{"id":11140,"date":"2016-10-07T11:25:48","date_gmt":"2016-10-07T09:25:48","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11140"},"modified":"2016-10-07T11:25:48","modified_gmt":"2016-10-07T09:25:48","slug":"vaclav-havel-me-rastin-e-80-vjetorit-te-lindjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11140","title":{"rendered":"VACLAV HAVEL ME RASTIN E 80-VJETORIT T\u00cb LINDJES"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/vaclav-havel.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-11141 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/vaclav-havel.jpg\" alt=\"vaclav-havel\" width=\"525\" height=\"277\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/vaclav-havel.jpg 362w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/vaclav-havel-300x158.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 525px) 100vw, 525px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>N\u00eb Republik\u00ebn \u00c7eke, n\u00eb disa vende europiane dhe k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara u sh\u00ebnua k\u00ebt\u00eb jav\u00eb &#8212; m\u00eb 5 tetor &#8212; 80-vjetori i lindjes s\u00eb ish-disidentit dhe ish-presidentit t\u00eb fundit t\u00eb \u00c7ekosllovakis\u00eb dhe presidentit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs \u00c7eke post-komuniste, Vaclav Havel.\u00a0 Pas largimit nga detyra e presdientit, Havel ia kushtoi jet\u00ebn promovimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Shtetet e Bashkuara u organizuan me k\u00ebt\u00eb rast ceremoni p\u00ebrkujtimore n\u00eb New York, n\u00eb Washington, n\u00eb Florida dhe n\u00eb shtete t\u00eb tjera me rastin e 80-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb disidentit t\u00eb fam\u00ebsh\u00ebm anti-komunist, i cili ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2011, n\u00eb mosh\u00ebn 75-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb qytetit t\u00eb New York-ut, Bill de Blasio shpalli 28 shtatorin si Dit\u00ebn e Vaclav Havelit n\u00eb New York.\u00a0 28 shtatori \u00ebsht\u00eb dat\u00eb simbolike p\u00ebr popullin \u00e7ek, pasi \u00ebsht\u00eb Dita e Sh\u00ebn Vaclavit dhe do t\u00eb ishte nj\u00ebkohsisht edhe dita e emrit t\u00eb Vaclav Havelit, i cili po t\u00eb jetonte sot do t\u00eb ishte 80-vje\u00e7.\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e gjith\u00eb java, nga 28 shtatori deri m\u00eb 5 tetor, ishte nj\u00eb jav\u00eb kushtuar me ceremoni t\u00eb ndryshme kujtimit t\u00eb k\u00ebtij disidenti t\u00eb njohur anti-komunist dhe nj\u00ebrit prej mb\u00ebshtet\u00ebsve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut kudo n\u00eb bot\u00eb.\u00a0 Nj\u00ebra prej ceremonive kushtuar Vaclav Havelit n\u00eb New York ishte edhe ajo q\u00eb u mbajt\u00eb Universitetin e njohur Columbia, ku u zbulua busti i dramaturgut \u00e7ek.\u00a0 N\u00eb at\u00eb ceremoni mori pjes\u00eb edhe Kryetari Dhom\u00ebs s\u00eb Deputet\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs \u00c7eke, Jan Hamacek, i cili tha se \u201cVaclav Havel-i \u00ebsht\u00eb simbol i liris\u00eb dhe i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr ne, qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs \u00c7eke.\u201d Ai shtoi se, \u201cEkziston nevoja p\u00ebr t\u00eb kujtuar trash\u00ebgimin\u00eb e tij sepse sot bota nuk \u00ebsht\u00eb hi\u00e7 e sigurt dhe se lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut nuk jan\u00eb ende aspak t\u00eb garantuara p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d.\u00a0\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni mor\u00ebn pjes\u00eb dy udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kongresit amerikan, Kryetari i shumic\u00ebs republikane Paul Ryan dhe Udh\u00ebheqsja e pakic\u00ebs demokrate Nancy Pelosi, si dhe nj\u00eb num\u00ebr kongresist\u00ebsh nga t\u00eb dy partit\u00eb kryesore amerikane.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb mos sh\u00ebnoj disa kujtime personale mbi vizit\u00ebn par\u00eb t\u00eb Vaclav Havelit n\u00eb Washington, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb ose nj\u00eb tjet\u00ebr mund t\u2019i kem ndar\u00eb me lexuesit edhe m\u00eb p\u00ebrpara por q\u00eb ia vlen t\u00eb p\u00ebrmenden edhe me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet ajo dit\u00eb sikur\u00eb t\u00eb ishte dje.\u00a0 Ishte viti 1990 dhe Muri i Berlinit ishte shembur.\u00a0 Vaclav Havel, udh\u00ebheqsi moral dhe disidenti i shquar anti-komunist i \u00c7ekosllovakis\u00eb, i cili kryesonte qeverin\u00eb e par\u00eb t\u00eb lir\u00eb \u00e7\u2019prej vitit 1948 po vizitonte Uashingtonin, si udh\u00ebheq\u00ebs i ri i atij vendi. Kishte takime t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb dhe n\u00eb Kongres.