{"id":11045,"date":"2016-09-29T18:21:41","date_gmt":"2016-09-29T16:21:41","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11045"},"modified":"2016-09-29T18:21:41","modified_gmt":"2016-09-29T16:21:41","slug":"pak-tolerance-politike-ju-lutem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11045","title":{"rendered":"PAK TOLERANC\u00cb POLITIKE, JU LUTEM!"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_11046\" aria-describedby=\"caption-attachment-11046\" style=\"width: 411px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/bush-michele-bama.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-11046 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/bush-michele-bama.jpg\" alt=\"bush-michele-bama\" width=\"411\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/bush-michele-bama.jpg 411w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/bush-michele-bama-300x219.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 411px) 100vw, 411px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-11046\" class=\"wp-caption-text\">Toleranca politike n\u00eb veprim<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr Shtetet e Bashkuara ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit, q\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe mund t\u00eb duket sikur\u00eb Amerika \u00ebsht\u00eb duke kaluar nep\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb krize shoq\u00ebrore, trazirash, terrorizmi dhe t\u00eb nj\u00eb sezoni t\u00eb nxeht\u00eb politik, si rrall\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb.\u00a0 Shkaktar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb lajmet kryesore t\u00eb dit\u00ebs, t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, p\u00ebrfshir\u00eb problemet raciale me t\u00eb cilat p\u00ebrballet gjithnj\u00eb ky vend &#8212; si\u00e7 pasqyrohen n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet problematike, q\u00eb ekzistojn\u00eb ende n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb vendit, midis policis\u00eb s\u00eb jurisdikcioneve t\u00eb ndryshme t\u00eb Amerik\u00ebs dhe komuniteteve afrikano-amerikane.\u00a0 Sulmet e fundit terroriste q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb humbje jete e b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme m\u00eb t\u00eb pasigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, nd\u00ebrsa Byroja Federal e hetimeve (FBI) ka paralajm\u00ebruar se k\u00ebrc\u00ebnimet nga terrorist\u00ebt e mbrendsh\u00ebm dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb paraqesin sfida serioze p\u00ebr Shtetet e Bashkuara edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.\u00a0 Dhe m\u00eb n\u00eb fund k\u00ebsaj atmosfere nuk i ndihmon shum\u00eb as fushata politike p\u00ebr president, akuzat dhe kund\u00ebr akuzat e ashp\u00ebra midis kandidat\u00ebve t\u00eb dy partive kryesore p\u00ebr president si dhe mungesa e atij q\u00eb konsiderohet \u201cqytet\u00ebrim politik\u201d n\u00eb debatet politike dhe publike shton shqet\u00ebsimet e amerikan\u00ebve t\u00eb rendomt\u00eb, shumica e t\u00eb cil\u00ebve, sipas anketave t\u00eb fundit t\u00eb opinionit publik, mendojn\u00eb se vendi \u00ebsht\u00eb duke shkuar n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar.<\/p>\n<p>Eksp\u00ebrt\u00ebt dhe v\u00ebrejt\u00ebsit e fushatave politike n\u00eb Amerik\u00eb thon\u00eb se fushata p\u00ebr president e k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb si asnj\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb par\u00eb.\u00a0 Kryesisht, ndoshta p\u00ebr arsyen se kandidat\u00ebt e dy partive kryesore nuk jan\u00eb, historikisht, t\u00eb \u201czakonsh\u00ebm\u201d.\u00a0\u00a0 P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori Amerika ka nj\u00eb kandidate fem\u00ebr p\u00ebr president n\u00eb personin e Hillary Clinton, me p\u00ebrvoj\u00eb politike dhe diplomatike, kandidate e Partis\u00eb Demokrate. Nd\u00ebrsa Partia Republikane ka em\u00ebruar Donald Trump, pa p\u00ebrvoj\u00eb politike, por nj\u00eb biznismen multi-miliarder, pa dyshim i suksessh\u00ebm n\u00eb fush\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.