{"id":11466,"date":"2016-11-04T11:25:29","date_gmt":"2016-11-04T10:25:29","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11466"},"modified":"2016-11-04T11:25:29","modified_gmt":"2016-11-04T10:25:29","slug":"harmonia-fetare-ne-shkollen-jezuite-ate-pjeter-meshkalla-ne-shkoder","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11466","title":{"rendered":"HARMONIA FETARE N\u00cb SHKOLL\u00cbN JEZUITE \u201cAT\u00cb PJET\u00cbR MESHKALLA\u201d N\u00cb SHKOD\u00cbR"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/harmonia-fetare-shkoder-shqiperi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-11467 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/harmonia-fetare-shkoder-shqiperi.jpg\" alt=\"harmonia-fetare-shkoder-shqiperi\" width=\"550\" height=\"346\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/harmonia-fetare-shkoder-shqiperi.jpg 550w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/harmonia-fetare-shkoder-shqiperi-300x189.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 550px) 100vw, 550px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ish-kolegjin saverian, sot gjimnazi privat &#8220;At\u00eb Pjet\u00ebr Meshkalla&#8221; &#8211; Shkod\u00ebr. \u00a0Me titullin, \u201cShqip\u00ebria: Si Sh\u00ebn Injaci bashkon t\u00eb Krishter\u00ebt dhe Mysliman\u00ebt\u201d, gazeta e njohur italiane, La Stampa e Torinos shkruan mbi bashkjetes\u00ebn paq\u00ebsore midis t\u00eb krishter\u00ebve dhe mysliman\u00ebve shqiptar\u00eb, mbi edukimin q\u00eb ofron ky gjimnaz klasik q\u00eb drejtohet nga jezuit\u00ebt, mbi entuziazmin e student\u00ebve, mbi rolin e Papa Fran\u00e7eskut si dhe p\u00ebr lumturimin, k\u00ebt\u00eb fund jave, t\u00eb 38-martir\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Korrespondentja e gazet\u00ebs La Stampa, Kristina Uguccioni njofton nga Shkodra lexuesit e vet se nd\u00ebr 38-martir\u00ebt e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb lumturohen jan\u00eb edhe tre jezuit\u00eb, At\u00eb Gjon Fausti, At\u00eb Daniel Dajani\u00a0 dhe v\u00eblla Gjon Pantalia. \u00a0Mbr\u00ebmjen e dat\u00ebs 31 dhjetor, 1945, At\u00eb Gjon Fausti (z\u00ebvend\u00ebs provincial) dhe At\u00eb Daniel Dajani (Rektor i Kolegjit Saverian dhe i Seminarit) u arrestuan.\u00a0 Pas nj\u00eb procesi t\u00eb rrem\u00eb u pushkatuan t\u00eb dy m\u00eb 4 mars, 1946. \u00a0Disa muaj m\u00eb von\u00eb u burgos edhe V\u00eblla Gjon Pantalia, p\u00ebrgjegj\u00ebs i Shtypshkronj\u00ebs &#8220;Zoja e Pap\u00ebrlyer&#8221;, i \u00a0cili pasi u torturua mizorisht, vdiq n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1947.\u00a0\u00a0 Nd\u00ebr t\u00eb tjera, At Gjon Fausti njihej edhe si studiues i Islamizmit i cili i kishte kushtuar v\u00ebmendje t\u00eb posa\u00e7me dhe koh\u00eb t\u00eb konsiderueshme dialogut midis t\u00eb krishter\u00ebve dhe mysliman\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte botuar edhe nj\u00eb num\u00ebr shkrimesh n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb subjekt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gazeta La Stampa shkruan se pas periudh\u00ebs s\u00eb zez\u00eb t\u00eb regjimit komunist, shkolla e mesme u rihap nga Jezuit\u00ebt n\u00eb vitin 1998 dhe mori em\u00ebrin,\u201dPjet\u00ebr Meshkalla\u201d, \u00ebsht\u00eb emri i nj\u00eb jezuiti shkodran i cili p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrballjes s\u00eb tij t\u00eb guximshme me regjimin komunist, u b\u00eb simbol feje, kulture dhe lirie. Shkolla e mesme \u201cPjet\u00ebr M\u00ebshkalla\u201d, e cila, sipas gazet\u00ebs italiane konsiderohet si nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr e shk\u00eblqyeshme arsimi me standarde europiane, ka gjithsejt 500 student\u00eb t\u00eb moshave 15-18 vje\u00e7are q\u00eb i p\u00ebrkasin fes\u00eb katolike, myslimane, evangjeliste dhe ortodokse.