{"id":11654,"date":"2016-11-18T10:43:11","date_gmt":"2016-11-18T09:43:11","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11654"},"modified":"2016-11-18T10:43:30","modified_gmt":"2016-11-18T09:43:30","slug":"pesha-e-gjerave-te-thjeshta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11654","title":{"rendered":"PESHA E GJ\u00cbRAVE T\u00cb THJESHTA"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kerkoj-pjesen-e-shpirtit-tim.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-11655 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kerkoj-pjesen-e-shpirtit-tim.jpg\" alt=\"kerkoj-pjesen-e-shpirtit-tim\" width=\"583\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kerkoj-pjesen-e-shpirtit-tim.jpg 583w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/kerkoj-pjesen-e-shpirtit-tim-300x154.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 583px) 100vw, 583px\" \/><\/a>Nga D\u00ebfrim CANI<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Pavar\u00ebsisht mos pasjes s\u00eb nj\u00eb \u201cligji filozofik\u201d, koha ka arritur t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrmes gj\u00ebrave t\u00eb thjeshta. T\u00eb thjesht\u00eb kan\u00eb qen\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb lidhur epokat, q\u00eb kan\u00eb mbartur ngjarjet, progresin, zhvillimin, kultur\u00ebn, psikologjin\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet me pun\u00ebn, me nj\u00ebri- tjetrin, me arsyen dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb epok\u00ebs tjet\u00ebr jet\u00ebn, zhvillimin, virtytet, cil\u00ebsit\u00eb, p\u00ebrvoj\u00ebn, humanizmin, gjith\u00eb\u00e7ka i duhet nj\u00eb jete njer\u00ebzore. Trash\u00ebgimia m\u00eb madhe dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e njer\u00ebzimit ka ardhur kryesisht nga gj\u00ebrat e thjeshta, universi \u00ebsht\u00eb perceptuar nga gj\u00ebrat e thjeshta, ligjet e zhvillimit njer\u00ebzor\u00eb dhe zhvillimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kuptuar nga gj\u00ebrat e thjeshta. Ndoshta at\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebn kaq shpjeguesh\u00ebm filozofia mundet ta b\u00ebj\u00eb let\u00ebrsia apo ndonj\u00eb kontribut tjet\u00ebr shkrimor\u00eb.<\/p>\n<p>Libri m\u00eb i ri i Hasan Selimit, i cili fillon me nj\u00eb vetrr\u00ebfim t\u00eb sinqert\u00eb, p\u00ebrmes sintagm\u00ebs titullore \u201cPjes\u00ebn e shpirtit tim k\u00ebrkoj\u201d, ka tri fondamente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishm\u00eb nga faqja e par\u00eb e deri tek e fundit,- <em>dashurin\u00eb<\/em> e pakusht\u00ebzuar t\u00eb autorit p\u00ebr vendlindjen e tij n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, e b\u00ebr\u00eb prezent p\u00ebrmes t\u00eb shkuar\u00ebs, t\u00eb sotmes, njer\u00ebzve dhe ngjarjeve, <em>marr\u00ebdh\u00ebnien thelb\u00ebsore<\/em> njer\u00ebzore t\u00eb vazhdueshme me k\u00ebt\u00eb vendlindje dhe njer\u00ebzit e saj, si nj\u00eb lloj enciklopedie e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb jet\u00ebn dhe orientimin e tij jet\u00ebsor, <em>sinqeritetin<\/em> e pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm t\u00eb Hasan Selimit me dy fondamentet e para, q\u00eb \u00ebsht\u00eb derdhur me nj\u00eb merak t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, n\u00eb forma dhe raste t\u00eb ndryshme n\u00eb \u00e7do faqe t\u00eb librit.