{"id":11672,"date":"2016-11-21T12:30:19","date_gmt":"2016-11-21T11:30:19","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11672"},"modified":"2016-11-21T12:30:19","modified_gmt":"2016-11-21T11:30:19","slug":"nato-trump-dhe-marredheniet-trans-atlantike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11672","title":{"rendered":"NATO\u2013TRUMP DHE MARR\u00cbDH\u00cbNIET TRANS-ATLANTIKE"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>Aleanca e Atlantikut Verior, NATO njoftoi t\u00eb premt\u00ebn se Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i k\u00ebsaj organizate, Jens Stoltenberg komunikoi me telefon me Presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.\u00a0 N\u00eb njoftim thuhet se Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s e uroi Zotin Trump p\u00ebr fitoren dhe se pret me padurim q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb me \u2018t\u00eb dhe me grupin e tij t\u00eb sigurimit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e Aleanc\u00ebs Per\u00ebndimore thuhet gjithashtu se zot\u00ebrinjt\u00eb Trump dhe Stoltenberg theksuan r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vazhdueshme t\u00eb NATO-s dhe biseduan mbi m\u00ebnyrat se si organizata NATO po i adaptohet atomosfer\u00ebs s\u00eb s\u00eb re t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe masat kund\u00ebr terrorizmit.\u00a0 Njoftohet se n\u00eb bised\u00ebn telefonike me presidentin e zgjedhur amerikan, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, fal\u00ebnderoi Z. Trump p\u00ebr ngritjen, gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb shpenzimeve m\u00eb t\u00eb barabarta nga vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, \u00e7\u00ebshtje kjo q\u00eb sipas njoftimit, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr prioritetet m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb mandatit t\u00eb Z. Stoltenberg.\u00a0\u00a0\u00a0 Dy udh\u00ebheqsit e lart\u00eb ran\u00eb dakort se \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrparim n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb por mbetet ende shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, thuhet n\u00eb njoftimin e NATO-s, mbi bised\u00ebn telelefonike Trump-Stoltenberg t\u00eb jav\u00ebs q\u00eb kaloi.<\/p>\n<p>Gjithashtu t\u00eb premt\u00ebn e kaluar, shefi i NATO-s Stoltenberg, n\u00eb konferenc\u00ebn e organizuar nga Fondi Gjerman Marshall i Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Bruksel, foli p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje si dhe p\u00ebr sigurin\u00eb transatlantike, mbrojtjen europiane dhe p\u00ebr bashkpunimin midis NATO-s dhe Bashkimit Europian, marr\u00ebdh\u00ebnie k\u00ebto q\u00eb ai i cil\u00ebsoi si lidhje t\u00eb forta transatlantike, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb pasigurta.\u00a0 Ai e filloi fjalimin e tij duke deklaruar se \u201cEuropa ka nevoj\u00eb p\u00ebr Amerik\u00ebn dhe Amerika ka nevoj\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebn\u201d.\u00a0 Fjala e Shefit t\u00eb NATO-s Stoltenberg n\u00eb Bruksel jav\u00ebn q\u00eb kaloi ishte nj\u00eb deklarat\u00eb e fuqishme p\u00ebr lidhjet e forta historike dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve aktuale politike dhe ushtarake midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Europ\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb ftohjen e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqsi i NATO-s u tha t\u00eb pranish\u00ebmve se, \u201cDy Luft\u00ebrat Bot\u00ebrore dhe Lufta e Ftoht\u00eb na kan\u00eb m\u00ebsuar se sigurimi i Europ\u00ebs varet nga Shtetet e Bashkuara dhe se si rrjedhim edhe Shtetet e Bashkuara kan\u00eb nj\u00eb interes t\u00eb madh strategjik, n\u00eb nj\u00eb Europ\u00eb t\u00eb sigurt.