{"id":11218,"date":"2016-10-16T12:42:07","date_gmt":"2016-10-16T10:42:07","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11218"},"modified":"2016-10-16T15:53:25","modified_gmt":"2016-10-16T13:53:25","slug":"kush-i-fryn-percarjes-shqiperi-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11218","title":{"rendered":"Kush i fryn per\u00e7arjes Shqip\u00ebri \u2013 Kosov\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/blendi-fevziu.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-11219 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/blendi-fevziu.jpg\" alt=\"CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90\" width=\"532\" height=\"412\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/blendi-fevziu.jpg 323w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/blendi-fevziu-300x232.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 532px) 100vw, 532px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em>Nga Blendi Fevziu<\/em><\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs, Enver Hoxhaj , ka b\u00ebr\u00eb dje nj\u00eb deklarat\u00eb e cila e vendosur ne kontekstin e zhvillimeve t\u00eb k\u00ebtyre dy dit\u00ebve \u00ebshte padyshim m\u00eb e ashpra q\u00eb Prishtina zyrtare ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebhere. I pyetur nga nj\u00eb televizion i Shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb, Hoxhaj ka deklaruar:<br \/>\n\u201cP\u00ebr sa i takon normalizimit t\u00eb raporteve Kosov\u00eb-Serbi, vet\u00ebm Kosova \u00ebsht\u00eb aktor politik dhe Shqip\u00ebria besoj historikisht e ka t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe besoj q\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen do ta ken\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur sikurse \u00e7do shtet tjet\u00ebr n\u00eb rajon nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktor global sikurse SHBA-ja apo BE-ja, prandaj ne n\u00eb raport mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb natyrisht q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb mb\u00ebshtetje amerikane, dhe natyrisht q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb mb\u00ebshtetje evropiane meq\u00eb k\u00ebta kan\u00eb edhe instrumente q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb ndikim. Nd\u00ebrsa \u00e7do bashk\u00ebpunim q\u00eb mund ta ket\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb rrafshin ekonomik \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje bilaterale mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb dyshim q\u00eb deklarata e Hoxhajt ka ardhur si p\u00ebrgjigje ndaj takimeve t\u00eb Kryeministrit Shqiptar n\u00eb Beograd dhe deklaratave t\u00eb tij atje. Por p\u00ebrtej t\u00eb qenit nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj tyre ajo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb mesazh i qart\u00eb distancimi i Kosov\u00ebs zyrtare nga Tirana. Nj\u00eb mesazh q\u00eb ka shp\u00ebrthyer k\u00ebt\u00eb moment por q\u00eb shkon p\u00ebrtej momentit dhe reflekton interesa konkrete t\u00eb klas\u00ebs politike t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i pavarur dhe sovran k\u00ebt\u00eb e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Q\u00eb Kosova i merr vendimet n\u00eb perputhje me prosperitetin dhe interesat e saj edhe kjo \u00ebsht\u00eb fare e qart\u00eb. Dhe krejt\u00ebsisht legjitime. Por ka dicka q\u00eb nuk kuptohet n\u00eb deklarat\u00ebn e ministrit Hoxhaj dhe n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb nuk kuptohet se nga buron gjith\u00eb ky mllef.<br \/>\nE para Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kujdesur p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt jasht\u00eb kufijve zyrtar\u00eb te saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb dhe t\u00eb vazhdueshme q\u00eb nga viti 1912 e n\u00eb vijim. N\u00eb 25 vitet e fundit kjo kujdesje ka qen\u00eb tejet e strukturuar dhe e nj\u00ebtrajtshme pavar\u00ebsisht formacioneve politike q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Tiran\u00eb. Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb parad\u00eb e tyre, por q\u00eb nga takimi i par\u00eb i Presidentit Berisha me Presidentin Bush senior n\u00eb Qershor 1992, ku Kosova ishte argumenti kryesor dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i takimit e deri tek ai i fundit po i Berish\u00ebs me Bushin e ri n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb 2007, Kosova ka qen\u00eb kryefjala e diplomacis\u00eb shqiptare. Berisha i deklaroi Bush n\u00eb Qershor 2007 se Shqiperia ka vet\u00ebm nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ndaj SHBA, pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Pavar\u00ebsi, q\u00eb vet\u00eb Bush e deklaroi pak minuta m\u00eb pas po n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb harkun kohor t\u00eb 15 viteve cdo President dhe cdo Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb e ka pasur Kosov\u00ebn angazhimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm diplomatik. Mund t\u00eb rendisja k\u00ebtu nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb takimeve dhe deklaratave, por do ishte nj\u00eb list\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb. N\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb kurioz, mund t\u2019ja vendos p\u00ebrpara me gjith\u00eb datat dhe deklaratat p\u00ebrkat\u00ebse. Por m\u00eb mjafton t\u00eb kujtoj q\u00eb n\u00eb 15 Janar 1999, Kryeministri Majko i deklaroi n\u00eb Rom\u00eb Kryeministrit italian D\u2019Alema se n\u00ebse per\u00ebndimi nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb Kosov\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb luft\u00eb me Jugosllavin\u00eb a athershme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur bashk\u00ebkomb\u00ebsit e saj. Pas vitit 2008, pas pavar\u00ebsis\u00eb, njohja e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb po ashtu nj\u00eb nd\u00ebr pikat m\u00eb angazhuese te diplomacis\u00eb shqiptare. Kjo nuk ma qen\u00eb e sforcuar, por nj\u00eb dimension normal i saj. N\u00eb 10 n\u00ebntor 2014, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Beograd t\u00eb nj\u00eb Kryeministri shqiptar pas afro 70 vitesh, Rama doli p\u00ebrtej raporteve bilaterale dhe i kujtoi Vucic, n\u00eb prani t\u00eb mediave se Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet dhe se vet\u00ebm njohja e saj \u00ebsht\u00eb zgjidhja p\u00ebr normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Mund t\u2019i duash apo jo Berish\u00ebn, Ram\u00ebn, Met\u00ebn, Majkon, Nanon, Meidanin, Topin, Meksin, Finon, Moisiun, Nishanin etj, por nuk mund te mos thuash q\u00eb dedikimi dhe angazhimi i tyre ndaj Kosov\u00ebs ka qen\u00eb konstant dhe i patjet\u00ebrsuesh\u00ebm. Dhe leht\u00ebsisht i dokumentuesh\u00ebm.<br \/>\nE dyta, n\u00eb takimet e s\u00eb enjtes n\u00eb Beograd, por edhe n\u00eb gjith\u00eb takimet e m\u00ebparshme, Shqip\u00ebria nuk ka pasur asnj\u00eb rol negociator dhe as ndonj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb till\u00eb. Takimi ka qen\u00eb bilateral dhe me informacionet q\u00eb un\u00eb kam nga gazetar\u00ebt e Prishtin\u00ebs, ka qen\u00eb rakorduar m\u00eb par\u00eb edhe me drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Shqip\u00ebria nuk ka shkuar si negociatore, as si pal\u00eb e tret\u00eb. S\u2019ka asnj\u00eb detaj q\u00eb ta v\u00ebrtetoj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Thjesht\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb forumi, i pyetur nga Misha Glen, nj\u00eb nd\u00ebr gazetar\u00ebt dhe historian\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr Minier\u00ebn e Trep[\u00ebs, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb normale dhe m\u00eb korrekte te mundshme.<br \/>\nP\u00ebrkundrazi, anashkalimi i k\u00ebtij problemi, do ta ngarkonte at\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe do ta b\u00ebnte shkel\u00ebs t\u00eb nenit 8 t\u00eb kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili thot\u00eb:<br \/>\n\u201cRepublika e Shqip\u00ebris\u00eb mbron t\u00eb drejtat komb\u00ebtare te popullit shqiptar q\u00eb jeton jasht\u00eb kufijve t\u00eb saj\u201d<br \/>\nP\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria e ka vendosur k\u00ebt\u00eb nen me unanimitet n\u00eb kushtetut\u00ebn e saj, cdo zyrtar i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke nisur nga Presidenti dhe Kryeministri, jan\u00eb t\u00eb detyruar ta zbatojn\u00eb at\u00eb. E kund\u00ebrta do t\u00eb ishte e patolerueshme dhe skandaloze.<\/p>\n<p>Dhe e fundit, n\u00ebn kompleksin e sulmeve t\u00eb Vetvendosjes dhe t\u00eb opozit\u00ebs, Qeveria e Kosov\u00ebs po nguron t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb rend\u00ebsishme dhe jetike p\u00ebr t\u00eb ardhmen e qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Po n\u00ebn kompleksin e Vetvendosjes, klasa politike e Kosov\u00ebs po tenton t\u00eb elaboroj\u00eb iden\u00eb e nj\u00eb identiteti t\u00eb ri. Un\u00eb besoj se Shteti Shqiptar nuk ka asnj\u00eb t\u00eb drejte dhe as nuk e manifeston, t\u00eb paternalizmit mbi Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Jan\u00eb t\u00eb dy shtete t\u00eb pavarur, sovran\u00eb, q\u00eb marrin vendime mb\u00ebshtetur vet\u00ebm mbi interesat e shtetasve t\u00eb tyre. Por drejtuesit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, duhet ta din\u00eb q\u00eb ka dy shtete, shqiptare, por ka vet\u00ebm nj\u00eb komb shqiptar. Nj\u00eb komb q\u00eb p\u00ebrfshin edhe qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb sot n\u00eb Maqedoni, Mal t\u00eb Zi, Presheve, Medvegj\u00eb e Bujanovc. Nj\u00eb komb, identiteti dhe historia e t\u00eb cilit nuk nis as n\u00eb 1989 dhe as n\u00eb 2008, por disa mij\u00ebra vjet m\u00eb par\u00eb. Tentativa p\u00ebr te krijuar dy kombe t\u00eb ndryshme nuk \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshtuar, por tejet e rrezikshme. Dhe mbi t\u00eb gjitha ajo s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por me elitat e korruptuara q\u00eb e konsiderojn\u00eb shtetin e ri t\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb principat\u00eb private t\u00eb tyren dhe jo nj\u00eb Republik\u00eb t\u00eb demokratike t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00eb republik\u00eb ku pushteti \u00ebsht\u00eb i qytetar\u00ebve dhe shpreh vet\u00ebm vullnetin e tyre\u2026<br \/>\n\/Opinion\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Blendi Fevziu Ministri i Jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs, Enver Hoxhaj , ka b\u00ebr\u00eb dje nj\u00eb deklarat\u00eb e cila e vendosur ne kontekstin e zhvillimeve t\u00eb k\u00ebtyre dy dit\u00ebve \u00ebshte padyshim m\u00eb e ashpra q\u00eb Prishtina zyrtare ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebhere. I pyetur nga nj\u00eb televizion i Shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb, Hoxhaj ka deklaruar: \u201cP\u00ebr sa i takon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11219,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[399,168,400],"class_list":["post-11218","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-blendi-fevziu","tag-edi-rama","tag-enver-hoxhaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11218","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11218"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11218\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11220,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11218\/revisions\/11220"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11219"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11218"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11218"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11218"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}