\u00a0 Por, nja nj\u00eb jav\u00eb para se t\u00eb fillonte vizit\u00ebn e tij zyrtare n\u00eb Uashington, Sh\u00ebrbimi Sekret i Amerik\u00ebs, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sigurimin e udh\u00ebheqsve t\u00eb huaj gjat\u00eb qendrimit t\u00eb tyre n\u00eb Washington, kishte lajm\u00ebruar Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se udh\u00ebheqsi i ri i \u00c7ekosllovakis\u00eb, Vaclav Havel d\u00ebshironte t\u00eb vizitonte Sh\u00ebrbimin \u00c7ekosllovak t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0\u00a0 Ky lajm natyrisht se shkaktoi nj\u00eb entuziaz\u00ebm t\u00eb papar\u00eb deri at\u00ebher\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e gazetar\u00ebve \u00e7ekosllovak\u00eb por edhe p\u00ebr ne t\u00eb tjer\u00ebve, pasi m\u00eb n\u00eb fund ishte realitet, n\u00eb mesin ton\u00eb ishte Vaclav Havel \u2013 disidenti i famsh\u00ebm anti-komunist, p\u00ebrkrah\u00ebsi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe dramaturgu p\u00ebr t\u00eb cilin kishim folur aq shum\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pak\u00ebn nj\u00eb \u00e7erek shekulli, n\u00eb programet e Zerit t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0 Komunizmi kishte ren\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u2014 Vaclav Havel ishte n\u00eb Washington. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, po vizitonte Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.\u00a0 Dukej si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e pa imagjinueshme. Di\u00e7ka themelore dhe e papritur kishte ndryshuar n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Pas takimit q\u00eb kishte zhvilluar Presidentin Xhorxh Bush n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, ku i kishte folur atij mbi rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb transmetimeve t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga k\u00ebthetrat e komunizmit an\u00eb e mban\u00eb Evrop\u00ebs Lindore, Zoti Havel ishte nisur p\u00ebr n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb personale q\u00eb kishte k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebnte tek kryeqendra e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0\u00a0 Me t\u00eb ardhur n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e VOA-s, Zoti Havel u p\u00ebrsh\u00ebndet me drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb asja kohe, Ri\u00e7ard Karlson dhe me zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por mezi priste t\u00eb takohej me staffin \u00e7ekosllovak, ku pata fatin t\u00eb isha edhe un\u00eb i pranish\u00ebm si k\u00ebshilltar i programeve drejtuar Evrop\u00ebs Lindore.\u00a0 Haveli na habiti t\u00eb gjith\u00ebve kur filloi t\u00eb th\u00ebrriste em\u00ebrat e fol\u00ebsve dhe t\u00eb gazetar\u00ebve \u00e7ekosllovak\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ata q\u00eb p\u00ebrdornin pseudonime, t\u00eb cil\u00ebt i kishte d\u00ebgjuar rregullisht nep\u00ebrmjet val\u00ebve t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs.\u00a0 Megjith\u00ebse nuk njiheshin me nj\u00ebri tjet\u00ebrin, takimi i Zotit Havel me stafin \u00c7ekosllovak t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs u k\u00ebthye me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim tep\u00ebr emocional p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\u00a0\u00a0 Natyrisht, si disident kund\u00ebr regjimit komunist, regjim t\u00eb cilin ai e kishte cil\u00ebsuar si, \u201cabsurdistan\u201d, Havel-i jo vet\u00ebm besonte por ishte nd\u00ebr mb\u00ebshtetsit m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb shtypit si edhe promovues i vendosur i rolit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb media duhet t\u00eb luaj n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike.<\/p>\n<p>Pasi kishte qen\u00eb d\u00ebgjues i rregullt\u00eb i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb, ai ishte nj\u00ebri prej p\u00ebrkrahs\u00ebve m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb transmetimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos atyre amerikane.\u00a0 Duke iu drejtuar stafit t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs gjat\u00eb asaj vizite m\u00eb 1990, Zoti Havel tha, \u201cJu t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs na keni informuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, jo vet\u00ebm mbi ngjarjet an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, por edhe mbi ato q\u00eb po ndodhnin n\u00eb vendin ton\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ju keni ndihmuar n\u00eb realizimin e revolucionit anti-komunist paq\u00ebsor, p\u00ebr t\u00eb cilin kemi pritur aq shum\u00eb koh\u00eb.\u2019\u2019<\/p>\n<p>Vdekja e Vaclav Havel-it n\u00eb vitin 2011 ishte nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr mbar\u00eb bot\u00ebn, pasi bota humbi z\u00ebrin e nd\u00ebrgjegjes dhe mb\u00ebshtetsin e fort\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, dhe jo vet\u00ebm n\u00eb vendin e tij.