{"id":11717,"date":"2016-11-24T10:40:38","date_gmt":"2016-11-24T09:40:38","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11717"},"modified":"2016-11-24T10:41:33","modified_gmt":"2016-11-24T09:41:33","slug":"post-scriptum-i-samitit-te-diaspores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11717","title":{"rendered":"POST SCRIPTUM I \u201cSAMITIT\u201d T\u00cb DIASPOR\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/samiti-i-diaspores.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-11688 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/samiti-i-diaspores.jpg\" alt=\"samiti-i-diaspores\" width=\"354\" height=\"395\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb komentoj mbi suksesin ose d\u00ebshtimin e pjes\u00ebsh\u00ebm ose t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb \u201csamitit\u201d q\u00eb u cil\u00ebsua si i pari i diaspor\u00ebs q\u00eb u mbajt\u00eb jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Tiran\u00eb, pasi nuk isha i pranish\u00ebm dhe nuk dua t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjykime ose vler\u00ebsime nga kjo an\u00eb e oqeanit, megjithse n\u00eb median shqiptare jan\u00eb shfaqur vlersime n\u00eb favor dhe kund\u00ebr.\u00a0 Vet\u00eb Kryeministri Rama k\u00ebrkoi falje p\u00ebr mungesat q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndodhur n\u00eb organizimin e samitit.\u00a0 Por, pa marr\u00eb parasysh\u00eb p\u00ebrfundimet n\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb ardhur organizuesit a po edhe kritik\u00ebt mbi suksesin ose jo t\u00eb \u201csamitit\u201d t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, un\u00eb si\u00e7 e kam theksuar edhe m\u00eb heret, besoj gjithnj\u00eb se organizimi i nj\u00eb takimi t\u00eb till\u00eb ishte m\u00eb se i nevojsh\u00ebm, ndon\u00ebse i vonuar, p\u00ebr derisa takimi\u00a0\u00a0 \u2013 p\u00ebr nga q\u00ebllimi dhe p\u00ebrmbajtja \u2013 do t\u00eb ishte mbar\u00eb komb\u00ebtar dhe gjithp\u00ebrfshir\u00ebs, pa dallime, sidomos pa dallime politike midis diaspor\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr dhe asaj t\u00eb 25-viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cSamiti\u201d i ashtuquajtur i par\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide e re dhe as i pari.\u00a0 Pa dashur t\u00eb tregohem kritik ndaj k\u00ebtij takimi n\u00eb kryeqytetin e shqiptar\u00ebve, deshta t\u00eb\u00a0 ve n\u00eb dukje nj\u00eb fakt historik dhe t\u00eb sh\u00ebnoj se \u201csamiti\u201d i Tiran\u00ebs, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb takimi i par\u00eb i diaspor\u00ebs, ashtu si\u00e7 u cil\u00ebsua nga organizuesit dhe nga disa prej fol\u00ebsve n\u00eb tubimin e Tiran\u00ebs.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb dokumentar q\u00eb u shfaq n\u00eb fillim t\u00eb punimeve t\u00eb \u201csamitit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, u pohua n\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb n\u00eb kalim dhe shkurt, se \u201cKrer\u00ebt e diaspor\u00ebs shqiptare u takuan n\u00eb audienc\u00eb solemne me Papa Palin e VI, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbeut\u201d, prillin e vitit 1968.\u00a0\u00a0 Por nuk u tha se kush ishin k\u00ebta krer\u00eb, ose kush ishte organizatori i k\u00ebsaj nisme, megjithse dokumentarit nuk i mungonin em\u00ebra t\u00eb njohur dhe t\u00eb panjohur, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe jo aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb re dhe nuk u tha se kush n\u00eb fakt e organizoi at\u00eb takim t\u00eb par\u00eb nga mbar\u00eb m\u00ebrgata e at\u00ebhershme, p\u00ebrfshir\u00eb Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb, e q\u00eb u mbajt 48-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb kryeqytetin italian.\u00a0 Duket se ishte tep\u00ebr e pa pranueshme q\u00eb nism\u00ebtar\u00ebt e \u201csamitit\u201d t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendnin n\u00eb dokumentarin e tyre p\u00ebr m\u00ebrgat\u00ebn, em\u00ebrin e Profesor Ernest Koliqit, nism\u00ebtarit dhe organizatorit t\u00eb takimit t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs n\u00eb Rom\u00eb.