{"id":1176,"date":"2015-01-07T08:00:25","date_gmt":"2015-01-07T07:00:25","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1176"},"modified":"2015-01-06T21:39:34","modified_gmt":"2015-01-06T20:39:34","slug":"familja-bush-portreti-i-nje-presidenti-nga-djali-i-tij-president","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1176","title":{"rendered":"FAMILJA BUSH: PORTRETI I NJ\u00cb PRESIDENTI NGA DJALI I TIJ PRESIDENT"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Bush-portreti-babes-tim.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-1178 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Bush-portreti-babes-tim-204x300.jpg\" alt=\"Bush-portreti-babes-tim\" width=\"204\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Bush-portreti-babes-tim-204x300.jpg 204w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Bush-portreti-babes-tim.jpg 275w\" sizes=\"auto, (max-width: 204px) 100vw, 204px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb konflikti n\u00eb Kosov\u00eb, i shkaktuar me ndonj\u00eb nd\u00ebrhyrje nga ana e Serbis\u00eb, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs jan\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrdorin forc\u00ebn ushtarake kund\u00ebr serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb si dhe mbrenda vet territorit t\u00eb Serbis\u00eb.&#8221; Deklarata e Presidentit amerikan George Bush i vjetri, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, diktatorit Sllobodan Milloshevi\u00e7, q\u00eb tani njihet si letra e paralajm\u00ebrimit me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Krishtlindjes, m\u00eb 25 Dhjetor, 1992.<\/p>\n<p>&#8220;Sa m\u00eb shpejt aq m\u00eb mir\u00eb, duhet t\u00eb themi se mjaft \u00ebsht\u00eb mjaft! Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur.&#8221; Presidenti George W. Bush i riu, gjat\u00eb nj\u00eb konference me shtypin n\u00eb Tiran\u00eb, Qershor 2007, kur deklaroi se ai si president i Shteteve t\u00eb Bashkuara kishte vendosur se Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb shtet i pavarur sa m\u00eb par\u00eb m\u00eb mir\u00eb, duke sfiduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Serbin\u00eb dhe miken e saj Rusin\u00eb dhe Presidentin Putin, q\u00eb t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb bllokuar pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Dy president\u00eb amerikan\u00eb, bab\u00eb e djal\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr hir t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tyre m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara si president\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e kombit amerikan, por si zbatues t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn<br \/>\nnd\u00ebrkomb\u00ebtare gjat\u00eb mandateve t\u00eb tyre n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e pandashme edhe e historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar. Ata e kan\u00eb rezervuar k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb historin\u00eb shqiotare me nd\u00ebrhyrjet e tyre n\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuara, n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb shqiptar\u00ebve &#8212; n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur kombi shqiptar kishte m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Amerik\u00ebs, me p\u00ebrjashtim ndoshta t\u00eb fillim shekullit t\u00eb kaluar, kur nj\u00eb president tjet\u00ebr amerikan, n\u00eb personin e presidentit Woodrow Wilsonit, i cili n\u00eb rrethana t\u00eb ndryshme, i erdhi n\u00eb ndihm\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. Dy president\u00ebt Bush i p\u00ebrkisnin Partis\u00eb Republikane nd\u00ebrsa Presidenti Wilson ishte i Partis\u00eb Demokrate, ashtu si\u00e7 ishte edhe Bill Klintoni i cili zbatoi k\u00ebrc\u00ebnimin q\u00eb kishte deklaruar presidenti George Bushi i vjet\u00ebr kund\u00ebr Serbis\u00eb, me rastin e Krishtlinjdes t\u00eb vitit 1992.