{"id":11600,"date":"2016-11-15T10:46:39","date_gmt":"2016-11-15T09:46:39","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11600"},"modified":"2016-11-15T10:46:39","modified_gmt":"2016-11-15T09:46:39","slug":"te-mos-nencmohet-liria-e-votes-se-amerikaneve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11600","title":{"rendered":"T\u00cb MOS N\u00cbN\u00c7MOHET LIRIA E VOT\u00cbS S\u00cb AMERIKAN\u00cbVE"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_11601\" aria-describedby=\"caption-attachment-11601\" style=\"width: 449px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/shtepia-bardhe-nju-jork-washington.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-11601 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/shtepia-bardhe-nju-jork-washington.jpg\" alt=\"shtepia-bardhe-nju-jork-washington\" width=\"449\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/shtepia-bardhe-nju-jork-washington.jpg 449w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/shtepia-bardhe-nju-jork-washington-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 449px) 100vw, 449px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-11601\" class=\"wp-caption-text\">Foto nga worldfortravel<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>\u00a0 \u201cDuhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pun\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpjeguar se Amerika do t\u00eb thot\u00eb liri &#8212; liri e fjal\u00ebs, liri e fes\u00eb, liri e iniciativ\u00ebs.\u00a0 Dhe se liria \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e ve\u00e7ant\u00eb dhe e rrall\u00eb.&#8221; Ronald Reagan.<\/strong><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka th\u00ebn\u00eb, ish-presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Ronald Reagan.\u00a0\u00a0 Ishte periudha e luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb dhe politika q\u00eb kishin ndjekur deri at\u00ebher\u00eb president\u00ebt amerikan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Ri\u00e7ard Nixon\u00a0 Xherald Ford\u00a0 dhe Xhimi Karter &#8212; quhej \u201cd\u00e9tente\u201d, sidomos n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.\u00a0 Ishte nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb k\u00ebnaqte vet\u00ebm mb\u00ebshtetsit e saj q\u00eb mendonin, gabimisht, se ajo sillte nj\u00eb \u201cbashkjetes\u00eb paq\u00ebsore\u201d midis lindjes dhe per\u00ebndimit. Por kritik\u00ebt e detant\u00ebs, konsideronin se vazhdimi i k\u00ebsaj politike nuk p\u00ebrmirsonte lirin\u00eb, as nuk njihte t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr popujt e vendeve t\u00eb ish-perandoris\u00eb komuniste.\u00a0 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, thonin ata, kjo politik\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk pengonte p\u00ebrhapjen e dominimit komunist sovjetik an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, por detanta n\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb inkurajonte p\u00ebrhapjen e komunizmit.\u00a0 Nj\u00ebri prej k\u00ebtyre kritik\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb deri at\u00ebhershme amerikane karshi Bashkimit Sovjetik dhe komunizmit, ishte Presidenti Ronald Reagan i cili artikuloi p\u00ebr popullin amerikan se politika e detantes me komunizmin bot\u00ebror kishte d\u00ebshtuar dhe si e till\u00eb duhej ndryshuar, pasi ajo nuk kishte sjellur as paq\u00eb as bashkjetes\u00eb midis lindjes dhe perendimit, si\u00e7 pretendonin mb\u00ebshtetsit e saj.\u00a0 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Ronald Reagan besonte se politika e \u201cdetentes\u201d nuk do t\u00eb sillte as nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb dhe as nuk\u00a0\u00a0 ndalonte ish-Bashkimin Sovjetik q\u00eb t\u00eb zgj\u00ebronte dhe t\u00eb p\u00ebrhapte influenc\u00ebn e tij komuniste an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 Sipas presidentit Reagan, sovjetik\u00ebt e konsideronin politik\u00ebn dhe diplomacin\u00eb amerikane t\u00eb \u201cdetent\u00ebs\u201d, si t\u00eb brisht\u00eb dhe si nj\u00eb dob\u00ebsi e diplomacis\u00eb amerikane n\u00eb bot\u00eb nga e cila mund t\u00eb p\u00ebrfitonte vet\u00ebm komunizmi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb kurriz t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb mbrendshme dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u00a0 Ishte kjo nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb vzahdonte t\u00eb mohonte lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb popujve, sidomos n\u00eb vendet e sfer\u00ebs komuniste n\u00eb Europ\u00eb por edhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, mendonte ish-Presidenti Reagan.