<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, duket gjithashtu se hendeku i thell\u00eb ideologjik \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ngushtohet, lere m\u00eb t\u00eb zhduket n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb sot\u00ebme, bile edhe 70-vjet\u00eb pas mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, influencoi edhe organizimin e \u201csamitit\u201d t\u00eb fundit n\u00eb Tiran\u00eb.\u00a0\u00a0 Sa p\u00ebr dijeni t\u00eb lexuesit, krye-organizatori i k\u00ebsaj nisme, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb takimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs\u201d, ishte Profesor Ernest Koliqi, por t\u00eb cilit nuk iu p\u00ebrmend em\u00ebri n\u00eb dokumentarin e shfaqur n\u00eb \u201csamitin e diaspor\u00ebs\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, si nism\u00ebtari i takimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare.\u00a0 Ernest Koliqi,\u00a0 ishte ai i cili me pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe me mb\u00ebshtetjen e Vatikanit dhe t\u00eb nj\u00eb grusht shok\u00ebsh t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur grumbullimin e par\u00eb t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve t\u00eb at\u00ebher\u00ebsh\u00ebm n\u00eb Rom\u00eb, me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit Skenderbe.\u00a0\u00a0 Jo vet\u00ebm q\u00eb ai takim u organizua shum\u00eb mir\u00eb, por nga t\u00eb gjitha vler\u00ebsimet e pjes\u00ebmarr\u00ebsve, bazuar n\u00eb rrethanat dhe mund\u00ebsit\u00eb e koh\u00ebs, m\u00ebrgata e vjet\u00ebr shqiptare, ndon\u00ebse \u201cpa plang e pa sht\u00ebpi, pa dallim partie a krahine\u201d &#8212; si\u00e7 do t\u2019i p\u00ebrshkruante Karl Gurakuqi pjes\u00ebmarrsit n\u00eb at\u00eb tubim t\u00eb par\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs \u2013 me at\u00eb tubim i tregoi bot\u00ebs me dinjitet se kush n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishin shqiptar\u00ebt dhe kush ishte Heroi i tyre Komb\u00ebtar.\u00a0 Ernest Koliqi me bashkpuntor\u00ebt e tij,\u00a0 organizuan takimin e par\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 1968, n\u00eb frym\u00ebm dhe n\u00eb kujtimin e t\u00eb, \u201cGjith\u00ebmonshmit t\u00eb fisit tuaj, (Gjergj K astriotit Sk\u00ebnderbe) i cili gjith\u00ebher\u00eb, mbi \u00e7do interes ka ven\u00eb vlerat\u00a0 e trash\u00ebguara t\u00eb bes\u00ebs, t\u00eb nderit e t\u00eb burr\u00ebnis\u00eb\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb tubimin e par\u00eb t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve shqiptar\u00eb nga bota e lir\u00eb, Papa Pali i VI, n\u00eb pritjen q\u00eb u pat b\u00ebr\u00eb\u00a0 m\u00ebrgimtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Vatikan.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb faktet historike t\u00eb mos nep\u00ebrk\u00ebmb\u00ebn dhe t\u00eb mos injorohen, vet\u00ebm e vet\u00ebm, se disave p\u00ebr arsye ideologjike dhe politike nuk u p\u00eblqejn\u00eb\u00a0 protagonist\u00ebt e k\u00ebtyre fakteve.\u00a0 Organizimi i takimeve si ai i \u201cDiaspor\u00ebs Shqiptare\u201d q\u00eb u mbajt n\u00eb Tiran\u00eb duhet t\u00eb ishin larg ndikimeve dhe prapaskenave politike.\u00a0\u00a0 Vet i ndjeri Profesor Koliqi do t\u00eb thonte n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, ndoshta edhe me pak ciniz\u00ebm, se gjith\u00e7ka n\u00eb bot\u00eb l\u00ebviz\u00eb e ndryshon, ve\u00e7 n\u00eb Shqipni mjerimi mbetet i nj\u00ebjt\u00eb, madje edhe kur ai ndryshon ngjyr\u00ebn.\u00a0 Me k\u00ebt\u00eb nuk besoj se Koliqi kishte n\u00eb mend mjerimin ekonomik!\u00a0 Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu habitur se Shqip\u00ebria komuniste kishte refuzuar t\u00eb d\u00ebrgonte ndonj\u00eb p\u00ebrfaqsues t\u00eb saj n\u00eb kremtimet e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Fatosit t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnd\u00ebrbeut n\u00eb Rom\u00eb, por sot 25 vjet\u00eb post-komuniz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri nuk duhet t\u00eb ket\u00eb dallime dhe paragjykime t\u00eb tilla.