{"id":11445,"date":"2016-11-01T11:49:39","date_gmt":"2016-11-01T10:49:39","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11445"},"modified":"2016-11-01T11:49:39","modified_gmt":"2016-11-01T10:49:39","slug":"londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11445","title":{"rendered":"Lond\u00ebr, 1913 : Memorandumi i Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme Shqiptare d\u00ebrguar ambasador\u00ebve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_11446\" aria-describedby=\"caption-attachment-11446\" style=\"width: 410px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Lond\u00ebr-1913-Memorandumi-i-Qeverise-se-Perkohshme-Shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-Fuqive-te-Medha.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-11446 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Lond\u00ebr-1913-Memorandumi-i-Qeverise-se-Perkohshme-Shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-Fuqive-te-Medha.jpg\" alt=\"londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha\" width=\"410\" height=\"550\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Lond\u00ebr-1913-Memorandumi-i-Qeverise-se-Perkohshme-Shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-Fuqive-te-Medha.jpg 410w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Lond\u00ebr-1913-Memorandumi-i-Qeverise-se-Perkohshme-Shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-Fuqive-te-Medha-224x300.jpg 224w\" sizes=\"auto, (max-width: 410px) 100vw, 410px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-11446\" class=\"wp-caption-text\">Burimi : gallica.bnf.fr \/ Biblioth\u00e8que nationale de France<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.darsiani.com\/la-gazette\/\"><strong>Aurenc Bebja<\/strong><\/a><strong>*<\/strong><strong>, Franc\u00eb \u2013 1 N\u00ebntor 2016<\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb fillim t\u00eb janarit t\u00eb vitit 1913, Qeveria e P\u00ebrkohshme Shqiptare, e kryesuar nga Ismail Qemali, u d\u00ebrgon ambasador\u00ebve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, t\u00eb mbledhur n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs, nj\u00eb memorandum p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kufijt\u00eb natyror\u00eb shqiptar\u00eb. <\/strong><\/p>\n<p><strong>Ja dokumenti n\u00eb vijim i cili gjendej fillimisht n\u00eb <\/strong><a href=\"http:\/\/gallica.bnf.fr\/ark:\/12148\/bpt6k5767293v\/f360.image.r=ind%C3%A9pendance%20albanaise\"><strong>gjuh\u00ebn fr\u00ebnge<\/strong><\/a><strong> : <\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u00ab\u00a0<em>Ne,<\/em> <em>p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme Shqiptare, kemi nderin t\u00eb ju paraqesim n\u00eb takimin e ambasador\u00ebve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb Lond\u00ebr, k\u00ebndv\u00ebshtrimin shqiptar dhe v\u00ebnien n\u00eb dijeni p\u00ebr pretendimet legjitime t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb pranohet historikisht se populli shqiptar formon grupin m\u00eb kompakt, m\u00eb homogjen dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb gadishullin ballkanik. Origjina, gjuha, traditat dhe karakteri i tij e dallojn\u00eb at\u00eb krejt\u00ebsisht nga racat fqinje dhe i japin atij k\u00ebt\u00eb individualitet, p\u00ebrmes t\u00eb cilit ai ka ditur t\u00eb rezistoj\u00eb ndaj t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr asimilim.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse Shqip\u00ebria nuk ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ndjek\u00eb kombet per\u00ebndimore n\u00eb zhvillimin e tyre t\u00eb admiruesh\u00ebm n\u00eb lidhje me p\u00ebrparimin dhe qytet\u00ebrimin, duhen marr\u00eb parasysh kushtet dhe rrethanat e pafavorshme t\u00eb saj\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>\u2026Historia e popullit shqiptar \u00ebsht\u00eb e mbushur nga luft\u00ebrat e p\u00ebrgjakshme me t\u00eb cilat i \u00ebsht\u00eb nevojitur t\u00eb p\u00ebrballet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur integritetin e saj.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb asnj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb ekzistenc\u00ebs si komb, Shqip\u00ebria nuk ka hequr dor\u00eb nga sovraniteti i saj i plot\u00eb. I ka ndodhur, n\u00eb disa momente t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj, q\u00eb ti n\u00ebnshtrohet pushtuesit, por ideali i saj ka q\u00ebndruar gjithmon\u00eb i papreksh\u00ebm dhe n\u00ebnshtrimi i saj ka qen\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsor.<\/em><\/p>\n<p><em>Prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ngjarjesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb po ndodhin n\u00eb gadishullin ballkanik n\u00eb lidhje me riorganizimin e hart\u00ebs s\u00eb Ballkanit, Shqip\u00ebria beson se e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb z\u00ebrin e saj p\u00ebr t\u2019u k\u00ebrkuar Fuqive t\u00eb M\u00ebdha Evropiane, me t\u00eb drejt\u00ebn e jet\u00ebs, mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr tu zhvilluar mes rendit dhe paqes\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>\u2026Populli shqiptar ka vuajtur n\u00ebn sundimin e huaj. Ai ka besimin e plot\u00eb ndaj kombeve per\u00ebndimore, ndaj t\u00eb cilave aspirohet t\u00eb aplikoj\u00eb p\u00ebrparimin mbi nj\u00eb tok\u00eb, e cila k\u00ebrkon vet\u00ebm t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb vend ekuilibri dhe paqeje n\u00eb gadishullin ballkanik\u00a0; por, p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb homogjenitetit komb\u00ebtar, t\u00eb cilin ajo ka ditur ta ruaj\u00eb mjaft mir\u00eb, ti mund\u00ebsohet krijimi i nj\u00eb organizate politike t\u00eb besueshme, t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Krijimi i k\u00ebsaj organizate mund\u00ebsohet vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet pavar\u00ebsis\u00eb absolute, sepse vet\u00ebm ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb eliminoj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ardhmen, \u00e7do nd\u00ebrhyrje q\u00eb rrjedh nga ndikimet e huaja.<\/em><\/p>\n<p><em>Kombi shqiptar \u00ebsht\u00eb i bindur se aleat\u00ebt ballkanik\u00eb nuk e kan\u00eb humbur perspektiv\u00ebn e aksioneve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb nd\u00ebrmarra nga ana e tyre, e cila \u00ebsht\u00eb, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mynyre, vazhdim\u00ebsia e kryengritjeve t\u00eb fundit shqiptare, si dhe sukseset e tyre mund t\u00eb konsiderohen si fryt i \u00e7lirimit, n\u00eb t\u00eb cilin shqiptar\u00ebt, qoft\u00eb n\u00eb t\u00eb tashmen apo n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebrmes kryengritjeve t\u00eb vazhdueshme dhe nj\u00eb irredentizmi t\u00eb palodhur, jan\u00eb dalluar p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb e tyre\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>\u2026Sot q\u00eb zgjidhja p\u00ebrfundimtare e problemit ballkanik nevojitet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze dhe urgjente, populli shqiptar nuk mund t\u00eb duroj\u00eb q\u00eb t\u00eb drejtat e tij t\u00eb sakrifikohen dhe e ardhmja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi themele t\u00eb paq\u00ebndrueshme. <\/em><\/p>\n<p><em>Pas pranimit t\u00eb shprehjes \u00ab\u00a0Ballkani p\u00ebr popujt ballkanik\u00eb\u00a0\u00bb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb konceptohet nj\u00eb ndarje e cila nuk frym\u00ebzohet t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb rregull sa njer\u00ebzor dhe t\u00eb drejt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Por nuk mund t\u00eb ket\u00eb paqe t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb gadishullit, n\u00eb qof\u00eb se funksionet e dh\u00ebna ndaj \u00e7do organizate politike nuk frym\u00ebzohen n\u00eb kufijt\u00eb gjeografik\u00eb dhe etnografik\u00eb t\u00eb secilit \u00a0shtet. Do t\u00eb ket\u00eb konflikte dhe trazira, n\u00eb qoft\u00eb se tokat ku ka shumic\u00eb shqiptare lejohen n\u00ebn sundimin e huaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke ngritur z\u00ebrin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar, q\u00ebveria jon\u00eb e p\u00ebrkohshme, e cila p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi popullin e saj, sigurisht nuk pretendon t\u2019u diktoj\u00eb Fuqive Evropiane rrug\u00ebn q\u00eb ato duhet t\u00eb ndjekin. T\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre dhe t\u00eb udh\u00ebhequr nga d\u00ebshira e kancelarive t\u00eb nderuara evropiane, q\u00eb t\u00eb realizojn\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme, populli shqiptar frym\u00ebzohet nga nevojat lokale dhe nga popujt q\u00eb e rrethojn\u00eb n\u00eb Ballkan, p\u00ebr t\u00eb deklaruar se paqja dhe qet\u00ebsia n\u00eb gadishull do t\u00eb arrihen vet\u00ebm n\u00ebse do t\u2019i jepet Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb ardhshme nj\u00eb konfigurim homogjen. <\/em><\/p>\n<p><em>Populli shqiptar k\u00ebrkon q\u00eb ti kthehen kufijt\u00eb e tij t\u00eb natyrsh\u00ebm dhe t\u00eb domosdosh\u00ebm, si arsye e kushteve etnike dhe si banor\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre tokave. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb i bindur se fal\u00eb dashamir\u00ebsis\u00eb vigjilente t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha do t\u00eb merren hapa p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb k\u00ebto parime t\u00eb respektohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze.<\/em><\/p>\n<p><em>Tokat q\u00eb ne pretendojm\u00eb nisen nga kufijt\u00eb e sot\u00ebm t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rrethinat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb qyteteve t\u00eb Pej\u00ebs, Mitrovic\u00ebs, Prishtin\u00ebs, Shkupit, Manastirit deri n\u00eb Metsovo (af\u00ebr me Janin\u00ebn), dhe nga Metsovo deri n\u00eb Prevez\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke pretenduar k\u00ebta kufij, populli shqiptar ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ket\u00eb me fqinj\u00ebt e tij marr\u00ebdhenie t\u00eb ngrohta dhe afatgjata.<\/em><\/p>\n<p><em>Pavar\u00ebsisht arsyeve etnike, geografike e historike q\u00eb militojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebtij kufiri racional, shtojm\u00eb se pak\u00ebsimi apo reduktimi i kufijve natyror\u00eb nga Evropa rrezikon t\u00eb vendos\u00eb shtetin shqiptar n\u00eb paaft\u00ebsin\u00eb e tij natyrore p\u00ebr t\u00eb jetuar jet\u00ebn e tij, sepse do t\u2019i mungojn\u00eb, nga pik\u00ebpamja ekonomike, resurset thelb\u00ebsore p\u00ebr zhvillimin e tij normal.<\/em><\/p>\n<p><em>Sidomos, lokalitetet e p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr jan\u00eb t\u00eb banuara pothuajse t\u00eb gjitha nga shqiptar\u00eb. Lidhur me p\u00ebrcaktimin e kufijve n\u00eb terren, nj\u00eb komision i p\u00ebrbashk\u00ebt do t\u00eb mobilizohet m\u00eb von\u00eb. Ai do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb jasht\u00eb \u00e7do lloj ndikimi d\u00ebmtues interesash dhe do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jap\u00eb garanci fqinj\u00ebve t\u00eb shtetit t\u00eb ardhsh\u00ebm shqiptar. <\/em><\/p>\n<p><em>Kombi shqiptar ka dh\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn prova t\u00eb mjaftueshme t\u00eb pik\u00ebpamjes s\u00eb tij mbi \u00e7\u00ebshtjet politike\u00a0: tek ai, interesi komb\u00ebtar ka qen\u00eb gjithmon\u00eb mbi at\u00eb fetar, nd\u00ebrsa tek popujt fqinj feja ka qen\u00eb burim konfliktesh e mosmarr\u00ebveshjesh\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>\u2026N\u00eb p\u00ebrfundim, populli shqiptar \u00ebsht\u00eb i bindur se n\u00eb zgjidhjen e konfliktit aktual, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha nuk do t\u00eb neglizhojn\u00eb shqyrtimin e pikave t\u00eb ngritura n\u00eb k\u00ebt\u00eb memorandum, dhe se ato nuk do t\u00eb mbeten indiferente ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb drejta t\u00eb nj\u00eb kombi t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, i cili ka vuajtur shum\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e tij t\u00eb gjitha shpresat dhe besimin m\u00eb t\u00eb madh.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria d\u00ebshiron gjithashtu t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e progresit mbar\u00ebkomb\u00ebtar dhe t\u00eb ket\u00eb vendin e saj mes njer\u00ebzve t\u00eb kombeve t\u00eb qytet\u00ebruara, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ajo i k\u00ebrkon Fuqive t\u00eb M\u00ebdha t\u2019i sigurojn\u00eb asaj t\u00eb Ardhmen.<\/em>\u00a0\u00bb<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0Aurenc Bebja, Blogu \u00a9 Dars (Klos), Mat \u2013 Albania\u00a0: <\/em><\/strong><a href=\"http:\/\/www.darsiani.com\/la-gazette\/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha\/\"><strong><em>http:\/\/www.darsiani.com\/la-gazette\/londer-1913-memorandumi-i-qeverise-se-perkohshme-shqiptare-derguar-ambasadoreve-te-fuqive-te-medha\/<\/em><\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 \u00a0 Aurenc Bebja*, Franc\u00eb \u2013 1 N\u00ebntor 2016 N\u00eb fillim t\u00eb janarit t\u00eb vitit 1913, Qeveria e P\u00ebrkohshme Shqiptare, e kryesuar nga Ismail Qemali, u d\u00ebrgon ambasador\u00ebve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, t\u00eb mbledhur n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs, nj\u00eb memorandum p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kufijt\u00eb natyror\u00eb shqiptar\u00eb. Ja dokumenti n\u00eb vijim i cili gjendej fillimisht n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11446,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-11445","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11445"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11445\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11447,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11445\/revisions\/11447"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11446"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}