\u00a0 Ronald Reagan ishte bindur se po t\u00eb g\u00ebzonin lirin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, popujt n\u00ebn zgjedh\u00ebn komuniste do t\u00eb zgjidhnin demokracin\u00eb si alternativ\u00eb dhe jo t\u00eb jetonin n\u00ebn regjimet diktatoriale komuniste.<\/p>\n<p>Mbrenda vendit, Amerika e fundit t\u00eb 1970-ave gj\u00ebndej gjithashtu n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb p\u00ebrkeqsimi eknomik, t\u00eb rritjes s\u00eb inflacionit dhe t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb, \u00e7mimeve t\u00eb larta t\u00eb naft\u00ebs, e tjera.\u00a0 Shtoja k\u00ebsaj situate edhe turp\u00ebrimin me t\u00eb cilin p\u00ebrballej Amerika n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, si p\u00ebrfundim i mbajtjes peng t\u00eb diplomat\u00ebve amerikan\u00eb nga regjimi islamik n\u00eb Iran.\u00a0 Si president, Reagan i kishte deklaruar luft\u00eb gjithashtu edhe terrorizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.\u00a0 Pas provave se regjimi i Kadafit n\u00eb Libi kishte pasur gisht n\u00eb nj\u00eb sulm kund\u00ebr ushtar\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb nj\u00eb klub t\u00eb Berlinit per\u00ebndimir \u2013 ai urdh\u00ebroi sulm ajror kund\u00ebr Libis\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ia mbylli goj\u00ebn Kadafit p\u00ebr disa dekada.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb tensionuar politiko-ekonomike, mbrenda dhe jasht\u00eb vendit, u zgjodh dhe veproi presidenti Ronald Reagan.\u00a0 Fal\u00eb artikulimit t\u00eb besimit t\u00eb tij n\u00eb lirin\u00eb e sh\u00ebnjt\u00eb dhe n\u00eb sigurimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr \u00e7do person an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb vitin 1980, populli amerikan e zgjodhi president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara si nj\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrven\u00eb k\u00ebsaj situate t\u00eb mbrendshme dhe bot\u00ebrore.\u00a0 E gjith\u00eb politika dhe programi i tij \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga historian\u00ebt si \u201cRevolucioni i Ronald Reagan\u201d, q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb rivendosjen e begatis\u00eb dhe t\u00eb zhvillimit ekonomik mbrenda vendit dhe sigurimin e paq\u00ebs n\u00eb bot\u00eb, duke p\u00ebrmirsuar kapacitetet e forcave ushtarake t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Mbrenda vendit dhe sidomos n\u00eb Europ\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb ish-kryeministres britanike Margareth Thatcher, ishin t\u00eb shumt\u00eb skeptik\u00ebt dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e programit t\u00eb Ronald Reagan.\u00a0 M\u00eb\u00a0 duhet t\u2019i kujtoj lexuesit se si rrjedhim i zbatimit fillimisht t\u00eb politikave t\u00eb mbrendshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb Presidentit Reagan, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u zhvilluan protesta t\u00eb m\u00ebdha k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Europa per\u00ebndimore ishte \u00e7uar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, nd\u00ebrsa miliona protestues an\u00eb e mban\u00eb kontinentit b\u00ebnin demostrata dhe protesta t\u00eb shpeshta madje edhe me dhun\u00eb, kund\u00ebr \u201ckaubojcit\u201d amerikan i cili me politikat e tija arrogante kund\u00ebr komunizmit, do t\u00eb shkaktonte luft\u00ebn e tret\u00eb bot\u00ebrore.\u00a0 Politika e mbrendshme dhe e jashtme e dy mandateve t\u00eb ish-presidentit Reagan \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga historian\u00ebt dhe vet presidenti Reagan konsiderohet\u00a0 tani si nj\u00ebri prej president\u00ebve m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Deshta q\u00eb k\u00ebt\u00eb histori ta lidhi disi \u2013 ndoshta jo me aq sukses &#8212; me gj\u00ebndjen aktuale politike k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb bot\u00eb, si rrjedhim i zgjedhjes s\u00eb republikanit Donald Trump p\u00ebr president, pasi ka disa ngjashm\u00ebri, ndoshta jo midis k\u00ebtyre dy personaliteteve, por ka krahasime t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme me t\u00eb sot\u00ebmen, qoft\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e mbrendshme qoft\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e jashtme me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot Amerika.