{"id":12027,"date":"2016-12-21T10:14:29","date_gmt":"2016-12-21T09:14:29","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12027"},"modified":"2016-12-21T10:14:29","modified_gmt":"2016-12-21T09:14:29","slug":"nderroi-jete-ne-bruksel-patrioti-dhe-antikomunisti-shqiptar-cun-kuraj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=12027","title":{"rendered":"Nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Bruksel, patrioti dhe antikomunisti shqiptar \u00c7un Kuraj"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/cun-kuraj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-12028 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/cun-kuraj.jpg\" width=\"364\" height=\"487\" \/><\/a><br \/>\nBeqir SINA &#8211; New York<\/p>\n<p>T\u00eb Enjten, me 27 tetor 2016, u p\u00ebrcoll nga kjo jet\u00eb,atdhetari \u00c7un Kuraj, babai i Nikoll Kurajt dhe zonj\u00ebs Lina Kuraj Balaj, e cila \u00ebsht\u00eb bashkshortja e biznesmenit, veprimtarit, an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Vatr\u00ebs dhe antar i bordit LQSHA, Zef Balaj<\/p>\n<p>BRONX NY : M\u00eb 22 tetor 2016, n\u00eb nj\u00eb spital n\u00eb Bruksel, pas nj\u00eb operacioni, nd\u00ebrroi jet\u00eb \u00c7un Kuraj, ky patrioti dhe anti komunisti i p\u00ebrbetuem, burr i bes\u00ebs dhe trim\u00ebris\u00eb, babai i Nikoll Kuraj dhe i zonj\u00ebs Lina Kuraj Balaj, e cila \u00ebsht\u00eb bashkortja e vatranit t\u00eb kahersh\u00ebm, an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit drejtues t\u00eb Vatr\u00ebs, dhe biznesmenit t\u00eb suksesshem n\u00eb SHBA, zotit Zef Balaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, dje n\u00eb mesdrek\u00eb, simbas zakoneve tona ata kan pritur ngush\u00ebllime, n\u00eb hapjen e t\u00eb pames, nga dy familjet &#8211; an\u00ebtar\u00ebt e familjes Kuraj dhe Balaj n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p>Nikolla s\u00eb bashku me motr\u00ebn Lina dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, si kush\u00ebri Frang Smajli, Matosh Gega nga Bugjoni &#8211; Puk\u00eb, kumar\u00ebt e tyre, familja e gjer e Prpepajvet nga Currajt e Eper\u00ebm, familja e Sali Bukoll\u00ebs t\u00eb Babajvet t\u00eb bokes &#8211; Gjakov\u00eb , gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb dit\u00ebs s\u00eb diel\u00eb, m\u00eb 18 dhjetor, 2016 prit\u00ebn ngush\u00ebllimet nga qindra e qindra njer\u00ebz nga komuniteti shqiptar\u00eb, miq e dashamir\u00eb t\u00eb tyre, emigrant\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb rinj\u00eb, n\u00eb Yonkers NY..<\/p>\n<p>Gjithashtu, kishin ardhur n\u00eb ngush\u00ebllime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar edhe personalitete t\u00eb jet\u00ebs fetare, politike dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb komunitetit shqiptar\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Tri-Shteshit.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e grupeve p\u00ebr t\u00eb shprehur ngush\u00ebllimet e tyre, dhe dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb respekt simbas zakoneve ishin vateran\u00ebt, mbret\u00ebror, dhe veprimtar\u00eb t\u00eb njohur, perfshire Musli Mulosmanin dhe Harry Bajraktarin e tjer.<\/p>\n<p>Rreth\u00eb 30 veta, prej tyre, ishin p\u00ebrfaq\u00ebsues nga t\u00eb gjitha trojet Shqiptare, t\u00eb kryesuar nga kryetari i Vatr\u00ebs, Dr.Gjon Bucaj, me t\u00eb dy n\u00ebn\/kryetar\u00ebt, sekretaren e p\u00ebrgjithshme, editorin e Diellit, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb dhe shum\u00eb antar e miq\u00eb t\u00eb Vatr\u00ebs , shprehen ngush\u00ebllime dhe i dhan\u00eb nj\u00eb respekt t\u00eb ve\u00e7ant dy familjeve .