{"id":11652,"date":"2016-11-18T10:39:19","date_gmt":"2016-11-18T09:39:19","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11652"},"modified":"2016-11-18T10:39:19","modified_gmt":"2016-11-18T09:39:19","slug":"kuvendi-i-republikes-se-shqiperise-miraton-komisionin-per-hapjen-e-dosjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11652","title":{"rendered":"KUVENDI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb MIRATON KOMISIONIN P\u00cbR HAPJEN E DOSJEVE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/kuvendi-shqiperise.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-9785 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/kuvendi-shqiperise.jpg\" alt=\"kuvendi-shqiperise\" width=\"502\" height=\"327\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/kuvendi-shqiperise.jpg 461w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/06\/kuvendi-shqiperise-300x195.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 502px) 100vw, 502px\" \/><\/a>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Miratohen an\u00ebtar\u00ebt e Autoritetit p\u00ebr hapjen e dosjeve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit shqiptar.\u00a0\u00a0 N\u00eb portalin e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb njoftohet se t\u00eb \u00ebnjt\u00ebn, Komisioni p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore, Administrat\u00ebn Publike dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut, shqyrtoi dhe miratoi kandidaturat e propozuara nga deputet\u00ebt dhe nga shoq\u00ebria civile, an\u00ebtar\u00ebt e Autoritetit p\u00ebr Informimin me dokumentet e Ish-sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Parlamenti shqiptar votoi Autoritetin p\u00ebr informim me dosjet e ish Sigurimit t\u00eb Shtetit.\u00a0 Sipas burimeve nga Tirana, ky Autoritet p\u00ebrb\u00ebhet nga 5 persona t\u00eb caktuar sipas ligjit: nj\u00eb e ka propozuar Shoqata e ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, nj\u00eb nga Shoq\u00ebria civile e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, nj\u00eb I propozuar nga qeveria dhe dy jan\u00eb em\u00ebruar nga parlamenti.\u00a0 Komisionit t\u00eb ligjeve iu paraqiten 11 kandidatura p\u00ebr konsiderim disa prej te cil\u00ebve u skalifikuan nga komisioni.\u00a0 Shoq\u00ebria civile e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut propozoi ish t\u00eb p\u00ebrndjekurin, Z. Simon Mirakaj dhe drejtoreshen ekzekutive zj. Ballauri dhe Drejtorin Ekzekutiv t\u00eb qendr\u00ebs se reabilitimit p\u00ebr shkak t\u00eb tortur\u00ebs dhe z.Adrian Kati, nd\u00ebrsa Daut Gumeni, ish i burgosuri intelektual u propozua nga ish t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetare e Komisionit \u00ebsht\u00eb caktuar Gentiana Sula, e propozuar nga qeveria.\u00a0 Kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb jan\u00eb Altin Hoxha, Mariglen Kasmi, Daut Gumeni dhe Simon Mirakaj.<\/p>\n<p>Shqyrtimi i kandidaturave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komision ishte n\u00eb rendin e par\u00eb t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb punimeve t\u00eb parlamentit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u njoftua se partit\u00eb politike parlamentare kishin dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr kandidaturat e paraqitura p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin me dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit.\u00a0 Relatorja e Kuvendit, znj.\u00a0 Vasilika Hysi njoftoi se tre partit\u00eb kryesore politike, konkretisht Grupi parlamentar i Partis\u00eb Socialiste, i Partis\u00eb Demokratike dhe i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim kan\u00eb mb\u00ebshtetur me 28 deputet\u00eb, kandidaturat dhe i kan\u00eb propozuar Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb em\u00ebrat e kandidat\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komision.<\/p>\n<p>Ajo b\u00ebri t\u00eb ditur se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 8, kandidaturat q\u00eb propozohen jan\u00eb: dy kandidatura nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues propozohet nga shoqata e t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb dhe mb\u00ebshtetet nga jo m\u00eb pak se 28 deputet\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues propozohet nga shoqatat p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kandidatura duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet nga jo m\u00eb pak se 28 deputet\u00eb dhe nj\u00eb an\u00ebtar propozohet nga K\u00ebshilli i Ministrave, informoi znj. Hysi.<\/p>\n<p>Ajo informoi deputet\u00ebt se kandidaturat q\u00eb u propozuan nga Shoqata e t\u00eb P\u00ebrndjekurve dhe nga Shoqata e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe q\u00eb u mb\u00ebshtet\u00ebn nga 28 deputet\u00eb jan\u00eb, kandidatura e z. Daut Gumeni, kandidatura e vetme e propozuar nga shoqatat e t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga 28 deputet\u00eb t\u00eb Grupit parlamentar t\u00eb PS.