{"id":11854,"date":"2016-12-05T12:04:33","date_gmt":"2016-12-05T11:04:33","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11854"},"modified":"2016-12-05T12:05:15","modified_gmt":"2016-12-05T11:05:15","slug":"boga-trashegimia-historike-dhe-kulturore-e-ulqinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11854","title":{"rendered":"Boga: Trash\u00ebgimia historike dhe kulturore e Ulqinit"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/cafo-boga-simpoziumi-per-kalane-e-ulqinit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-11067 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/cafo-boga-simpoziumi-per-kalane-e-ulqinit.jpg\" alt=\"cafo-boga-simpoziumi-per-kalane-e-ulqinit\" width=\"667\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/cafo-boga-simpoziumi-per-kalane-e-ulqinit.jpg 667w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/cafo-boga-simpoziumi-per-kalane-e-ulqinit-300x157.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 667px) 100vw, 667px\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Nga Cafo Boga<\/u><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Preambula<\/strong><\/p>\n<p>Dallga e globalizimit \u00ebsht\u00eb duke e ndryshuar me shpejt\u00ebsi bot\u00ebn. Kultura q\u00eb u mbijetuan koh\u00ebrave historike po shuhen e po z\u00ebvend\u00ebsohen nga t\u00eb tjera, m\u00eb mbizot\u00ebruese. Rritjet n\u00eb turizimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrhapja e hoteleve t\u00eb luksit, restoranteve zinxhir, dhe p\u00ebrdorimi i Internetit e medias shoq\u00ebrore po e homogjenizojn\u00eb bot\u00ebn dhe bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb po degradojn\u00eb larmin\u00eb kulturore. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, disa aspekte t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb lokale, historike, dhe kulturore po humbasin dhe po harrohen me nj\u00eb shpejt\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. Fatmir\u00ebsisht, nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe kulturore gjithashtu po rriten me shpejt\u00ebsi. Qeverit\u00eb, nd\u00ebrtuesit, dhe pronar\u00ebt e buizneseve po e kuptojn\u00eb se pasurit\u00eb historike dhe kulturore kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme ekonomike, ndaj edhe e vlejn\u00eb t\u2019i ruash dhe t\u2019u rijap\u00ebsh jet\u00eb. N\u00eb Bregun Adritatik, nj\u00eb perl\u00eb e till\u00eb historike dhe kulturore, q\u00eb ia vlen ta mbrosh, \u00ebsht\u00eb qyteti\u00a0<em>Dolcinio<\/em>\u00a0(\u201cUlqin\u201d n\u00eb shqip, \u201cUlcinj\u201d n\u00eb sllavisht, i cili do t\u00eb p\u00ebrmendet m\u00eb tej n\u00eb tekst si, \u201cUlqin\u201d), me fortes\u00ebn e tij t\u00eb qytetit t\u00eb vjet\u00ebr, e cila do t\u00eb p\u00ebrmendet m\u00eb tej n\u00eb tekst si, \u201cKalaja\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb historik i shkurt\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Q\u00eb ta vendosni historin\u00eb e Ulqinit n\u00eb perspektiv\u00ebn e duhur, duhet ta shihni si nj\u00eb pjes\u00eb integrale t\u00eb rajonit, duke shkuar pas deri n\u00eb koh\u00ebt parahistorike. P\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb historin\u00eb e Ulqinit, lexoni, ju lutem, nj\u00eb prej librave t\u00eb rekomanduara m\u00eb posht\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e Ilir\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrqendruara sidomos n\u00eb rajonet ilire p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit.<\/p>\n<p><em>Njohuria e bot\u00ebs p\u00ebr ilir\u00ebt dhe historin\u00eb, kultur\u00ebn dhe gjuh\u00ebn e tyre vjen kryesisht nga dy burime, autor\u00ebt grek\u00eb dhe romak\u00eb, si dhe nga zbulimet arkeologjike. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ilir\u00ebt vet\u00eb nuk lan\u00eb d\u00ebshmi historike me shkrim p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn apo p\u00ebr kultur\u00ebn e tyre. Deri n\u00eb shekullin e 19, ata q\u00eb shkruanin p\u00ebr ilir\u00ebt bazoheshin gati n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padiskutueshme n\u00eb vepra t\u00eb kontribuara nga autor\u00ebt klasik\u00eb. Nga fundi i shekullit, u sigurua nj\u00eb prurje e konsiderueshme t\u00eb dh\u00ebnash t\u00eb reja filologjike, antropologjike, arkeologjike etj, duke pasuruar shum\u00eb thesarin e njohurive mbi ilir\u00ebt duke mund\u00ebsuar k\u00ebshtu komunitetin akademik q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb imazh m\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ta. Civilizimi grek dhe ai romak u nd\u00ebrtuan n\u00eb themelet e kultur\u00ebs ilire dhe prandaj q\u00eb t\u00eb dy kishin arsyet e tyre p\u00ebr t\u00eb mos e portretizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb favorshme n\u00eb veprat e shkruara, e aq m\u00eb pak n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb miq\u00ebsore. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb ishte e mir\u00eb dhe e dobishme e p\u00ebrqafuan si t\u00eb tyren dhe e b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs greke apo romake. Ilir\u00ebve iu desh t\u00eb luftonin shpesh me grek\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrdor\u00ebn \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndikimin e tyre treg\u00ebtar dhe politik, e q\u00eb her\u00eb pas here shkelnin uj\u00ebrat ilire p\u00ebrgjat\u00eb Adriatikut. Atyre gjithashtu iu desh t\u2019u b\u00ebnin q\u00ebndres\u00eb romak\u00ebve, kur k\u00ebta u kthyen n\u00eb nj\u00eb fuqi t\u00eb madhe ushtarake, mir\u00ebpo n\u00eb fund u detyruan t\u2019i n\u00ebnshtroheshin fatit. Megjithat\u00eb, emri \u201cIlir\u201d nuk u zhduk. N\u00eb fakt, ilir\u00ebt luajt\u00ebn nj\u00eb rol thelb\u00ebsor si pjes\u00eb integrale e Perandoris\u00eb Romake q\u00eb d\u00ebshmohet nga r\u00ebnd\u00ebsia e provinc\u00ebs ilire si dhe nga numri i perandor\u00ebve e personaliteteve t\u00eb tjera ushtarake dhe fetare q\u00eb prodhoi ajo.