<\/p>\n<p>Kryetari i Vatr\u00ebs, edhe si pjes\u00eb e familjes, shprehu ngush\u00ebllimet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Federat\u00ebs PanShqiptare Vatra, duke i dh\u00ebn fjal\u00ebn n\u00ebn\/kryetarit z.Agim Rexhaj i cili drejtoj me k\u00ebt\u00eb rast ngushllimet familjes, duke sjell edhe disa kujtime t\u00eb paharrueshme nga njohja e tij me t\u00eb ndjerin \u00c7un Kuraj &#8211; nga nj\u00eb vizit\u00eb e tij n\u00eb Nju Jork, vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim foli edhe n\u00ebkryetari i dyt\u00eb i Vatr\u00ebs, z.Asllan Bushati duke shprehur ngush\u00ebllimet e tij, ai tha se ka nj\u00eb respekt t\u00eb ve\u00e7ant, p\u00ebr k\u00ebto familje, prej njohjes s\u00eb par\u00eb t\u00eb tyre, m\u00eb 1992, n\u00eb 80 vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kur ata vizituan p\u00ebr her t\u00eb par\u00eb vendlindjen prej arratisjes nga Shqiperia.<\/p>\n<p>Luan Bukolla, an\u00ebtar i Bordit t\u00eb Drejtorve, p\u00ebrcolli me k\u00ebt\u00eb rast, ngush\u00ebllimet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Lig\u00ebs Qytetare Shqiptaro Amerikane, me Xhozef DioGuardin duke ngush\u00eblluar familjen Kuraj dhe Balaj si dhe t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb dhe t\u00eb dashurit e t\u00eb ndjerit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb pame.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga veteran\u00ebt e komunitetit shqiptar\u00eb, veprimtari i hersh\u00ebm Sejdi Hysenaj, i cili e ka njohur nga af\u00ebr n\u00eb Bruksel, patriotin dhe antikomunistin shqiptar n\u00eb m\u00ebrgim, t\u00eb ndjerin, \u00c7un Kuraj &#8211; foli me nj\u00eb respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u201c Burr\u00eb i bes\u00ebs, dhe me t\u00eb gjitha tiparet e burrave shqiptar\u00eb, ka qen\u00eb \u00c7un Kuraj, burr i respektuar dhe i nderuar nga i gjith\u00eb emigrant\u00ebt, familjar, besmitar, patritot dhe ani komunist e p\u00ebrbetuar\u201d tha zoti Hysenaj, i cili kishte ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pame s\u00eb bashku me an\u00ebtar t\u00eb tjer t\u00eb familjes s\u00eb gjer\u00eb Hysenaj, t\u00eb shprehte ngush\u00ebllimet.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, Nikoll Kuraj me motr\u00ebn Lina Kuraj &#8211; Balaj, dhe kush\u00ebrinjt, djemt\u00eb, vajzat , nipat e mbesat, t\u00eb dy familjve , u lut\u00ebn tua kthejn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb g\u00ebzime, si dhe fal\u00ebnderuan me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i ngush\u00eblluan dhe ua leht\u00ebsuan dhimbjen, si edhe ata q\u00eb p\u00ebrmes mesazheve t\u00eb shumta shpreh\u00ebn ngush\u00ebllimet p\u00ebr familjen Kuraj nga Fierza e Puk\u0113s.<\/p>\n<p>Gazeta Dielli, me nj\u00eb shkrim post &#8211; mortem, nga editori i saj Dalip Greca, shkruante n\u00eb num\u00ebrin e fundit, se :\u2019 \u00c7un Kuraj u lind n\u00eb Shqip\u00ebri me 15 tetor 1920, u varros n\u00eb Bruksel t\u00eb Ejten me 27 tetor 2016. Ai p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nuk u pajtua me diktatur\u00ebn komuniste dhe me 7 Dhjetor 1951, u arratis nga Fierza n\u00eb Jugosllavi. Emigroi pas 10 vitesh n\u00eb Belgjik\u00eb, 1961\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb tej shkruan Dielli, \u00c7uni s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten Drande Pjeterja lind\u00ebn, rrit\u00ebn dhe