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse shkoll\u00eb katolike, n\u00eb radh\u00ebt e 48 arsimtar\u00ebve t\u00eb saj ka edhe t\u00eb till\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkasin fes\u00eb myslimane, shkruan La Stampa, si p\u00ebr shemb\u00ebll 30-vje\u00e7arja Alda Laska e cila jep biologjin\u00eb, si edhe 28-vje\u00e7arja Dorela Smajli e cila jep matematik\u00ebn.\u00a0 Alda shpreh respektin e thell\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr jezuit\u00ebt q\u00eb drejtojn\u00eb shkoll\u00ebn, \u201cp\u00ebr frym\u00ebn dhe entuziazmin e tyre q\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebmb\u00ebll&#8230; p\u00ebr kushtimin e tyre ndaj p\u00ebrhapjes s\u00eb dituris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb njohurit\u00eb shkencore, por edhe p\u00ebr jet\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb student\u00ebve.\u201d\u00a0 \u00a0Nd\u00ebrsa Dorela shprehet p\u00ebr gazet\u00ebn italiane se, \u201cNe vler\u00ebsojm\u00eb metodat e m\u00ebsimdh\u00ebnjes t\u00eb k\u00ebsaj shkolle si dhe regullat e mira dhe disiplin\u00ebn t\u00eb cilat ndihmojn\u00eb n\u00eb formimin e student\u00ebve t\u00eb b\u00ebhen burra dhe gra t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebshme p\u00ebr familjen dhe shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojn\u00eb&#8230;Ne vler\u00ebsojm\u00eb objektivat e et\u00ebrve jezuit\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb edukuar rinin\u00eb ton\u00eb n\u00eb kultivimin e aft\u00ebsive t\u00eb tyre, ashtuq\u00eb ata t\u00eb mund t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve dhe t\u00eb ndihmojn\u00eb nj\u00ebkohsisht edhe p\u00ebrparimin e shoq\u00ebris\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb m\u00ebsuesja Dorela Smajli.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Drejtori i gjimnazit, \u201cAt Pjet\u00ebr Meshkalla\u201d, 42 vje\u00e7ari At Roni Alessio tha se programi arsimor i shkoll\u00ebs bazohet n\u00eb parimet e Sh\u00ebn Injacit, themeluesit t\u00eb Jezuit\u00ebve, e q\u00eb fokusohet n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e zhvillimit personal t\u00eb student\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb siguruar sipas tij, q\u00eb student\u00ebt t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe solide intelektuale, por q\u00eb t\u00eb jen\u00eb gjithashtu t\u00eb balancuar nga pikpamja emocionale dhe q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb gjykojn\u00eb, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm ndaj vetes dhe t\u00eb tjer\u00ebve dhe q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin talentet e tyre n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tjer\u00ebve, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr La Stampa drejtori i shkoll\u00ebs, At Roni Alessio.\u00a0 Ai ka theksuar gjithashtu se student\u00ebt e k\u00ebsaj shkolle, \u00e7do vit, marrin pjes\u00eb n\u00eb aktivitete shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb ndihmuar m\u00eb t\u00eb nevojshmit e shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe pjesmarrjen n\u00eb projektin q\u00eb mb\u00ebshtetet nga Ambasada Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, projekt ky n\u00eb t\u00eb cilin marrin pjes\u00eb edhe shkollat myslimane, me q\u00ebllim identifikimi t\u00eb praktikave q\u00eb mund t\u00eb promovohen p\u00ebr t\u00eb ndihmuar shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare t\u00eb zgjidh\u00eb problemet me t\u00eb cilat ajo p\u00ebrballet sot. At Roni Alessio shtoi se student\u00ebt e krishter\u00eb dhe mysliman\u00eb, n\u00eb gjimnazin q\u00eb ai drejton,\u00a0 shkojn\u00eb jashtzakonisht mir\u00eb me nj\u00ebri tjetrin dhe interesohen t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr fen\u00eb dhe traditat fetare t\u00eb nj\u00ebri tjetrit.