\u00a0\u00a0 Ato q\u00eb mund t\u00eb cil\u00ebsohen si ethet presidenciale kan\u00eb kaplluar vendin nd\u00ebrsa votuesit amerikan\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, duan t\u00eb din\u00eb, se cili prej k\u00ebtyre dy kandidat\u00ebve kreysor\u00eb p\u00ebr president do t\u00eb mund ta nxjerr\u00eb vendin nga k\u00ebjo situat\u00eb serioze shoq\u00ebroro-politike dhe ekonomike dhe cili prej tyre mund t\u00eb menaxhoj\u00eb m\u00eb s\u00eb miri krizat e tanishme dhe t\u00eb ardhme, t\u00eb pa-parashikuara, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>S\u2019ka dyshim se debatet e ashp\u00ebra dhe sulmet politike midis kandidat\u00ebve kryesor\u00eb politik\u00eb &#8212; her\u00eb m\u00eb pak e her\u00eb m\u00eb shum\u00eb &#8212; kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb dhe jan\u00eb pjes\u00eb e fushatave elektorale jo vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb por edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera demokratike t\u00eb bot\u00ebs.\u00a0\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e paevitueshme e procesit dhe nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fenomen i shoq\u00ebris\u00eb moderne amerikane.\u00a0\u00a0 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ajo q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si munges\u00eb e qytet\u00ebrimit politik n\u00eb fushata elektorale dhe diskurse politike n\u00eb Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb aq e vjet\u00ebr sa edhe ekzistenca e vet\u00eb Amerik\u00ebs si shtet, pra nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re as k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, nj\u00eb vend ky q\u00eb ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb demokratike.\u00a0\u00a0 Madje, ka qen\u00eb presidenti i par\u00eb i Shteteve te Bashkuara Xhorxh Uashingtoni, ai q\u00eb n\u00eb fjalimin e inaugurimit t\u00eb tij si president i kombit t\u00eb ri, duke e par\u00eb si promblem t\u00eb mundsh\u00ebm q\u00eb at\u00ebher\u00eb ka paralajm\u00ebruar kombin mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb qytet\u00ebrim politik n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dhe diskurset politike dhe publike nd\u00ebrsa vet\u00eb ai u ka premtuar bashkadhetar\u00ebve t\u00eb tij, &#8220;Nj\u00eb angazhim t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb realizuar premtimet e kombit ton\u00eb nep\u00ebrmjet qytet\u00ebrimit politik, guximit, m\u00ebshir\u00ebs dhe karakterit moral.\u00a0\u00a0 Mbi t\u00eb gjitha, Amerika duhet t\u00eb p\u00ebrshtat\u00eb dhe t\u00eb harmonizoj\u00eb angazhimet e saj parimore, me shqet\u00ebsimet dhe me nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri politikisht t\u00eb qytet\u00ebruar.&#8221;<\/p>\n<p>Toleranca politike jo vet\u00ebm n\u00eb politik\u00eb por edhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, n\u00ebnkupton respektin dhe vler\u00ebn q\u00eb ne kemi p\u00ebr nj\u00eb person tjet\u00ebr me mendime ndryshe.\u00a0\u00a0 Stiven Karter, nj\u00eb komentator amerikan, n\u00eb librin e tij me titull \u201cQytet\u00ebrimi\u2019\u2019, shkruan se sjelljet tona me t\u00eb tjer\u00ebt &#8212; me vepra dhe me fjal\u00eb &#8212; \u201cJan\u00eb shenj\u00eb e respektit ton\u00eb p\u00ebr bashkqytetar\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb t\u2019i konsiderojm\u00eb ata si t\u00eb barabart\u00eb me ne &#8212; si para ligjit ashtu edhe para Per\u00ebndis\u00eb.\u00a0 K\u00ebshtuq\u00eb, rregullat e qytet\u00ebrimit politik jan\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, edhe rregullat e moralit.\u00a0 \u00cbsht\u00eb e moralshme\u2019\u2019, ka shkruar ai, \u201cq\u00eb bashkqytetar\u00ebt tan\u00eb t\u2019i trajtojm\u00eb me respekt dhe \u00ebsht\u00eb e pa-moralshme n\u00ebqoftse nuk b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.\u00a0\u00a0 Kriza e munges\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebrimit civil e politik n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb krize m\u00eb t\u00eb madhe morale\u2019\u2019, ka th\u00ebn\u00eb Stiven Karter.