{"id":11348,"date":"2016-10-23T16:03:25","date_gmt":"2016-10-23T14:03:25","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11348"},"modified":"2016-10-23T16:03:25","modified_gmt":"2016-10-23T14:03:25","slug":"problemet-dhe-sfidat-nder-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11348","title":{"rendered":"PROBLEMET DHE SFIDAT ND\u00cbR-SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft wp-image-813 size-medium\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Debatet, komentet, analizat, deklaratat dhe intervistat e shum\u00ebta t\u00eb nxitura dhe t\u00eb nxituara nga vizita e fundit n\u00eb Serbi e Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama, ende vazhdojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha mediat shqiptare, n\u00eb ato vizive dhe t\u00eb shkruara, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare dhe duken sikur\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb ndalur, madje edhe pothuaj dy jav\u00eb pas vizit\u00ebs. Ato kan\u00eb humbur jo vet\u00ebm fokusin por shpesh\u00ebher\u00eb edhe arsyen. \u00cbsht\u00eb e dhimbshme q\u00eb shumica e komenteve dhe e debateve n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb fenomen \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb ndryshimet q\u00eb gjoja mund t\u00eb ekzistojn\u00eb midis shqiptar\u00ebve dhe jo n\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashktat midis tyre, p\u00ebrfshir\u00eb problemet dhe sfdiat me t\u00eb cilat ata p\u00ebrballen \u00e7do dit\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Ato q\u00eb kisha p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr vizit\u00ebn e Kryeministrit Rama dhe komentet n\u00eb lidhje me t\u00eb &#8212; nga t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit \u2013 i kam shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb modeste &#8212; n\u00eb nj\u00eb shkrim para vizit\u00ebs s\u00eb udh\u00ebheqsit shqiptar n\u00eb Beograd dhe me nj\u00eb artikull tjet\u00ebr pas vizit\u00ebs s\u00eb tij. Si p\u00ebrfundim, k\u00ebt\u00eb radhe refuzoj t\u00eb kontriboj n\u00eb vazhdimin e k\u00ebsaj sag\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre debateve t\u00eb dhimbshme nd\u00ebr-shqiptare.<\/p>\n<p>Por mendova me veten, merre me mend n\u00ebqoftse gjith\u00eb kjo energji dhe i gjith\u00eb ky debat t\u00eb merrte nj\u00eb qasje pozitive dhe t\u00eb drejtohej p\u00ebr zgjidhjen e problemeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb jan\u00eb unike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, si n\u00eb Kosov\u00eb ashtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb trojet e tjera t\u00eb banuara nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan. Sepse dihet q\u00eb problemet dhe sfidat jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebta dhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me t\u00eb cilat p\u00ebrballen t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt pa marr\u00eb parsysh\u00eb se n\u00eb cilin shtet jetojn\u00eb. K\u00ebtu mund t\u00eb p\u00ebrfshihen problemet q\u00eb kryesojn\u00eb list\u00ebn e gjat\u00eb &#8212; t\u00eb shkaktuara, kryesisht nga partit\u00eb politike dhe udh\u00ebheqsit e tyre, probleme t\u00eb cilat me t\u00eb drejt\u00eb i b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt ndjehen<br \/>\ncinik\u00eb dhe t\u00eb zem\u00ebruar me udh\u00ebheqsit e tyre, pik\u00ebspari, p\u00ebr munges\u00ebn e integritetit n\u00eb qeverisje, korrupcionit dhe mos zbatimit t\u00eb ligjit. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb gjithashtu t\u00eb zem\u00ebruar dhe t\u00eb zhg\u00ebnjyer, se thjesht\u00eb si individ\u00eb ose si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb gj\u00ebr\u00eb shqiptare q\u00eb e quan veten demokratike, nuk ka asnj\u00eb z\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur t\u00eb tashmen ose p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vet dhe t\u00eb familjes. Shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjithsi p\u00ebrballen jo vet\u00ebm me realitetin e varf\u00ebris\u00eb materiale por edhe me realitetin e varf\u00ebris\u00eb shpirt\u00ebrore. Mbret\u00ebron ndjenja se shpresat q\u00eb ekzistonin para 25 viteve se demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb von\u00eb pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe demokracia q\u00eb pasoi, kan\u00eb d\u00ebshtuar ose n\u00ebqoftse pun\u00ebt vazhdojn\u00eb k\u00ebshtu, \u00ebnd\u00ebrrat p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb d\u00ebshtimit. Hendeku mbetet gjithnj\u00eb i madh midis realitetit dhe end\u00ebrrave. Fatkeqsisht, \u00ebnd\u00ebrrat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb jan\u00eb zhdukur n\u00eb realitetin e sot\u00ebm shoq\u00ebror dhe politik n\u00eb t\u00eb cilin ata jetojn\u00eb sot. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, shumica e shqiptar\u00ebve e konsiderojn\u00eb \u201cekperimentin politik\u201d t\u00eb \u00e7erek shekullit t\u00eb kaluar si nj\u00eb d\u00ebshtim dhe si rrjedhim vazhdojn\u00eb t\u00eb shprehin zhg\u00ebnjimin e tyre me realitetin. T\u00eb zem\u00ebruar jan\u00eb duke u larguar n\u00eb mas\u00eb nga trojet e veta. Emigracion do t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb, por nj\u00eb fenomen i till\u00eb n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrmasa q\u00eb po ndodh\u00eb me largimin e shqiptar\u00ebve nga trojet e veta nuk mund t\u00eb justifikohet sot.