<\/em><\/p>\n<p><em>Studimi i ilir\u00ebve arriti rezultatet m\u00eb t\u00eb larta pik\u00ebrisht n\u00eb shekullin e 19. M\u00eb i shquari mes historian\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs ishte George Zippel, nj\u00eb gjerman, i cili n\u00eb 1877, botoi historin\u00eb m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe m\u00eb moderne t\u00eb ilir\u00ebve, bazuar n\u00eb burime t\u00eb shkruara, t\u00eb gjetura n\u00eb Provinc\u00ebn Romake t\u00eb Ilirikumit. Historiani tjet\u00ebr i mir\u00ebnjohur George Hahn shkroi, n\u00eb 1884, p\u00ebrmbledhjen e vepr\u00ebs s\u00eb tij \u201cAlbanesische Studen\u201d pasi kishte udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri. Ai ishte nj\u00eb nga autor\u00ebt e par\u00eb q\u00eb nxori teorin\u00eb se shqiptar\u00ebt e dit\u00ebve tona jan\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb popull autokton q\u00eb rrjedhin drejtp\u00ebrdrejt nga ilir\u00ebt e lasht\u00eb. Sot, ka shum\u00eb libra t\u00eb shkruara p\u00ebr ilir\u00ebt, por un\u00eb ju rekomandoj \u201cThe Illyrians \u2013 History and Culture\u201d, nga Alexander Stipcevic, botuar nga Noyes Press, New Jersey (1977) dhe \u201cThe Albanians \u2013 An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present\u201d, nga Edwin E. Jacques (1908), botuar nga McFarland &amp; Company, Inc. North Carolina and London (2009).<\/em><\/p>\n<p>Ulqini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qytetet m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb Bregdetin e Adritikut, q\u00eb themelua nga civilizimi pellazgo-ilir. Zbulimet arkeologjike flasin p\u00ebr mij\u00ebra vjet histori t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi themelet e nj\u00eb civilizimi ilir, i cili \u00ebsht\u00eb ende i pranish\u00ebm n\u00eb baz\u00ebn e Kalas\u00eb; k\u00ebtu p\u00ebrfshihen muret pellazgo-ilire, apo t\u00eb Ciklopit, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb gur\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj. Ai q\u00eb njihet si Qyteti i Vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb shekullin e pest\u00eb p\u00ebrpara er\u00ebs son\u00eb, me emrin Kolkinium (Colchinium), marr\u00eb nga themeluesit e tij, nj\u00eb fis ilir\u00ebsh i quajtur Kolkin\u00a0<em>Colchini-um.<\/em>\u00a0Besohet se qyteti i vjet\u00ebr ishte aty ku ndodhet sot Kruci, nd\u00ebrmjet qyteteve t\u00eb sotme t\u00eb Ulqinit and Tivarit (<em>Antivari<\/em>, ose \u201cBar\u201d n\u00eb sllavisht) n\u00eb veri, mir\u00ebpo, nj\u00eb t\u00ebrmet katastrofik e shkat\u00ebrroi t\u00ebr\u00ebsisht. Duke qen\u00eb se ilir\u00ebt nuk kishin nj\u00eb alfabet t\u00eb tyrin, vet\u00ebm kur treg\u00ebtar\u00ebt grek\u00eb ngrit\u00ebn pikat e tyre komerciale p\u00ebrgjat\u00eb Adriatikut dhe m\u00eb pas, me pushtimin nga Perandoria Romake, fillon edhe shfaqja e Ulqinit n\u00eb faqet e historis\u00eb s\u00eb shkruar. Pavar\u00ebsisht nga k\u00ebto, p\u00ebrparimi m\u00eb i madh u arrit gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shtetit t\u00eb pavarur ilir. Pas nj\u00eb incidenti mes Mbret\u00ebresh\u00ebs ilire Teuta dhe dy ambasador\u00ebve romak\u00eb, romak\u00ebt e pushtuan Ulqinin n\u00eb 163 p.e.s. \u00e7ka b\u00ebri q\u00eb Kolkiniumi i lasht\u00eb t\u00eb b\u00ebhej Olqinium (Olcinium) nd\u00ebrsa banor\u00ebt e tij t\u00eb thirreshin Olinqiniates (Olinciniates). M\u00eb von\u00eb, emri p\u00ebrjetoi variacione t\u00eb tjera si Dolqinjo (Dolcigno), Dulqinjo (Dulcigno), Olkinium, Olcinium, and m\u00eb s\u00eb fundi Olchinii, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptimi latin i \u201cUlqini\u201d. Ky variacion p\u00ebrfundimtar latin \u00ebsht\u00eb i shkruar n\u00eb pragun e kish\u00eb-xhamis\u00eb n\u00eb Kala. N\u00ebn sundimin romak, Ulqinit iu dha statusi i nj\u00eb qyteti me privilegje t\u00eb ve\u00e7anta,\u00a0<em>oppida civium Romanorum,<\/em>\u00a0dhe m\u00eb von\u00eb u b\u00eb nj\u00eb qytet i pavarur,\u00a0<em>municipium<\/em>.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb vendodhjes me ep\u00ebrsi t\u00eb madhe gjeografike, klim\u00ebs s\u00eb but\u00eb dhe tok\u00ebs pjellore, Ulqin \u00ebsht\u00eb synuar nga shum\u00eb pushtues. Si rrjedhim, muret e qytetit t\u00eb tij jan\u00eb shembur rregullisht n\u00eb luft\u00ebrat e shpeshta dhe jan\u00eb rind\u00ebrtuar gjat\u00eb intervaleve nd\u00ebrmjet tyre. Pas ndarjes s\u00eb Perandoris\u00eb Romake n\u00eb perandori lindore dhe per\u00ebndimore, Ulqin u b\u00eb pjes\u00eb e provinc\u00ebs\u00a0<em>Praevalis<\/em>\u00a0apo Prevalia, pjes\u00eb e Perandoris\u00eb Romake Lindore, Justiniani, perandori bizantin me origjin\u00eb ilire, i cili njihet sepse ka luftuar n\u00eb shum\u00eb beteja \u00ebsht\u00eb gjithashtu i njohur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shum\u00eb veprave publike n\u00eb Konstantinopoj\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe tempullin e madh t\u00eb Sh\u00ebn Sofis\u00eb. Ky perandor thuhet se ka rind\u00ebrtuar dhe p\u00ebrforcuar gjithashtu Kalan\u00eb e Ulqinit. N\u00eb vitet q\u00eb vijuan, do t\u00eb vinin pushtues t\u00eb tjer\u00eb, Nemania, Balsha, Venecian\u00ebt dhe Turqit q\u00eb e zgjeruan Kalan\u00eb me nd\u00ebrtesa t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Fiset slave u shfaq\u00ebn n\u00eb sken\u00eb vet\u00ebm n\u00eb shekullin e gjasht\u00eb, kur kaluan Danubin dhe u ngul\u00ebn pjes\u00ebt jugper\u00ebndimore t\u00eb Ballkanit me leje t\u00eb perandorit Heraklius. T\u00eb porsaardhurit u p\u00ebrzjen\u00eb me popullat\u00ebn lokale dhe gradualisht formuan shtetet sllave, t\u00eb cilat u sllavizuan t\u00ebr\u00ebsisht, me p\u00ebrjashtim t\u00eb qyteteve bgredetare; nd\u00ebrkoh\u00eb, populli bullgar q\u00eb kishte pushtuar her\u00eb pas here k\u00ebto territore adoptoi gjithashtu gjuh\u00ebn sllave. Cari bullgar Samuel, i cili pushtoi disa her\u00eb perandorin\u00eb lindore u p\u00ebrpoq t\u00eb pushtonte Ulqinin po d\u00ebshtoi q\u00eb t\u2019ia dilte mban\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb u ngjit m\u00eb lart n\u00eb veri, duke shkat\u00ebrruar bregdetin dalmat dhe qytetet\u00a0<em>Cattaro<\/em>\u00a0(Kotor) dhe\u00a0<em>Ragusa<\/em>\u00a0(Dubrovnik). N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, sllav\u00ebt fillojn\u00eb t\u00eb imponohen n\u00eb rajonin e Ballkanit, sidomos Serbia, e cila njihej si\u00a0<em>Rascia<\/em>. Perandoria Bizantine