{"id":11871,"date":"2016-12-06T22:28:16","date_gmt":"2016-12-06T21:28:16","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11871"},"modified":"2016-12-06T22:28:39","modified_gmt":"2016-12-06T21:28:39","slug":"250-vjete-liri-shtypi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11871","title":{"rendered":"250-VJET\u00cb LIRI SHTYPI"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_11872\" aria-describedby=\"caption-attachment-11872\" style=\"width: 516px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Akti-suedez-mbi-Lirin\u00eb-e-Shtypit-i-dat\u00ebs-2-dhjjtor-1766-Photo-Regeringen.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-11872 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Akti-suedez-mbi-Lirin\u00eb-e-Shtypit-i-dat\u00ebs-2-dhjjtor-1766-Photo-Regeringen.jpg\" width=\"516\" height=\"310\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Akti-suedez-mbi-Lirin\u00eb-e-Shtypit-i-dat\u00ebs-2-dhjjtor-1766-Photo-Regeringen.jpg 516w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Akti-suedez-mbi-Lirin\u00eb-e-Shtypit-i-dat\u00ebs-2-dhjjtor-1766-Photo-Regeringen-300x180.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 516px) 100vw, 516px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-11872\" class=\"wp-caption-text\">Akti suedez mbi Lirin\u00eb e Shtypit, i dat\u00ebs 2 dhjjtor,1766 Photo: Regeringen<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Kur flasim p\u00ebr historin\u00eb e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb bot\u00eb, zakonisht mendojm\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ku liria e shtypit mbrohet nga artikulli i par\u00eb i Kushtetut\u00ebs s\u00eb vitit 1791 t\u00eb k\u00ebtij vendi, s\u00eb bashku me lirit\u00eb e tjera themelore t\u00eb njeriut.\u00a0 Historikisht, mbrojtja e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe m\u00eb heret, pik\u00ebrisht n\u00eb Magna Kart\u00ebn britanike t\u00eb vitit 1215 dhe n\u00eb koh\u00ebrat m\u00eb moderne, n\u00eb vitin 1948, Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara njohu zyrtarisht lirin\u00eb e fjal\u00ebs si nj\u00eb e drejt\u00eb e njeriut, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Deklarat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, n\u00ebnshkruar nga t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb organizat\u00ebs bot\u00ebrore.\u00a0 Nd\u00ebrsa, nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb e ka p\u00ebsuar p\u00ebr lirin\u00eb e fjal\u00ebs thuhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb filozofi grek, Sokrati ai i cili sipas historis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrsekutuar p\u00ebr nj\u00eb argument t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb promovimit t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Por, pak veta mund ta din\u00eb se \u00ebsht\u00eb Suedia vendi q\u00eb megjithse nuk p\u00ebrflitet shum\u00eb si vend shembull i mbrojtjes s\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit, por q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka ligjin m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit.\u00a0 Megjith\u00ebse nuk p\u00ebrmendet shum\u00eb, Suedia \u00ebsht\u00eb vendi i par\u00eb n\u00eb bot\u00eb &#8212; parlamenti i t\u00eb cil\u00ebs 250-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb &#8212; pik\u00ebrisht m\u00eb 2 dhjetor t\u00eb vitit 1766, miratoi\u00a0\u00a0 n\u00eb nivel bot\u00ebror, Aktin e par\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit, duke anulluar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe censur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjitha botimet e printuara, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato q\u00eb vinin nga jasht\u00eb vendit.\u00a0 Suedia pra, kishte miratuar aktin mbi lirin\u00eb e shtypit, ekzakt\u00ebrisht 25 vjet\u00eb para se Xhejms Madisoni t\u00eb p\u00ebrpilonte nenin e par\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs amerikane, n\u00eb mbrojtje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Po e sh\u00ebnoj k\u00ebt\u00eb fakt p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ky p\u00ebrvjetor ka p\u00ebr historin\u00eb e mbrojtjes s\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb Suedi, por n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.\u00a0 Dua t\u00eb rr\u00ebfehem se megjithse p\u00ebrpiqem t\u00eb ndjeki deri diku historin\u00eb dhe fatin e liris\u00eb s\u00eb shtypit an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, disi e kisha harruar 250-vjetorin e Aktit t\u00eb par\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit, miratuar nga parlamenti suedez m\u00eb 2 dhjetor, 1766, derisa mora nj\u00eb ftes\u00eb (pak me vones\u00eb) p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn q\u00eb kishte organizuar me k\u00ebt\u00eb rast, Ambasada suedeze n\u00eb Washington, n\u00eb bashkpunim me entin privat amerikan Newseum.\u00a0 \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb institut me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Washington, q\u00eb merret me promovimin dhe mbrojtjen e shprehjes s\u00eb lir\u00eb, t\u00eb pes\u00eb lirive t\u00eb Nenit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb, lirin\u00eb e fes\u00eb, lirin\u00eb e fjal\u00ebs, dhe lirin\u00eb e shtypit.\u00a0 Ishte kjo nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasqyruar kontributin dhe ndikimin e ligjit 250-vje\u00e7ar\u00eb suedez n\u00eb mbrojtje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, si dhe p\u00ebr t\u00eb diskutuar gj\u00ebndje e liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rolit q\u00eb luan sot liria e shtypit n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb seminar n\u00eb Washington, ku mor\u00ebn pjes\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb njohur dhe diplomat\u00eb suedez\u00eb dhe amerikan\u00eb, diskutuan mbi ndryshimet e m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb fush\u00ebn e komunikimit gjat\u00eb 250-viteve t\u00eb kaluara, si dhe ndikimin q\u00eb kan\u00eb sot mbi lirin\u00eb e shtypit, teknologjia e re dhe platformat e rrjet\u00ebve sociale n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb seminarin e mbajtur n\u00eb Washington t\u00eb premt\u00ebn q\u00eb kaloi, mori pjes\u00eb edhe Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Sekretarja Amerikane e Shtetit p\u00ebr Sigurin\u00eb Civile, Demokracin\u00eb dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall, e cila tha se, \u201cT\u00eb dy vendet tona jan\u00eb t\u00eb vetdijshme se informacioni \u00ebsht\u00eb si oksigjen p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb demorkacie\u201d.