{"id":11182,"date":"2016-10-12T17:29:33","date_gmt":"2016-10-12T15:29:33","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11182"},"modified":"2016-10-12T17:31:34","modified_gmt":"2016-10-12T15:31:34","slug":"mesazhi-i-kardinalit-te-ri-shqiptar-dhe-historianet-revanshiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11182","title":{"rendered":"MESAZHI I KARDINALIT T\u00cb RI SHQIPTAR DHE HISTORIAN\u00cbT REVANSHIST\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><em>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi, Papa Fran\u00e7esku njoftoi em\u00ebrat e 13 kardinal\u00ebve t\u00eb atij q\u00eb quhet Koncistor i ri dhe em\u00ebroi 4 kardinaj\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr arsye moshe nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjen e Pap\u00ebs.Nd\u00ebr k\u00ebta \u00ebsht\u00eb edhe kardinali ri shqiptar dom Ernest Simon Troshani nga Kryedioqeza e Shkod\u00ebr-Pultit.<\/p>\n<p>Papa Fran\u00e7esku i shpalli\u00a0 bot\u00ebs emrat e kardinajve t\u00eb ri,\u00a0 p\u00ebrfshir\u00eb priftin shqiptar, dom Ernest Simoni Troshani, i cili p\u00ebr vite me radh\u00eb ka vuajtur dhe \u00ebsht\u00eb torturuar n\u00ebn diktatur\u00ebn ateiste t\u00eb komunizmit shqiptar.\u00a0 Viktimizimi\u00a0 i dom Ernestit, n\u00ebn diktatur\u00ebn komuniste, nisi nat\u00ebn e Krishtlindjes t\u00eb vitit 1963, kur vet\u00ebm pse ishte prift, u arrestua dhe u burgos nga komunist\u00ebt, pastaj u fut n\u00eb nj\u00eb qeli izolimi, u torturua dhe qe d\u00ebnuar me vdekje.\u00a0 Pas shum\u00eb vuajtjesh dhe torturash, d\u00ebnimi i tij me vdekje sh\u00ebndrrohet n\u00eb 25-vjet pune t\u00eb detyrueshme n\u00eb kampet komuniste, ku vazhdojn\u00eb vuajtjet dhe torturat kund\u00ebr tij.\u00a0 Por dom Ernesti, q\u00ebndroi si martir i v\u00ebrtet\u00eb, duke gjetur fuqin\u00eb e q\u00ebndres\u00ebs n\u00eb besimin n\u00eb Zotin, thuhet n\u00eb nj\u00eb koment t\u00eb Radio Vatikanit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, m\u00eb 5 shtator 1990 mb\u00ebrrijti dita e liris\u00eb p\u00ebr dom Ernestin i cili rifilloi misionin e tij meshtarak t\u00eb cilin, si\u00e7 ka rr\u00ebfyer ai vet n\u00eb disa raste, p\u00ebrfshir\u00eb\u00a0\u00a0 deklaratat e tija p\u00ebr programin shqip t\u00eb Radio Vatikanit, se megjith\u00eb torturat dhe vuajtjet q\u00eb p\u00ebsonte n\u00eb burgjet e Enver Hoxh\u00ebs, megjith\u00eb rrethanat \u00e7njerzore t\u00eb jet\u00ebs &#8212; si i p\u00ebrjashtuar nga shoq\u00ebria dhe i p\u00ebrndjekur nga regjimi komunist &#8212; ai nuk e kishte nd\u00ebrprer\u00eb asnj\u00ebher\u00eb misionin e tij, \u201cpor vet\u00ebm e kishte jetuar dhe p\u00ebrjetuar n\u00eb nj\u00eb kontekst krejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d, ka pohuar dom Troshani.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2014, Papa Fran\u00e7esku d\u00ebgjoi d\u00ebshmi nga histori t\u00eb tmerrshme gjat\u00eb dekadave t\u00eb krimeve komuniste ndaj klerik\u00ebve dhe nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb popull\u00ebsis\u00eb.\u00a0\u00a0 Gjat\u00eb asaj vizite, udh\u00ebheqsi i Kish\u00ebs Katolike pat mbetur tep\u00ebr i prekur personalisht nga rr\u00ebfimet e shum\u00eb t\u00eb mbijetuuarve t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, por n\u00eb ve\u00e7anti ai duket se qe prekur r\u00ebnd\u00eb nga d\u00ebshmia e dom Ernest Troshanit i cili kaloi 28-vjet n\u00eb burg dhe kampe p\u00ebrqendrimi.\u00a0 Dom Troshani, ashtu\u00a0 n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shkuar, i vuajtur dhe i torturar, i paraqiti Pap\u00ebs jo vet\u00ebm vuajtjet dhe torturat q\u00eb p\u00ebsoi ai personalisht por i mbar\u00eb populli shqiptar.\u00a0 Papa Fran\u00e7esku, i prekur thell\u00eb n\u00eb shpirt nga vuajtjet e tija, e p\u00ebrqafoi dom Troshanin n\u00eb Katedralen e Sh\u00ebn Palit n\u00eb Tiran\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 21 shtator, 2014.