ofroi modelin p\u00ebr institucionin dhe kultur\u00ebn e Serbis\u00eb mesjetare. Familja Nemania (e cila mendohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb familje e sllavizuar ilire e nga\u00a0<em>Doclea<\/em>\u00a0(Dukla) Liqenit\u00a0<em>Scutari<\/em><em>\u00a0<\/em>(Shkodr\u00ebs s\u00eb sotme) themeloi Dinastin\u00eb Nemania. N\u00eb 1169, Princi i Madh serb, Stefan Nemania ia doli t\u00eb bashkoj\u00eb shumic\u00ebn e provincave serbe n\u00eb veri n\u00ebn sundimin e tij, duke hedhur themelet e \u00e7far\u00eb do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb Perandorin\u00eb Serbe dhe n\u00eb Kish\u00ebn Nacionale Serbe, duke e shk\u00ebputur nga t\u00eb dy sferat e ndikimit per\u00ebndimor dhe bizantin. Nd\u00ebrsa Kisha Ortodokse, n\u00ebn ndikimin bizantin u shk\u00ebput nga Patriarkati i Rom\u00ebs, Katolik\u00ebt e Preval\u00ebs, m\u00eb sakt\u00ebsisht Shqip\u00ebria veriore, duke p\u00ebrfshir\u00eb Ulqinin e Tivarin, i qendruan gjer\u00ebsisht besnike Rom\u00ebs. N\u00eb vitet q\u00eb vijuan, Nemania pushtoi edhe Ulqinin (1183), i cili mbeti n\u00ebn zot\u00ebrimin e Perandoris\u00eb Serbe deri sa qytetin e mor\u00ebn n\u00eb dor\u00eb venecian\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo shkizm\u00eb dhe mosmarr\u00ebveshje teologjike nd\u00ebrmjet patriarkut dhe pap\u00ebs nuk pat\u00ebn edhe aq ndikim n\u00eb popull sa Kisha Ortodokse Serbe. Ia vlen t\u00eb vihet n\u00eb dukje se koncepti i komb\u00ebsis\u00eb nuk ekzistonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe njer\u00ebzit zakonisht bashkoheshin rreth nj\u00eb kishe, mbreti apo princi. N\u00eb krahasim me Kish\u00ebn Katolike Romake, Kisha Ortodokse Serbe ishte kolonizuese dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb strikte. N\u00eb 875, peshkopi metropolit i Praevalis u transferua nga Shkodra n\u00eb Doklea, e cila tashm\u00eb kishte nj\u00eb popullsi t\u00eb p\u00ebrzier\u00eb dhe kishte marr\u00eb emrin Zeta. Doklea (apo Zeta) ishte ende n\u00ebn juridiksionin e dinastis\u00eb serbe por sundohej nga kryepleq t\u00eb zon\u00ebs; nj\u00eb prej tyre ishte Gjon Vladimiri apo Jovan Vladimir (n\u00eb sllavisht) i fisit Nemania.<\/p>\n<p><em>Gjon Vladimir (990\u20131016) ishte princi i Dokleas dhe principata e tij p\u00ebrfshinte territorin e Kraj\u00ebs (vendi i tij m\u00eb i preferuar dhe ndoshta edhe vendlindja) p\u00ebrgjat\u00eb bregut jugor t\u00eb Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Vladimirin e sot\u00ebm apo Katerkoll\u00ebn (kat\u00ebr Kolat, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb kat\u00ebr Shenkolla apo kisha t\u00eb Sh\u00ebn Nikolas n\u00eb at\u00eb krahin\u00eb), Shasin dhe Ulqinin. Historia e tij \u00ebsht\u00eb magjep\u00ebse \u2014i shpallur si nga shqiptar\u00ebt ashtu edhe nga serb\u00ebt si shenjti i tyre; historia e tij \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht e v\u00ebrtet\u00eb e pjes\u00ebrisht legjend\u00eb, ashtu si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe pre e falsifikimit duke e b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs dhe intrigues.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Gjon Vladimiri erdhi n\u00eb pushtet si princi i Dokleas, t\u00eb cil\u00ebn e sundoi nga viti 1016 prej kryeqytetit t\u00eb tij Scutari (Shkodra). Ai u shfaq gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb st\u00ebrzgjatur mes Bizantit dhe Carit Samuel t\u00eb Perandoris\u00eb Bullgare, i cili e burgosi. Fati i tij n\u00eb rob\u00ebri \u00ebsht\u00eb subjekt i nj\u00eb prej tregimeve m\u00eb romantike t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb hershme bizantine\u2014historia Vladimirit dhe Kosar\u00ebs\u2014nj\u00eb goj\u00ebdhan\u00eb e treguar n\u00eb Kronik\u00ebn e Priftit t\u00eb Dokleas. Sipas historis\u00eb, vajza e Samuelit ra n\u00eb dashuri me t\u00eb burgosurin e pash\u00ebm dhe iu p\u00ebrgj\u00ebrua t\u00eb atit p\u00ebr dor\u00ebn e tij. Ai pranoi duke ia kthyer Doklean dh\u00ebndrrit t\u00eb tij madje duke i dhuruar edhe nj\u00eb territor fqinj shtes\u00eb. Vladimiri sundoi n\u00eb paqe, duke shmangur p\u00ebrfshirjen n\u00eb konfliktin madhor q\u00eb kulmoi me mposhtjen e Samuelit nga bizantin\u00ebt n\u00eb 1014. Pas vdekjes s\u00eb Samuelit, perandoria e tij u trash\u00ebgua nga Ivan Vladislav, djali i , Aaronit, v\u00ebllait t\u00eb Samuelit (997\u20131014) q\u00eb ishte edhe sundimtari i fundit i Perandoris\u00eb s\u00eb par\u00eb Bullgare. Ivani mesa duket nuk ia harroi kunatit animin e tij t\u00eb heshtur nga Perandori i Bizantit dhe pas nj\u00eb komploti ia preu kok\u00ebn Vladimirit, n\u00eb 1016, p\u00ebrpara nj\u00eb kishe n\u00eb Presp\u00eb (t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb sotme) dhe e varrosi aty. Tre vjet m\u00eb von\u00eb, eshtrat e tij u transferuan n\u00eb Kish\u00ebn e Virgj\u00ebresh\u00ebs s\u00eb Kraj\u00ebs, ku u shpall martir dhe shenjt pa ndonj\u00eb akt n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar. Rreth vitit 1215, eshtrat e tij u transferuan p\u00ebrs\u00ebri, k\u00ebsaj here n\u00eb Durr\u00ebs nga Teodori (Theodor) Engj\u00ebll Komneni nga Epiri. Aty, besimtar\u00ebt, si nga kishat e Lindjes ashtu edhe nga ato t\u00eb Per\u00ebndimit, shkonin p\u00ebr ta adhuruar. N\u00eb 1381, eshtrat e tij p\u00ebrfunduan n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjonit Vladimir, pran\u00eb Elbasanit, n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila ishte nd\u00ebrtuar p\u00ebr nder t\u00eb nj\u00eb princi shqiptar me emrin Karl Topia. Kisha u d\u00ebmtua r\u00ebnd\u00eb n\u00eb 1944 nga gjerman\u00ebt, k\u00ebshtu q\u00eb gjith\u00ebshka q\u00eb ka mbijetuar dhe reliket e saj, mbahen q\u00eb prej vitit 1995 n\u00eb katedralen ortodokse n\u00eb Tiran\u00eb, Shqip\u00ebri. Kisha Ortodokse Serbe e njeh si shenjtin e par\u00eb serb, q\u00eb ngre pyetjen se pse nj\u00eb nder i till\u00eb nuk i njihet Stefan Nemanias, i cili u kanonizua vet\u00ebm n\u00eb vitin 1200. Faktet historike dokumentojn\u00eb qartazi se ai ishte nj\u00eb shqiptar q\u00eb i ishte bashkuar Kish\u00ebs Ortodokse Serbe. Gjith\u00ebsesi, duket se Gjon Vladimiri ishte nj\u00eb princ i mir\u00eb, nj\u00eb patriark i mir\u00eb, dhe nj\u00eb njeri i mir\u00eb i cili ende adhurohet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Malin e Zi, si dhe mbetet shenjti mbrojt\u00ebs i Tivarit (Barit). Shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Malin e Zi (Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini) festojn\u00eb 22 Majin si dit\u00ebn e Shenjtit t\u00eb tyre t\u00eb dashur.