edukuan 9 f\u00ebmij\u00eb. I ndjeri iku i qet\u00eb nga kjo jet\u00eb pasi la pas 9 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb rritur, t\u00eb martuar, la 20 nipa dhe mbesa dhe kat\u00ebr st\u00ebrnipa, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb shkolluar.F\u00ebmij\u00ebt, mbesat, nipat st\u00ebrnipat ndjehen krenar\u00eb p\u00ebr njeriun e tyre, q\u00eb ishte model n\u00eb familje dhe n\u00eb shoq\u00ebri. Jetoi 96 vjet me nder dhe burrni, edhe pse jeta u tregua e ashp\u00ebr me t\u00eb, edhe pse p\u00ebrjetoi shum\u00eb vuajtje, ai nuk u p\u00ebrul, nuk u thye, por e kaloi \u00e7do v\u00ebshtir\u00ebsi me dinjitet. Kjo cil\u00ebsi burrnore u jep krenari kat\u00ebr brezave q\u00eb la pas.Edhe pse Shqip\u00ebria u soll ashp\u00ebr me t\u00eb(diktatura), kurr\u00eb nuk e humbi dashurin\u00eb p\u00ebr vendlindjen, por ua p\u00ebrcolli f\u00ebmij\u00ebve, nipave e mbesave dashurin\u00eb p\u00ebr vendlindjen e tij.<\/p>\n<p>I biri, Gjeloshi, u shpreh k\u00ebshtu n\u00eb ceremonin\u00eb funerale p\u00ebr t\u00eb atin: Laj(k\u00ebshtu e th\u00ebrrisnin n\u00eb familje) mue me ke than\u00eb disa her\u00eb\u00a0 se nuk duhet lan\u00eb Shqip\u00ebria se \u00ebshte atdheu yn\u00eb, pra ti je ken\u2019 atdhetar, burr besnik dhe fisnik dhe i pap\u00ebrkulun ndaj v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb jetes, por nga vujtjet e komunizmit me shum\u00eb keqardhje, ishe i detyrum t\u00eb largoheshe nga atdheu, si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, jo thjesht p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb ma t\u00eb mir\u00eb por se ke luftue dhe ishe kund\u00ebr komunizmit.<\/p>\n<p>\u201dN\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1944, me shum\u00eb burra shqiptar\u00eb nacionalist\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Kol Bib\u00eb Mirakes, \u00c7un Kuraj luftoi n\u00eb\u00a0 Livadhet e Homzit kund\u00ebr forcave ushtarake komuniste t\u00eb drejtuara nga Shefqet Pe\u00e7i dhe\u00a0 Mehmet Shehu.Shum\u00eb malsor\u00eb\u00a0 u vran\u00eb dhe u plagos\u00ebn n\u00eb p\u00ebrpjekje me komunist\u00ebt, dhe m\u00eb pas u arrestuan dhe u burgos\u00ebn si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimit.M\u00eb 19 Janar 1946 \u00c7uni doli nga burgu, por kurr\u00eb nuk u pajtua me regjimin komunist. Strehoi shum\u00eb burra q\u00eb kishin v\u00ebn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb nga komunizmi. \u00c7uni e mori rriskun n\u00eb sy, duke rrezikuar jet\u00ebn e vet dhe t\u00eb familjes.Ai dhe familja ndan\u00eb kafshat\u00ebn e buk\u00ebs me t\u00eb arratisurit, kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimit si: Pal Biba, Alush Leshanaku, dhe shum\u00eb patriot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb antikomunist\u00eb.<\/p>\n<p>Shpesh her\u00eb \u00c7uni ka v\u00ebn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb rrezik p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebt e\u00a0 tjer\u00ebve. Nj\u00eb nga rastet: Ishte nata e Krishtlindjeve, 31 Dhjetor 1952, kur \u00c7uni, n\u00eb nj\u00eb mot t\u00eb ashp\u00ebr me bor\u00eb, ka l\u00ebn\u00eb v\u00ebllan\u00eb Prend Jakiqin Dranden\u00a0 dhe vajz\u00ebn Lin\u00ebn, kaloi kufirin dhe ka shkuar q\u00eb t\u00eb merrte n\u00eb Shqip\u00ebri Genc Kor\u00e7\u00ebn, Mark Zogu Bu\u00e7aj, Pjet\u00ebr Tom\u00ebn dhe Gjok Ded\u00ebn e Poravit me grua dhe me 5 f\u00ebmij\u00ebt. T\u00eb gjith\u00eb kishin mbet\u00eb n\u00eb mal, t\u00eb bllokuar nga bora. Niveli i ujrave n\u00eb Drin ishte rrit\u00eb dhe askush nga ata nuk dinte not.