\u00a0 Ne t\u00eb rriturit, tha ai, p\u00ebrpiqemi tu ndihmojm\u00eb atyre t\u00eb kuptojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb besimet dhe fen\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve, duke shtuar se, \u201cM\u00ebsuesit shqyrtojn\u00eb karakteristikat themelore t\u00eb secil\u00ebs fe dhe gjat\u00eb k\u00ebtij procesi identifikojn\u00eb element\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb formojn\u00eb baz\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb dialog t\u00eb frutsh\u00ebm dhe pozitiv\u201d midis tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Arsimtaret Alda dhe Dorela kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn La Stampa se marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrfetare n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb mbar\u00eb vendin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira dhe karakterizohen nga nj\u00eb frym\u00eb respekti dhe bashkpunimi t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00ebt. Ne besojm\u00eb, u shpreh\u00ebn ato p\u00ebr gazet\u00ebn italiane, se gjimnazi At \u201cPjet\u00ebr Meshkalla\u201d, ku ato japin m\u00ebsim, \u201cSi nj\u00eb institucion q\u00eb \u00ebsht\u00eb, \u00a0luan nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb bashkjetese paq\u00ebsore\u201d, midis shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Drejtori i shkoll\u00ebs jezuite n\u00eb Shkod\u00ebr, At Roni Alessio i dha La Stamap\u00ebs vler\u00ebsimin e tij t\u00eb harmonis\u00eb fetare midis shqiptar\u00ebve duke th\u00ebn\u00eb se, \u201cK\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, atmosfera paq\u00ebsore q\u00eb dallon marr\u00ebdh\u00ebniet midis burrave dhe grave q\u00eb i p\u00ebrkasin feve t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebtij vendi, nuk jan\u00eb as fals as nuk jan\u00eb formalitet, por ato rrjedhin nga pranimi i diversitetit dhe ndryshimeve q\u00eb ekzistojn\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dallimet q\u00eb ekzistojn\u00eb nuk mohohen, por njihen dhe pranohen si t\u00eb tilla&#8230; Ndryshimet nuk n\u00ebnkuptojn\u00eb medoemos abuzimin dhe dhun\u00ebn, por jan\u00eb fillimi i nj\u00eb realizimi t\u00eb nj\u00eb objektivi p\u00ebr t\u00eb gjetur rrug\u00eb t\u00eb reja bashkpunimi q\u00eb garantojn\u00eb p\u00ebrparimin e komuniteteve t\u00eb ndryshme, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe bashkarisht duke komunikuar dhe duke d\u00ebgjuar me respekt pikpamjete e nj\u00ebri tjetrit.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me vizit\u00ebn e fundit t\u00eb Papa Fran\u00e7eskut n\u00eb Shqip\u00ebri shtatorin e vitit 2014, Drejtori i gjimnazit jezuit t\u00eb Shkodr\u00ebs, At\u00eb Roni u shpreh p\u00ebr gazet\u00ebn La Stampa se, \u201cMegjithse ishte nj\u00eb vizit\u00eb e shkurt\u00eb, vizita e Atit t\u00eb Sh\u00ebnjt\u00eb tregoi kujdesin dhe interesimin e tij t\u00eb madh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend.\u00a0 Papa Fran\u00e7esku po ndihmon k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb njoh rolin q\u00eb ky vend mund t\u00eb luaj jo vet\u00ebm n\u00eb rajonin e Ballkanit por edhe n\u00eb Europ\u00eb. Duke u g\u00ebzuar p\u00ebr harmonin\u00eb dhe bashkjetes\u00ebn fetare q\u00eb ekziston midis feve t\u00eb ndryshme dhe duke konsideruar k\u00ebt\u00eb bashkjetes\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrfitim me shum\u00eb vler\u00eb p\u00ebr vendin, Papa Fran\u00e7esku mb\u00ebshtet\u00eb fuqish\u00ebm dialogun nd\u00ebrfetar dhe rrug\u00ebn q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb kombi shqiptar\u201d, p\u00ebrfundoi komentet e tija p\u00ebr gazet\u00ebn italiane La Stampa, At Roni Alessio.