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb 1242, nj\u00eb hordhi mongol\u00ebsh, duke rendur me kuajt e tyre t\u00eb shpejt\u00eb nga Azia qendrore arrit\u00ebn n\u00eb muret e Kalas\u00eb. Pas nj\u00eb rrethimi t\u00eb pasuksessh\u00ebm, mongol\u00ebt vendos\u00ebn t\u00eb braktisnin planin e tyre p\u00ebr t\u00eb pushtuar Ulqinin dhe u hakmorr\u00ebn duke shkat\u00ebrruar t\u00ebr\u00ebsisht qytetin episkopal fqinj t\u00eb\u00a0<em>Sva\u00e7it<\/em>\u00a0(Shas) duke vrar\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e Carit serb Stefan Dushani simbolizoi shp\u00ebrb\u00ebrjen e Perandoris\u00eb Serbe dhe precipitoi ngritjen e principatave t\u00eb tjera, sidomos asaj t\u00eb Dokleas. Balsha I u b\u00eb princi i Dokleas, i cili me ndihm\u00ebn e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij dhe t\u00eb krer\u00ebve feudal\u00eb shqiptar\u00eb eliminoi sundimin e Bizantit dhe t\u00eb serb\u00ebve ortodoks\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb veriore dhe qendrore. Brenda pak kohe, familja Balsha vuri n\u00ebn sundimin e saj Dalmacin\u00eb, shumic\u00ebn e Maqedonis\u00eb bashk\u00eb me Selanikun, si dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Shq\u00ebip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme, nd\u00ebrsa p\u00ebr kryeqytet kishte Shkodr\u00ebn. Familja Balsha riktheu katolicizmin dhe m\u00eb pas t\u00eb gjitha monedhat e tyre kishin mbishkrime latine. Ulqini kishte dioqezat e tij n\u00ebn arkdioqez\u00ebn e Tivarit, po ashtu si kishin Kotori, Shasi, Shkodra, dhe Drishti (k\u00ebto dy t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme). T\u00eb gjitha ishin pjes\u00eb e Kish\u00ebs Katolike t\u00eb Rom\u00ebs. Pas vdekjes s\u00eb Balsh\u00ebs I n\u00eb 1362, tre djemt\u00eb e tij sunduan s\u00eb bashku, por zgjerimi i fuqis\u00eb b\u00ebri q\u00eb t\u00eb bien ndesh me Venedikun. Gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb Familjes Balsha, sidomos n\u00ebn Gjergj Balsha Strazimirin (1385\u20131405), i cili \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb Kala, Ulqini ka pasur si r\u00ebnd\u00ebsi politike, po ashtu edhe treg\u00ebtare e kulturore. Nuk ishte asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb kryeqytet i p\u00ebrhersh\u00ebm i sundimtar\u00ebve dhe bashk\u00eb-sundimtar\u00ebve t\u00eb Zet\u00ebs dhe t\u00eb qyteteve bregdetare, por shumica e sundimtar\u00ebve kishin banesat e tyre n\u00eb at\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb Zet\u00ebs n\u00eb 1405, Ulqini ra n\u00eb duart e venedikasve, t\u00eb cil\u00ebt e sunduan qytetin p\u00ebr 150 vite, me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr kohe gjat\u00eb 1413\u20131421 kur u \u00e7lirua dhe qendroi n\u00ebn qeverisjen e Balsh\u00ebs III. N\u00eb 1423, venedikasit e vendos\u00ebn Ulqinin n\u00ebn \u201cprotektoratin\u201d e tyre. Megjith\u00eb, sigurin\u00eb e ofruar Ulqinit p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer interesave t\u00eb tyre, qyteti mbeti relativisht i varf\u00ebr. Ndoshta ishte p\u00ebr shkak t\u00eb mbrotjes venedikase q\u00eb Ulqini qe nj\u00eb nga qytetet e fundit q\u00eb ra n\u00eb duar t\u00eb Perandoris\u00eb Otomane (1571). Por pasi ra, ai qendroi pjes\u00eb e k\u00ebsaj perandorie derisa ajo ia dor\u00ebzoi Malit t\u00eb Zi n\u00eb 1887, duke iu bindur Traktatit t\u00eb Berlinit. Pushtuesit otoman\u00eb menj\u00ebher\u00eb filluan t\u00eb zhvillojn\u00eb qytetin p\u00ebr t\u2019ia p\u00ebrshtatur synimeve t\u00eb tyre strategjike. N\u00ebn sundimin e tyre, Ulqin fitoi nj\u00eb imazh oriental me nd\u00ebrtimin e xhamive, banjove turke, \u00e7ezmave t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm, kullave t\u00eb vrojtimit, dhe shum\u00eb strukturave t\u00eb tjera. Qyteti filloi t\u00eb zhvilloj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri traditat e tij t\u00eb vjetra dhe t\u00eb pasura treg\u00ebtare e detare.<\/p>\n<p>Ulqini arriti nj\u00eb kulm t\u00eb ri gjat\u00eb shekujve XVII\u2013XIX kur, sipas gjeografit botanistit dhe k\u00ebshilltarit politik italian, Antonio Baldacci, shk\u00eblqente n\u00eb biznesin e treg\u00ebtis\u00eb detare, me nj\u00eb flot\u00eb q\u00eb num\u00ebronte 500 mjete lundrimi. Varkat e saj m\u00eb t\u00eb vogla dhe m\u00eb t\u00eb shpejta bridhnin nd\u00ebrmjet porteve dhe qendrave t\u00eb treg\u00ebtis\u00eb n\u00eb brigjet adriatike dhe mesdhetare. P\u00ebr shkak se Ulqini ishte si nj\u00eb republik\u00eb e vog\u00ebl, zhvillimi i treg\u00ebtis\u00eb detare rizgjoi nj\u00eb tjet\u00ebr zakon t\u00eb vjet\u00ebr: E ktheu Ulqinin n\u00eb nj\u00eb strofk\u00eb pirat\u00ebsh deri kur Mehmet Bushati u b\u00eb Vezir i Madh i Shkodr\u00ebs dhe i dha fund madh\u00ebrisht. Ka nj\u00eb legjend\u00eb shum\u00eb interesante; ndon\u00ebse nj\u00eb num\u00ebr dokumentesh konfirmojn\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e historis\u00eb, ajo vazhdon t\u00eb shihet thjesht si legjend\u00eb. Sipas saj, pirat\u00eb nga Ulqini rr\u00ebmbyen shkrimtarin e famsh\u00ebm spanjoll Miguel de Cervantes, i cili po udh\u00ebtonte drejt Spanj\u00ebs, pas nj\u00eb lufte n\u00eb Levant. E soll\u00ebn n\u00eb Kala dhe e mbajt\u00ebn aty si rob p\u00ebr pes\u00eb vjet, ose m\u00eb pak n\u00ebse i heq koh\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb kaluar n\u00eb Stamboll apo n\u00eb Algjer. Besohet se kur ishte n\u00eb Ulqin, ai ra n\u00eb dashuri me nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb re nga Kalaja, e cila u rishfaq pastaj si heroina e romanit t\u00eb tij\u00a0<em>Don Kishoti<\/em>: Dulqinja (Dolcigno\u2014Dulcinea).