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt si komb, pa marr\u00eb parasysh\u00eb n\u00ebse jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb Kosov\u00eb ose gjetk\u00eb, presin dhe meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga udh\u00ebheqsit e tyre politik\u00eb. Ata presin q\u00eb t\u00eb aktualizohen premtimet dhe parimet e liris\u00eb dhe t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb fituar me gjak e mundime. Ata presin nga partit\u00eb politike dhe udh\u00ebheqsit e tyre jo debate &#8212; n\u00eb nivele zyrtare dhe jo zyrtare \u2013 mbi ndryshimet q\u00eb mund t\u00eb ekzistojn\u00eb midis tyre, ose Zot ruajna mbi identitetin e shqiptar\u00ebve, por presin nga udh\u00ebheqsit e tyre politik\u00eb q\u00eb, natyrisht, t\u00eb zgjidhin s\u00eb bashku problemet dhe sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballen shqiptar\u00ebt, e q\u00eb jan\u00eb pothuaj identike an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Ata presin nga udh\u00ebheqsit e vet, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb dhe pastaj t\u00eb p\u00ebmbushin q\u00ebllimet dhe objektivat komb\u00ebtare, jo t\u00eb p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb, por t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb mb\u00ebshtesin krijimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie ku t\u00eb gjith\u00eb t\u2019a ndjejn\u00eb veten paka shum\u00eb t\u00eb barabart para institucioneve qeveritare dhe shtet\u00ebrore si dhe para organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Jan\u00eb shqiptar\u00ebt, shtetas t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs pa dallim, ata q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb burimin nga i cili rrjedh\u00eb pushteti i qeveritar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur, dhe jo anasjelltas. Kjo e drejt\u00eb e shqiptarit, po t\u00eb ishte e mbara, duhej t\u00eb zgj\u00ebrohej dhe jo t\u00eb kufizohej ose t\u00eb keqp\u00ebrdoret nga pushtetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb komunitet komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, duke krijuar dy shtete funksionale, t\u00eb lira dhe demokratike, me t\u00eb nj\u00ebjtin identitet, gjuh\u00eb e kultur\u00eb dhe me t\u00eb nj\u00ebjtat interesa n\u00eb trojet e veta si dhe n\u00eb fush\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me fqinjt\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb zhduket eventualisht ose t\u00eb pak\u00ebn t\u00eb ngushtohet hendeku midis \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb djeshme dhe realitetit t\u00eb sot\u00ebm pplitik dhe ekonomik n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve kudo. Debatet e koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb nj\u00eb devijim nga q\u00ebllimet dhe objektivat e p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb komb. Parimet komb\u00ebtare nuk duhet t\u00eb bien viktim\u00eb e interesave afatgjata ose aftashkurt\u00ebra p\u00ebr q\u00ebllime politike, nga kushdo qoft\u00eb. Udh\u00ebheqsit politik\u00eb shqiptar\u00eb kudo, duhet t\u00eb shikojn\u00eb drejt\u00eb s\u00eb ardhmes duke d\u00ebgjuar z\u00ebrin e popullit q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. Nj\u00ebkohsisht t\u00eb mos l\u00ebn\u00eb pas dore t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebtat q\u00eb eksiztojn\u00eb midis shqiptar\u00ebve, por t\u2019i ruajn\u00eb dhe t\u2019i kultivojn\u00eb ato. P\u00ebr ndryshe interesat e huaja, sidomos ato q\u00eb ende ruajn\u00eb armiq\u00ebsit\u00eb e vjetra ndaj shqiptar\u00ebve dhe q\u00eb gjithnj\u00eb po punojn\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes dhe mohimit t\u00eb identitetit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve si nj\u00eb komb i vet\u00ebm \u2013 do t\u2019ia dalin n\u00eb t\u00eb ardhmen q\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb grupe t\u00eb ndryshme gjeografike dhe interesi.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik real dhe i pranish\u00ebm. I takon k\u00ebtij brezi politikan\u00ebsh q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb ruaj dhe t\u00eb mbroj identitetin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebrball ndasive t\u00eb mundshme t\u00eb mbrendshme dhe t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve nga jasht\u00eb duke ven\u00eb n\u00eb dyshim historin\u00eb dhe identitetin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve. I takon k\u00ebtij brezi t\u00eb politikan\u00ebve, por edhe individ\u00ebve nga sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb media &#8212; para se t\u00eb jet\u00eb von\u00eb &#8212; q\u00eb me fjal\u00ebt dhesjelljet e tyre t\u00eb rivendosin besimin dhe parimin e Bes\u00ebs s\u00eb Lezh\u00ebs dhe t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit, se kombi shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe se pa marr\u00eb parsysh\u00eb n\u00eb cilin shtet jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, ata kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin identitet dhe ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fat.<br \/>\nKjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e pa-arritshme. Nj\u00eb komb ekziston bazuar n\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb, pik\u00ebspari t\u00eb atyre q\u00eb u \u00ebsht\u00eb besuar pushteti por edhe t\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb komunitetit komb\u00ebtar, q\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb kombit. Por, \u00ebsht\u00eb kryesisht n\u00eb dor\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqsve politik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb t\u00eb dy shtetet dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb tonin e debatit dhe t\u00eb shprehin vizionin p\u00ebr t\u00eb ardhmen e kombit, n\u00eb harmoni dhe bashkpunim me nj\u00ebri tjetrin pa dallim feje a krahine, me besimin e vendosur n\u00eb fatin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve si komb m identitet, gjuh\u00eb dhe kultur\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb trojet e veta an\u00eb e mban\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Debatet, komentet, analizat, deklaratat dhe intervistat e shum\u00ebta t\u00eb nxitura dhe t\u00eb nxituara nga vizita e fundit n\u00eb Serbi e Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama, ende vazhdojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha mediat shqiptare, n\u00eb ato vizive dhe t\u00eb shkruara, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare dhe duken sikur\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb ndalur, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-11348","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11348","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11348"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11348\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11349,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11348\/revisions\/11349"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11348"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11348"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11348"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}