\u00a0 Kandidatura e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb\u00a0 ajo e Z. Simon Mirak\u00ebs,\u00a0 q\u00eb \u00ebsht\u00eb kandidatura e vetme e propozuar nga Shoqata p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut q\u00eb nj\u00ebherazi \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga 28 deputet\u00eb t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb PD.\u00a0 Z. Simon Mirakaj rrjedh\u00eb nga nj\u00ebra prej familjeve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekura anti-komuniste, jo vet\u00ebm n\u00eb veriun e Shqip\u00ebris\u00eb, por n\u00eb mbar\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Pra k\u00ebta individ\u00eb, kandiduan dhe u mb\u00ebshteten p\u00ebr pozicione q\u00eb konkretisht i kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligj, shtoi relatorja e Kuvendit shqiptar.<\/p>\n<p>Kandidaturat q\u00eb propozohen dhe zgjidhen nga Kuvendi jan\u00eb tre. I pari \u00ebsht\u00eb z. Altin Hoxha, \u00ebsht\u00eb kandidatur\u00eb e propozuar nga Grupi parlamentar i LSI dhe ka marr\u00eb mb\u00ebshtetjen nga 28 deputet\u00eb, thuhet n\u00eb njoftimin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0 Z. Maringlen Kasmi, \u00ebsht\u00eb kandidatura e propozuar nga grupi parlamentar i Partis\u00eb Socialiste, kandidatur\u00eb e cila propozohet dhe zgjidhet nga Kuvendi dhe \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga 28 deputet\u00eb. Kandidatura e tret\u00eb ishte ajo e z. Selami Zalli, kandidatur\u00eb e propozuar nga Grupi parlamentar i PD-s\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe kjo kandidatur\u00eb votohet nga Kuvendi i mb\u00ebshtetur nga 28 deputet\u00eb\u201d,- shpjegoi znj. Vasilika Hysi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb hap i vonuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb por i mir\u00ebpritur.\u00a0\u00a0 Por, si\u00e7 thon\u00eb, m\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb. Uroj q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e ri ta marrin pun\u00ebn me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh dhe tu rezistojn\u00eb presioneve t\u00eb ndryshme.\u00a0 Hapja e dosjeve e Sigurimit t\u00eb Shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar vazhdimisht gjat\u00eb 25-viteve post-komuniz\u00ebm, jo vet\u00ebm nga ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebsuar keq me familje dhe farefis nga Sigurimi i Shtetit t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, por edhe Bashkimi Europian dhe K\u00ebshilli i Europ\u00ebs kan\u00eb b\u00ebr\u00eb presion Tiran\u00ebs zyrtare p\u00ebr hapjen e dosjeve t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, ashtuq si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shumica e vendeve ish-komuniste n\u00eb Europ\u00eb. Besueshm\u00ebria ndaj pun\u00ebs s\u00eb Komisionit dhe pavar\u00ebsia e tij nga influencat politike jan\u00eb jetike p\u00ebr suksesin e pun\u00ebs s\u00eb Autoritetit p\u00ebr hapjen e Dosjeve t\u00eb ish-Sugurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb regjimit komunist shqiptar.\u00a0\u00a0 Mbetet p\u00ebr tu par\u00eb n\u00ebse Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb e mb\u00ebshtet\u00eb Komisionin me financimin e nevojsh\u00ebm dhe me fuqin\u00eb e ligjit t\u00eb Kuvendit p\u00ebr Autoritetin e ri p\u00ebr hapjen e Dosjeve t\u00eb Sigurimit, a po do t\u00eb jet\u00eb edhe ky nj\u00eb angazhim me fjal\u00eb boshe p\u00ebr q\u00ebllime propagandistike t\u00eb radh\u00ebs, si deri tani: nj\u00eb ushtrim sa p\u00ebr sy e faqe, i pa kurrfar\u00eb vlere, duke u hedhur pluhur syve ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve t\u00eb shkret\u00eb, t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Frank Shkreli Miratohen an\u00ebtar\u00ebt e Autoritetit p\u00ebr hapjen e dosjeve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit shqiptar.\u00a0\u00a0 N\u00eb portalin e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb njoftohet se t\u00eb \u00ebnjt\u00ebn, Komisioni p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore, Administrat\u00ebn Publike dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut, shqyrtoi dhe miratoi kandidaturat e propozuara nga deputet\u00ebt dhe nga shoq\u00ebria civile, an\u00ebtar\u00ebt e Autoritetit p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9785,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-11652","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11652","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11652"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11652\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11653,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11652\/revisions\/11653"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9785"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}