<\/p>\n<p>Aneksimi i Ulqinit n\u00eb Principat\u00ebn e Malit t\u00eb Zi ishte nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e tij. M\u00eb shum\u00eb se 500 familje braktis\u00ebn qytetin dhe bizneset u shkat\u00ebrruan. Shkretimi preku edhe bizneset e detaris\u00eb dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb anijeve, t\u00eb cilat dal\u00ebngadal\u00eb u shuan e u harruan. Ndon\u00ebse, Princi Nikola i Malit t\u00eb Zi u p\u00ebrpoq t\u00eb asimilonte popullat\u00ebn duke sjell\u00eb njer\u00ebz nga rajone t\u00eb tjera, kjo p\u00ebrpjekje kryesisht d\u00ebshtoi, sepse Ulqini dhe zonat p\u00ebrreth ishin dhe ende mbeten t\u00eb mbiztot\u00ebruara nga popullata autoktone q\u00eb flet gjuh\u00ebn shqipe. Mali i Zi pushoi s\u00eb ekzistuari si nj\u00eb vend i pavarur n\u00eb 1918, kur humbi pavar\u00ebsin\u00eb dhe u b\u00eb nj\u00eb nga provincat e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Ulqini mbeti pjes\u00eb e provinc\u00ebs. Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb 1945, Mali i Zi u b\u00eb nj\u00eb nga gjasht\u00eb republikat e n\u00eb kuadrin e Federat\u00ebs Jugosllave n\u00ebn regjimin komunist t\u00eb Titos. Kufijt\u00eb mbet\u00ebn thelb\u00ebsisht t\u00eb pandryshuara deri n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e Federat\u00ebs Jugosllave q\u00eb filloi n\u00eb 1991. Mali i Zi ishte republika e fundit q\u00eb u shk\u00ebput, kur n\u00eb 2006, qytetar\u00ebt e tij votuan p\u00ebr pavar\u00ebsi dhe me k\u00ebt\u00eb, nj\u00eb vend i ri, Republika e Malit t\u00eb Zi, u shfaq dhe u b\u00eb an\u00ebtar i Kombeve t\u00eb Bashkuara brenda t\u00eb nj\u00ebjtit vit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Trash\u00ebgimia historike dhe kulturore e Ulqinit<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Qyteti i Vjet\u00ebr i Kalas\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson pjes\u00ebn thelb\u00ebsore t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb historike dhe kulturore t\u00eb Ulqinit. Nj\u00eb udh\u00ebtim i shkurt\u00ebr mund t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb hyrjen veriore nga porta e Revelinit; n\u00eb sheshin e sip\u00ebrm \u00ebsht\u00eb kisha-xhami dhe tani muzeum ku mbahen artifaktet m\u00eb interesante. Kjo kish\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur fillimisht\u00a0<em>Kisha e Sh\u00ebn Mris\u00eb<\/em>\u00a0dhe besohet se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb 1510. Kisha u konvertua n\u00eb xhami n\u00eb 1693 kur iu shtua nj\u00eb minare, e nd\u00ebrtuar me gur\u00eb t\u00eb gdhendur. Nd\u00ebrtesa sh\u00ebrbeu si xhami deri n\u00eb 1878. Tani sh\u00ebrben si muzeum q\u00eb ekspozon zbulime t\u00eb ndryshme arkeologjike. Objekte q\u00eb t\u00ebrheqin menj\u00ebher\u00eb v\u00ebmendjen jan\u00eb nj\u00eb piedestal me mbishkrim n\u00eb greqisht i per\u00ebndesh\u00ebs\u00a0<em>Artemis<\/em>, nj\u00eb portret i lasht\u00eb me imazhin e per\u00ebndesh\u00ebs\u00a0<em>Athina<\/em>\u00a0me helmet\u00eb, si dhe nj\u00eb num\u00ebr sopatash t\u00eb Epok\u00ebs s\u00eb Bronxit, t\u00eb tipit\u00a0<em>Skutari-Dalmatian<\/em>\u00a0t\u00eb zbuluara n\u00eb Vladimir dhe n\u00eb rajonet m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb Liqenit Zogaj. N\u00eb koleksionin e ekspozuar ndodhen edhe fragmente grui, kapitale jonike, fragmente t\u00eb nj\u00eb kishe t\u00eb shekullit t\u00eb n\u00ebnt\u00eb dhe artikuj nga Perandoria Otomane.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb mbrapa muzeumit \u00ebsht\u00eb Kulla e Balshajve, tashm\u00eb e p\u00ebrdorur si galeri. Ky monument mesjetar pasqyron historin\u00eb e familjes Balsha, e cila sundoi Zet\u00ebn (Doklean), bashk\u00eb me Ulqinin dhe qytete t\u00eb tjera bregdetare. Pas pushtimit t\u00eb Zet\u00ebs nga otoman\u00ebt, ata rinovuan kull\u00ebn, duke i shtuar karakteristika t\u00eb tyre, q\u00eb kan\u00eb mbijetuar deri m\u00eb sot. Kulla tregon edhe historin\u00eb jo shum\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb nj\u00eb njeriu interesant, mistikut dhe mesias t\u00eb vet\u00ebshpallur hebre, Shabatai Zevi.<\/p>\n<p><em>Shabatai Zevi (1626\u20131676) u lind n\u00eb Smyrna (Izmiri i sot\u00ebm), n\u00eb Turqi. N\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, iu p\u00ebrvesh studimit t\u00eb Kabal\u00ebs, p\u00ebrmbledhjes me ndikim t\u00eb madh te hebrenjt\u00eb t\u00eb shkrimeve mistike. Periudhat e tij t\u00eb zgjatura t\u00eb ekstazis\u00eb dhe personaliteti i tij i fort\u00eb t\u00ebrhoqi shum\u00eb dishepuj; k\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 22-vje\u00e7are, ai e shpalli veten Mesia. Kjo u quajt si nj\u00eb dhunim i ligjeve fetare hebraike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, masat e tij k\u00ebrc\u00ebnuan autoritetin rabinik dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u d\u00ebbua nga Smyrna nga Rabinati i shqet\u00ebsuar. Q\u00eb aty, ai shkoi n\u00eb Selanik (q\u00eb ishte nj\u00eb qend\u00ebr e vjet\u00ebr kabaliste) e m\u00eb pas u end n\u00ebp\u00ebr Greqi, Trak\u00eb, Palestin\u00eb, dhe Egjipt. Autoritetet otomane e toleruan deri sa m\u00ebsimet e tij u b\u00ebn\u00eb t\u00eb rrezikshme\u2014edhe p\u00ebr vet\u00eb perandorin\u00eb\u2014k\u00ebshtu q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb 1666 nd\u00ebrsa po p\u00ebrpiqej t\u00eb kthehej n\u00eb Kostandinopoj\u00eb, u kap dhe u burgos. Shabatai u konvertua n\u00eb Islam mesa duket p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar ekzekutimit, mir\u00ebpo ndjek\u00ebsit e tij e intepretuan ndryshe k\u00ebt\u00eb veprim. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo i p\u00eblqeu sulltanit, i cili i dha emrin Mehmed Effendi, dhe e em\u00ebroi si portierin e tij personal dhe i dha nj\u00eb rrog\u00eb shum\u00eb bujare. Mir\u00ebpo shumica e dishepujve t\u00eb tij besimtar\u00eb u zhg\u00ebnjyen shum\u00eb nga kjo apostazi. Me koh\u00eb, Shabatai e humbi simpatin\u00eb e sulltanit q\u00eb vendosi ta d\u00ebbonte n\u00eb qytetin m\u00eb t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb perandoris\u00eb\u2014Ulqin, ku jetoi deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs. Megjith\u00ebse u konvertua n\u00eb Islam, duket se n\u00eb shpirt mbeti gjithnj\u00eb hebre, si\u00e7 d\u00ebshmohet edhe nga altari i gdhendur n\u00eb gur, me Yllin e Davidit mbi t\u00eb. Vdiq n\u00eb 1676 dhe varin e ka n\u00eb Ulqin.