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tep\u00ebr e jashtzakonshme q\u00eb dy president\u00eb amerikan\u00eb, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr bab\u00eb e djal\u00eb, t\u00eb ken\u00eb patur nj\u00eb efekt t\u00eb till\u00eb n\u00eb rrjedhat e historis\u00eb moderne t\u00eb kombit shqiptar, si\u00e7 mund t\u00eb thuhet se pati politika e dy presidentve t\u00eb familjes Bush, politik\u00eb e cila kontriboi shum\u00eb n\u00eb \u00e7lirimin dhe m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb themelimin e nj\u00eb Kosove t\u00eb pavarur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot. Por q\u00ebllimi kryesor i k\u00ebtij shkrimi nuk \u00ebsht\u00eb kontributi i politikave t\u00eb dy president\u00ebve Bush ndaj Kosov\u00ebs ose Shqip\u00ebris\u00eb, por u b\u00eb shkak nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb si dhurat\u00eb p\u00ebr Krishtlindjen q\u00eb sa po kaloi. \u00cbsht\u00eb libri q\u00eb Presidenti George W Bush i riu, botoi N\u00ebntorin q\u00eb kaloi me titull: &#8220;41 &#8211; Portreti i Babait tim&#8221;, lib\u00ebr q\u00eb tani po p\u00ebrhapet p\u00ebr shitje e i cili ka arritur nivelin e librave m\u00eb t\u00eb lexuar, &#8220;bestseller&#8221; k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara. 41 sepse Presidenti Bush i vjetri ishte presidenti i 41-t\u00eb i radh\u00ebs i Shteteve t\u00eb Bashkuara.<br \/>\nFenomeni bab\u00eb e djal\u00eb president\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb familja Bush, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i rradh\u00eb, vet\u00ebm rasti i dyt n\u00eb historin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara. Rasti tjet\u00ebr ka ndodhur pothuaj 200-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb kur John Quincy Adams pasoi n\u00eb detyr\u00ebn e presidentit t\u00eb SHBA t\u00eb atin, John Adamsin. Prandaj, botimi i biografis\u00eb personale nga George Bush i riu t\u00eb babait t\u00eb tij George Bush i vjetri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast unik. N\u00eb intervale t\u00eb ndryshme historike, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb president\u00ebt e Amerik\u00ebs jan\u00eb shkruar e botuar nj\u00eb mori librash, por asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk ka ndodhur q\u00eb nj\u00eb president t\u00eb ket\u00eb shkruar biografin\u00eb e babait t\u00eb vet, dmth, t\u00eb nj\u00eb presidenti tjet\u00ebr. Libri, n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregim i nj\u00eb jete plot\u00eb ngjarje private dhe politike, t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb ndersh\u00ebm dhe patriot. Si\u00e7 e thot\u00eb edhe vet autori, libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregim dashurie \u2013 dashuri e djalat p\u00ebr baban\u00eb &#8212; duke shtuar se jan\u00eb shkruar dhe do t\u00eb shkruhen libra p\u00ebr babain e tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa prej tyre mund t\u00eb jen\u00eb ose jo objektive sipas tij. Por ky lib\u00ebr, thekson George W Bush i riu, nuk \u00ebsht\u00eb i till\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vlersim objektiv, pasi shkruhet dhe del nga zemra. &#8220;Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb portret personal i nj\u00eb njeriu t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm, t\u00eb cilin un\u00eb jam i privilegjuar dhe i bekuar ta th\u00ebrras baba&#8221;, shkruan ai.<\/p>\n<figure id=\"attachment_1177\" aria-describedby=\"caption-attachment-1177\" style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Bush-bill-klinton-dukr-lexuar-librin.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-1177 size-medium\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Bush-bill-klinton-dukr-lexuar-librin-300x226.jpg\" alt=\"Bush-bill-klinton-dukr-lexuar-librin\" width=\"300\" height=\"226\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Bush-bill-klinton-dukr-lexuar-librin-300x226.