\u00a0 Pa lirin\u00eb e shtypit, shtoi ajo, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb vlersojn\u00eb si duhet dhe t\u00eb p\u00ebrballen me sfidat dhe alternativat p\u00ebr nj\u00eb qeverisje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.\u00a0 N\u00eb vendet autoritare, vazhdoi ajo, gazetar\u00ebt dhe qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb\u00a0 kan\u00eb pak ose aspak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur lirisht mendimin e tyre, nd\u00ebrsa ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, tha ajo, shpesh ushtrimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs e paguajn\u00eb me burg ose me jet\u00eb.\u00a0 Nd\u00ebrsa n\u00eb vendet n\u00eb tranzicion ose n\u00eb demokracit\u00eb e reja, theksoi diplomatja e lart\u00eb amerikane, Sarah Sewall, \u201cSfida nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse shtypi ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr veprim ose jo, por se si shtypi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb informuar qytetar\u00ebt e vet, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar standardet demokratike n\u00eb vend\u201d, ashtu q\u00eb media t\u00eb luaj rolin q\u00eb i takon n\u00eb zhvillimin e demokracis\u00eb, tha diplomatja amerikane.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, ajo akuzoi Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn se po p\u00ebrdorin internetin dhe rrjet\u00ebt sociale p\u00ebr t\u00eb postuar informacione falso dhe gjys\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtetash, p\u00ebr realizimin e objektivave t\u00eb tyre t\u00eb vjetra propagandistike.\u00a0 Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Sekretarja Amerikane e Shtetit paralajm\u00ebroi duke th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrballemi me sfidat q\u00eb paraqet lufta e gjith\u00ebanshme tekonologjike kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, e sponsorizuar nga shteti \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs.\u00a0 Por, ajo shtoi se p\u00ebrgjigja jon\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb, \u201cT\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, jo me mjetet tona t\u00eb propagand\u00ebs, por duke mbrojtur vendosm\u00ebrisht median e lir\u00eb dhe demokratike, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u201d<br \/>\nNd\u00ebrkaq, Ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Suedis\u00eb, Margot Wallstrom sh\u00ebnoi 250-vjetorin e miratimit t\u00eb Aktit n\u00eb Mbrojtje t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit, nga parlamenti suedez i koh\u00ebs me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb sajen.\u00a0 Ashtu si edhe dipomatja amerikane, edhe kryediplomatja suedeze shfaqi shqet\u00ebsimin e saj mbi gj\u00ebndjen e liris\u00eb s\u00eb shtypit sot n\u00eb bot\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb tep\u00ebr shqetsues fakti se t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore q\u00eb ky Akt kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb mbronte, po k\u00ebrc\u00ebnohen sot gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn\u201d.\u00a0 \u201cN\u00eb shum\u00eb vende\u201d, shtoi Ministrja suedeze e Pun\u00ebve t\u00eb Jasht\u00ebme, \u201cDemokracia dhe zbatimi i ligjit po minohen, t\u00eb drejtat e njeriut po shkelen dhe natyra e tyre universale po mohohet.\u201d\u00a0 Me rastin e 250-vjetorit t\u00eb miratimit t\u00eb Aktit suedez n\u00eb Mbrojtje t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit, Ministrja suedeze e Pun\u00ebve t\u00eb Jasht\u00ebme b\u00ebri thirrje, \u201cP\u00ebr dyfishimin e p\u00ebrpjekjeve n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb shprehjes s\u00eb lir\u00eb, t\u00eb transparenc\u00ebs dhe t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias si dhe p\u00ebr nj\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe ndaj medias s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u201d<br \/>\n250-vjetori i Aktit t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit n\u00eb Suedi &#8212; m\u00eb i vjetri n\u00eb bot\u00eb &#8212; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb duhet t\u00eb na kujtoj\u00eb se liria e shtypit n\u00eb ve\u00e7anti dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk mund t\u00eb merren p\u00ebr asgj\u00eb.\u00a0 Shum\u00eb veta kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebtyre lirive, p\u00ebr veten e vet dhe p\u00ebr bashkatdhetar\u00ebt e tyre.\u00a0 K\u00ebto vlera duhet t\u00eb vler\u00ebsohen, t\u00eb ruhen dhe t\u00eb mbrohen si syt\u00eb e ballit.\u00a0\u00a0 Mbrotja e liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, n\u00eb vetvete, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbrojtje e vlerave themelore t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie transparente dhe demokratike.\u00a0 Suedia \u00ebsht\u00eb sh\u00ebmbull n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb bot\u00ebs, sidomos p\u00ebr demokracit\u00eb e reja dhe p\u00ebr vendet q\u00eb jan\u00eb duke kaluar gjithnj\u00eb nep\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin tranzicion post-komunist!<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Kur flasim p\u00ebr historin\u00eb e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb bot\u00eb, zakonisht mendojm\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ku liria e shtypit mbrohet nga artikulli i par\u00eb i Kushtetut\u00ebs s\u00eb vitit 1791 t\u00eb k\u00ebtij vendi, s\u00eb bashku me lirit\u00eb e tjera themelore t\u00eb njeriut.\u00a0 Historikisht, mbrojtja e fjal\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11872,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-11871","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11871"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11871\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11873,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11871\/revisions\/11873"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11872"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}