<\/p>\n<p>Ndoshta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb shkrimor, n\u00eb t\u00eb cilin ka kaq shum\u00eb sentiment njer\u00ebzor\u00eb, a thua autori i ka shkruar vet\u00ebm p\u00ebr veten e tij; pamje koh\u00ebsh, njer\u00ebz dhe ngjarje t\u00eb \u201csend\u00ebrtuara\u201d artistikisht mes ditarit, p\u00ebrjetimit, eses\u00eb dhe nj\u00eb lloj teksti t\u00eb \u201cmbjell\u00eb\u201d thell\u00eb me nyj\u00ebtimet historike, sociale, etnopsikologjike, psikologjike dhe ato t\u00eb besimit. Titulli i librit \u201cPjes\u00ebn e shpirtit tim k\u00ebrkoj\u201d, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga element\u00ebt tekstor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit krijojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb gjith\u00eb librat e koh\u00ebrave dhe t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb autor\u00ebt e njohur n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb propozuar si nj\u00eb kalkulim e stilizimi sintaksor\u00eb dhe p\u00ebrmes nj\u00eb lloj metonimie sinekdodike, e cila \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e librit dhe n\u00eb kontekstin e p\u00ebrtej- librit (lexuesi i \u00e7do niveli e kupton \u00e7\u2019mund t\u00eb thuhet me nocionin \u201cp\u00ebrtej- lib\u00ebr\u201d), por ka gjithashtu nj\u00eb komunikim racional me nevoj\u00ebn p\u00ebr ta kuptuar librin, m\u00eb s\u00eb pari p\u00ebrmes leximit dhe m\u00eb pas p\u00ebrmes krijimit t\u00eb \u201cvatrave\u201d t\u00eb reflektimit, q\u00eb zakonisht l\u00ebn\u00eb librat pas leximit t\u00eb par\u00eb. Ky lib\u00ebr e ka k\u00ebt\u00eb standard.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Libri n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm ngjarjesh, njer\u00ebzish, rast\u00ebsish, meditimesh, qasjesh p\u00ebr librat dhe njer\u00ebzit, koh\u00ebt dhe kujtimet, q\u00eb kthehen n\u00eb nj\u00eb lloj mendimi t\u00eb figuruar dhe nj\u00eb detyrim \u201cetnologjik\u201d t\u00eb pap\u00ebrfunduar t\u00eb autorit. Hasan Selimi e ka emblemuar k\u00ebt\u00eb raport q\u00eb n\u00eb titullin e librit \u201cPjes\u00ebn e shpirtit tim k\u00ebrkoj\u201d.<\/p>\n<p>Libri duket se tregon hapat e tij, udh\u00ebtimin dhe rrug\u00ebtimin e tij. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb kjo duket gj\u00ebja m\u00eb e thjesht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb thuash p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr, por nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Psikolog\u00ebt thon\u00eb se hapat e f\u00ebmij\u00ebs kan\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb drejt\u00eb me shqis\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb njohur bot\u00ebn. Sa \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebt\u00eb nuk e dim\u00eb me sakt\u00ebsi. I shkruar n\u00eb mosh\u00ebn e pjekur, libri \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm, p\u00ebrmes nj\u00eb ndjeshm\u00ebrie t\u00eb prekshme shpirt\u00ebrore, me nj\u00eb poetik\u00eb t\u00eb mrekullueshme leksematike, ai zbulon thell\u00ebsit\u00eb f\u00ebminore, burr\u00ebrore, dhimbjet, breng\u00ebn, dashurin\u00eb, fondamentin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb njohur n\u00eb bot\u00ebn e letrave shqipe. Pavar\u00ebsisht natyrshm\u00ebris\u00eb s\u00eb motiveve dhe t\u00eb shkruarit, rast pas rasti rr\u00ebfimet, p\u00ebrjetimet, induksionet, deduksionet, p\u00ebrshkrimet, meditimet preken nga nj\u00eb magji e vetvetishme e raporteve t\u00eb brendshme njer\u00ebzore, ku ka nj\u00eb sentiment t\u00eb thell\u00eb njer\u00ebzor p\u00ebr gj\u00ebrat e vogla dhe gj\u00ebrat e m\u00ebdha, duke i b\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbimin thelb\u00ebsor\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb librit, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta ngjarjet, njer\u00ebzit, b\u00ebmat, personazhet p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb thjesht\u00eb; libri \u201cPjes\u00ebn