<\/p>\n<p>Jeta u rrezikohej nga q\u00eb forcat e sigurimit dhe t\u00eb ndjekjes s\u00eb kufirit i ndiqnin k\u00ebmba \u2013 k\u00ebmb\u00ebs. \u00c7uni, mori rrezikun n\u00eb sy dhe arriti q\u00eb t\u2019i kalonte n\u00eb Jugosllavi p\u00ebrmes nj\u00eb moti t\u00eb ashp\u00ebr dhe uj\u00ebrave t\u00eb rr\u00ebmbyera t\u00eb Drinit, duke pas\u00eb pas vetes forcate\u00a0 ndjekjes q\u00eb e ndiqnin. Vet\u00eb arratisja e \u00c7unit ishte nj\u00eb akt i guximsh\u00ebm. Ia tha pran\u00eb arkivolit i biri, Gjeloshi, kur i dha lamtumir\u00ebn e ndarjes:\u201d Veprim tjet\u00ebr i madh i nj\u00eb burri t\u00eb madh e me zem\u00ebr t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb madhe, si rall\u00eb burra munden me e ba, e bane ti, duke lan\u00eb bim\u00ebn e zemr\u00ebs, f\u00ebmin\u2019 e par\u00eb, djalin 2 vje\u00e7 p\u00ebr tu kujdesu e\u00a0 ndreq si \u00e7\u2019ke pas d\u00ebshir\u00eb ti p\u00ebr 5 pleqt\u00eb dhe u arratise bashk\u00eb me nan\u00ebn dhe me fmin\u2019 e dyt\u00eb 6 mujshe n\u00eb djep duke kalue drinin me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Pun\u00eb me\u00a0 mend dhe me shum\u00eb burrni.<\/p>\n<p>Mbas 40 vitesh, kur u takuem p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb 1990, shprehimisht t\u00eb thash\u00eb : T\u00eb kam bab\u00eb por edhe shok p\u00ebr 2 gjana, s\u00eb pari se\u00a0 ke mendu p\u00ebr pleqt\u00eb e tu dhe m\u00eb ke lan\u00eb me ta, dhe s\u00eb dyti nuk e ke lan\u00eb nan\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri me vujt n\u00ebp\u00ebr kampe t\u00eb interrnimit.Laj un\u00eb jam shum i lumtur q\u00eb m\u00eb takoj\u00eb\u00a0 t\u00eb jetoj nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs me ty, pra 20 vite nga 97 e deri m\u00eb sot, jetuam bashk\u00eb e plot\u00ebsuam sado pak koh\u00ebn e humbur.\u201d<\/p>\n<p>\u00c7un Kuraj u p\u00ebrcoll me nderime nga familja e madhe Kuraj dhe Balaj, nga t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb dhe komuniteti shqiptar n\u00eb Belgjik\u00eb!<\/p>\n<p>Me lutjen : Shpirti n\u00eb parajs\u00eb \u00c7un Kuraj! p\u00ebrfundon gazeta Dielli, portretizimin e saj post &#8211; mortem, p\u00ebr patriotin dhe antikomunistin shqiptar \u00c7un Kuraj, i cili nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Bruksel, t\u00eb Enjten, me 27 Tetor 2016.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Beqir SINA &#8211; New York T\u00eb Enjten, me 27 tetor 2016, u p\u00ebrcoll nga kjo jet\u00eb,atdhetari \u00c7un Kuraj, babai i Nikoll Kurajt dhe zonj\u00ebs Lina Kuraj Balaj, e cila \u00ebsht\u00eb bashkshortja e biznesmenit, veprimtarit, an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Vatr\u00ebs dhe antar i bordit LQSHA, Zef Balaj BRONX NY : M\u00eb 22 tetor 2016, n\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12028,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-12027","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12027","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12027"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12027\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12029,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12027\/revisions\/12029"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/12028"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12027"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12027"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12027"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}