\u00a0 E pasi d\u00ebgjoi historin\u00eb e persekutimit t\u00eb tij, t\u00eb Kish\u00ebs katolike dhe t\u00eb mbar\u00eb popullit shqiptar, Papa Fran\u00e7esku u p\u00ebrlot\u00eb para mbar\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr vuajtjet q\u00eb kishte p\u00ebsuar ky popull nga regjimi komunist.<\/p>\n<p>Sipas Radio Vatikanit shqip, me k\u00ebto em\u00ebrime Papa d\u00ebshiron t\u00eb vej\u00eb n\u00eb dukje se Kisha Katolike \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb popujve dhe se si institucion shprehet n\u00eb gjuh\u00eb dhe kultura t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs dhe se \u00ebsht\u00eb Kisha ajo q\u00eb p\u00ebrhap tek popujt dashurin\u00eb dhe m\u00ebshir\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb,\u00a0 veprimi i par\u00eb i dom Ernest Troshanit, pas lirimit nga kampet enveriste t\u00eb pun\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrqendrimit n\u00eb vitin 1990,\u00a0 ishte deklarata e tij se i kishte falur t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kishin akuzuar fals si dhe personat q\u00eb e kishin d\u00ebnuar dhe e kishin torturuar p\u00ebr 28 vjet\u00eb &#8212; 18 vjet n\u00eb minierat e burgut t\u00eb Spa\u00e7it dhe 10-vjet\u00eb duke punuar nep\u00ebr kanalet e uj\u00ebrave t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>Dom Ernest Troshani, kardinali i ri Shqiptar, porosin\u00eb q\u00eb pat dh\u00ebn\u00eb pas lirimit t\u00eb tij 26 vjet\u00eb &#8212; duke i falur t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kishin burgosur dhe torturuar &#8212; e p\u00ebrs\u00ebriti edhe para disa dit\u00ebsh me rastin e em\u00ebrimit t\u00eb tij si kardinal.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr radio Vatikanin shqip, i pyetur se cili \u00ebsht\u00eb mesazhi i tij p\u00ebr popullin shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, dom Troshani theksoi fillimisht fal\u00ebnderimet ndaj Papa Fran\u00e7eskut p\u00ebr em\u00ebrimin e tij si kardinal, duke th\u00ebn\u00eb se em\u00ebrimi, \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nder q\u00eb Papa i b\u00ebn kombit shqiptar \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nder q\u00eb m\u00eb b\u00ebhet mua personalisht megjithse i pa denj\u00eb, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nder p\u00ebr opinionin dhe historin\u00eb e gjat\u00eb t\u00eb popullit shqiptar.\u00a0 Ne si popull shqiptar e kemi pas\u00eb zakon bes\u00ebn, burr\u00ebrin\u00eb dhe besnik\u00ebrin\u00eb\u2026.ku mbi t\u00eb gjitha pasqyrohet fjala dashuri, me dasht\u00eb nj\u00ebri tjetrin si vetveten\u2026t\u00eb lutemi p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin, t\u00eb mbrojm\u00eb nj\u00ebri tjetrin e t\u00eb ndihmojm\u00eb njeri tjetrin\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pyetjes ndaj bashkjetes\u00ebs fetare midis shqiptarve, kardinali i ri shqiptar pohoi se,\u00a0 \u201cNj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ia rrit\u00eb z\u00ebrin popullit shqiptar, t\u00eb gjith\u00ebve. Dmth toleranca, dashuria v\u00ebllaz\u00ebrore e fetare q\u00eb nuk ka as nj\u00eb frym\u00ebzim tjet\u00ebr ve\u00e7 t\u00eb duam nj\u00ebri tjetrin, katolik\u00eb, mysliman\u00eb e ortoodoks\u00eb, nj\u00eb trup i vet\u00ebm t\u00eb bashkuar p\u00ebr lumturin\u00eb e Zotit, dashurin\u00eb ndaj familjeve dhe rinis\u00eb ton\u00eb\u2026. Dhe p\u00ebr t\u00eb paqsyruar gjithmon\u00eb buzqeshjen, g\u00ebzimin\u2026 pra me ken\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atdhetar\u00eb t\u00eb lumtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.\u00a0 \u201cM\u00ebsimi i Krishti\u201d theksoi dom Troshani p\u00ebr radio Vatiknain, \u201c\u00cbsht\u00eb q\u00eb t\u00eb duani armiq\u00ebt tuaj\u2026falni ata q\u00eb u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb keq, lutnju p\u00ebr ata q\u00eb u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb k\u00ebqia\u201d.