e shpirtit tim k\u00ebrkoj\u201d \u00ebsht\u00eb libri i njer\u00ebzve, jo vet\u00ebm n\u00eb gjeografin\u00eb q\u00eb e dikton at\u00eb, por shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb fondamentin q\u00eb perimetron koncepti njeri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Hasan Selimi \u00ebsht\u00eb i njohur si poet. Para pak koh\u00ebs ai ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e lexuesit shqiptar nj\u00eb v\u00ebllim poetik t\u00eb titulluar \u201cHije Dheu\u201d, i cili p\u00ebr shkak t\u00eb specifik\u00ebs, stilit, motiveve, send\u00ebrtimit estetik, i krijon nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe nderi autorit n\u00eb \u00e7do komunikim shkrimor\u00eb, i \u00e7do lloji apo zhanri qoft\u00eb. Hasan Selimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet me shqis\u00eb poetike t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dijetar i mir\u00eb i krahin\u00ebs s\u00eb tij, Tropoj\u00ebs dhe Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gjakov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mal\u00ebsor i formuar mir\u00eb n\u00eb konditat m\u00eb t\u00eb pranueshme t\u00eb od\u00ebs s\u00eb vet, me t\u00eb cil\u00ebn ka pasur dhe vazhdon t\u00eb ket\u00eb ndikim pjesa m\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb kaluar\u00ebs, e shfaqur p\u00ebrmes ngjarjeve historike, njer\u00ebzve dhe ruajtjes s\u00eb kodit burr\u00ebror\u00eb t\u00eb Veriut. Hasan Selimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb i fjal\u00ebs, si nj\u00eb element racional dhe funksional i komunikimit n\u00eb kondita t\u00eb caktuara, e cila buron thell\u00ebsisht nga kodi zakonor\u00eb i Veriut n\u00eb ve\u00e7anti dhe t\u00eb drejt\u00ebs zakonore shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjithsi.<\/p>\n<p>Ky kod jetik \u00ebsht\u00eb mish\u00ebruar n\u00eb fondamente t\u00eb njohura njer\u00ebzore, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre t\u00eb reflektuara mjesht\u00ebrisht n\u00eb optik\u00ebn e k\u00ebtij libri. Autori p\u00ebrmes k\u00ebtyre refleksioneve, dhe ne, pa marr\u00eb rolin e nj\u00eb kritike librore, qoft\u00eb ajo dhe psikologjike, leximi i librit \u201cPjes\u00ebn e shpirtit tim k\u00ebrkoj\u201d, vjen si nj\u00eb sh\u00ebrbim i \u00e7muar i mjediseve etnopsikologjike dhe tradicionale t\u00eb trev\u00ebs dhe pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe nga rrjedhin subjektet e librit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht motiveve, natyr\u00ebs s\u00eb personazheve dhe koh\u00ebs, Hasan Selimi e ruan profilitetin e tij n\u00eb kuptimin e m\u00ebnyr\u00ebs dhe detajeve q\u00eb ai p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb \u201cpropozuar\u201d nj\u00eb karakter, rr\u00ebfim apo ngjarje, duke ruajtur raporte t\u00eb forta me formimin e tij, si orientim racional dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebtimin e tij krijues. N\u00eb natyr\u00ebn e nj\u00eb libri t\u00eb till\u00eb, autorit i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me lexuesin nj\u00eb komunikim disa- marr\u00ebdh\u00ebniesh, disa- kulturash, por duke ruajtur esenc\u00ebn e tij, prej nj\u00eb krijuesi q\u00eb din t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb mir\u00eb motivet, t\u2019i zot\u00ebroj\u00eb ato dhe jo ata ta \u00e7orientojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Jo n\u00eb gjith\u00eb rastet krijimtaria poetike ve\u00e7mas, por dhe ajo, ku ka nj\u00eb mend\u00ebsi \u201cuni\u2019, them \u201cuni\u2019 dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr karakteresh, ngjarjesh dhe personazhesh, q\u00eb e afrojn\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr me let\u00ebrsin\u00eb artistike, pasi autorin askush nuk mund ta ndaloj\u00eb n\u00eb zgjedhjen e tyre (n\u00eb luft\u00eb marrin pjes\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz, por jo t\u00eb gjith\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn), n\u00ebnshtresa psikologjike, k\u00ebmb\u00ebngulja p\u00ebr t\u2019i estetizuar jo pak karaktere apo ndodhi, kthehen n\u00eb nj\u00eb lloj vet\u00eb-rr\u00ebfimi, nj\u00eb vet-tregim i sinqert\u00eb dhe shpirt\u00ebror\u00eb i formimit t\u00eb tij, p\u00ebr shkakun e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb kujdesshme vertikale historike dhe horizontale t\u00eb njer\u00ebzve, ngjarjeve, psikologjive, historis\u00eb, dukurive dhe fenomeneve q\u00eb tregohen faqe p\u00ebr faqe.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj shqueshm\u00ebrie t\u00eb profilit t\u00eb autorit, libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cabetare\u201d e \u00e7uditshme p\u00ebr t\u00eb lexuar mir\u00eb poezin\u00eb e tij, e cila ka tipare elitare p\u00ebr ta interpretuar dhe kuptuar gjithashtu.<\/p>\n<p>Nuk dua ta konsideroj hiperbol\u00eb, por nj\u00eb lloj personifikimi, kur m\u00eb duket se Hasan Selimi ka \u201cplanetin\u201d e tij n\u00eb poezi, por si\u00e7 duket dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj kontributi shkrimor\u00eb. Them \u201cplanet\u201d p\u00ebr t\u00eb diferencuar komunikimin, p\u00ebr shkakun e prurjes s\u00eb tij, e cila vjen nga nj\u00eb univers etnopsikologjik, nga nj\u00eb \u201czgjatim\u201c me t\u00eb cilin shum\u00eb mir\u00eb mund t\u00eb shpjegosh, madje ta interpretosh dhe t\u00eb krijosh ekuilibra me zhvillimet e sotme.<\/p>\n<p>Besoj brenda k\u00ebtij \u201creferimi\u201d gjendet gjer\u00ebsisht dhe \u201cplaneti\u201d i Hasan Selimit, i cili nuk \u00ebsht\u00eb shfaqur plot\u00ebsisht, e q\u00eb duhet koh\u00eb p\u00ebr ta pritur, por ai duket, ka konturet e veta n\u00eb shum\u00eb struktura artistike, eseistike dhe t\u00eb llojeve t\u00eb tjera t\u00eb komunikimit artistik- etnopsikologjik. Gama e madhe e karaktereve na jep t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mendim t\u00eb till\u00eb. N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sintetike, ky perceptim, i em\u00ebrtuar paksa \u00e7uditsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb korrektuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb parath\u00ebnie t\u00eb shkurt\u00ebr. \u00c7do shkrimtar ka planetin e tij, \u00e7do poet, \u00e7do rapsod, madje \u00e7do rr\u00ebfimtar.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta vazhduar arsyetimin lidhur me termin q\u00eb p\u00ebrdora m\u00eb lart, \u201cplanet\u201d, kuptoj se m\u00eb s\u00eb pari ka nj\u00eb gjendje emocionale, q\u00eb krijohet n\u00eb situata t\u00eb caktuara informacioni, q\u00eb lexuesi merr nga nj\u00eb lib\u00ebr i caktuar, i \u00e7do gjinie qoft\u00eb. Zakonisht libri kalon p\u00ebrmes dy standardeve. Standardi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb libri ta b\u00ebj\u00eb p\u00ebr vete lexuesin, ta b\u00ebj\u00eb \u201cpron\u00eb\u201d t\u00eb tij, ta \u201crob\u00ebroj\u00eb\u201d, ta \u201cskllav\u00ebroj\u00eb\u201d, madje ashtu si\u00e7 ndodh me librat e njohur bot\u00ebror. K\u00ebshtu pjesa m\u00eb e madhe e librave t\u00eb Cvajkut, Markezit, Londonit, Pirandelos t\u00eb \u201crob\u00ebrojn\u00eb\u201d, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb humbas\u00ebsh koordinatat reale, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e koordinatave t\u00eb bot\u00ebs dhe realitetit \u201csureal\u201d t\u00eb librit.