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs n\u00eb vitin 1968 n\u00eb Rom\u00eb, takimi me Papa Palin e VI n\u00eb Vatikan ishte vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e ceremonive me rastin e k\u00ebtij p\u00ebrvjetori t\u00eb madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe ishte rasti i par\u00eb q\u00eb Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare nga e mbar\u00eb bota e lir\u00eb, kryesisht t\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore &#8212; nga Amerika e deri n\u00eb Australi \u2013 ishin mbledhur n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar heroin e madh t\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 Takimi me Papa Palin e VI dhe fjalimi i tij drejtuar shqiptar\u00ebve me at\u00eb rast, ishin kulmi i festimeve kastriotjane prej kat\u00ebr dit\u00ebsh t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, por nuk munguan as ceremonit\u00eb, ligj\u00ebratat akademike dhe shfaqjet kulturore q\u00eb u mbajt\u00ebn me k\u00ebt\u00eb rast, an\u00eb e mban\u00eb Rom\u00ebs.<br \/>\nDuhet t\u00eb theksohet se ndon\u00ebse edhe m\u00ebrgata e asaj kohe ishte e ndar\u00eb n\u00eb disa parti dhe organizata politike t\u00eb ndryshme, takimi i par\u00eb i saj n\u00eb Rom\u00eb t\u00eb Italis\u00eb, n\u00eb kujtim t\u00eb 500-vjetorit t\u00eb Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbe, nuk p\u00ebrb\u00ebnte ndonj\u00eb\u00a0 penges\u00eb politike q\u00eb nd\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb at\u00eb takim historik t\u00eb p\u00ebrfshiheshin p\u00ebrfaqsuesit m\u00eb t\u00eb dalluar, t\u00eb djatht\u00eb e t\u00eb majt\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme shqiptare.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb Karl Gurakuqit mbi pjes\u00ebmarrjen n\u00eb takimin e par\u00eb t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Rom\u00eb m\u00eb 1968, botuar n\u00eb revist\u00ebn\u00a0 \u201cSh\u00ebjzat\u201d e Ernest Koliqit, sh\u00ebnohet se n\u00eb kryeqytetin italian kishte shkuar ajka e m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare t\u00eb pas luft\u00ebs.\u00a0 Merrte pjes\u00eb Dhimit\u00ebr Berati, nj\u00ebri prej n\u00ebnshkruesve t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, publicisti dhe politikani i njohur shqiptar i fillim shekullit t\u00eb kaluar.\u00a0 Nga Amerika, p\u00ebrfaqsues t\u00eb Federat\u00ebs Pan Shqiptare Vatra, Anthony Athanas, Christo Thanas, Peter Chikos, Prof Nelo Drizari, Dr. Hamdi Oru\u00e7i, e t\u00eb tjer\u00eb.\u00a0\u00a0 Komiteti Shqip\u00ebria e Lir\u00eb p\u00ebrfaqsohej nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, nga Dr. Nexhat Peshkopia.\u00a0 Aty ishin gjithashtu p\u00ebrfaqsuesit e Ballit Komb\u00ebtar, profesor\u00ebt Abaz Ermeni e Vasil Andoni, Zef Pali e Sulejman Me\u00e7o.\u00a0\u00a0 Natyrisht, organizatori i tubimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs, Prof. Ernest Koliqi, Kapidan Ndue Gjomarkaj, Profesor Martin Camaj, dr. Ismail Verlaci, dr. Vehbi Frasheri, dr. Ragip Frasheri, piktor\u00ebt Ibrahim Kodra e Lin Delija dhe Tahir Zajmi, ish-sekretar i Bajram Currit, e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.\u00a0 Burra t\u00eb till\u00eb t\u00eb kombit ishin me dyzina nga radh\u00ebt e intelektual\u00ebve t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs politike shqiptare t\u00eb pas luft\u00ebs q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb takimin e par\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb ceremonin\u00eb fetare n\u00eb Kish\u00ebn e Madhe t\u00eb Sh\u00ebn Pjetrit p\u00ebr t\u00eb nderuar Heroin Komb\u00ebtar Gjergj Kastriotin, megjithse dihesh se mosmarrveshjet politike midis tyre ishin t\u00eb dukshme dhe shpesh tep\u00ebr t\u00eb theksuara.