\u00a0 Me k\u00ebt\u00eb nuk dua t\u00eb them se Donald Trump \u00ebsht\u00eb Ronald Reagan.\u00a0 K\u00ebt\u00eb nuk e besoj.\u00a0 Un\u00eb kam patur fatin, si shum\u00eb bashk-moshatar\u00eb t\u00eb brezit tim q\u00eb t\u00eb ishim d\u00ebshmitar\u00eb, nga af\u00ebr dhe nga larg, t\u00eb suksesit t\u00eb veprimtaris\u00eb politike t\u00eb Ronald Reagan si presdient i Amerik\u00ebs, si n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u00a0 ashtu edhe n\u00eb pun\u00ebt e mbrendshme t\u00eb vendit.\u00a0 E them me bindje t\u00eb plot\u00eb se nuk besoj se Donald Trump \u00ebsht\u00eb Ronald Reagan. Respekti im p\u00ebr Ronald Reagan \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i lart\u00eb dhe nuk lejon krahasim.\u00a0 Por ajo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb ne, para se t\u00eb b\u00ebjm\u00eb deklarata paragjykuese dhe t\u00eb pa baza, megjith kund\u00ebrshtimet ndaj Donald Trump, duhet t\u00eb ndalemi dhe t\u00eb marrim frym\u00eb qet\u00ebsisht, ashtuq\u00eb t\u00eb pak\u00ebn t\u00eb tregojm\u00eb respekt t\u00eb drejt\u00ebn dhe lirin\u00eb e vot\u00ebs t\u00eb popullit amerikan, t\u00eb shprehur n\u00eb zgjedhjen e Donald Trump.\u00a0 Donald Trump mund t\u00eb b\u00ebhet president i mir\u00eb, i keq ose disi mesatar. K\u00ebt\u00eb gjykim nuk mund ta b\u00ebjm\u00eb tani, k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm koha do ta tregoj\u00eb.\u00a0 E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se nuk e di askush tani se \u00e7far\u00eb presdienti do t\u00eb jet\u00eb Trump, sepse ai ka edhe dy muaj q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb nga detyra. Duhet marr\u00eb parasysh\u00eb se historikisht, premtimet dhe deklaratat e fushatave politike, ndryshohen, disa zbatohen e shum\u00eb t\u00eb tjera injorohen, varsisht edhe nga gj\u00ebndja dhe zhvillimet e pa-parashikueshme n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ronald Reagan kishte t\u00eb drejt\u00eb kur thonte se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e bot\u00ebs nuk e kuptojn\u00eb ende se Amerika do t\u00eb thot\u00eb liri, se liria \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e ve\u00e7ant\u00eb dhe \u00e7mueshme p\u00ebr amerikan\u00ebt.\u00a0 Prandaj, kritik\u00ebt e Donald Trump, sidomos ata jasht\u00eb vendit, para se t\u00eb hedhin gjykimet dhe paragjykimet e tyre ideologjike kund\u00ebr vendimit t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb amerikan\u00ebve, b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb q\u00eb pik\u00ebspari t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb lirin\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn e votuesve amerikan\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur presidentin e vet, i cili sipas vlersimit t\u00eb tyre, i kupton sfidat dhe problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi dhe bota dhe cilit kandidat dhe cil\u00ebs parti ia japin vot\u00ebn e lir\u00eb dhe ia besojn\u00eb qeverin\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardh\u00ebshme.\u00a0 Donald Trump ishte vet\u00ebm nj\u00ebri prej fituese, pa dyshim m\u00eb fituesi kryesor n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.\u00a0 Nuk duhet harruar se p\u00ebrve\u00e7 zgjedhjes s\u00eb Ronald Trump p\u00ebr president, populli amerikan votoi gjithashtu republikan\u00ebt me shumic\u00eb n\u00eb t\u00eb dy Dhomat e Kongresit, n\u00eb Senat dhe n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaqsuesve. Dhe jo vet\u00ebm kaq. Shumica e shteteve amerikane, bazuar n\u00eb vot\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb amerikan\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e fundit, Partia Republikane ka siguruar fitoren e shumic\u00ebs s\u00eb governator\u00ebve si dhe asambleve t\u00eb shteteve\u00a0 an\u00eb e mban\u00eb vendit.\u00a0 Nga ky k\u00ebnd v\u00ebshtrim, Presidenti i zgjedhur Trump dhe Partia Republikane, kan\u00eb nj\u00eb mandat jo vet\u00ebm n\u00eb nivel federal por edhe shtet\u00ebror dhe vendas.