{"id":11753,"date":"2016-11-27T11:53:01","date_gmt":"2016-11-27T10:53:01","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11753"},"modified":"2016-11-27T11:53:01","modified_gmt":"2016-11-27T10:53:01","slug":"beqir-sina-i-lindur-ne-internim-sot-zeri-i-shqiptareve-ne-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11753","title":{"rendered":"Beqir Sina, i lindur n\u00eb internim, sot z\u00ebri i shqiptar\u00ebve n\u00eb SHBA"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Beqir-sina.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-1687 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Beqir-sina.jpg\" alt=\"Beqir-sina\" width=\"400\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Beqir-sina.jpg 400w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/02\/Beqir-sina-267x300.jpg 267w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><\/a>Nga Bardha Nergjoni<\/strong><\/p>\n<p><em>P\u00ebr historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb familjes pritet s\u00eb shpejti t\u00eb ketw nj\u00eb film<\/em>\u00a0<em>hollivudian, pse jo edhe nj\u00eb lib\u00ebr. Ka lindur n\u00eb nj\u00eb kamp internimi dhe n\u00eb p\u00ebrndjekje kaloi 32 vjet. Jet\u00ebn e nisi nga para me ikjen n\u00eb SHBA ku studioi gazetari, u b\u00eb nj\u00eb gazetar i njohur dhe sot raporton nga SHBA, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb e Maqedoni. \u00cbsht\u00eb shembulli i nj\u00eb gazetari q\u00eb nuk mbyllet n\u00eb redaksi por gjendet gjithmon\u00eb n\u00eb terren mes shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt. P\u00ebr kontributin e tij n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e diaspor\u00ebs, Beqir Sina ka marr\u00eb titullin \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d nga Presidenti i Republik\u00ebs. \u00cbsht\u00eb kritik p\u00ebr zhvillimin e ngadalt\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr politik\u00ebn e deritanishme dhe nuk i kursen fjal\u00ebt p\u00ebr propagand\u00ebn mediatike, si\u00e7 e quan ai situat\u00ebn aktuale n\u00eb vend. Do t\u00eb jet\u00eb gjithashtu nd\u00ebr gazetar\u00ebt q\u00eb do t\u00eb raportoj\u00eb nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb zyrtarizimin e presidentit Trump. P\u00ebr k\u00ebto dhe t\u00eb tjera, Beqir Sina flet p\u00ebr tesheshi.com<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sina, jeta juaj ndahet mes p\u00ebrndjekjes s<\/strong>\u00eb<strong>\u00a0<\/strong><strong>komunizmit dhe demokracis\u00eb s\u00eb konsoliduar amerikane.\u00a0 Cili \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebtimi juaj deri sot?<\/strong><\/p>\n<p>Kam lindur n\u00eb nj\u00eb kamp internimi n\u00eb Sav\u00ebr t\u00eb Lushnjes, 2 muaj pasi babai i im ishte arratisur nga Shqip\u00ebria. N\u00eb internim, i privuar qysh ne bark t\u00eb n\u00ebn\u00ebs nga \u00e7do gj\u00eb, s\u00eb bashku me shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kampit t\u00eb internimit, i kalova 32 vjet jet\u00eb. Derisa ndryshoi sistemi kur un\u00eb e familja ime: n\u00ebna, t\u00eb cil\u00ebn gjej rastin ta kujtoj me dhimbje, mbasi ka vdekur para tre viteve, bashk\u00ebshortja dhe dy f\u00ebmij\u00ebt, erdh\u00ebm dhe jetojm\u00eb \u00a0k\u00ebtu n\u00eb Nju Jork, SHBA.\u00a0Babai im, Rasim Sina q\u00eb la familjen n\u00eb Shqip\u00ebri, ishte angazhuar her\u00ebt n\u00eb aktivitete patriotike s\u00eb bashku me shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb duke luftuar p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr trojet etnike si dhe iu kund\u00ebrvun\u00eb edhe komunizmit duke ndihmuar n\u00eb rr\u00ebzimin e tij.