\u00a0 Por t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kishin jo vet\u00ebm Gjergj Kastriotin Sk\u00ebnderbe dhe vlerat e tija komb\u00ebtare, por edhe vuajtjet nep\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrshkohej Shqip\u00ebria komuniste e atyre viteve dhe familjet e tyre atje.\u00a0 Karl Gurakuqi shkruante se gjat\u00eb takimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb vitin 1968, \u201cMendja e jon\u00eb fluturonte atje larg n\u00eb Shqipni. Na u p\u00ebrfytyrojshin kishat e rrenueme e t\u00eb djeguna, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Perendis\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekun, t\u00eb vram\u00eb, t\u00eb pushkatuem, t\u00eb kalbun nep\u00ebr burgje, t\u00eb tallun e t\u00eb nep\u00ebrkambun&#8230;na dilshin p\u00ebrpara vuejtjet e t\u00eb pafajsh\u00ebmve, lot\u00ebt e nanave t\u00eb mbetuna pa djelm.\u00a0 Shifshim Atdheun n\u00eb futa t\u00eb zeza.\u201d<\/p>\n<p>Fatbardh\u00ebsisht,\u00a0 me sh\u00ebmbjen e Murit t\u00eb Berlinit, shum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb ndryshuar p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb \u00e7\u2019prej takimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb\u00a0 m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb Rom\u00eb.\u00a0\u00a0 Diaspora shqiptare sot an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e p\u00ebrhapur dhe n\u00eb shum\u00eb aspekte edhe m\u00eb e zhvilluar se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.\u00a0 Shkon e vjen lirisht n\u00eb Atdhe dhe kryesisht e ndjen\u00eb veten si nj\u00eb deg\u00eb e pandar\u00eb e trungut t\u00eb kombit shqiptar.\u00a0 Si t\u00eb till\u00eb besoj se shumica e jon\u00eb d\u00ebrmuese ia duam t\u00eb mir\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjithsi, pa marr\u00eb parasysh\u00eb se kush udh\u00ebheq\u00eb atje.\u00a0 Besoj se flas\u00eb p\u00ebr shum\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb re, kur them se mbi t\u00eb gjitha duam ta shohim Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb trojet e veta, t\u00eb nderuar dhe t\u00eb respektuar n\u00eb bot\u00eb, por edhe t\u00eb p\u00ebrparuar shoq\u00ebrisht, politikisht dhe ekonomikisht n\u00eb trojet e veta, ashtu q\u00eb ata t\u00eb jetojn\u00eb sa m\u00eb t\u00eb lumtur n\u00eb tok\u00ebn e vet n\u00eb Ballkan.\u00a0 Ne nuk duam q\u00eb t\u00eb na shtohen radh\u00ebt n\u00eb m\u00ebrgim se jemi mjaft n\u00eb diaspor\u00eb dhe nuk duam t\u00eb boshatisen trojet shqiptare.\u00a0 Bota e re shqiptare e shekullit 21 &#8212; Shqip\u00ebria, Kosova dhe Diaspora &#8212; n\u00eb nismat e tyre duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pandashme dhe gjithp\u00ebrfshirse, pa marr\u00eb parsysh\u00eb dallimet midis tyre, madje edhe mosmarrveshjet politike\u00a0\u00a0 midis brezave t\u00eb ndrysh\u00ebm.\u00a0 Nuk duhet patur frik\u00eb nga nj\u00ebri tjetri, sepse as Shqip\u00ebria, as Kosova dhe as Diaspora, si nj\u00ebsi t\u00eb vetme nuk do t\u00eb mund t\u00eb krijojn\u00eb bot\u00ebn e re shqiptare t\u00eb shekullit 21.\u00a0 Bota e re shqiptare nevojit\u00eb\u00a0 nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb re politike, nevojit\u00eb bashkpunim dhe toleranc\u00eb ndaj nj\u00ebri tjetrit n\u00eb trojet shqiptare dhe n\u00eb diaspor\u00eb.\u00a0 Nevojitet nj\u00eb bashkjetes\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore midis shqiptar\u00ebve, pa marr\u00eb parsysh\u00eb ku jetojn\u00eb ata dhe cilat jan\u00eb pikpamjet e tyre politike, n\u00eb p\u00ebrputhje kjo me frym\u00ebn e koh\u00ebs moderne t\u00eb fillim shekullit 21.\u00a0\u00a0 N\u00ebqoftse n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb re, objektivi \u00ebsht\u00eb ringjallja e kombit shqiptar, at\u00ebher\u00eb, nevojitet bashkpunimi me forcat m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosha t\u00eb tija, kudo qofshin ato dhe \u00e7fardo pikpamjesh te ken\u00eb.