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrpara kull\u00ebs shtrihet nj\u00eb shesh i vog\u00ebl me nj\u00eb num\u00ebr kthinash, me harqe n\u00eb hyrje, q\u00eb njihet si sheshi i skllev\u00ebrve<strong>.\u00a0<\/strong>Ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb sheshi ka sh\u00ebrbyer si treg ku, n\u00eb ndonj\u00eb rast, skllev\u00ebr t\u00eb kapur nga pirat\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb shitje. Ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb Ulqini t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrzjer\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb treg\u00ebti skllev\u00ebrish, nuk ka fakte historike q\u00eb ta provojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, madje as q\u00eb skllev\u00ebrit t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrdorur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb qytet. N\u00eb fakt, rreth dhjet\u00eb familje zezak\u00ebsh, paraardh\u00ebsit e t\u00eb cil\u00ebve nuk dihet pse u vendos\u00ebn aty nga Afrika, kan\u00eb jetuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Ulqin si qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb respektuar.<\/p>\n<p>Q\u00eb aty, dy rrugica me kalldr\u00ebm, me kah nga veriu dhe jugu, t\u00eb \u00e7ojn\u00eb te platforma e fortes\u00ebs. Pik\u00ebrisht p\u00ebrpara hyrjes jugore \u00ebsht\u00eb themeli i Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Mris\u00eb, nga shekulli i 12, q\u00eb m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb riem\u00ebrtuar Kisha e Sh\u00ebn Markut. Dokumente historike flasin edhe p\u00ebr Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Ded\u00ebs (St. Dominick). Thuhet se t\u00eb dyja k\u00ebto kisha ishin ilustruar nga afresk\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb mjeshtrit t\u00eb famsh\u00ebm bizantin t\u00eb piktur\u00ebs, Sh\u00ebn Luk\u00eb Evangjelisti. Jo larg nga kjo kish\u00eb, ndodhet \u00e7isterna e madhe e qytetit e nd\u00ebrtuar nga venedikasit. Kulla e Balshajve \u00ebsht\u00eb pak metra m\u00eb tej, nd\u00ebrsa pak m\u00eb n\u00eb veri ndodhet Pallati Venediku. Gjat\u00eb pushtimit venecian t\u00eb Ulqinit, pallati ka sh\u00ebrbyer si rezidenc\u00eb e guvernatorit venedikas. Sot, ai sh\u00ebrben si hotel\u00a0<em>boutique<\/em>. Vet\u00ebm disa qindra hapa pas Kull\u00ebs s\u00eb Balshajve \u00ebsht\u00eb depoja turke e barutit nga shekulli i 18.<\/p>\n<p>Shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kalas\u00eb ofrojn\u00eb pamje spektakolare t\u00eb qytetit p\u00ebrreth mureve dhe detit, n\u00eb dukje t\u00eb pafund, q\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb jetik p\u00ebr Ulqinin. Duke ndjekur k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, mb\u00ebrrihet n\u00eb port\u00ebn e jugut dhe posht\u00eb shkall\u00ebve t\u00eb thepisura e gjarp\u00ebruese, q\u00eb kalojn\u00eb nj\u00eb skel\u00eb t\u00eb vog\u00ebl detare dhe fillimin e nj\u00eb pjese t\u00eb qytetit, t\u00eb thirrur\u00a0<em>Rana<\/em>\u00a0(r\u00ebra), p\u00ebr shkak t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb me Plazhin e Vog\u00ebl (Sllavisht: Mala Plazha). P\u00ebrreth harkut n\u00eb t\u00eb majt\u00eb, ku dikur ndodhej kantieri i nd\u00ebrtimit t\u00eb anijeve, gjendet Tyrbeja e Fanit. Ky mazoleum \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr dy v\u00ebllez\u00ebr, q\u00eb lan\u00eb jet\u00ebn duke mbrojtur qytetin kund\u00ebr venedikasve. Sipas legjend\u00ebs atyre ua pren\u00eb kokat n\u00eb luftim e sip\u00ebr n\u00eb bordin e nj\u00eb anijeje e megjithat\u00eb ia dol\u00ebn t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb breg t\u00eb detit me kokat n\u00eb duar, ku u r\u00ebzuan dhe vdiq\u00ebn. Dhe pik\u00ebrisht aty edhe u varros\u00ebn. Ka edhe disa Tyrbe apo mazoleume n\u00eb Ulqin nga shekulli i 18, si ato t\u00eb Murat Dedejt, e Pultit, dhe Resulbegut.<\/p>\n<p>N\u00ebn pushtimin otoman, Ulqin p\u00ebrjetoi nj\u00eb shnd\u00ebrrim si nga pamja ashtu edhe nga m\u00ebnyra e jet\u00ebs. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, u nd\u00ebrtuan shum\u00eb xhami dhe struktura t\u00eb tjera. P\u00ebrve\u00e7 xhamis\u00eb s\u00eb lartp\u00ebmrnedur n\u00eb Kala, ka pasur edhe xhami e nd\u00ebrtesa t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb thell\u00eb historike dhe kultuore, disa prej t\u00eb cilave, po jo t\u00eb gjitha renditen n\u00eb vijim:<\/p>\n<ul>\n<li><em>Xhamia e Ran\u00ebs<\/em>t\u00eb njohur edhe si\u00a0<em>Xhamia e Detar\u00ebve<\/em>\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga xhamit\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra, e nd\u00ebrtuar rreth 1798 nga Ibrahim Pasha i Shkodr\u00ebs p\u00ebr nder t\u00eb detar\u00ebve t\u00eb Ulqinit, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend ku ndodhej kulla e vrojtimit detar. N\u00eb 1931, u shkat\u00ebrrua nga qeveria e Malit t\u00eb Zi por u rind\u00ebrtua n\u00eb 2012.<\/li>\n<li><em>Xhamia e Pash\u00ebs<\/em>u ngrit n\u00eb 1719 me nj\u00eb hamam (banjo turke). \u00cbsht\u00eb e vetmja nd\u00ebrtes\u00eb e k\u00ebtij lloji n\u00eb territorin e Malit t\u00eb Zi. Hamami u shnd\u00ebrrua m\u00eb von\u00eb n\u00eb banjo publike. Ndodhet posht\u00eb Qytetit t\u00eb Vjet\u00ebr.<\/li>\n<li><em>Xhamia e Mezjahit<\/em>u nd\u00ebrtua n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit m\u00eb 1828. Ngjitur me xhamin\u00eb ka qen\u00eb dikur edhe nj\u00eb medrese (shkoll\u00eb e mesme fetare).<\/li>\n<li><em>Xhamia e Bregut<\/em>u nd\u00ebrtua n\u00eb 1783, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs nga tregu i ri, pik\u00ebrisht n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit.<\/li>\n<li>Ka edhe nj\u00eb kull\u00eb sahati, e nd\u00ebrtuar n\u00eb mes t\u00eb shekullit t\u00eb 18, me fonde t\u00eb dhuruara nga qytetar\u00ebt. Edhe sot vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb, sigurisht pas shum\u00eb riparimesh t\u00eb nevojshme.