\u201d\u00a0\u00a0 Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s vazhdoi duke th\u00ebn\u00eb se Shtetet e Bashkuara edhe sot e k\u00ebsasj dite\u00a0 demonstrojn\u00eb angazhimin e tyre t\u00eb thell\u00eb ndaj siguris\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, theksoi ai, edhe vendet europiane u jan\u00eb gj\u00ebndur\u00a0 pran\u00eb amerikan\u00ebve n\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe kur e ka k\u00ebrkuar nevoja, duke p\u00ebrmendur sulmet terroriste t\u00eb 11 shtatorit n\u00eb New York.\u00a0 \u201c\u00c7\u2019prej themelimit t\u00eb NATO-s n\u00eb vitin 1949, Amerika nuk ka patur ortak m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb vendosur se Europ\u00eb\u201d, theksoi shefi i Aleanc\u00ebs s\u00eb Atlantikut Verior. Europa, \u00ebsht\u00eb miku m\u00eb i ngusht\u00eb i Amerik\u00ebs, n\u00ebnvijoi shefi i NATO-s.\u00a0 P\u00ebrve\u00e7 lidhjeve politiko-ushtarake, Stoltenberg tha se Europa dhe Shtetet e Bashkuara g\u00ebzojn\u00eb lidhje t\u00eb ngushta ekonomike dhe tregtare.\u00a0 \u201cNj\u00eb Europ\u00eb m\u00eb e fuqishme, m\u00eb e fort\u00eb dhe m\u00eb e begat\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb gjithashtu edhe nj\u00eb Amerik\u00eb m\u00eb e fuqishme, m\u00eb e sigurt dhe m\u00eb e begat\u00eb, tha ai. Stoltenberg u p\u00ebrpoq t\u00eb p\u00ebrq[\u00ebndronte v\u00ebmendjen e t\u00eb pranish\u00ebmve se, \u201cKy \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi q\u00eb na ofron historia e shekullit t\u00eb 20-t\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb nuk duhet ta harrojm\u00eb kurr\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb koh\u00eb t\u00eb pasigurta, si sot\u201d, n\u00ebnvijoi ai n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb konferenc\u00ebn e Fondit Gjerman Marshall t\u00eb\u00a0 Shteteve t\u00eb Bashkuara mbajtur n\u00eb Bruksel t\u00eb premt\u00ebn q\u00eb kaloi.<\/p>\n<p>Shefi i NATO-s p\u00ebrmendi, si \u00e7\u00ebshtje q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb bot\u00ebn e sot\u00ebme t\u00eb pasigurt: n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb shkeljet e ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga ana e Rusis\u00eb, trazirat dhe luft\u00ebrat n\u00eb Lindjen e Mesme dhe n\u00eb Afrik\u00ebn veriore, kriza e refugjat\u00ebve, terrorizmi nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe sulmet hibernetike, nd\u00ebr t\u00eb tjera.\u00a0 K\u00ebto jan\u00eb sfida urgjente t\u00eb cilat nevojitin bashkim dhe vendosm\u00ebri por edhe lidhje t\u00eb forta transatlantike.\u00a0 Ai tha se, \u201cNe europian\u00ebt jemi t\u00eb vetdijsh\u00ebm se duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe t\u00eb siguris\u00eb dhe se nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebtij objektivi \u00ebsht\u00eb bashkpunimi m\u00eb i ngusht\u00eb midis NATO-s dhe Bashkimit Europian\u201d, dhe jo krijimi i nj\u00eb force t\u00eb re ushtarake europiane, e cila po diskutohet tani n\u00eb disa qarqe t\u00eb Europ\u00ebs.\u00a0 Z. Stoltendberg, tha n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb se n\u00eb bisedimet q\u00eb ka patur me ministrat e mbrojtjes t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb Bratisllav\u00eb dhe Bruksel, ata nuk kan\u00eb n\u00eb plan t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb ushtri europiane, ose themelimin e nj\u00eb kryeqendre ushtarake si ajo e NATO-s.\u00a0 Por sidoqoft\u00eb, n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb Bruksel, Z. Stoltenberg paralajm\u00ebroi se n\u00eb k\u00ebto diskutime duhet t\u00eb ket\u00eb transparenc\u00eb dhe pjes\u00ebmarrjen e plot\u00eb t\u00eb vendeve q\u00eb jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb NATO-s por jo an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian, si\u00e7 jan\u00eb Shtetet e Baskuara dhe Kandaja n\u00eb per\u00ebndim, Islanda dhe Norvegjia n\u00eb veri dhe Turqia e Shqip\u00ebria n\u00eb jug-lindje \u2013 vende t\u00eb cilat s\u00eb bashku me vendet e Bashkimit Europian, jan\u00eb jetike p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb kontinentin europian dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tilla, ka th\u00ebn\u00eb Shefi i Alenc\u00ebs s\u00eb NATO-s.