{"id":11839,"date":"2016-12-02T10:58:29","date_gmt":"2016-12-02T09:58:29","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11839"},"modified":"2016-12-02T10:58:38","modified_gmt":"2016-12-02T09:58:38","slug":"na-jeme-shqyptare-bre-bire-video","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11839","title":{"rendered":"&#8220;NA JEM\u00cb SHQYPTAR\u00cb, BRE BIR\u00cb&#8221; (video)"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/shqiptaret-e-sanxhakut.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-11840 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/shqiptaret-e-sanxhakut.jpg\" alt=\"shqiptaret-e-sanxhakut\" width=\"600\" height=\"408\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/shqiptaret-e-sanxhakut.jpg 441w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/shqiptaret-e-sanxhakut-300x204.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/a>SHQIPTAR\u00cbT N\u00cbN SERBI<\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pa mundur t\u00eb mbetesh indiferent pasi t\u00eb kesh\u00eb shikuar programin, Shqip\u00ebria Tjet\u00ebr \u2013 Gjurm\u00eb Shqiptare &#8212; pik\u00ebrisht segmentin mbi Shqiptar\u00ebt e Sanxhakut, t\u00eb gazetarit t\u00eb njohur shqiptar, Marin Mema. K\u00ebtu m\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb ndiqni dokumentarin e plot\u00eb: <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=2PPx9diQKs0\" target=\"_blank\">https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=2PPx9diQKs0<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb dokumentarin e gazetarit t\u00eb guximsh\u00ebm Mema b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Sanxhakut,\u00a0 t\u00eb cil\u00ebt sot mbeten t\u00eb vet\u00ebm dhe t\u00eb harruar, n\u00eb dor\u00eb t\u00eb fatit dhe t\u00eb Serbis\u00eb.\u00a0 N\u00eb dokumenta vihet n\u00eb dukje se gjat\u00eb historis\u00eb, shqiptar\u00ebt e Sanzhakut, i jan\u00eb n\u00ebnshtruar presioneve t\u00eb tmerrshme asimiluese &#8212; shpesh t\u00eb p\u00ebrgjakshme &#8212; me popull\u00ebsin\u00eb sllave boshnjake.\u00a0 Serbia e sot\u00ebme i njeh ata zyrtarisht si boshnjak\u00eb dhe si rrjedhim shqiptar\u00ebt nuk eksiztojn\u00eb n\u00eb ato troje dhe nuk njih\u00ebn si t\u00eb till\u00eb nga shteti n\u00ebn t\u00eb cilin jetojn\u00eb, Serbia.\u00a0 Por, realiteti m\u00eb i dh\u00ebmbsh\u00ebm, si\u00e7 thot\u00eb edhe gazetari shqiptar Marin Mema n\u00eb programin e tij, ata nuk njihen si shqiptar\u00eb madje as nga Shqip\u00ebria dhe as nga Kosova.\u00a0 Por, megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, gazetari Mema sjell\u00eb prova t\u00eb forta se megjith p\u00ebrpjekjet serbe gjat\u00eb dekadave p\u00ebr t\u00eb ndryshuar identitetin e shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj zone ku kan\u00eb jetuar st\u00ebrgjysh\u00ebrit e tyre, aty ka ende nj\u00eb histori shqiptare dhe ku dallohen qart\u00eb gjurm\u00ebt e identitetit shqiptar t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Sanxhakut.\u00a0 \u201cNa jem\u00eb shqyptar, bre bir!\u00a0 Na jem\u00eb ken\u00eb Shqyptar, pse asht\u00eb rrotullue koha, ajo asht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr\u201d, shprehet nj\u00eb grua shqiptare e Sanzhakut, n\u00eb dokumentarin e gazetarit shqiptar, Marin Mema.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, raporton Mema, identifikohen si \u201cboshnjak\u00eb\u201d megjith\u00ebse nuk jan\u00eb t\u00eb till\u00eb, dhe shton se n\u00eb Sanzhak, p\u00ebrsa i p\u00ebrket identifikimit komb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb\u00e7ka me e leht\u00eb p\u00ebrve\u00e7 se t\u00eb jesh\u00eb shqiptar.\u00a0 Duke qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb i frik\u00ebs s\u00eb atyre banor\u00ebve p\u00ebr t\u2019u idenifikuar si shqiptar\u00eb, gazetari Mema me t\u00eb drejt\u00eb pohon se prania e tij atje, \u201cNdoshta p\u00ebr pak momente, ne u dhuruam di\u00e7ka q\u00eb ata nuk e kan\u00eb: lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vetvetja, p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb se po flasim mes veti, p\u00ebr hallet e dertet q\u00eb s\u2019kan\u00eb mundur t\u2019ia shprehin kujt. T\u00eb tregon p\u00ebr gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb i mungon n\u00eb jet\u00ebn k\u00ebtu, n\u00eb tok\u00ebn e tyre, q\u00eb i p\u00ebrket dhe s\u2019i p\u00ebrket. I p\u00ebrket se k\u00ebtu i ka rr\u00ebnj\u00ebt dhe s\u2019i p\u00ebrket sepse dikush k\u00ebrkon t\u2019ua k\u00ebpus\u00eb.