<\/li>\n<\/ul>\n<p><em>Ekziston nj\u00eb histori shum\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse lidhur me Ali Pash\u00ebn t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb kushtuar xhamia e Ulqinit. Ka qen\u00eb nj\u00eb detar i madh otoman i njohur si K\u0131l\u0131\u00e7 Ali Pasha, i njohur ndryshe edhe si Okiali, n\u00eb Europ\u00eb apo m\u00eb her\u00ebt si Ulu\u00e7 Ali Reis. Ai ishte nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera, jo vet\u00ebm t\u00eb historis\u00eb s\u00eb detaris\u00eb otomane, por edhe t\u00eb asaj bot\u00ebrore. Sipas legjend\u00ebs, ai ishte nj\u00eb turk, i cili n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ishte rr\u00ebmbyer nga Kalor\u00ebsit e Sh\u00ebn Xhonit dhe ishte \u00e7uar n\u00eb Itali. Aty u rrit si sh\u00ebrb\u00ebrtor i nj\u00eb fisniku italian q\u00eb jetonte n\u00eb qytez\u00ebn Le Castellan n\u00eb Kalabri (t\u00eb populluar kryesisht nga arb\u00ebresh\u00eb q\u00eb i kishin ikur pushtimin otoman t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme). Djali turk, t\u00eb cilit i kishin ngjitur emrin Xhulio Galeni, u d\u00ebrgua p\u00ebr shkollim n\u00eb Napoli dhe m\u00eb pas u kap nga nj\u00eb komandant i flot\u00ebs otomane, Ali Ahmed Reis (algjerian ose shqiptar), i cili e mori djaloshin me vete, pasi m\u00ebsoi historin\u00eb e tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Q\u00eb nga ky moment, ai u njoh si Ulu\u00e7 Ali (vini re se Uruc, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shformim i Uluc, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbiem\u00ebr i nj\u00eb familjeje t\u00eb mir\u00ebnjohur n\u00eb Ulqin; p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, legjenda q\u00eb tregon p\u00ebr detar\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Ulqinit p\u00ebrmend edhe diku me emrin Uluzh Alia). Disa thon\u00eb se ai nuk ishte turk por kishte origjin\u00eb italiane; un\u00eb do t\u00eb thoja se \u00ebsht\u00eb gjithashtu shum\u00eb e mundshme q\u00eb origjin e tij t\u00eb jet\u00eb shqiptare. Pavar\u00ebsisht nga origjina e tij, Ulu\u00e7 Ali u rrit n\u00eb komunitetin otoman dhe u b\u00eb nj\u00eb nga detar\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs. Kulmi i karrier\u00ebs s\u00eb tij ishte Beteja e Lepantos\u00a0m\u00eb 1571, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn flota e aleat\u00ebve t\u00eb Papatit shpartalloi flot\u00ebn otomane; megjithat\u00eb Uluc Ali ia doli mban\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte t\u00eb gjitha anijet q\u00eb kishte n\u00ebn komand\u00ebn e tij gjat\u00eb k\u00ebsaj beteje, pa humbur asnj\u00eb nga njer\u00ebzit e tij. Pas k\u00ebsaj ngjarjeje ai mori titullin e nderit K\u0131l\u0131\u00e7 (\u201cS\u00ebord\u201d) dhe u em\u00ebrua Kaptan-\u0131 Derya (Kryeadmiral). Pas k\u00ebsaj ai thirrej K\u0131l\u0131\u00e7 Ali Pasha. N\u00eb Betej\u00ebn e Lepantos, u mb\u00ebshtet nga shum\u00eb lundrues, mes tyre edhe Mehmet Siroco, nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb ting\u00ebllon si shqiptar (Siroco\u2014Shiroka, nj\u00eb qytez\u00eb af\u00ebr Liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs, jo larg prej Uqinit). Historian\u00ebt europian\u00eb e njohin si Okiali (Occhiali), i cili ting\u00ebllon m\u00eb shum\u00eb si Olkini dhe banor\u00ebt e tij Olkiani, nd\u00ebrsa\u00a0Miguel de Servantes e quante Ukali n\u00eb kapitullin XXXIX librit t\u00eb tij \u201cDon Kishoti i Man\u00e7\u00ebs\u201d. Historia e Miguel de Servantesit \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Dihet se ka qen\u00eb ushtar n\u00eb flot\u00ebn e Kryq\u00ebzatave.\u00a0N\u00eb 1575, kur po kthehej nga Beteja e Lepantos, flota otomane e rrethoi anijen me t\u00eb cil\u00ebn po udh\u00ebtonte dhe K\u0131l\u0131\u00e7 Ali Pasha kapi rob Servantesin \u2014 ai madje humbi nj\u00eb nga gjat\u00eb k\u00ebsaj beteje. Sipas librave historik\u00eb ai u ble nga nj\u00eb algjerian si skllav dhe e vun\u00eb t\u00eb punonte p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb xhamie, n\u00eb Stamboll. Pas disa vjet\u00ebsh e lan\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe u kthye n\u00eb Sapnj\u00eb. Mir\u00ebpo, n\u00eb Ulqin, historia e Servantesit \u00ebsht\u00eb ndryshe. At\u00eb e soll\u00ebn n\u00eb Ulqin (dhe ndoshta punoi p\u00ebr xhamit\u00eb e m\u00ebparshme q\u00eb u ngrit\u00ebn aty ku ndodhet sot Xhamia e Ali Pash\u00ebs). Qitapet e historis\u00eb dhe dokumente thon\u00eb se ai u kap nga pirat\u00eb algjerian\u00eb dhe u d\u00ebrgua n\u00eb Algjer ku qendroi p\u00ebr pes\u00eb vjet. Pse nuk p\u00ebrmendet q\u00eb Servantesi ka qen\u00eb n\u00eb Ulqin? Kjo \u00ebsht\u00eb po aq misterioze sa edhe vet\u00eb legjenda e qendrimit t\u00eb tij aty.<\/em><\/p>\n<p>Gjat\u00eb pushtimit otoman, p\u00ebrve\u00e7 xhamive, u nd\u00ebrtuan edhe kisha. Shumica e tyre p\u00ebrfshihen si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li><em>Kisha e Sh\u00ebnkolllit<\/em>n\u00eb rr\u00ebz\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Bardh\u00eb, e nd\u00ebrtuar n\u00eb 1869, mbi rr\u00ebnojat e nj\u00eb kishe t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb aty q\u00eb nga koha e dinastis\u00eb s\u00eb familjes Balsha.<\/li>\n<li><em>Kisha Katedrale e Sh\u00ebnkollit ndodhet\u00a0<\/em>posht\u00eb<em>Meterizit,\u00a0<\/em>nga ana tjet\u00ebr e rrug\u00ebs, p\u00ebrball\u00eb hyrjes veriore t\u00eb Kalas\u00eb. Nj\u00eb xhami e vjet\u00ebr e nd\u00ebrtuar n\u00eb 1670 u shemb (bashk\u00eb me varrezat dhe mazoleumet, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve, sipas goj\u00ebdhanave, ishte mazoleumi i Shabatai Zevit) p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb kish\u00eb n\u00eb 1890, n\u00eb kujtim t\u00eb ushtar\u00ebve malazez\u00eb q\u00eb ran\u00eb n\u00eb betejat e 1878-s. Nd\u00ebrtuesit pretendonin se ka pasur nj\u00eb manastir t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb\u00a0<em>Sh\u00ebn Arkangjelit\u00a0<\/em>t\u00eb nd\u00ebrtuar gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb Justinianit, por q\u00eb u prish p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar xhamin\u00eb. Kisha q\u00eb gjeni sot aty \u00ebsht\u00eb zgjeruar dhe rinovuar thell\u00ebsisht n\u00eb 1933 dhe \u00ebsht\u00eb e vetmja Kish\u00eb Ortodokse n\u00eb Ulqin.