<\/p>\n<p>Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb b\u00ebm\u00eb fal\u00eb mund\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb t\u00eb jep Amerika, ishte plot\u00ebsimi i shkollimit dhe integrimi me jet\u00ebn amerikane. Ishim vendosur n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb madhe emigrant\u00ebsh n\u00eb Brooklyn NYC. Un\u00eb vazhdova dy vitet e fundit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme nga nj\u00eb program i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr emigrant\u00ebt p\u00ebr integrimin ton\u00eb. K\u00ebt\u00eb program t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e kishin p\u00ebrfunduar edhe Universitet dhe ishin profesor\u00eb, doktor\u00eb, gazetar\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Me marrjen e nj\u00eb lloj diplome, u regjistruam n\u00eb kolegje, bashk\u00ebshortja ime n\u00eb mjek\u00ebsi nd\u00ebrsa un\u00eb n\u00eb gazetari n\u00eb kolegjin New York Tech n\u00eb Brooklyn p\u00ebr Kompjuter dhe Gazetari \u2013 \u201cJournalist and computer\u201d, ku kam marr\u00eb edhe nj\u00eb diplom\u00eb, si dhe jam trajnuar p\u00ebr fotoreporter n\u00eb \u201cFreelance Photoreporter at Freelance\u201d, NYC, 2003.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb shtoj k\u00ebtu se kur erdha n\u00eb New York, ishte 19 shkurt 1991, takova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb babain tim, i cili bashk\u00eb me mikun e tij Hysen Mulosmanin zot\u00ebronin prej 20 vitesh radion \u201cZ\u00ebri i Atdheut\u201d dhe gazet\u00ebn mujore \u201cAtdheu\u201d, ku edhe u aktivizova me disa editoriale n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb korrespondent i rregullt i radio Kontakt fal\u00eb drejtorit t\u00eb ndjer\u00eb Agron Bala dhe miqve t\u00eb nderuar nga kjo radio. M\u00eb pas jam angazhuar n\u00eb gazet\u00ebn komb\u00ebtare \u201cBota Sot\u201d, me t\u00eb cil\u00ebn vazhdoj edhe sot.<\/p>\n<p>Kam bashk\u00ebpunuar dhe vazhdoj me agjencin\u00eb e lajmeve n\u00eb gjuh\u00ebn shqip Illyria ne\u00ebs Agency dhe me disa portale e gazeta n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni, Mal t\u00eb Zi, Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs e n\u00eb diaspor\u00eb. Jam gazetar n\u00eb tv Albanin Culture n\u00eb Ne\u00ebs York dhe korrespondent me Albatvusa n\u00eb Detroit. Kam shkruar mbi 3 mij\u00eb shkrime dhe disa intervista. Puna ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fotografoj senator\u00eb, kongresmen\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb administrat\u00ebs, president\u00eb, zv. president\u00eb, sekretar\u00eb t\u00eb shtetit amerikan deri tek i fundit Donald Trump.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Keni menduar ta botoni n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr historin\u00eb e familjes dhe jet\u00ebn tuaj profesionale?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb histori do t\u00eb duhet t\u00eb shkruhet ndoshta nj\u00eb lib\u00ebr, apo t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb film. K\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit ma ka premtuar dhe \u00ebsht\u00eb shprehur se do t\u00eb m\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebr ta realizuar nj\u00eb miku im k\u00ebtu n\u00eb Nju Jork, aktori i Hollivudit, James Biberaj.<\/p>\n<p>Jam duke e menduar dhe duke u konsultuar pasi libri im duhet t\u00eb jet\u00eb nga ata q\u00eb do t\u00eb lexohet, dhe un\u00eb t\u00eb mos humbas lexuesit e p\u00ebrditsh\u00ebm, sepse, mendoj se \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb lib\u00ebr dhe t\u00eb promovojn\u00eb e lexojn\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, dhe, \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr gj\u00eb t\u00eb jesh me shkrime, publicistik\u00eb, e raportime gati \u00e7do dit\u00eb me lexuesin ton\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Jeni nderuar nga presidenti Nishani, me urdhrin \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d p\u00ebr kontributin tuaj. Si vjen ky vler\u00ebsim p\u00ebr ju si gazetar me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ?<\/strong><\/p>\n<p>Po ju sjell pak nga fjala ime kur presidenti Nishani m\u00eb jepte at\u00eb dekorat\u00eb: \u201cDuke ju falenderuar p\u00ebr medaljen q\u00eb po m\u00eb jepej, mendja m\u00eb shkoi menj\u00ebher\u00eb tek ish t\u00eb p\u00ebrndjekurit e periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit. Mund t\u00eb them se kjo ishte nj\u00eb medalje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb vuajt\u00ebn. Mbasi, q\u00ebndresa jon\u00eb e asaj kohe, sot rrezaton dinjitet n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr: n\u00eb mesazhet q\u00eb ne p\u00ebrcjellim p\u00ebr paqen dhe kund\u00ebr hakmarrjes. Mendja m\u00eb shkon gjithashtu tek dy mentor\u00ebt e mi heronj q\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb: Babai dhe N\u00ebna, t\u00eb cil\u00ebt u ndan\u00eb nga jeta pak vite m\u00eb par\u00eb, dhe, n\u00ebse un\u00eb sot p\u00ebrpiqem t\u00eb jap di\u00e7ka p\u00ebr komunitetin, jan\u00eb ata q\u00eb m\u00eb edukuan dhe m\u00eb rrit\u00ebn n\u00eb kushte jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtira\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nder, dhe kjo m\u00eb b\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe m\u00eb k\u00ebrkues ndaj vetes dhe lajmit, n\u00eb kuptimin q\u00eb t\u00eb mos lejoj kurr\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00ebrdor\u00eb dikush nga media a gazet\u00eb ose radiotelevizion, t\u00eb mos e p\u00ebrdor\u00eb lajmin ose informacionin tim p\u00ebr interesa partiake, politike apo personale. Un\u00eb nuk ndryshoj sipas interesave partiake, apo politik\u00ebb\u00ebr\u00ebse t\u00eb koh\u00ebs, as kundrejt paras\u00eb. Kurr\u00eb nuk joshem q\u00eb sipas k\u00ebtyre interesave t\u00eb ndryshoj lajmin ose informacionin tim, ose q\u00eb mediet ta shtremb\u00ebrojn\u00eb at\u00eb, sepse, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebsh em\u00ebr n\u00eb gazetari apo gjetk\u00eb, por \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta mbash at\u00eb em\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Me shkrimet q\u00eb b\u00ebni p\u00ebr komunitetin shqiptar jeni lexuar kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. A ju jep kjo nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi m\u00eb vete?<\/strong><\/p>\n<p>Po e v\u00ebrtet\u00eb! K\u00ebt\u00eb kam b\u00ebr\u00eb duke e par\u00eb gjithmon\u00eb gazetarin, si nj\u00eb profesion i lajmit, pra q\u00eb merret me gjetjen dhe shp\u00ebrndarjen e informacionit p\u00ebr nj\u00eb audienc\u00eb t\u00eb caktuar, dhe n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb audienca ajo q\u00eb t\u00eb beson ose jo t\u00eb b\u00ebsh pun\u00ebn e gazetarit. M\u00ebnyra se si e b\u00ebn t\u2019i lajmin dhe se si komunikon, t\u00eb b\u00ebn m\u00eb pak ose m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm p\u00ebr njer\u00ebzit. K\u00ebtu, besoj se kam ditur t\u00eb gjej m\u00ebnyr\u00ebn time p\u00ebr t\u00eb komunikuar me audienc\u00ebn, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb kryesisht komuniteti shqiptar i Amerik\u00ebs, pra t\u2019u gjendem atyre n\u00eb vendin dhe n\u00eb koh\u00ebn e duhur me lajmin, duke ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohura arritjet e tyre edhe publikut n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, dhe kudo n\u00eb viset shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb ka ndihmuar shum\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dy dekadave e gjysm\u00eb, edhe vet\u00eb komuniteti shqiptar n\u00eb SHBA, i cili \u00ebsht\u00eb rritur mjaft n\u00eb num\u00ebr. M\u00eb ka ndihmuar edhe teknologjia e re digjitale, sepse tani e kam t\u00eb leht\u00eb t\u2019i publikoj lajmet e mia n\u00eb internet, Facebook dhe Tweeter. Kjo m\u00eb ka ndihmuar t\u00eb b\u00ebj m\u00eb shum\u00eb miq, dhe t\u00eb jem m\u00eb i af\u00ebrt me t\u00eb gjith\u00eb komunitetin shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, shoqatat dhe organizatat, koleg\u00ebt e mi t\u00eb nderuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arsye p\u00ebr lexueshm\u00ebrin\u00eb e madhe t\u00eb lajmeve q\u00eb un\u00eb publikoj mund t\u00eb jet\u00eb edhe fakti se un\u00eb bazohem n\u00eb informata t\u00eb verifikueshme, t\u00eb mbledhura nga burime t\u00eb pavarura dhe t\u00eb besueshme t\u00eb mediave amerikane, t\u00eb cilat u p\u00ebrmbahen standardeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb gazetaris\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Kjo m\u00eb sh\u00ebrben t\u00eb q\u00ebndroj af\u00ebr komunitetit shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb dhe t\u00eb lexohem prej tij, por edhe tek lexuesit e mi jo t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, e viset shqiptare, duke i \u201cfurnizuar\u201d ata \u00e7do dit\u00eb me lajme dhe informacione nga komuniteti yn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb ato shkrime, kronika apo intervista, personazhet e s\u00eb cilave ju kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje dhe i keni m\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb shumta q\u00eb kan\u00eb edhe lidhje sidomos demokratizimin e Shqip\u00ebris\u00eb, pra hapjen e saj dhe rr\u00ebzimin e komunizimit. Dhjetra e ndoshta qindra demonstrata, t\u00eb zhvilluara n\u00eb Nju Jork, Uashington, \u00c7ikago, Detroit, Dajton, Ohio. Sa e sa demonstrata, peticione, takime, deri me president\u00ebt e SHBA, senator\u00eb e kongresmen\u00eb, Sekretar Shteti dhe ambasador t\u00eb OKB-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve, n\u00ebn sundimin sllavo serb. Luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin, lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, Luft\u00ebn n\u00eb Maqedoni, Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, dhe ngjarjet n\u00eb Mal t\u00eb Zi, \u00c7am\u00ebrin\u00eb. Krijimin e Batalionit \u201cAtlantiku\u201d, n\u00eb Ne\u00eb York, e cila p\u00ebrfshinte luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb, q\u00eb luftuan n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, tre d\u00ebshmor\u00ebt e liris\u00eb, Ylli, Agron dhe Mehmet Byty\u00e7i, etj.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu kam b\u00ebr\u00eb mbulimin e sa e sa aktiviteteve t\u00eb qindra shqiptaro-amerikan\u00ebve n\u00eb mbar\u00eb Amerik\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt dhan\u00eb nj\u00eb kontribut historik, p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs duke iu bashk\u00ebngjit\u00eb luft\u00ebs heroike s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe NATO-s, kund\u00ebr regjimit pushtues serb \u2013 p\u00ebr t\u00eb ndaluar q\u00eb populli shqiptar t\u00eb vazhdonte t\u00eb ishte viktim\u00eb e gjenocidit t\u00eb Milloshevi\u00e7it. Do t\u00eb permend ish kongresmenin Xhozef DioGuardi, presidentin e LQSHA dhe bashk\u00ebshorten e tij Shirly Cloyes DioGuardi, dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Do t\u00eb duhej nj\u00eb list\u00eb e gjat\u00eb, dhe nj\u00eb lib\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb, reportazhe dhe dokumentare p\u00ebr secilin prej tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb i af\u00ebrti \u00ebsht\u00eb pas ngjarjeve tragjike n\u00eb Kumanov\u00eb. Ku un\u00eb me sponsorizimin e nj\u00eb mikut\u00a0 tim biznesmen e suksessh\u00ebm fluturova drejt e n\u00eb Kumanov\u00eb, vet\u00ebm fillikat. Kur atje ende vinte era e barotit dhe ishte shkrumbuar gjith\u00e7ka, nd\u00ebrsa, njer\u00ebzit i kishte p\u00ebrfshir\u00eb frika dhe paniku. N\u00eb rrug\u00ebt e Kumanov\u00ebs, shihje ende forca t\u00eb m\u00ebdha ushtarake, policore dhe specialet, mbuluar me kamuflazh e maska, rrinin p\u00ebr rreth tankeve e autoblindave, ashtu t\u00eb armatosur deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri, qosheve t\u00eb rrug\u00ebve n\u00eb Lagjen e Trimave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga momentet m\u00eb historike do t\u00eb mbetet vizita ime dhe e bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb mi nga Amerika, s\u00eb bashku me koleg\u00ebt Adem Belliu dhe Gani Vila, m\u00eb 4 Shtator 2016, n\u00eb Sheshin e Bazilik\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Pjetrit n\u00eb Vatikan, kanonizimin e Shenjt\u00ebrimit t\u00eb N\u00ebna Terezes, dhe aktivitetet q\u00eb u zhvilluan me k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb Rom\u00eb, por edhe reportazhi im nga Shkodra n\u00eb Lumnimin p\u00ebr t\u00eb 38 martir\u00ebt e klerit katolik t\u00eb pushkatuar nga regjimi komunist n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet 1945-1974 p\u00ebr shkak t\u00eb besimit n\u00eb fe.