\u201d\u00a0\u00a0 Gazetari Mema thot\u00eb se n\u00eb rajonin e Sanxhakut, me nj\u00eb popullsi prej mbi 400.000 banor\u00ebsh, ishte ndeshur me mbiemra krejt shqiptar, por q\u00eb gjat\u00eb dekadave jan\u00eb sllavizuar, si p\u00ebr shemb\u00ebll, familjet Makajt t\u00eb k\u00ebthyer n\u00eb Makiq, Gjekajt jan\u00eb k\u00ebthyer n\u00eb Gjekiq, Nikajt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb Sahaliloviq, fisi Gjokaj jan\u00eb b\u00ebr\u00eb Selmanoviq,e ashtu me rrall\u00eb, thekson Mema.\u00a0 Ai ka intervistuar banor\u00eb t\u00eb atyre fshatrave t\u00eb cil\u00ebt rr\u00ebfehen se deri n\u00eb mosh\u00ebn 20-vje\u00e7are, nuk kan\u00eb folur aspak t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn\u201cboshnja\u00e7ke\u201d, por kan\u00eb komunikura n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Gazetari Mema ka vizituar fshatra t\u00eb Sanzhakut t\u00eb banuara nga shqiptar\u00eb t\u00eb fiseve t\u00eb njohura t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit, Shkreli, nj\u00eb nd\u00ebr fiset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha atje, thot\u00eb gazetari. Pastaj fiset e p\u00ebrmendura K\u00eblmendi, Dukagjini, Shala, Lekaj, Fetahu, Zogaj, Kurtaj, Camaj e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentarin e gazetarit Mema shihet qart\u00eb se p\u00ebrsonat me t\u00eb cil\u00ebt ka folur dhe t\u00eb cil\u00ebt e identifikojn\u00eb veten si shqiptar\u00eb ose me origjin\u00eb shqiptare, ata shprehin nostalgjin\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb shqiptare dhe i ankohen gazetarit Mema p\u00ebr mos kujdesin q\u00eb bota shqiptare ka treguar dhe tregon ndaj tyre, nd\u00ebrsa pohuan se gazetari nga Shqip\u00ebria ishte i pari q\u00eb po interesohej p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e tyre.\u00a0 Shqiptar\u00ebt e Sandxhakut jetojn\u00eb n\u00eb frik\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, thuhet n\u00eb dokumentarin e korrespondentit Mema, por megjith frik\u00ebn q\u00eb kan\u00eb nga autoritetet serbe p\u00ebr identifikimin e tyre komb\u00ebtar, ata prapseprap i shprehin ndjenjat e tyre p\u00ebr gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn\u00a0 dhe traditat, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk guxojn\u00eb t\u00eb flasin publikisht ose edhe me nj\u00ebri tjetrin, por q\u00eb u jan\u00eb kaluar atyre brez pas brezi nga t\u00eb par\u00ebt e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb cilat shprehin krenarin\u00eb e vet ndaj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\n\u201cNuk guxojna m\u2019u kallzu se jem\u00eb shqiptar\u00eb&#8230; nuk guxojna me bajt\u00eb plisin k\u00ebtu n\u00eb Serbi&#8230; shum\u00eb e dua gjuh\u00ebn e shqiptar\u00ebve, e po m\u00eb vjen barre (turp) se nuk di me fol\u00eb mir\u00eb shqip.\u201d\u00a0 K\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb dhimbsh\u00ebm, thot\u00eb gazetari Marin Mema, e gjeti n\u00eb pothuaj \u00e7do fshat t\u00eb Sanxhakut q\u00eb ai vizitoi.\u00a0 Pyetjes s\u00eb gazetarit n\u00ebse i dh\u00ebmb humbja e gjuh\u00ebs shqipe, nj\u00eb nga banor\u00ebt e moshuar i p\u00ebrgjigjet me lot\u00eb n\u00eb sy. \u201cPo qysh s\u2019m\u00eb dh\u00ebpet,(dhimbet) more burr\u00eb? T\u00eb tan\u00eb, tan\u00ebt kan\u00eb fol\u00eb shqip.\u00a0 Plakan\u00ebt kan\u00eb dek\u00eb, tashti vet\u00ebm boshnja\u00e7ke\u201d, flitet.\u00a0 Nj\u00eb tjet\u00ebr banor shprehet se babai i tij nuk ka dijt\u00eb hi\u00e7 serbisht.\u00a0 Po m\u00eb dhepet (dhemb) shpirti q\u00eb po hup (humb) shqipja.\u00a0 Na e hupem (humb\u00ebm) shqipen\u201d.