\u00a0 Shpresojm\u00eb se republikan\u00ebt do t\u00eb din\u00eb ta p\u00ebrdorin pushtetin q\u00eb u kan\u00eb dor\u00ebzuar amerikan\u00ebt me vot\u00ebn e tyre t\u00eb lir\u00eb.\u00a0 Zgjedhjet, natyrisht kan\u00eb pasoja dhe duan ose nuk duan kritik\u00ebt e Donald Trump, sidomos kritik\u00ebt e jasht\u00ebm, se populli amerikan, shumica e t\u00eb cil\u00ebve mendojn\u00eb se vendi \u00ebsht\u00eb tani n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar \u2013 me zgjedhjen e Donald Trump dhe t\u00eb republikan\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjithsi \u2013 kan\u00eb votuar p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij vendi nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, p\u00ebrfshir\u00eb sigurin\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kjo natyrisht mbetet p\u00ebr tu par\u00eb, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb duhet t\u00eb kemi durim dhe t\u00eb presim. Kritik\u00ebt e Donald Trump, p\u00ebrfshir\u00eb edhe disa udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb lart\u00eb qeveritar\u00eb, sidomos n\u00eb Europ\u00eb, t\u00eb mos humbasin besimin tek populli amerikan dhe t\u00eb ken\u00eb besim tek Amerika si vendi i liris\u00eb dhe t\u00eb kuptojn\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur ish-presdienti Reagan \u2013 se liria, sidomos vota e lir\u00eb, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr amerikan\u00ebt.\u00a0 T\u00eb jeni t\u00eb sigurt se me zgjedhjen e Donald Trump, amerikan\u00ebt nuk kan\u00eb humbur as arsyen as gjykimin.\u00a0 Fatkeqsisht, kritik\u00ebt e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit n\u00eb Shtetet, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk njohin mir\u00eb Amerik\u00ebn, por as nuk vler\u00ebsojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb amerikan\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e tregojn\u00eb veten edhe injorant\u00eb ndaj m\u00ebnyr\u00ebs se si, historikisht, funksionon sistemi politik n\u00eb Amerik\u00eb.\u00a0 Tri deg\u00ebt e qeveris\u00eb amerikane jan\u00eb krijuar nga baballar\u00ebt e k\u00ebtij kombi me q\u00ebllim q\u00eb as nj\u00ebra prej k\u00ebtyre deg\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb deg\u00ebn ekzektuive t\u00eb presidentit, t\u00eb mos mbizot\u00ebrojn\u00eb nj\u00ebra mbi tjetr\u00ebn, por t\u00eb kontrollojn\u00eb dhe t\u00eb balancojn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn.\u00a0 Ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb parim, nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsohen se p\u00ebr cilin kandidat ose p\u00ebr cil\u00ebn parti hidhet vota e lir\u00eb e amerikan\u00ebve. Un\u00eb nuk pretendoj t\u00eb them se presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe shumica republikane n\u00eb Kongres do t\u00eb jen\u00eb aq t\u00eb suksessh\u00ebm sa ishte ish-Presidenti Reagan.\u00a0 Kjo mbetet p\u00ebr tu pa n\u00eb muajt dhe vitet e ardh\u00ebshme, por besimi im n\u00eb sistemin amerikan dhe n\u00eb lirin\u00eb e Amerik\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe tek vota e lir\u00eb e amerikan\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti, m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb flej\u00eb rehat nat\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 \u201cDuhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pun\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpjeguar se Amerika do t\u00eb thot\u00eb liri &#8212; liri e fjal\u00ebs, liri e fes\u00eb, liri e iniciativ\u00ebs.\u00a0 Dhe se liria \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e ve\u00e7ant\u00eb dhe e rrall\u00eb.&#8221; Ronald Reagan. Nga Frank Shkreli K\u00ebshtu ka th\u00ebn\u00eb, ish-presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Ronald Reagan.\u00a0\u00a0 Ishte periudha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11601,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-11600","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11600","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11600"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11600\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11602,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11600\/revisions\/11602"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11601"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}