<br \/>\n<strong>A keni ndonj\u00eb koment p\u00ebr Samitin e Diaspor\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb komentoj mbi suksesin ose d\u00ebshtimin e \u201cSamitit\u201d q\u00eb u cil\u00ebsua si i pari i diaspor\u00ebs q\u00eb u mbajt n\u00eb Tiran\u00eb, pasi zgjodha vet\u00eb, ( nuk gjej vend t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb koment m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb) t\u00eb mos isha i pranish\u00ebm, andaj nuk dua t\u00eb b\u00ebj gjykime ose vler\u00ebsime nga kjo an\u00eb e Oqeanit, megjith\u00ebse n\u00eb median shqiptare jan\u00eb shfaqur me qindra vler\u00ebsime dhe gjykime n\u00eb favor dhe kund\u00ebr. Mendimin tim do ta them pasi me t\u00eb drejt\u00eb duhej, dhe mir\u00eb u b\u00eb se nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb mbash nj\u00eb Samit t\u00eb till\u00eb qoft\u00eb edhe p\u00ebr faktin se u mblodh\u00ebn 1000 emigrant\u00eb, sepse u duhej shqiptar\u00ebve t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs, t\u00eb mblidheshin k\u00ebshtu n\u00eb kryeqytetin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, Tiran\u00eb, e t\u00eb takoheshin me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Kjo ndodhi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb\u00a0 kur \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i mbledh\u00ebsh k\u00ebshtu qoft\u00eb prej larg\u00ebsis\u00eb por edhe ekonomis\u00eb. Do t\u00eb ishte mir\u00eb rimbahej mbas afro nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli pasi Samiti i par\u00eb u mbajt n\u00eb Rom\u00eb, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbeut, n\u00eb prillin e vitit 1968 nga prof. Mikel Koliqi.\u00a0 Ky samit i \u00ebnd\u00ebrruar dhe i shum\u00ebpritur ka p\u00ebrfunduar dhe mendoj se duhet pranuar q\u00eb nuk ishte i pari p\u00ebr Diaspor\u00ebn, por ishte nj\u00eb Samit q\u00eb Kryeministri yn\u00eb e personalizoi dhe e shfryt\u00ebzoi deri n\u00eb palc\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa premtoi, ai dhe njer\u00ebzit e tij n\u00eb diaspor\u00eb, kryeministri Rama e b\u00ebri pron\u00eb t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes Lind\u00ebs k\u00ebt\u00eb Samit me apo pa q\u00ebllim nuk la Ministrin\u00eb e Jashtme ose drejtorin\u00eb e Diaspor\u00ebs p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrsh\u00ebndetur m\u00eb pas. Nj\u00eb miku im k\u00ebtu n\u00eb diaspor\u00eb m\u00eb tha: \u201cFatkeq\u00ebsisht hendeku i thell\u00eb ideologjik \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ngushtohet, l\u00ebre m\u00eb t\u00eb zhduket n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb sotme. Madje edhe 70-vjet pas mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ky hendek influencoi edhe n\u00eb organizimin e Samitit t\u00eb fundit n\u00eb Tiran\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kjo qeveri q\u00eb pash\u00eb un\u00eb, para nj\u00eb muaji q\u00eb thirret \u201cRilindje\u201d mendoj se ua ka kaluar me \u00a0propagand\u00ebn q\u00eb u b\u00ebn shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb huajve n\u00ebp\u00ebrmjet medieve q\u00eb i kontrollon ajo dhe nuk jan\u00eb pak por m\u00eb shum\u00eb se 90 p\u00ebrqind e tyre, fatkeq\u00ebsisht edhe qeveris\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs\u2026<\/p>\n<p><strong>Jeni ndopak konician n\u00eb mendime?