<\/p>\n<p>Xhim Li\u00e7, nj\u00eb ish-kongresmen republikan i cili ka sh\u00ebrbyer 30 vjet\u00eb ne Kongresin amerikan, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ka shkruar n\u00eb nj\u00eb artikull se &#8220;qytet\u00ebrimi politik nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me sjellje t\u00eb mira dhe nuk do t\u00eb thot\u00eb se debatet e ashp\u00ebra politike duhet t\u00eb shmangen.\u00a0\u00a0 P\u00ebrkundrazi, gj\u00ebja q\u00eb nevojit\u00eb qytet\u00ebrimi politik \u00ebsht\u00eb gatishm\u00ebria nga ana e nj\u00eb personi q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb me respekt pik\u00ebpamjet dhe qendrimet e t\u00eb tjer\u00ebve, madje edhe t\u00eb kund\u00ebrshtarit, duke qen\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm se t\u00eb gjith\u00eb ne jemi t\u00eb lidhur dhe varemi nga nj\u00ebri tjetri.&#8221;\u00a0\u00a0 Kongresmeni Li\u00e7, vazhdon duke th\u00ebn\u00eb se &#8220;\u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e natyrshme dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb normale dhe e pritshme q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb mos jen\u00eb dakord me nj\u00ebri tjetrin mbi \u00e7\u00ebshtje politike dhe me q\u00ebndrimet e kandidat\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, por q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb k\u00ebto mosmarrveshje t\u2019i shprehin me vot\u00ebn e tyre.&#8221;\u00a0 Nd\u00ebrsa ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb me e r\u00ebnd\u00ebsishme sipas tij, &#8220;\u00cbsht\u00eb fakti n\u00ebse kandidat\u00ebt ose partia q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund fiton zgjedhjet, kan\u00eb seriozitetin e duhur dhe kurajon politike t\u00eb nevojsh\u00ebme p\u00ebr tu angazhuar p\u00ebr nj\u00eb bashkpunim me t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe p\u00ebr realizimin e interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta madhore t\u00eb kombit.&#8221;<\/p>\n<p>Fatbardh\u00ebsisht, n\u00eb Amerik\u00eb ka ekzistuar historikisht nj\u00eb toleranc\u00eb politike midis pal\u00ebve opozitare.\u00a0 Ana tjet\u00ebr e monedh\u00ebs, kryesisht, tregon se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, pal\u00ebt kund\u00ebrshtare pas debateve shpesh t\u00eb ashp\u00ebra politike, bien dakort p\u00ebr realizimin e interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn mbr\u00ebma, u mbajt\u00eb debati i par\u00eb i tre debateve midis dy kandidat\u00ebve kryesor\u00eb p\u00ebr president, Hillary Clinton dhe Donald Trump.\u00a0 Debati ishte tep\u00ebr i ashp\u00ebr, me akuza dhe kund\u00ebr akuza ndaj q\u00ebndrimeve t\u00eb nj\u00ebrit tjetrit p\u00ebr zgjidhjen e problemeve dhe sfidave me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb p\u00ebrmenda n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shkrimi.\u00a0 Por, pyetjes s\u00eb fundit t\u00eb moderatorit, n\u00ebse ata do t\u00eb pranojn\u00eb rezultatin e votave t\u00eb zgjedh\u00ebsve amerikan\u00eb n\u00eb n\u00ebntor, pa marr\u00eb parasysh\u00eb se cili prej tyre fiton, t\u00eb dy u p\u00ebrgjigjen pa asnj\u00eb hesitim me po, se natyrisht do t\u00eb respektojn\u00eb vendimin e zgjedh\u00ebsve amerikan\u00eb.\u00a0 Donald Trump dhe Hillary Clinton jan\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm se m\u00eb n\u00eb fund, jan\u00eb votuesit ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb prej p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb tyre toleranc\u00eb politike ndaj kund\u00ebrshtarve politik\u00eb n\u00eb debatet p\u00ebr zgjidhjen e problemeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi e bota dhe se qytetar\u00ebt amerikan\u00eb nj\u00ebkohsisht k\u00ebmbngulin q\u00eb ata t\u2019u japin fund debateve t\u00eb ligshta politike dhe sulmeve personale duke adaptuar toleranc\u00ebn dhe respektin ndaj nj\u00ebri tjetrit.