<\/p>\n<p>Standardi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb pjesa kur libri k\u00ebrkon aktualizimin e tij, th\u00ebn\u00eb ndryshe, kthimi n\u00eb koordinatat e jet\u00ebs reale. Ndoshta p\u00ebrqasja dhe n\u00eb rastin ton\u00eb, e shpjegon kontekstualisht konceptin e \u201cplanetit\u2019.<\/p>\n<p>Libri i autorit Hasan Selimi \u00ebsht\u00eb libri i gj\u00ebrave t\u00eb zakonshme p\u00ebr vendin, koh\u00ebn dhe realitetin (mjedisin social), ku i zbulon autori, pavar\u00ebsisht se ata jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb rrug\u00ebtimi gati t\u00eb zakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. \u00cbsht\u00eb libri i karaktereve dhe psikologjis\u00eb, gjith\u00ebsesi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ta \u201crob\u00ebruar\u201d lexuesin. P\u00ebr nj\u00eb studiues t\u00eb librave t\u00eb k\u00ebsaj natyre ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast fatlum\u00eb dhe nj\u00eb fakt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. T\u00eb gjitha s\u00eb bashku p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pamje t\u00eb gjer\u00eb me ngjyra, me mote me diell dhe lag\u00ebshtir\u00eb brenda, me dhimbje dhe me nj\u00eb lloj arome t\u00eb \u201cbuk\u00ebs s\u00eb pjekur\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Rast pas rasti dhe ngjarje pas ngjarje, pavar\u00ebsisht mjeteve q\u00eb p\u00ebrdor autori n\u00eb rr\u00ebfimet, perceptimet, q\u00ebndrimet q\u00eb mban dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar ky lib\u00ebr, lexuesi i \u00e7do niveli arrin t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb af\u00ebr p\u00ebrfytyrim p\u00ebr vendet, njer\u00ebzit, zakonet, tradit\u00ebn e njer\u00ebzve dhe koh\u00ebt q\u00eb sjell ky lib\u00ebr. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, libri duket si nj\u00eb udh\u00ebtim i lir\u00eb, p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb i larmish\u00ebm, por sapo dep\u00ebrton n\u00eb shtresat psikologjike t\u00eb tij, ka nj\u00eb mjesht\u00ebri t\u00eb habitshme interpretuese t\u00eb psikologjis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve dhe ngjarjeve, tradit\u00ebs n\u00eb rrethanat e reja. Tipologjia e ligj\u00ebrimit t\u00eb Hasan Selimit \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e profilit t\u00eb tij, i cili si\u00e7 dhe kuptohet k\u00ebt\u00eb profilitet e reflekton n\u00eb gjith\u00eb produktet e tij krijuese dhe interpretuese t\u00eb k\u00ebsaj natyre.<\/p>\n<p>Hasan Selimi vjen nga nj\u00eb trev\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vijojn\u00eb t\u00eb tregohen, t\u00eb ruhen dhe t\u00eb demonstrohen n\u00eb mjedise t\u00eb ngushta dhe publike legjenda dhe memorie e madhe p\u00ebr eposin legjendar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb natyrshme. Eposi yn\u00eb dhe legjenda jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb bot\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb larmishme mitologjike, por interpretimi i studiues\u00ebve, m\u00eb s\u00eb shumti e ka p\u00ebrthyer k\u00ebt\u00eb prani mitologjike si nj\u00eb fantazi e kohapaskohshme, madje dhe e dit\u00ebve t\u00eb sotme.\u00a0 Rr\u00ebfimet dhe karakteret q\u00eb Hasan Selimi ka sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, jan\u00eb nj\u00eb shtrat ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkundur legjenda, jan\u00eb ato bjeshk\u00eb ku jan\u00eb rritur dhe kan\u00eb bredhur me zanat kreshnik\u00ebt. Mish\u00ebrimi i jo pak cil\u00ebsive t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb k\u00ebsaj natyre t\u00eb k\u00ebtyre an\u00ebve, duket se e b\u00ebn t\u00eb prekshme legjend\u00ebn. Nd\u00ebrsa Mitrush Kuteli na i ka