\u00a0 \u201cUn\u00eb i kam n\u00eb zem\u00ebr shqiptar\u00ebt prej Kosove e Albanie\u201d, thot\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr , \u201cAma kurr\u00eb s\u2019kem kontakt\u201d, me ta.<\/p>\n<p>Z. Mema thot\u00eb se t\u00eb jesh\u00eb sot shqiptar n\u00eb Sanxhak \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb, n\u00eb mos e pamundur.\u00a0 Historikisht, periudha e art\u00eb n\u00ebqoftse mund t\u00eb quhet si e till\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Sanxhakut, konsiderohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 40-a, kur ishte hapur shkolla e par\u00eb shqipe atje, si pjes\u00eb e programit arsimor t\u00eb Ministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri, Ernest Koliqit, p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe trojet shqiptare n\u00ebn ish-Jugosllavin\u00eb.\u00a0\u00a0 Ja si shprehet p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb p\u00ebr gazetarin Mema nj\u00ebri prej banor\u00ebve t\u00eb moshuar t\u00eb asaj zone, i cili n\u00eb vitin 1941 kishte ndjekur shkoll\u00ebn shqip. Ishte kjo nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb gazetari Mema e cil\u00ebson si nj\u00eb koh\u00eb kur qyteti i Pazarit t\u00eb Ri, ndryshe nga tani, \u201cFrymonte shqip pa patur detyrim t\u00eb fshihej.\u201d\u00a0 T\u00eb rinjt e asaj kohe, u shpreh nj\u00ebri prej shqiptarve t\u00eb intervistuar \u201cK\u00ebndojshin kang\u00eb, shkojshim rresht nep\u00ebr \u00e7arshi tue knue:<\/p>\n<p>besa-bes\u00eb un\u00eb jam shqiptar,<br \/>\npor \u00e7ka m\u00eb ndodhi un\u00eb nuk kam fjal\u00eb,<br \/>\npo t\u00eb m\u00eb lidhni me zinxhir<br \/>\nun\u00eb i k\u00ebpusi, jam i lir\u00eb.<\/p>\n<p>Knojshim kang\u00eb, njerzit delshin prej dugajve e brohoritshin, bravo, bravo. Ishim t\u00eb veshur me k\u00ebmisha t\u00eb kuqe e pantoll\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebra t\u00eb zeza, simbolet e flamurit t\u00eb kombit\u201d, shprehet shqiptari nga Sanxhaku.<\/p>\n<p>Por luft\u00ebn p\u00ebr zhdukjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb rajonin e Sanxhakut q\u00eb e kishin filluar \u00e7etnik\u00ebt e Drazha Mihailovi\u00e7it e p\u00ebrfunduan komunist\u00ebt jugosllav\u00eb duke vrar\u00eb e prer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, duke mbjellur frik\u00eb dhe duke detyruar shum\u00eb prej tyre t\u00eb largoheshin nga trojet e veta, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn, a po si\u00e7 shprehet edhe korrespondenti Mema q\u00eb, \u201ct\u00eb gjejn\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjith\u00eb\u00e7ka, p\u00ebrve\u00e7se shqiptar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gazetari Mema rr\u00ebfehet n\u00eb fund t\u00eb dokumentarit se p\u00ebr \u2018t\u00eb, \u201cishte e dhimbshme t\u00eb prek\u00ebsh k\u00ebt\u00eb realitet.\u201d\u00a0 Shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb! Duke par\u00eb dokumentarin e ndjeva veten sikur jam duke shikuar nj\u00eb film p\u00ebr nj\u00eb grup shqiptar\u00ebsh t\u00eb izoluar nga historia diku n\u00eb pjes\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, e jo aty n\u00eb Sanxhak, si t\u00eb t\u00eb thuash \u201cnj\u00eb vrap pele\u201d nga Prishtina e nga Tirana.\u00a0 Mos interesimi p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Sanxhakut nga Prishtina dhe nga Tirana zyrtare \u00ebsht\u00eb i pakuptuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb historike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb sot.\u00a0 T\u00eb drejtat themelore baz\u00eb t\u00eb njeriut, si liria p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn dhe identifikimi komb\u00ebtar, jan\u00eb t\u00eb garantuara edhe nga konventa dhe marrveshje t\u00eb ndryshme europiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\u00a0 \u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e dy shteteve shqiptare q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb si v\u00ebll\u00ebzrit e vet dhe t\u00eb drejtat e tyre, p\u00ebrfshir\u00eb lirin\u00eb e identifikimit komb\u00ebtar, p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs dhe t\u00eb flamurit t\u00eb shqiptar\u00ebve jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e pafalshme q\u00eb sot shqiptari kudo qoft\u00eb n\u00eb trojet autoktone t\u00eb veta, ta ndjej\u00eb veten t\u00eb frik\u00ebsuar ose t\u00eb rrezikuar nga ushtrimi i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tij \u2013 e sanksionuar nd\u00ebrkombtarisht &#8212; p\u00ebr t\u00eb mbrojtur identitetin, gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn e vet.