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Bush-bill-klinton-dukr-lexuar-librin.jpg 383w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-1177\" class=\"wp-caption-text\">Ish presidenti Bill Klinton duke lexuar librin \u201c41 \u2013Portreti i Babait Tim\u201d t\u00eb ish-Presidentit George W. Bush t\u00eb ri, I cili e ka quajtur Bill Klintonit si \u201cv\u00ebllai im nga nj\u00eb n\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr\u201d.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Libri &#8220;Portreti i Babait tim&#8221;, p\u00ebrfshin\u00eb sh\u00ebrbimin ushtarak t\u00eb Bushit t\u00eb vjet\u00ebr si pilot n\u00eb Oqeanin Paq\u00ebsor ku \u00ebsht\u00eb plagosur gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore, duke vazhduar me veprimtarin\u00eb e tij si biznismen n\u00eb industrin\u00eb e naft\u00ebs n\u00eb shtetin Texas. N\u00eb librin prej 300-faqesh, n\u00ebnvijohet kariera politike prej 30-vjet\u00ebsh e Bushit plak fillimisht me fushatat politike d\u00ebshtuese n\u00eb Teksas, pastaj si kongresmen. Bushi i riu, p\u00ebrshkruan n\u00eb holl\u00ebsi p\u00ebrvoj\u00ebn e babait t\u00eb tij president, n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb si p\u00ebrfaqsues i vendit t\u00eb tij n\u00eb Kin\u00ebn komuniste dhe si ambasador pran\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, si dhe periudh\u00ebn q\u00eb ai sh\u00ebrbeu si drejtor i CIA-s, dhe m\u00eb n\u00eb fund p\u00ebrq\u00ebndrohet edhe n\u00eb kulmin e arritjeve t\u00eb tija politike si Z\u00ebvend\u00ebs president i Presidentit Ronald Reagan p\u00ebr 8 vjet\u00eb me radh\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb fund p\u00ebrshkruan veprimtarin\u00eb e tij gjat\u00eb mandatit kat\u00ebr vje\u00e7ar si president i Shteteve t\u00eb Bashkuara, nga vitit 1988-1992. Libri n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi portretizon nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs politik dhe biznismen t\u00eb suksessh\u00ebm por edhe nj\u00eb burr\u00eb familjar me vetit\u00eb e tija personale dhe private q\u00eb vet\u00ebm familja e tij i njihte mir\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe djalin e tij presidentin George W Bush, autorin e k\u00ebtij portreti. Autori shkruan gjithashtu edhe p\u00ebr influenc\u00ebn q\u00eb babai i tij ka pasur n\u00eb zhvillimin e tij si individ dhe si politikan, p\u00ebrfshir\u00eb edhe influenc\u00ebn e ushtruar gjat\u00eb dy mandateve q\u00eb ai vet\u00eb sh\u00ebrbeu si president por edhe si guvernator i shtetit Teksas para se t\u00eb b\u00ebhej president.<br \/>\nGeorge Bushi i ri kishte njoftuar, ver\u00ebn q\u00eb kaloi, se kishte n\u00eb plan t\u00eb shkruante librin mbi jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e babait t\u00eb tij ish-presidentit George Bush i vjet\u00ebr dhe se d\u00ebshironte ta botonte at\u00eb me rastin e 25-vjetorit t\u00eb sh\u00ebmbjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit. Si i till\u00eb, libri p\u00ebrq\u00ebndrohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e jasht\u00ebme dhe m\u00eb pak n\u00eb politik\u00ebn e mbrendshme t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb babait t\u00eb tij George Bushit t\u00eb vjet\u00ebr. Aty p\u00ebrshkruhet roli udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb luajti Presidenti Bush i vjet\u00ebr, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb p\u00ebrfundimin paq\u00ebsor t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoh\u00ebt, dhe n\u00eb ofensiv\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7lirimin e Kuvajtit. Ai e cil\u00ebson babain e vet si realist n\u00eb politik\u00ebn e jasht\u00ebme dhe si &#8220;mjesht\u00ebr i diplomacis\u00eb personale.