\u00a0 Thjesht\u00eb, Shtetet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s dhe vendet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian nuk mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb, shtoi Z. Stoltenberg, shpenzimet e pasjes s\u00eb dy forcave t\u00eb armatosura: NATO dhe forca europiane.<\/p>\n<p>Si\u00e7 duket, n\u00eb reagim t\u00eb shqetsimeve q\u00eb disa kan\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje, sidomos n\u00eb Europ\u00eb, por edhe k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara, n\u00eb lidhje me thirrjet e kandidatit Trump gjat\u00eb fushat\u00ebs, q\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s t\u00eb shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e p\u00ebrbashk\u00ebt, Z. Stoltenberg u shpreh se kjo nuk \u00ebsht\u00eb as e re dhe as nj\u00eb gj\u00eb sekrete.\u00a0 Z. Trump, tha ai, nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr shpenzime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ushtarake nga europian\u00ebt, p\u00ebr mbrojtjen e p\u00ebrbashk\u00ebt.\u00a0\u00a0 K\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, shtoi ai, e kemi d\u00ebgjuar shpesh edhe nga nj\u00eb num\u00ebr udh\u00ebheqsish t\u00eb tjer\u00eb amerikan\u00eb dhe antar\u00eb t\u00eb Kongresit.\u00a0 N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Shefi i NATO-s tha se p\u00ebrve\u00e7 Shteteve t\u00eb Bashkuara, vet\u00ebm kat\u00ebr vende t\u00eb tjera t\u00eb NATO-s shpenzojn\u00eb 2% t\u00eb buxhetit p\u00ebr mbrojtje, ashtu si\u00e7 parashikohet nga rregulloret e NATO-s.\u00a0\u00a0 N\u00ebqoftse t\u00eb gjitha vendet aleate t\u00eb NATO-s do t\u00eb shpenzonin 2 p\u00ebr qindshin detyrues p\u00ebr mbrojtje, kjo do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb buxhet prej 100-miliard\u00eb dollar\u00ebsh ekstra p\u00ebr forcimin e aleanc\u00ebs ushtarake per\u00ebndimore, theksoi Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Stoltenberg.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj shifre, duhet t\u00eb kuptohet edhe shqet\u00ebsimi q\u00eb ka shprehur presidenti i zgjedhur amerikan, Z. Trump si dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb para tij, n\u00eb lidhje me kontributin q\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s duhet t\u00eb japin p\u00ebr mbrojtjen e p\u00ebrbashk\u00ebt.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb duhet t\u00eb kuptohet edhe shqetsimi i Z. Trump dhe i shum\u00eb amerikan\u00ebve n\u00eb lidhje me kontributet e detyrueshme q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e NATO-s p\u00ebr mbrojtjen e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin q\u00eb mbajti nat\u00ebn e zgjedhjeve, duke iu drejtuar komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Presidenti i zgjedhur Donald Trump u shpreh se p\u00ebr t\u00eb interesi i Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb &#8212; p\u00ebr ta ba\u00ebr\u00eb Amerik\u00ebsn t\u00eb fort\u00eb mbrenda dhe jasht\u00eb vendit \u2013 por nj\u00ebkohsisht u angazhua se do t\u00eb punoj\u00eb ndershm\u00ebrisht dhe me pa-anshm\u00ebri me t\u00eb gjith\u00eb popujt dhe me t\u00eb gjitha kombet.\u00a0 \u201cNe k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb, bazuar n\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb na bashkojn\u00eb dhe jo bazuar n\u00eb armiq\u00ebsi \u2013 duam t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb partneritet dhe jo n\u00eb konflikt me vendet e tjera.\u201d<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjith\u00ebsh\u00ebm i Aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s, Z Jens Stoltenberg n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb premt\u00ebn q kaloi n\u00eb Bruksel theksoi se n\u00eb \u201cK\u00ebto koh\u00ebra t\u00eb pasigurta kemi nevoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheqjen e fort\u00eb amerikane, por mbi t\u00eb gjitha duhet t\u00eb njohim vlerat e partneritetit midis Europ\u00ebs dhe Amerik\u00ebs.