\u00a0 Nd\u00ebrsa mesueset e gjimnazit jezuit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Alda dhe Dorela e vler\u00ebsuan vizit\u00ebn e fundit t\u00eb Papa Fran\u00e7eskut n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb vizit\u00eb q\u00eb u mir\u00ebprit nga i mbar\u00eb vendi, nd\u00ebrsa u shprehen se lumturimi k\u00ebt\u00eb fund jave n\u00eb Shkod\u00ebr i 38-martir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u2018to nj\u00eb burim frym\u00ebzimi, i than\u00eb ato gazet\u00ebs La Stampa. \u201cP\u00ebr faktin se ne vazhdojm\u00eb t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe se nj\u00ebkohsisht po p\u00ebrpiqemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q[ mundemi p\u00ebr vendin ton\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ne i kushtojm\u00eb pjes\u00ebrisht fal\u00ebnderimet dhe mir\u00ebnjohjen tona k\u00ebtyre burrave si dhe d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb sakrific\u00ebs, m\u00ebshir\u00ebs dhe guximit\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kjo ndodh\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb deklarat\u00eb e till\u00eb, nga dy protagonistet kryesore t\u00eb artikullit t\u00eb gazet\u00ebs italiane La Stampa, Alda Laska dhe Dorela Smajli, shqiptare t\u00eb fes\u00eb myslimane dhe m\u00ebsuese n\u00eb gjimnazin jezuit, \u201cPjet\u00ebr Meshkalla\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr, na b\u00ebn krenar\u00eb dhe na frym\u00ebzon se Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt si gjithmon\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb, do t\u00eb ken\u00eb burra dhe gra si Alda dhe Dorela, se megjith\u00eb v\u00ebshtirsit\u00eb e momentit, me sakrifica dhe guxim, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtare, n\u00eb harmoni dhe bashkjetes\u00eb me nj\u00ebri tjetrin, megjith\u00eb dallimet fetare dhe politike q\u00eb ekzistojn\u00eb. Ah, sikur\u00eb harmonia dhe bashkjetesa fetare t\u00eb transferohej edhe n\u00eb fush\u00ebn politike!\u00a0 P\u00ebr kombin shqiptar nuk do t\u00eb kishte dhurat\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb etap\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ish-kolegjin saverian, sot gjimnazi privat &#8220;At\u00eb Pjet\u00ebr Meshkalla&#8221; &#8211; Shkod\u00ebr. \u00a0Me titullin, \u201cShqip\u00ebria: Si Sh\u00ebn Injaci bashkon t\u00eb Krishter\u00ebt dhe Mysliman\u00ebt\u201d, gazeta e njohur italiane, La Stampa e Torinos shkruan mbi bashkjetes\u00ebn paq\u00ebsore midis t\u00eb krishter\u00ebve dhe mysliman\u00ebve shqiptar\u00eb, mbi edukimin q\u00eb ofron ky gjimnaz klasik q\u00eb drejtohet nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11467,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[438,29],"class_list":["post-11466","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni","tag-ate-pjeter-meshkalla","tag-shkoder"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11466","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11466"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11466\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11468,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11466\/revisions\/11468"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11467"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11466"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11466"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11466"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}