&#8221; Si shemb\u00ebll t\u00eb k\u00ebtij realizmi dhe pragmatizmi politik e diplomatik, n\u00eb portretin e tij thuhet se megjith\u00ebse imponoi sanksionet ekonomike kund\u00ebr Kin\u00ebs pas masakr\u00ebs s\u00eb student\u00ebve n\u00eb sheshin Tienanmen t\u00eb Pekinit m\u00eb 1989, Presidenti Bush i vjet\u00ebr nd\u00ebrkoh\u00eb ndoqi edhe rrug\u00ebn e diplomacis\u00eb me udh\u00ebheqsit e Kin\u00ebs. Nd\u00ebrsa n\u00eb lidhje me mbarimin e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb, ai shkruan se n\u00eb fund t\u00eb vitit 1989, Bushi i vjet\u00ebr vizitoi Hungarin\u00eb dhe Polonin\u00eb ku u prit nga turma t\u00eb m\u00ebdha njerzish, por thekson se ai ishte i kujdessh\u00ebm q\u00eb n\u00eb fjalimet e tija t\u00eb mos tregohej provokues dhe b\u00ebri \u00e7&#8217;mos q\u00eb me retorik\u00ebn e tij t\u00eb mos shkaktonte reagime t\u00eb pad\u00ebshirueshme nga Moska ose nga element\u00eb konservativ komunist\u00eb n\u00eb ato vende, q\u00eb mund t\u00eb pengonin zhvillimin e revolucioneve paq\u00ebsore anti-komuniste an\u00eb e mban\u00eb Europ\u00ebs Lindore dhe Q\u00ebndrore. &#8220;Un\u00eb nuk do t\u00eb shkoj\u00eb e t\u00eb vall\u00ebzoj tek muri (i Berlinit) p\u00ebr t\u00eb festuar sh\u00ebmbjen e tij, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb presidenti George Bush i vjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa po merrte fund komunizmi n\u00eb Europ\u00eb, ai nj\u00ebkohsisht, zhvilloi marr\u00ebdh\u00ebnje t\u00eb ngushta me udh\u00ebheqsin e at\u00ebhersh\u00ebm sovjetik,Mikhail Gorba\u00e7ov, por duke mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb forta dhe parimore mbi t\u00eb ardhmen e vendeve ish-komuniste t\u00eb Europ\u00ebs jasht\u00eb sfer\u00ebs politike sovjetiko-ruse si edhe mbi pak\u00ebsimin e arm\u00ebve b\u00ebrthamore.<\/p>\n<figure id=\"attachment_1179\" aria-describedby=\"caption-attachment-1179\" style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Bush-foto-e-librit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-1179 size-medium\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Bush-foto-e-librit-300x204.jpg\" alt=\"Bush-foto-e-librit\" width=\"300\" height=\"204\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Bush-foto-e-librit-300x204.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Bush-foto-e-librit.jpg 380w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-1179\" class=\"wp-caption-text\">Foto n\u00eb librin e Presidentit George Bush t\u00eb ri, \u201cPortreti i Babait Tim\u2019\u2019, ku para se t\u2019i dor\u00ebzonte \u00e7elsat e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb Presidentit Barak Obama, ai kishte ftuar t\u00eb gjith\u00eb president\u00ebt e gjall\u00eb p\u00ebr nj\u00eb takim. M\u00eb von\u00eb Presidenti Obama ka dekoruar Presidentin George Bush t\u00eb vjet\u00ebr me dekorat\u00ebn e lart\u00eb, \u201cMedalja Presidenciale e Liris\u00eb\u201d.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nga faqja e par\u00eb e deri tek e fundit e librit &#8220;Portreti i Babait Tim&#8221;, vihet re dashuria e djalit p\u00ebr babain, por vihet re gjithashtu edhe nj\u00eb pasqyrim i karakterit t\u00eb Presidentit George Bush i vjet\u00ebr, si person, si baba dhe si familjar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb unike p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e vetme dhe si e till\u00eb e vlefshme dhe e radh\u00eb nga historia e ish-president\u00ebve amerikan\u00eb dhe familjeve t\u00eb tyre. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, George Bush i riu shkruan se gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij private dhe politike, babai i tij njihej si nj\u00eb njeri q\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb miq\u00eb dhe i cili e ruante miq\u00ebsin\u00eb, duke shkruar se i ati ishte shembull i cili gjithmon\u00eb konsideronte ndershm\u00ebrin\u00eb dhe sjelljet e mira njer\u00ebzore mbi grindjet dhe interesat politike. Ai shton se babai i tij njihej p\u00ebr miqt\u00eb q\u00eb kishte edhe n\u00eb radh\u00ebt e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokrate, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ish Presidentin Bill Clinton, i cili e mundi at\u00eb n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr president t\u00eb vitit 1992, por i cili tani konsiderohet si mik i familjes Bush.