\u00a0 Nd\u00ebrsa p\u00ebr p\u00ebrfaqsuesit e ish-regjimit komunist q\u00eb e konsideronin si armik dhe t\u00eb cil\u00ebt e tortoruan p\u00ebr pothuaj tre dekada, kardinali i ri shqiptar ofroi si p\u00ebrpara gjithnj\u00eb falje p\u00ebr ata q\u00eb shkaktuan torturat dhe vuajtjet\u00a0\u00a0 kund\u00ebr tij, duke u shprehur: \u201cZoti i ruajt e i bekoft\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, se ne jemi p\u00ebr dashni t\u00eb gjithanshme\u00a0 n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, k\u00ebshtuq\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb bashkuar vet\u00ebm n\u00eb dashni, paq\u00eb , v\u00ebllaznim e harmoni me lutje dhe bekim nga i Madhi Zot.\u201d\u00a0\u00a0 Nd\u00ebrsa n\u00eb mesazhin e tij drejtuar familjeve dhe rinis\u00eb shqiptare ai b\u00ebri thirrje, \u201cP\u00ebrhapni dashurin\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore\u201d dhe uroi q\u00eb \u201cI Madhi Zot e bekoft mbar\u00eb popullin shqiptar, n\u00eb dashuri me Zotin, n\u00eb harmoni, n\u00eb paq\u00eb dhe lumturi me nj\u00ebri tjetrin.\u201d<br \/>\nKrahasoni k\u00ebt\u00eb reagim t\u00eb nj\u00eb kleriku shqiptar t\u00eb p\u00ebrsekutuar nga regjimi enverist p\u00ebr pothuaj 30-vjet\u00eb dhe i cili jo vet\u00ebm q\u00eb i ka falur satrap\u00ebt komunist\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha vuajtjet dhe torturat ndaj tij, por madje tashti edhe lutet p\u00ebr ta.\u00a0 Krahasoni reagimin e kardinalit t\u00eb ri me reagimet e vazhduesshme t\u00eb apologjet\u00ebve komunist\u00eb t\u00eb djesh\u00ebm dhe t\u00eb sot\u00ebm shqiptar\u00eb ndaj klerit katolik shqiptar, pothuaj t\u00eb zhdukur nga regjimi I Enver Hoxh\u00ebs.\u00a0 Reagime si nd\u00ebr ato t\u00eb fundit se gjoja k\u00ebta nuk u gj\u00ebnd\u00ebn bashk\u00eb me forcat \u201cp\u00ebrparimtare\u201d komuniste gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ose p\u00ebr \u201cbashkpunim\u201d me fashist\u00ebt.\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb interesant sulmi i fundit kund\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebs dhe klerit katolik n\u00eb p\u00ebrgjithsi.\u00a0 N\u00eb syt\u00eb e k\u00ebtyre, nuk mjafton zhdukja e tyre fizike, nuk mjafton fakti se shumic\u00ebs s\u00eb klerik\u00ebve nuk u dihet as varri, p\u00ebrfshir\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebn, i cili \u00ebsht\u00eb subjekti i sulmeve t\u00eb fundit.\u00a0 K\u00ebta nuk jan\u00eb d\u00ebnuar mjaft!<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit serioz duhet t\u00eb pyesin, more jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb ndalur s\u00eb kritikuari klerin katolik shqiptar t\u00eb eliminuar nga regjimi komunist edhe sot e k\u00ebsaj dite, nd\u00ebrgjegja e kombit shqiptar? A jan\u00eb k\u00ebta t\u00eb cil\u00ebt me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb flasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kombit.\u00a0 A jan\u00eb k\u00ebta me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ata q\u00eb edhe sot shkruajn\u00eb historin\u00eb dhe reflektojn\u00eb historin\u00eb e pas luft\u00ebs?\u00a0 Vaj medet!<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb falje \u2013 p\u00ebr krimet, p\u00ebr vuajtjet dhe torturat ndaj klerit katolik, p\u00ebrfshir\u00eb kardinalin e ri Ernest Troshanin \u2013 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb regjimi gjakatar t\u00eb cilin k\u00ebta pseudo-historian\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur sa ishte n\u00eb fuqi dhe vazhdojn\u00eb ta p\u00ebrkrahin edhe sot \u2013 fatkeqsisht, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb predikojn\u00eb falje e harmoni,\u00a0 ata vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapin nj\u00eb frym\u00eb revanshiste ndaj disa prej figurave m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebn.\u00a0 \u00c7\u2019tu themi sllav\u00ebve, grek\u00ebve e turq\u00ebve kur vet shqiptar\u00ebt b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb kombit dhe historis\u00eb shqiptare?<\/p>\n<p>Sfida serioze para t\u00eb cil\u00ebs gj\u00ebndet sot kombi shqiptar \u00ebsht\u00eb n\u00ebse shqiptar\u00ebt do t\u00eb vendosin t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb porosin\u00eb dhe mesazhin e\u00a0 kardinalit t\u00eb ri shqiptar Ernest Troshani, p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb faljeje\u00a0 madje edhe p\u00ebr armikun dhe kund\u00ebrshtarin, p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb m\u00ebshire,\u00a0 dashurie e mir\u00ebkuptimi, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me respekt dhe harmoni me nj\u00ebri tjetrin &#8212; a po shqiptar\u00ebt do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb zgjedhin rrug\u00ebn e atyre q\u00eb gjithnj\u00eb &#8212; madje edhe n\u00eb mbarim t\u00eb \u00e7erek shekullit t\u00eb 21-t\u00eb &#8212; p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrhapin frym\u00ebn revanshiste t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, sidomos kund\u00ebr klerit katolik, duke p\u00ebrplasur shqiptarin kund\u00ebr shqiptarit.\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb k\u00ebta apologjet\u00eb komunist\u00eb kan\u00eb zgjedhur, por\u00a0 \u201cUdha e vetme q\u00eb ka populli shqiptar \u00ebsht\u00eb udha e dashuris\u00eb dhe v\u00ebllaz\u00ebrimit\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur dom Ernest Troshani.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se ardhmja e kombit shqiptar duhet t\u00eb gjej\u00eb rrug\u00ebn e mesazhit t\u00eb kardinalit t\u00eb ri Ernest Troshanit &#8212; rrug\u00ebn e faljes e t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimit midis shqiptar\u00ebve dhe jo rrug\u00ebn e frym\u00ebs revanshiste q\u00eb kan\u00eb zgjedhur komunist\u00ebt e ri dhe t\u00eb vjet\u00ebr si dhe pseudo-historian\u00ebt revanshist\u00eb.\u00a0 Jam i bindur gjithashtu se mb\u00ebshtetsit dhe apologjet\u00ebt e nj\u00eb regjimi q\u00eb ka vrar\u00eb pa dallim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb pafajshme dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kombit t\u00eb vet, ashtu si edhe regjimi t\u00eb cilit ata i kan\u00eb sh\u00ebrbyer, si dhe \u201ckontributi\u201d i tyre q\u00eb ata pretendojn\u00eb se i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb e po i japin historis\u00eb shqiptare \u2013 m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb mbarojn\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur dikur ish-presidenti amerikan Ronald Reagan, \u201cn\u00eb koshin e plehrave t\u00eb historis\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli T\u00eb djel\u00ebn q\u00eb kaloi, Papa Fran\u00e7esku njoftoi em\u00ebrat e 13 kardinal\u00ebve t\u00eb atij q\u00eb quhet Koncistor i ri dhe em\u00ebroi 4 kardinaj\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr arsye moshe nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjen e Pap\u00ebs.Nd\u00ebr k\u00ebta \u00ebsht\u00eb edhe kardinali ri shqiptar dom Ernest Simon Troshani nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-11182","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11182","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11182"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11182\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11184,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11182\/revisions\/11184"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11182"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11182"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11182"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}