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Jo larg nga Ulqini ndodhen g\u00ebrmadhat e qytetit mesjetar\u00a0<em>Sciassi<\/em>\u00a0apo\u00a0<em>Svacia<\/em>\u00a0(Shas). Ai ndodhet n\u00eb nj\u00eb pllaj\u00eb, mbi Liqenin e Shasit dhe konsiderohet si nj\u00eb nga qytetet e vdekura m\u00eb interesante n\u00eb Bregdetin Adriatik. Shasi p\u00ebrmendet n\u00eb shekullin e nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb si qytet episkopal (<em>Svacia Civitas<\/em>). Rreth vitit 1183, u pushtua nga Stefan Nemania, i cili ia bashkangjiti Rashk\u00ebs bashk\u00eb me qytete t\u00eb tjera t\u00eb Zet\u00ebs. Mongol\u00ebt e rrafshuan p\u00ebrtok\u00eb n\u00eb 1242 gjat\u00eb p\u00ebrpjekjes s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb pushtuar Ulqinin. Qyteza u rind\u00ebrtua p\u00ebrs\u00ebri, por nuk e rifitoi m\u00eb kurr\u00eb fuqin\u00eb e dikurshme dhe n\u00eb fund u shkretua pas pushtimit prej otoman\u00ebve n\u00eb 1571.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb legjende, gjat\u00eb shekujve XIV\u2013XV, Shas kishte shum\u00eb po aq kisha sa ka viti dit\u00eb. Sot, mund t\u00eb shihen g\u00ebrmadhat e themeleve t\u00eb disa kishave, sidomos dy t\u00eb m\u00ebdha, Katedralja e vjet\u00ebr romaneske e Shnjonit apo Sh\u00ebn Gjonit q\u00eb ndodhet n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qytetit si dhe ajo m\u00eb e re e Sh\u00ebn Mris\u00eb, nj\u00eb kish\u00eb fran\u00e7eskane, e stilit gotik. Kjo e dyta ndodhet n\u00eb nj\u00eb pllaj\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn e ul\u00ebt t\u00eb qytetit. Kishat e Shasit ishin t\u00eb zbukuruara me ornamente arkitektonike dhe disa prej tyre kishin afresk\u00eb; edhe sot mund t\u00eb gjesh gjurm\u00eb t\u00eb ngjyrave n\u00eb muret e tyre. Pak k\u00ebrkim arkeologjik \u00ebsht\u00eb kryer, madje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb amatoreske apo p\u00ebr synime t\u00eb tjera, k\u00ebshtu q\u00eb qyteti i vdekur i Shasit ka mbetur n\u00eb pritje t\u00eb ndonj\u00eb kujdestari t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe arkeolog\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ringjallin historin\u00eb e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Ulqini ka shum\u00eb pasuri t\u00eb tjera historike, kulturore dhe natyrore q\u00eb ia vlen t\u00eb p\u00ebrmenden, p\u00ebrfshi edhe lum mjaft interesant t\u00eb quajtur\u00a0<em>Ada,<\/em>\u00a0i cili sipas legjend\u00ebs u formua nga sedimentet e Lumit Buna, t\u00eb grumbulluara n\u00eb vendin ku u mbyt nj\u00eb anije. Sot, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb turistike, q\u00eb ofron veprimtari sportive t\u00eb ndryshme verore. Nga Ada n\u00eb Gjerane, Plazhi i Madh (Veljika Plaza, n\u00eb sllavisht) zgjatet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 15 kilometra r\u00ebre puro, m\u00eb i madhi n\u00eb Europ\u00eb. N\u00eb supin verior t\u00eb plazhit ndodhet Laguna, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e madhe mo\u00e7alore q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00ebsit\u00eb e prodhimit t\u00eb krip\u00ebs dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja nj\u00eb habitat p\u00ebr zogjt\u00eb e shum\u00eb specieve si dhe nj\u00eb vend pushimi p\u00ebr zogjt\u00eb shteg\u00ebtar\u00eb europian\u00eb. M\u00eb ndihm\u00ebn e Bashkimit Europian, po b\u00ebhen p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta deklaruar k\u00ebt\u00eb zon\u00eb nj\u00eb rezervat natyror p\u00ebr t\u00eb mos lejuar qeverin\u00eb q\u00eb ta shkat\u00ebrroj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtime banimi dhe treg\u00ebtimi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Referenca<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>Edwin E. Jacques, \u201c<em>The Albanians \u2013 An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present\u201d<\/em><\/li>\n<li>Ruzhdi Ushaku,<em>\u201cUlqini \u2013 ne permasa kerkimi dhe frymzimi\u201d<\/em><\/li>\n<li>Branimir Anzulovic,<em>\u201cHeavenly Serbia \u2013 From Myth to Genocide<\/em>\u201d<\/li>\n<li>Dennis P. Hupchick, \u201c<em>From Constantinople to Communism\u201d<\/em><\/li>\n<li>Swire,<em>\u201cThe Eastern Europe Collection\u201d<\/em><\/li>\n<li>Milan Shufflay,<em>\u201cSerbs &amp; Albanians \u2013 Their Symbiosis in the Middle Ages\u201d<\/em><\/li>\n<li>Francis Seymour Stevenson,<em>\u201cA History of Montenegro\u201d<\/em><\/li>\n<li>Alexander Stipcevic,<em>\u201cThe Illyrians\u201d<\/em><\/li>\n<li>Florin Curta,<em>\u201cSoutheastern Europe in the Middle Ages 500\u20131250\u201d<\/em><\/li>\n<li>Mustafa Canka,<em>\u201cUlqini ne Perandorine Osmane\u201d<\/em><\/li>\n<li>Ulcinj Tourist Organization,<em>\u201cUlcinj \u2013 Dnevnik Kapetana Hektora\u201d<\/em><\/li>\n<li>John V.A. Fine, Jr. ,<em>\u201cThe Early Medieval Balkans\u201d<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p>\/Illyria\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Cafo Boga &nbsp; Preambula Dallga e globalizimit \u00ebsht\u00eb duke e ndryshuar me shpejt\u00ebsi bot\u00ebn. Kultura q\u00eb u mbijetuan koh\u00ebrave historike po shuhen e po z\u00ebvend\u00ebsohen nga t\u00eb tjera, m\u00eb mbizot\u00ebruese. Rritjet n\u00eb turizimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrhapja e hoteleve t\u00eb luksit, restoranteve zinxhir, dhe p\u00ebrdorimi i Internetit e medias shoq\u00ebrore po e homogjenizojn\u00eb bot\u00ebn dhe bashk\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11067,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-11854","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11854","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11854"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11854\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11856,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11854\/revisions\/11856"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11067"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11854"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11854"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11854"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}