<\/strong><\/p>\n<p>Jo pak por shum\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e them me bindje. Jam n\u00eb mendime dhe pun\u00ebn time si gazetar e publicist sepse, n\u00ebse je n\u00eb m\u00ebrgim, dhe je gazetar, shkrimtar apo poet, ke shum\u00eb se \u00e7far\u00eb t\u00eb m\u00ebsosh nga i madhi dhe i pa arritshmi Faik Konica. Duhet patjet\u00ebr dhe \u00e7do njeri nga ne t\u00eb marr\u00eb e t\u00eb lexoj\u00eb patjet\u00ebr, mendoj\u00eb un\u00eb librin e Faik bej Konic\u00ebs, shkruar me nj\u00eb mjesht\u00ebri t\u00eb rrall\u00eb, dhe t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, nga shkrimtari, publicisti, studiuesi, dhe gazetari i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Ilir Ikonomi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shprehje e Konic\u00ebs , thot\u00eb: \u201cV\u00ebrtet se u linda shqiptar n\u00eb Konic\u00eb \u2013 porse, u b\u00ebra patriot i madh dhe intelektual n\u00eb Amerik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb shkrimi i radh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb lexojm\u00eb nga ju?<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb ato reportazhet me atmosfer\u00ebn e madhe festive, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb shqiptare n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, nj\u00eb tradit\u00eb e hershme, e nisur kjo qysh nga kolonit\u00eb e klubet e para shqiptare, me Vatr\u00ebn n\u00eb krye, nga festimi tradicional i 28 N\u00ebntorit, Dita e Flamurit\u00a0dhe Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1912 nga plaku i men\u00e7ur dhe i urt\u00eb Ismail bej Qemali. Dhe, ato veprimtari q\u00eb k\u00ebtu dhe thirren festat e fund vitit pra Krishtlindjet dhe Viti i Ri, dhe mendoj se do t\u00eb kulmoj\u00eb me ndonj\u00eb raportim -drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga Washingtoni kur do t\u00eb b\u00ebhet me 20 janar edhe ceremonia e presidentit t\u00eb 45-t\u00eb, t\u00eb SHBA, Donald J. Trump.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr presidentin e ri t\u00eb SHBA Donald J. Trump?<\/strong><\/p>\n<p>Donald Tramp \u00ebsht\u00eb i paparashikuesh\u00ebm por nuk besoj se do baj\u00eb di\u00e7ka m\u00eb ndryshe nga paraardh\u00ebsit e tij n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, pavar\u00ebsisht \u201czhurm\u00ebs\u201d s\u00eb madhe. Kjo zhurm\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb k\u00ebtu n\u00eb SHBA, sa her\u00eb ka zgjedhje presidenciale por \u00ebsht\u00eb media ajo q\u00eb e \u201cndez\u201d apo e \u201cshuan\u201d situat\u00ebn q\u00eb vet\u00eb krijon. Media k\u00ebsaj radhe ka humbur shum\u00eb n\u00eb SHBA, edhe nga ana financiare dhe nga ajo profesionale ashtu edhe kundrejt besimit. Mendoj se \u00ebsht\u00eb duke i fryr\u00eb si shum\u00eb zgjedhjes s\u00eb Donald Trump, q\u00eb si do t\u00eb veproj\u00eb ajo p\u00ebr rinum\u00ebrim votash, verifikim t\u00eb votimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kolegjit zgjedhor si dhe n\u00eb protestat q\u00eb pritet t\u00eb vazhdojn\u00eb deri n\u00eb 20 janar t\u00eb shoq\u00ebruara me lajme bombastike nga ana e medias, Donald Trump \u00ebsht\u00eb Presidenti 45-t\u00eb i SHBA pas 20 Janarit 2017.\u00a0<strong>\/tesheshi.com\/<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bardha Nergjoni P\u00ebr historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb familjes pritet s\u00eb shpejti t\u00eb ketw nj\u00eb film\u00a0hollivudian, pse jo edhe nj\u00eb lib\u00ebr. Ka lindur n\u00eb nj\u00eb kamp internimi dhe n\u00eb p\u00ebrndjekje kaloi 32 vjet. Jet\u00ebn e nisi nga para me ikjen n\u00eb SHBA ku studioi gazetari, u b\u00eb nj\u00eb gazetar i njohur dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1687,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[15],"tags":[142],"class_list":["post-11753","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-portrete","tag-beqir-sina"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11753","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11753"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11753\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11754,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11753\/revisions\/11754"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1687"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11753"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11753"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11753"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}