{"id":11261,"date":"2016-10-18T10:34:13","date_gmt":"2016-10-18T08:34:13","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11261"},"modified":"2016-10-18T10:34:13","modified_gmt":"2016-10-18T08:34:13","slug":"te-ndare-dhe-te-percare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11261","title":{"rendered":"T\u00cb NDAR\u00cb DHE T\u00cb P\u00cbR\u00c7AR\u00cb?!"},"content":{"rendered":"<p><em><strong><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/strong>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dit\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb ndezur debati n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb lidhje me deklaratat q\u00eb b\u00ebri Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb fundit n\u00eb Beograd.\u00a0 Kryesisht debati p\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb faktin n\u00ebse Kryeministri Edi Rama gjat\u00eb takimeve t\u00eb tija me serb\u00ebt, kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fliste n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs ose p\u00ebr Kosov\u00ebn. \u00a0Komentet dhe interpretimet mbi prononcimet e Z. Rama n\u00eb Beograd vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ashpra nga komentues, si nga Shqip\u00ebria ashtu edhe nga Kosova, madje me akuza t\u00eb ashp\u00ebra se kush po i fryn\u00eb er\u00ebs s\u00eb ndasive dhe p\u00ebr\u00e7arjeve midis shqiptar\u00ebve, dasht\u00eb e pa dasht\u00eb, duke hedhur m\u00eb shum\u00eb benzin\u00eb n\u00eb flak\u00ebt e k\u00ebsaj gj\u00ebndjeje t\u00eb krijuar, krejtsisht pa nevoj\u00eb.\u00a0 Reagimeve t\u00eb komentuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm u praprin\u00eb deklaratat e qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, Z. Enver Hoxhaj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs, nep\u00ebrmjet z\u00ebdh\u00ebnsve t\u00eb saj, p\u00ebrfshir\u00eb edhe K\u00ebshilltarin e Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Bajram Gecaj, citohet nga media t\u00eb ndryshme t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se problemet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb duhen zgjidhur midis nesh, duke shtuar se \u201cNe mir\u00ebpresin angazhimet e t\u00eb gjitha shteteve mike rreth shtensionimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes Republikes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, posa\u00e7\u00ebrisht angazhimet t\u00eb cilat vijn\u00eb nga Shqip\u00ebria. \u00a0Megjithat\u00eb, Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur, i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht nga shumica e shteteve t\u00eb bot\u00ebs, posa\u00e7\u00ebrisht nga shtetet me demokraci t\u00eb zhvilluar, <strong>prandaj n\u00eb em\u00ebr te Kosoves flasin institucionet e shtetit ton\u00eb.<\/strong> \u00a0\u00a0Ne jemi n\u00eb dialog p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnive n\u00eb mes Republik\u00ebs s\u00eb Kosoves dhe Repbulik\u00ebs s\u00eb Serbise, dhe ato probleme duhen zgjidhur kryek\u00ebput n\u00eb mes nesh\u201d, \u00ebsht\u00eb cituar t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb k\u00ebshilltari Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama duke reaguar ndaj atyre q\u00eb disa i cil\u00ebsuan si \u201cp\u00ebrplasje\u201d midis Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs zyrtare n\u00eb lidhje me ato q\u00eb u than\u00eb e q\u00eb nuk u than\u00eb n\u00eb Beograd, u shpreh se n\u00eb takimet me Kryeministrin serb Vu\u00e7iq ai, \u201cNuk kishte folur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs, por p\u00ebr Kosov\u00ebn.\u201d \u00a0\u00a0N\u00eb rregull, sepse gjat\u00eb nj\u00eb vizite zyrtare n\u00eb Beograd, Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk kishte si mos t\u00eb fliste p\u00ebr Kosov\u00ebn, ndon\u00ebse deklarata e Z. Rama p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs nga Serbia nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e re. \u00a0Ai e kishte th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Beograd, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe udh\u00ebheqsit per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb \u00e7do takim me zyrtar\u00ebt serb\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb Serbia ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn, shtet t\u00eb pavarur. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje drejtuar Serbis\u00eb \u00e7\u2019prej shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Europian.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa edhe Prishtina zyrtare, qeveria dhe ministri i jasht\u00ebm Hoxhaj kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shpreheshin \u2013 sidomos p\u00ebr faktin q\u00eb t\u00eb mos kishte ndonj\u00eb keq kuptim nga ana zyrtare e Beogradit \u2013 se jan\u00eb ata q\u00eb flasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe jo Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb. Kaq e pranoi edhe vet Z. Rama, se ai kihste folur p\u00ebr dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por, cilat do qofshin interpretimet e deklaratave t\u00eb Z. Rama n\u00eb Serbi, n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet Kosov\u00eb-Serbi dhe t\u00eb reagimeve zyrtare nga Prishtina, nj\u00eb gj\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, se askush nuk i njeh serb\u00ebt m\u00eb mir\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs.\u00a0 Gjithashtu duhet th\u00ebn\u00eb se Z. Rama ka t\u00eb drejt\u00eb kur\u00eb thot\u00eb se shqiptar\u00ebt, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb normale duhet t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb ura midis serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve. \u00a0Por urat duhet t\u00eb nd\u00ebrtohen midis serb\u00ebve dhe <u>t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve,<\/u> dhe jo vet\u00ebm gjysm\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 Shpesh \u00ebsh\u00eb dh\u00ebn\u00eb shembulli i pajtimit midis gjerman\u00ebve dhe francez\u00ebve pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ndoshta si model p\u00ebr pajtimin midis shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve. N\u00eb rregull, historikisht, shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb dhe jan\u00eb p\u00ebr pajtim. \u00a0Por ndryshimi \u00ebsht\u00eb se shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, as shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjithsi an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb agresor\u00eb kund\u00ebr asnj\u00eb populli dhe nuk kan\u00eb pushtuar tokat e askujt, p\u00ebrfshir\u00eb tokat serbe.\u00a0 E v\u00ebrteta \u00ebsh\u00ebt anasjelltas.\u00a0 Duhet kuptuar gjithashtu se serb\u00ebt nuk jan\u00eb si gjerman\u00ebt. \u00a0Gjerman\u00ebt, jo vet\u00ebm k\u00ebrkuan falje p\u00ebr krimet e tyre gjat\u00eb luft\u00ebs, por ata madje edhe kompensuan materialisht dhe financiarisht shum\u00eb prej viktimave t\u00eb tyre an\u00eb e mban\u00eb Europ\u00ebs. \u00a0Fatkeqsisht, shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb larg pajtimit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk jan\u00eb fajtor\u00eb shqiptar\u00eb dhe as Tirana as Prishtina zyrtare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, faji i duhet len\u00eb t\u00eb dera Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Por p\u00ebr mua n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment historik kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi marr\u00ebdh\u00ebniet dhe avancimi i tyre midis shqiptar\u00ebve \u2013 n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb midis Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs zyrtare &#8212; se sa marr\u00ebdhiet midis Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb, ndon\u00ebse t\u00eb nevojshme.\u00a0 Sepse n\u00ebqoftse nuk ka bashkim dhe marr\u00ebdh\u00ebnie v\u00ebllaz\u00ebrore midis shqiptar\u00ebve kudo, nuk na duhet gj\u00eb hi\u00e7 as nd\u00ebrtimi i urave me Serbin\u00eb, n\u00eb kurriz\u00eb t\u00eb bashkpunimit dhe t\u00eb bashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 T\u00eb gjitha k\u00ebto komente gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb krijuar pa nevoj\u00eb, vet\u00ebm \u00e7ojn\u00eb uj\u00eb n\u00eb mullirin serb dhe p\u00ebrkeqsojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb, ato q\u00eb disa v\u00ebretj\u00ebs po i cil\u00ebsojn\u00eb si \u201cndasi dhe p\u00ebr\u00e7arje\u201d n\u00eb rritje midis shqiptar\u00ebve, si rezultat i k\u00ebsaj vizite n\u00eb Beograd nga kryeministri shqiptar. \u00a0Duket se t\u00eb gjitha reagimet, zyrtare dhe jo-zyrtare ndaj k\u00ebsaj vizite, tregojn\u00eb se nuk kishte asnj\u00eb bashkrendim t\u00eb ideve dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb lidhje me takimin shqiptaro-serb q\u00eb Serbia e kishte cil\u00ebsuar si nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur, \u201cDialog p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve n\u00eb rajon\u201d, ku fillimisht pritej t\u00eb ftoheshin t\u00eb merrnin pjes\u00eb edhe p\u00ebrfaqsues politik\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodhi.\u00a0 Ose n\u00ebqoftse ka patur k\u00ebshillime zyrtare midis Tiran\u00ebs dhe P rishtin\u00ebs, at\u00ebher\u00eb q\u00ebndrimet mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb diametrikisht t\u00eb kund\u00ebrta n\u00eb lidhje me takimin midis kryeministrit shqiptar dhe atij serb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb mendimin tim, gj\u00ebja q\u00eb duhet t\u00eb kritikohet m\u00eb shum\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast, nuk \u00ebsht\u00eb vizita e Edi Ram\u00ebs n\u00eb Serbi, por \u00ebsht\u00eb mungesa e bashkpunimit, e k\u00ebshillimeve dhe e koordinimit t\u00eb q\u00ebndrimeve midis Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs, n\u00eb muajt dhe jav\u00ebt para vizit\u00ebs s\u00eb Kryeministrit Rama n\u00eb Serbi. Me nj\u00eb bashkrendim t\u00eb till\u00eb, besoj se gjith\u00eb ky debat krejtsisht i pafrutsh\u00ebm p\u00ebr interesat shqiptare n\u00eb Ballkan do t\u00eb ishte m\u00ebnjanuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb vend t\u00eb akuzave dhe kund\u00ebr akuzave t\u00eb analist\u00ebve q\u00eb njellin zi, duke faj\u00ebsuar nj\u00ebrn ose tjetr\u00ebn pal\u00eb, do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebhej pyetja: Kishte koordinim midis Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb planifikohej vizita n\u00eb Beograd? \u00a0N\u00ebqoftse nuk kishte k\u00ebshillime, pse nuk kishte nj\u00eb bashkrendim t\u00eb q\u00ebndrimeve p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb q\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe dukej si e r\u00ebnd\u00ebsishme? \u00a0P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr dhe m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, a \u00ebsht\u00eb ky gjithmon\u00eb \u201cmodus operandi\u201d &#8212; mungesa pra e k\u00ebshillimeve dhe bashkrendimit t\u00eb pik\u00ebpamjeve midis dy kryeqyteteve shqiptare &#8212; sidomos kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me \u00e7\u00ebshtje madhore t\u00eb interesit komb\u00ebtar, si\u00e7 jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-serbe? \u00a0K\u00ebto pyetje nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb aspak me nacionaliz\u00ebm primitiv si\u00e7 e quajn\u00eb disa, por kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ekzistenc\u00ebn e kombit, pik\u00ebspari me identitetin kombl\u00ebtar dhe me interesat afat shkurt\u00ebra dhe afat gjata t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, historikisht t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb pes\u00eb shtete nga t\u00eb huajt, por aktualisht t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb nga vetja e tyre, fatkeqsisht.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb gushtit, n\u00eb artikullin \u201cPun\u00eb Ballkanasish, Hesapi\u201d, duke shkruar p\u00ebr vizit\u00ebn e lajm\u00ebruar t\u00eb kryeministrit Rama q\u00eb mori fund disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Serbi, kisha sh\u00ebnuar se, \u201cP\u00ebrsa i p\u00ebrket takimit shqiptaro-serb, dialogu \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe p\u00ebr gjith\u00e7ka, por \u00ebsht\u00eb procesi t\u00eb cilit duhet t\u2019i kushtohet kujdes dhe v\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb.\u00a0 A\u00a0do t\u00eb jet\u00eb takimi i Nishit nj\u00eb hap i par\u00eb dhe tep\u00ebr i nevojsh\u00ebm drejt\u00eb pajtimit dhe drejt\u00ebsis\u00eb midis dy popujve \u2013 e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr paq\u00eb dhe stabilitet n\u00eb rajon \u2013 a por do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rast i radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar retorik\u00ebn tashm\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitshme serbe mbi \u201cKosovo-Metohin\u00eb\u201d, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndihmuar as nuk i ndihmon zhvillimit normal t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve n\u00eb Ballkan\u201d<strong>.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Kam droj\u00eb se takimi Rama-Vu\u00e7iq, sidomos duke marr\u00eb parasysh\u00eb edhe komentet e kryeministrit serb gjat\u00eb dhe pas vizit\u00ebs, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kontriboi aspak drejt pajtimit midis popujve, por nga ky takim nuk p\u00ebrfitoi as paqa dhe stabiliteti n\u00eb rajon.\u00a0 Dihej se pa pjes\u00ebmarrjen e p\u00ebrfaqsuesve legjitim t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb takimin, \u201cp\u00ebr nj\u00eb dialog midis shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve\u201d, dialogu midis dy pal\u00ebve k\u00ebsaj radhe, ishte i pre-destinuar t\u00eb d\u00ebshtonte.\u00a0 P\u00ebrkundrazi, kjo vizit\u00eb duket se pati efektin e pa d\u00ebshiruesh\u00ebm t\u00eb acarimit p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjeve Tiran\u00eb-Prishtin\u00eb, si\u00e7 po e cil\u00ebsojn\u00eb disa komentues.\u00a0\u00a0 Tashti \u00ebsht\u00eb n\u00eb duar\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebve, Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs zyrtare &#8212; q\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb zgjidhin \u00e7do mosmarrveshje q\u00eb mund t\u00eb ekzistoj\u00eb midis tyre ose n\u00eb p\u00ebrceptimin e mendjes s\u00eb popullit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u2013 me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ndaluar nj\u00eb debat t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm dhe t\u00eb pa nevojsh\u00ebm nga t\u00eb dy shtetet shqiptare, zyrtar dhe jo-zyrtar, ashtuq\u00eb sutuata t\u00eb mos degjeneroj m\u00eb keq, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje m\u00eb t\u00eb thell\u00eb midis shqiptar\u00ebve. Sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, q\u00ebllimi i vizit\u00ebs s\u00eb Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Serbi ishte p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar atmosfer\u00ebn n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-serbe dhe jo p\u00ebr ndar\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli &nbsp; Dit\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb ndezur debati n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb lidhje me deklaratat q\u00eb b\u00ebri Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb fundit n\u00eb Beograd.\u00a0 Kryesisht debati p\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb faktin n\u00ebse Kryeministri Edi Rama gjat\u00eb takimeve t\u00eb tija me serb\u00ebt, kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fliste n\u00eb em\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[403,168,402,51],"class_list":["post-11261","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-bajram-gecaj","tag-edi-rama","tag-enver-hoxha","tag-frank-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11261","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11261"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11261\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11262,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11261\/revisions\/11262"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}