\u00a0 Ai fliste kund\u00ebr shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Rusi e n\u00eb Kin\u00eb, n\u00eb Kub\u00eb dhe kudo q\u00eb ato t\u00eb drejta abuzoheshin nga diktator\u00ebt brutal\u00eb dhe udh\u00ebheqsit autokrat\u00eb.<\/p>\n<p>Vaclav Havel ishte gjithashtu dijeni t\u00eb plot\u00eb edhe p\u00ebr vuajtjet e shqiptar\u00ebve nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs dhe gjat\u00eb viteve 90, aktivisht kritikoi politik\u00ebn serbe t\u00eb gjenocidit kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe ka qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i vendosur i sulmeve ajrore t\u00eb NATO-s kund\u00ebr Serbis\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs.\u00a0 \u201cEdhe m\u00eb par\u00eb kam mbrojt\u00eb q\u00ebndrimin se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb sa m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jet\u00ebn e njer\u00ebzve nga arbitrariteti i shtetit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Vaclav Havel, n\u00eb lidhje me sulmet ajrore t\u00eb NATO-s kund\u00ebr regjimit kriminel t\u00eb Sllobodan Milloshevi\u00e7it t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 80-vjetor t\u00eb lindjes s\u00eb Vaclav Havel-it \u00ebsht\u00eb me vend t\u00eb kujtojm\u00eb se kauza e liris\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai luftoi gjith\u00eb jet\u00ebn, m\u00eb n\u00eb fund triumfoi.\u00a0\u00a0 Por si\u00e7 tha edhe gjat\u00eb ceremonive n\u00eb New York me rastin e 80-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Vaclav Havelit, Kryetari Dhom\u00ebs s\u00eb Deputet\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs \u00c7eke, Jan Hamacek gjithnj\u00eb, \u201cEkziston nevoja p\u00ebr t\u00eb kujtuar trash\u00ebgimin\u00eb e tij sepse sot bota nuk \u00ebsht\u00eb hi\u00e7 e sigurt dhe se lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut nuk jan\u00eb ende aspak t\u00eb garantuara p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\u201d\u00a0 Megjithk\u00ebt\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 8-vjetor t\u00eb lidnjes s\u00eb tij, mund t\u00eb konstatohte se bota n\u00eb p\u00ebrgjithsi \u00ebsht\u00eb sot m\u00eb mir\u00eb, fal\u00eb sakrific\u00ebs dhe kontributit t\u00eb Vaclav Havelit n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor dhe t\u00eb lirive baz\u00eb p\u00ebr \u00e7do individ dhe n\u00eb \u00e7do vend.\u00a0 Pa dyshim se trash\u00ebgimia e tij &#8211;p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn foli kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb Deputet\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs \u00c7eke &#8212; do t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsohet nga shembulli dhe vendosm\u00ebria e tij i cili gjith\u00eb jet\u00ebn punoi dhe veproi p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb njer\u00ebzimit dhe i cili, nep\u00ebrmjet revolucionit moral, i tregoi njer\u00ebzimit fuqin\u00eb e popullit p\u00ebr t\u00eb ndryshuar bot\u00ebn.\u00a0 Ai, sipas ish-Sekretares Amerikane t\u00eb Shtetit, Madeleine Albright<br \/>\ngjithashtu me origjin\u00eb \u00e7eke dhe mb\u00ebshtetse e fort\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve \u2014 gj\u00eb q\u00eb ajo e provoi gjat\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs \u2014 ka th\u00ebn\u00eb mbi trash\u00ebgimis\u00eb morale dhe politike t\u00eb Vaclav Havelit se me veprimtarin\u00eb e tij, \u201cAi ka treguar se nj\u00eb vend i vog\u00ebl mund t\u00eb ndryshoj\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra kur ka udh\u00ebheqsin e duhur me parime morale\u201d.<\/p>\n<p>Eh, po ta kishte pasur Shqip\u00ebria &#8212; si nj\u00eb vend i vog\u00ebl q\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8212; nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs me parimet morale t\u00eb Vaclav Havel-it?<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb Republik\u00ebn \u00c7eke, n\u00eb disa vende europiane dhe k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara u sh\u00ebnua k\u00ebt\u00eb jav\u00eb &#8212; m\u00eb 5 tetor &#8212; 80-vjetori i lindjes s\u00eb ish-disidentit dhe ish-presidentit t\u00eb fundit t\u00eb \u00c7ekosllovakis\u00eb dhe presidentit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs \u00c7eke post-komuniste, Vaclav Havel.\u00a0 Pas largimit nga detyra e presdientit, Havel ia kushtoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11141,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[15],"tags":[388],"class_list":["post-11140","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-portrete","tag-vaclav-havel"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11140"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11140\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11142,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11140\/revisions\/11142"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}