sjell\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb strukture tjet\u00ebr epik\u00ebn legjendare, t\u00eb cil\u00ebn ai mjesht\u00ebrisht e shnd\u00ebrroi n\u00eb tregim modern, Hasan Selimi i ka personazhet e njohur t\u00eb tij real dhe aromatik, q\u00eb dihasin faqe p\u00ebr faqe dhe ngjarje pas ngjarjeje. Pra, ka dhe ca gj\u00ebra t\u00eb \u00e7uditshme q\u00eb legjenda duhet besuar, ndoshta jo p\u00ebr nga hipebolika apo personifikimi, por nga disa cil\u00ebsi dhe rrethana njer\u00ebzore jo t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Aft\u00ebsia dhe d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i \u201clexuar\u201d n\u00eb dimensionin njer\u00ebzor\u00eb gj\u00ebrat e thjeshta, gj\u00ebrat e zakonshme, dashuria dhe ndjeshm\u00ebria p\u00ebr t\u2019i shnd\u00ebrruar n\u00eb produkt social, n\u00eb dashuri dhe n\u00eb kujtes\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi dosido tek krijuesi, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i rrall\u00eb, ku lidhjet e forta t\u00eb shpirtit zbulohen p\u00ebrmes krijimtaris\u00eb dhe tipizimeve t\u00eb personazheve dhe karaktereve njer\u00ebzore, q\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh jan\u00eb real, por send\u00ebrtimi i tyre \u00ebsht\u00eb gati artistik. Jo gjith\u00eb dashurit\u00eb njer\u00ebzore thuhen n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb caktuar, ato thuhen mrekullisht dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebsaj \u201csyzheje\u201d t\u00eb vog\u00ebl, duket se kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vend marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb hershme dhe t\u00eb vona, njer\u00ebz ngjarje dhe induksione q\u00eb kan\u00eb mbetur dhe jetojn\u00eb brenda autorit. Jo kot thuhet; se shpirti, ndjeshm\u00ebria, marr\u00ebdh\u00ebnia e brendshme e shkrimtarit dhe poetit \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb enciklopedi, t\u00eb cil\u00ebn ai e merr m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb galeri personazhesh dhe njer\u00ebzish, t\u00eb zbuluar n\u00eb nj\u00eb gjeografi emblematike dhe korrektuar historikisht, e spikatur dhe e cil\u00ebsuar si referenc\u00eb e modelit ton\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm, e cila p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb zbules\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme etnopsikologjike, q\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb far\u00eb idiliteti dhe raporti njer\u00ebzor\u00eb t\u00eb autorit me to, vijn\u00eb tok\u00ebsor\u00eb, t\u00eb preksh\u00ebm dhe n\u00eb rrjedh\u00ebn e zakonshme t\u00eb jet\u00ebs. Un\u00eb mendoj se kjo rrjedh\u00eb e zakonshme e k\u00ebtyre karaktereve dhe personazheve p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb poetik\u00eb t\u00eb mrekullueshme t\u00eb librit nga nj\u00ebra an\u00eb, por dhe t\u00eb sensit krijues t\u00eb autorit n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb tipike t\u00eb shkruari, q\u00eb Hasan Selimi e ka tiparin e tij, ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe; jeta e zakonshme q\u00eb dredhet rrug\u00ebve nga m\u00ebngjes n\u00eb mbr\u00ebmje jan\u00eb nj\u00eb poezi i v\u00ebrtet\u00eb, por aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta shd\u00ebrruar n\u00eb vargje, strofa e rima e kan\u00eb pak njer\u00ebz.