\u00a0 Prandaj, \u201csamiti\u201d q\u00eb sapo u mbajt n\u00eb Tiran\u00eb dhe \u201csamitet\u201d e diaspor\u00ebs shqiptare q\u00eb mund t\u00eb mbahen n\u00eb t\u00eb ardhmen, do t\u00eb konsiderohen t\u00eb suksesshme &#8212; jo p\u00ebr nga investimet q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb diaspora n\u00eb trojet shqiptare, ndon\u00ebse edhe ato jan\u00eb t\u00eb nevojshme dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme &#8212; por p\u00ebr nga aft\u00ebsia e organizator\u00ebve, q\u00eb me respekt\u00a0 dhe toleranc\u00eb p\u00ebr mendimet e nj\u00ebri tjetrit dhe t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur harmonizimin e pikpamjeve t\u00eb rrymave t\u00eb ndryshme politike t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb ato takime, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb kombit.\u00a0 Me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb pasuruar dhe p\u00ebr t\u00eb lart\u00ebsuar em\u00ebrin e shqiptar\u00ebve n\u00eb bot\u00eb, ashtu si\u00e7 b\u00ebri takimi i par\u00eb i diaspor\u00ebs shqiptare me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbeut n\u00eb prill t\u00eb vitit 1968 n\u00eb Rom\u00eb.\u00a0 \u201cKjo d\u00ebshir\u00eb, me e pa vendin ton\u00eb mir\u00eb t\u00eb mbarshtruem e t\u00eb maturuem politikisht mbi baza drejt\u00ebsie shoq\u00ebnore, do t\u00eb mbette ndiesi e that\u00eb, po nuk u sh\u00ebndrrue n\u00eb shkas p\u00ebrpjekjeje e vrull veprimtarie q\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrron d\u00ebshir\u00ebn n\u00eb realitet\u201d, ka th\u00ebn\u00eb organizatori i takimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, Profesor Ernest Koliqi.\u00a0 Shpresojm\u00eb q\u00eb \u201csamitet\u201d e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjn\u00eb realitet faktin se m\u00ebrgata shqiptare, pa dallime dhe paragjykime politike, do t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e pa ndar\u00eb e bot\u00ebs s\u00eb re shqiptare t\u00eb shekullit 21.\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Prishtin\u00ebs zyrtare.\u00a0 Ka ardhur koha pra q\u00eb, sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb zhduken paragjykimet enveriste mbi \u201cm\u00ebrgat\u00ebn e qyqeve\u201d t\u00eb Nasho Jorgaqit.\u00a0 Pa marr\u00eb parasysh\u00eb se \u00e7\u2019mendojn\u00eb jorgaq\u00ebt e k\u00ebsaj bote, at\u00ebher\u00eb dhe sot, Diaspora Shqiptare ishte dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pa ndar\u00eb e trungut t\u00eb kombit shqiptar. Si gjithmon\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb, Shqip\u00ebria dhe Kosova kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb.\u00a0 Ato kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe jo p\u00ebr individ\u00eb ose grupe t\u00eb caktuara q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb as nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs si nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb vetme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Nuk dua t\u00eb komentoj mbi suksesin ose d\u00ebshtimin e pjes\u00ebsh\u00ebm ose t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb \u201csamitit\u201d q\u00eb u cil\u00ebsua si i pari i diaspor\u00ebs q\u00eb u mbajt\u00eb jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Tiran\u00eb, pasi nuk isha i pranish\u00ebm dhe nuk dua t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjykime ose vler\u00ebsime nga kjo an\u00eb e oqeanit, megjithse n\u00eb median [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11688,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-11717","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11717","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11717"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11717\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11719,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11717\/revisions\/11719"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11688"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11717"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11717"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11717"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}