/u><\/strong><\/p>\n<p><strong>A mendoni se Shqip\u00ebria e 2016 \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb aspiruan shqiptar\u00ebt e 90? <\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli: <\/u><\/strong><strong>\u00a0<\/strong><em>Natyrisht se Shqip\u00ebria e sot\u00ebme nuk mund t\u00eb krahasohet me Shqip\u00ebrin\u00eb e fillim \u201991 kur un\u00eb e pass\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Un\u00eb nuk besoj se Shqip\u00ebria e sot\u00ebme \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn aspironin shqiptar\u00ebt, q\u00eb e donin Shqip\u00ebrin \u00eb si gjith\u00eb Europa. Shqip\u00ebria sot nuk \u00ebsht\u00eb si e gjith\u00eb Europa! Megjith\u00ebse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mendohej se duke par\u00eb varf\u00ebrin\u00eb, gj\u00ebndjen politike dhe ekonomike, por edhe duke pasur parasysh\u00eb krimet e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr pothuaj gjys\u00ebm shekulli,ishim t\u00eb mendimit se ky popull do ta marr\u00eb veten aq shpejt duke u distancuar nga ajo histori, si asnj\u00eb popull tjet\u00ebr n\u00eb ish vendet komuniste. Pasi shqiptar\u00ebt kishin vuajtur m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt, merrej me mend se nuk do t\u2019i ndalonte gj\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrparimit, p\u00ebr t\u00eb kapur koh\u00ebn e humbur gjys\u00ebm shekullore n\u00ebn komuniz\u00ebm. <\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ku mendoni se jan\u00eb duke shkuar shtetet tona-Kosova dhe Shqip\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli: <\/u><\/strong><em>Jo n\u00eb drejtimin e duhur dhe jo n\u00eb drejtimin q\u00eb pritej. \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se sot shqiptar\u00ebt g\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb liri m\u00eb t\u00eb madhe se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre. Jan\u00eb t\u00eb zot\u00ebt e vetit si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.\u00a0 E \u00e7far\u00eb po ndodh\u00eb? Fatkeqsisht kjo liri po keqp\u00ebrdoret, po nep\u00ebrk\u00ebmbet dhe po abuzohet nga nj\u00eb klas\u00eb politike e korruptuar, n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Shqip\u00ebria duhej t\u00eb kishte qen\u00eb nd\u00ebr vendet e para ish-komuniste vend an\u00ebtar i BE-s\u00eb dhe Kosova sot duhej t\u00eb ishte vend-kandidat p\u00ebr BE-\u00ebn. \u00a0N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, p\u00ebr vite me radh\u00eb, delegacione t\u00eb huaja shkojn\u00eb e vin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si nd\u00ebrmjet\u00ebs p\u00ebr ruajtjen e paq\u00ebs midis pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs, sikur vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje lufte. Nj\u00eb zhvillim ky i pa precedenc\u00eb n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. E pafalshme!\u00a0 Gjithmon\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit, p\u00ebr gjith\u00e7ka. Ndoshta ju q\u00eb jetoni atje i shihni pun\u00ebt me m\u00eb shum\u00eb optimiz\u00ebm, por shikuar nga k\u00ebndej oqeanit, detyrohem q\u00eb 25-vjet\u00eb pas sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit dhe 8 vjet\u00eb pas pavar\u00ebsis\u00eb ss\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb pyesim, \u201cQuo Vadis\u201d Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>A mendoni se shqiptar\u00ebt e t\u00eb gjitha trojeve kan\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt zhvillimi t\u00eb kombit?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli:\u00a0 <\/u><\/strong><em>Un\u00eb nuk shoh ndonj\u00eb program t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb takimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb qeverive q\u00eb jan\u00eb mbajtur nj\u00ebher\u00eb a dy dhe t\u00eb takimit t\u00eb kryebashkiakve t\u00eb pes\u00eb qyteteve shqiptare koh\u00ebt e fundit n\u00eb Tiran\u00eb. Edhe k\u00ebto duken m\u00eb shum\u00eb si p\u00ebrpjekje progandistike, si nj\u00eb shou se sa takime me projekte v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb do t\u00eb sillnin rezultate p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Nuk i ndalon kush sot shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpilojn\u00eb dhe t\u00eb zbatojn\u00eb projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme,i.e kulturore, gjuh\u00ebsore, ekonomike, shkencore, historike e tjera, e t\u00eb tjera. Fatkeqsisht, duket se nuk ekziston vullneti p\u00ebr nisma t\u00eb tilla mbar\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb zhvillimit, n\u00eb radh\u00ebt e k\u00ebsaj klase politike.<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb k\u00ebshillash do t\u00eb kishit ju p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb si pjesa m\u00eb vitale e kombit, kudo ku jetojn\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli: <\/u><\/strong><em><u>\u201cRruga m\u00eb e mir\u00eb drejt\u00eb progresit \u00ebsht\u00eb rruga e liris\u00eb\u201d. Xhon F. Kenedi<\/u><\/em><strong><u> &#8212;<\/u><\/strong><em><u> \u201cAsnj\u00eb arm\u00eb as arsenal arm\u00ebsh nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se vullneti dhe guximi moral i burrave dhe grave t\u00eb lira\u201d. Ronald Reagan<\/u><\/em><\/p>\n<p><em><u>\u00a0<\/u><\/em><\/p>\n<p><strong>Si e prit\u00ebt vler\u00ebsimin e akorduar nga Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Shkreli: <\/u><\/strong>\u00a0<em>E ndjeva veten tep\u00ebr t\u00eb privilegjuar dhe t\u00eb nderuar p\u00ebr vler\u00ebsimin q\u00eb m\u00eb b\u00ebri Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Bujar Nishani me dekorat\u00ebn \u201cKalor\u00ebs i Urdh\u00ebrit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut\u201d. Ishte di\u00e7ka q\u00eb nuk e prisja dhe as nuk e konsideroj veten t\u00eb merituar t\u00eb k\u00ebtij titulli, pasi gjithmon\u00eb jam p\u00ebrpjekur t\u00eb punoj n\u00eb heshtje dhe pa pretendime p\u00ebr vler\u00ebsime t\u00eb tilla. Me k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim, Presidenti Nishani ka nderuar veten.<\/em><\/p>\n<p><em>Faleminderit!<\/em><\/p>\n<p><strong><u>\u00a0<\/u><\/strong><\/p>\n<p><strong>ENTELA BINJAKU \u2013 Gazetare dhe Sociologe n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ENTELA BINJAKU* &nbsp; Cila ka qen\u00eb f\u00ebmij\u00ebria juaj? Si e mbani mend qytetin tuaj t\u00eb lindjes, shkoll\u00ebn, m\u00ebsuesit? Shkreli: Fillimisht, dua t\u2019ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr intervist\u00ebn dhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb m\u00eb dhat\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb disa holl\u00ebsi nga jeta ime me lexuesit, megjithse kan\u00eb kaluar aq shum\u00eb vjet\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria.\u00a0 F\u00ebmij\u00ebria ime ka qen\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2391,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[515,51],"class_list":["post-12057","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora","tag-entela-binjaku","tag-frank-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12057"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12057\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12063,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12057\/revisions\/12063"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}