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb debatet e ashpra politike midis dy kandidat\u00ebve kryesor\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e k\u00ebtij viti p\u00ebr president dhe megjith\u00eb ndryshimet n\u00eb programet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb dy kandidat\u00ebve p\u00ebr zgjidhjen e problemeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi n\u00eb\u00a0\u00a0\u00a0 p\u00ebrgjith\u00ebsi, duket se prapseprap, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull me tradit\u00ebn e\u00a0 toleranc\u00ebs politike n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<br \/>\nD\u00ebshmia m\u00eb e fundit e k\u00ebsaj tolerance politike ishte edhe inaugurimi fund jav\u00ebn q\u00eb kaloi i Muzeut Komb\u00ebtar t\u00eb Historis\u00eb dhe Kultur\u00ebs Afrikano-Amerikane n\u00eb Washington, ku mor\u00ebn pjes\u00eb nj\u00eb num\u00ebr personalitetesh nga jeta politike amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb Presidentin Barak Obama dhe ish-Presidentin George W. Bush.\u00a0 P\u00ebrqafimi i ish-presidentit republikan George W Bush nga Zonja e par\u00eb Michelle Obama \u2013 q\u00eb u dokumentua me nj\u00eb fotografi e cila u p\u00ebrhap an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs si di\u00e7ka e rrall\u00eb &#8212; \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb pasqyrim i k\u00ebsaj tolerance politike, historikisht amerikane.<\/p>\n<p>Amerika nuk ka pretenduar kurr\u00eb as nuk pretendon tani se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e perfeksionuar dhe gjithmon\u00eb tolerante, por si\u00e7 u shpreh edhe Presidenti Obama n\u00eb fjal\u00ebn e tij me rastin e inaugurimit t\u00eb Muzeut Komb\u00ebtar Afrikano-Amerikan fund jav\u00ebn q\u00eb kaloi, \u201cVet\u00eb fakti i inaugurimit t\u00eb k\u00ebtij muzeu sot nuk v\u00ebrteton se Amerika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e perfeksionuar, p\u00ebrkundrazi.\u00a0 Por, gj\u00ebja q\u00eb v\u00ebrteton inaugurimi i k\u00ebtij muzeu \u00ebsht\u00eb \u2013 se nga idealet e themelimit t\u00eb k\u00ebtij kombi, t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb lindur nga ndryshimet, t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb dalur nga revolucioni &#8212; ky vend mund t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb i mir\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Duke iu referuar indirekt toleranc\u00ebs politike dhe raciale ndaj nj\u00ebri tjetrit, Presidenti i par\u00eb afro-amerikan p\u00ebrfundoi duke theksuar se, \u201cShpresojm\u00eb q\u00eb ky muze t\u00eb na ndihmoj\u00eb t\u00eb flasim me nj\u00ebri tjetrin dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb nj\u00ebri tjetrin dhe t\u00eb takohemi me nj\u00ebri tjetrin\u201d, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb tolerant, ndaj nj\u00ebri tjetrit.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli P\u00ebr Shtetet e Bashkuara ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit, q\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe mund t\u00eb duket sikur\u00eb Amerika \u00ebsht\u00eb duke kaluar nep\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb krize shoq\u00ebrore, trazirash, terrorizmi dhe t\u00eb nj\u00eb sezoni t\u00eb nxeht\u00eb politik, si rrall\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb.\u00a0 Shkaktar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb lajmet kryesore t\u00eb dit\u00ebs, t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, p\u00ebrfshir\u00eb problemet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11046,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-11045","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11045","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11045"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11045\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11047,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11045\/revisions\/11047"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11046"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11045"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11045"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11045"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}