\u00a0 \u00cbsht\u00eb e pafalshme q\u00eb sot shqiptar\u00ebt e Sanxhakut, ose kudo tjet\u00ebr n\u00eb Ballkan, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit 21, t\u00eb t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb t\u00eb identifikohen si t\u00eb till\u00eb ose t\u00eb fshehin flamurin e kombit t\u00eb vet n\u00ebn kolltuk.\u00a0 U takon dy shteteve shqiptare q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve kudo, p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Sanzhakut. Ata jan\u00eb shqiptar\u00eb, e jo \u201cboshnjak\u00eb\u201d dhe si t\u00eb till\u00eb t\u00eb drejtat e tyre duhet t\u00eb mbrohen aty ku jetojn\u00eb si edhe n\u00eb nivele nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\u00a0 N\u00ebqofste Serbia k\u00ebrkon t\u00eb drejtat e nj\u00eb dyzin\u00eb serb\u00ebsh q\u00eb thuhet se jetojn\u00eb diku n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Fierit, pse mos t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb Tirana dhe Prishtina zbatimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr 400.000 shqiptar\u00ebt e Sanxhakut t\u00eb identifkuar zyrtarisht si \u201cboshnjak\u00eb\u201d?\u00a0 Sepse, si\u00e7 u shpreh n\u00eb fund t\u00eb programit edhe gazetari Marin Mema, \u201cKur nuk ka nj\u00eb mb\u00ebshtetje serioze, si mund tu k\u00ebrkojsh k\u00ebtyre njer\u00ebzve t\u00eb deklarojn\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e tyre\u201d, n\u00ebn rrethanat e v\u00ebshtira shtyp\u00ebse n\u00ebn t\u00eb cilat jetojn\u00eb. N\u00ebqoftse vazhdohet k\u00ebshtu me mos interesim zyrtar p\u00ebr fatin dhe t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta autoktone, fatkeqsisht nes\u00ebr do t\u00eb flitet p\u00ebr \u201csanxhaqe\u201d tjera an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, disa prej t\u00eb cilave i ka ven\u00eb dukje me mjeshtri n\u00eb dokumentare t\u00eb tjera\u00a0\u00a0 gazetari Marin Mema, i cili duhet t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzohet p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb po b\u00ebn.\u00a0 Apeli i shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb Sanxhak (por edhe i shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, Mal t\u00eb Zi dhe Preshev\u00eb) \u00ebsht\u00eb, si\u00e7 b\u00ebri thirrje nj\u00ebri prej t\u00eb moshuarve shqiptar\u00eb n\u00eb dokumentarin p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Sanxhakut: \u201cMos na harroni! T\u00eb djegun jem\u00eb p\u00ebr Shqipni, por badihava. S\u2019po kem\u00eb gja n\u00eb dor\u00eb, hi\u00e7.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHQIPTAR\u00cbT N\u00cbN SERBI Nga Frank Shkreli \u00cbsht\u00eb e pa mundur t\u00eb mbetesh indiferent pasi t\u00eb kesh\u00eb shikuar programin, Shqip\u00ebria Tjet\u00ebr \u2013 Gjurm\u00eb Shqiptare &#8212; pik\u00ebrisht segmentin mbi Shqiptar\u00ebt e Sanxhakut, t\u00eb gazetarit t\u00eb njohur shqiptar, Marin Mema. K\u00ebtu m\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb ndiqni dokumentarin e plot\u00eb: https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=2PPx9diQKs0 N\u00eb dokumentarin e gazetarit t\u00eb guximsh\u00ebm Mema b\u00ebhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11840,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-11839","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11839"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11839\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11841,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11839\/revisions\/11841"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11840"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}