\u201d\u00a0 Presidenti i zgjedhur Donald Trump \u00ebsht\u00eb angazhuar se administrata e tij e ardh\u00ebshme do t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb partneritet me t\u00eb gjitha vendet, p\u00ebrfshir\u00eb Europ\u00ebn, dhe jo n\u00eb konflikt me bot\u00ebn. Donald Trump i ka t\u00eb metat e veta, disa prej t\u00eb cilave do t\u00eb vihen n\u00eb dukje edhe gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij si president, si\u00e7 ka qen\u00eb rasti edhe me president\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Por dashakeqsit e Z. Donald Trump t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb shpallur at\u00eb si t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr Amerik\u00ebn dhe p\u00ebr bot\u00ebn \u2013 madje edhe pa filluar ende nga detyra \u2013 b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndjekin k\u00ebshill\u00ebn e nj\u00ebrit prej kritik\u00ebve m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Z. Trump &#8212; Presidentit t\u00eb tanish\u00ebm t\u00eb Amerik\u00ebs, Z. Barak Obama, i cili gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Europ\u00eb jav\u00ebn q\u00eb kaloi \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i siguroi aleat\u00ebt se Z. Trump do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb angazhimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara ndaj NATO-s \u2013 Z. Obama, nj\u00ebkohsisht\u00a0 i k\u00ebshilloi kritik\u00ebt europian\u00eb t\u00eb presidentit t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm amerikan, Z. Trump: \u201cMos u nxitoni t\u00eb dilni n\u00eb p\u00ebrfundime. B\u00ebni pak durim\u201d.\u00a0 Dhe n\u00eb nj\u00eb takim me udh\u00ebheqsit latino-amerikan\u00eb n\u00eb Lima t\u00eb Perus\u00eb n\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs, Presidenti Obama p\u00ebrs\u00ebriti t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn k\u00ebshill\u00eb, \u201cMos mendoni q\u00eb n\u00eb fillim m\u00eb t\u00eb keqen.\u00a0 Pritni derisa administrata e re t\u00eb z\u00ebr\u00eb vendin e t\u00eb filloj\u00eb nga detyra dhe t\u00eb parashtroj\u00eb politikat e saja, pastaj t\u00eb nxirni perfundimet e tuaja.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebshill\u00eb e mir\u00eb kjo nga Presidenti Obama p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt\u00a0 jo vet\u00ebm d\u00ebshirojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta transatlantike ushtarako- ekonomike midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Europ\u00ebs, por edhe p\u00ebr ata udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb\u00a0 punojn\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore e t\u00eb ngushta midis vendeve t\u00eb tyre individuale dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, pa marr\u00eb parasysh\u00eb se cili president ose cila parti politike amerikane udh\u00ebheq vendin.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Aleanca e Atlantikut Verior, NATO njoftoi t\u00eb premt\u00ebn se Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i k\u00ebsaj organizate, Jens Stoltenberg komunikoi me telefon me Presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.\u00a0 N\u00eb njoftim thuhet se Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s e uroi Zotin Trump p\u00ebr fitoren dhe se pret me padurim q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb me \u2018t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-11672","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11672","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11672"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11672\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11673,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11672\/revisions\/11673"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11672"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11672"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11672"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}