<br \/>\nGeorge Bush i riu e pranon vet se libri, &#8220;41 &#8211; Portreti i Babait Tim&#8221;, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim objektiv i jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb plitike t\u00eb babait t\u00eb tij, Presidentit George Bush t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb cilin ai e konsideron si nj\u00eb &#8220;president t\u00eb madh\u00ebrish\u00ebm&#8221;. Megjith\u00ebse nga pik\u00ebpamja e tij si djal\u00eb i tij, nuk mund t\u00eb ishte ndryshe p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb president i madh, eventualisht historia do t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb George Bushit t\u00eb vjet\u00ebr dhe George Bushit t\u00eb ri, t\u00eb sukseseve dhe t\u00eb d\u00ebshtimeve t\u00eb tyre n\u00eb politik\u00ebn e mbrendshme dhe n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb vlersim historik patjet\u00ebr do t\u00eb p\u00ebrfshihet edhe roli q\u00eb bab\u00eb e djal\u00eb, dy ish-president\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, kan\u00eb luajtur n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb kombit shqiptar, sidomos roli i tyre i suksessh\u00ebm n\u00eb shp\u00ebtimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb njohjen m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb rol aspak m\u00eb i vog\u00ebl se roli q\u00eb kishte luajtur dikur\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr president amerikan, Woodrow Wilsoni n\u00eb mb\u00ebshtjetjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kund\u00ebr lakmive t\u00eb fqinjve dhe miq\u00ebve t\u00eb tyre, fillim shekullin e kaluar. N\u00eb koh\u00ebn e Wilsonit, ashtu si edhe n\u00eb koh\u00ebn e dy president\u00ebve t\u00eb familjes Bush, p\u00ebr kombin shqiptar, kauza ishte e madhe, e sh\u00ebnjt\u00eb, ishte kauza e liris\u00eb dhe e pavar\u00ebsis\u00eb kund\u00ebr terrorizmit dhe barbarizmave \u00e7njerzore t\u00eb fqinjve dhe p\u00ebrkrahsve t\u00eb tyre kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Ishte kjo nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan, ishte nj\u00eb kauz\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb momente kritike t\u00eb historis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhen fal\u00ebnderuar edhe bab\u00eb e djal\u00eb, presidenti George Bush i vjet\u00ebr dhe Presidenti George Bush i ri p\u00ebr rolin e tyre t\u00eb pa diskutuesh\u00ebm n\u00eb p\u00ebr kauz\u00ebn e liris\u00eb dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb sot shqiptar\u00ebt kudo. Fan Noli do ta konsideronte njohjen e k\u00ebtij roli, si nj\u00eb detyrim moral ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe president\u00ebve t\u00eb saj gjat\u00eb historis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dy president\u00ebt e familjes Bush.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &#8220;N\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb konflikti n\u00eb Kosov\u00eb, i shkaktuar me ndonj\u00eb nd\u00ebrhyrje nga ana e Serbis\u00eb, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs jan\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrdorin forc\u00ebn ushtarake kund\u00ebr serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb si dhe mbrenda vet territorit t\u00eb Serbis\u00eb.&#8221; Deklarata e Presidentit amerikan George Bush i vjetri, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar presidentit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1178,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[],"class_list":["post-1176","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1176","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1176"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1176\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1180,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1176\/revisions\/1180"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1178"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}