<\/p>\n<p>I lidhur q\u00ebndruesh\u00ebm me njer\u00ebzit e tij, ndryshe libri mund t\u00eb quhet \u201clibri i njerzve t\u00eb tij\u201d, dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raport funskional mes tipizimit dhe p\u00ebrgjith\u00ebsimit, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb qasje t\u00eb dijes s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, leht\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn lexohet libri, t\u00eb krijon ndjesin\u00eb e nj\u00eb \u201creportazhi karakteresh\u201d, por duke nyj\u00ebtuar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb hapur koh\u00ebsh, brezash, ngjarjesh, prerjesh etnopsikologjike, t\u00eb cilat i kan\u00eb rezistuar koh\u00ebs n\u00eb ritmin e l\u00ebvizjes dhe t\u00eb zhvillimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Magjia e rr\u00ebfimit dhe vet-rr\u00ebfimit t\u00eb Hasan Selimit, i krijon nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb rrall\u00eb lexuesit q\u00eb din ta lexoj\u00eb at\u00eb; mjafton dhe ky lib\u00ebr i \u00e7uditsh\u00ebm me njer\u00ebz, ngjarje, raste, p\u00ebrjetime, karaktere, profile, p\u00ebrshpirtje, rikthime pas, dedikime, pra nj\u00eb larmi qasjesh, p\u00ebr t\u00eb cilat autori nuk ka asnj\u00eb lloj meraku, e t\u00eb duket se ke q\u00ebndruar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto an\u00eb nga buron p\u00ebrjetueshm\u00ebria e librit.<\/p>\n<p>Jo gjithmon\u00eb ndodh k\u00ebshtu. Kan\u00eb shkruar emra shum\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr kthimet e p\u00ebrjetshme n\u00eb vendlindjet e tyre, n\u00eb ngjarjet dhe njer\u00ebzit e tyre, por ta prek\u00ebsh realitetin n\u00eb k\u00ebto gjendje, ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb thjesht\u00eb; rr\u00ebfimeve t\u00eb tyre iu ka munguar aroma e \u201cbuk\u00ebs s\u00eb pjekur\u201d, fresku, kristalini dhe andja q\u00eb sjell Valbona dhe p\u00ebrjetimet e lashta kreshnike, q\u00eb nat\u00ebn zbresin nga Bjeshk\u00ebn e Namuna e bujtin n\u00eb odat e zemrat e njer\u00ebzve t\u00eb Hasan Selimit, e ata (mal\u00ebsor\u00ebt) p\u00ebr sajdi rrokin lahut\u00ebn e sharkin\u00eb e \u201ckuvendojn\u00eb\u201d me to deri n\u00eb m\u00ebngjes.<\/p>\n<p>Gj\u00ebra t\u00eb vogla duan dashurit\u00eb njer\u00ebzore p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ato t\u00eb m\u00ebdhaja, po ashtu dhe gj\u00ebrat e thjeshta, n\u00eb shum\u00eb raste kan\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, tetor 2016<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga D\u00ebfrim CANI \u00a0Pavar\u00ebsisht mos pasjes s\u00eb nj\u00eb \u201cligji filozofik\u201d, koha ka arritur t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrmes gj\u00ebrave t\u00eb thjeshta. T\u00eb thjesht\u00eb kan\u00eb qen\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb lidhur epokat, q\u00eb kan\u00eb mbartur ngjarjet, progresin, zhvillimin, kultur\u00ebn, psikologjin\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet me pun\u00ebn, me nj\u00ebri- tjetrin, me arsyen dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb epok\u00ebs tjet\u00ebr jet\u00ebn, zhvillimin, virtytet, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11655,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[6],"tags":[462,463],"class_list":["post-11654","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","tag-defrim-cani","tag-hasan-selimi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11654","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11654"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11654\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11656,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11654\/revisions\/11656"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11655"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11654"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11654"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11654"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}