{"id":11011,"date":"2016-09-27T09:13:40","date_gmt":"2016-09-27T07:13:40","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11011"},"modified":"2016-09-27T09:13:40","modified_gmt":"2016-09-27T07:13:40","slug":"abdurrahman-roza-haxhiu-deshmore-i-fushes-se-blerte-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=11011","title":{"rendered":"Abdurrahman Roza Haxhiu d\u00ebshmor\u00eb i fush\u00ebs s\u00eb blert\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/roza-haxhiu.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-11013 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/roza-haxhiu.jpg\" alt=\"roza-haxhiu\" width=\"484\" height=\"387\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/roza-haxhiu.jpg 375w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/roza-haxhiu-300x240.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 484px) 100vw, 484px\" \/><\/a>Abdurrahman Roza Haxhiu ose Roza Haxhiu,si\u00e7 njihet nga t\u00eb gjith\u00eb, lindi n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs n\u00eb lagjen &#8220;Kongresi i Lushnj\u00ebs&#8221; m\u00eb 30 shtator 1930.Djali i Bajram Haxhiut,nj\u00eb nga an\u00ebtaret e komisionit nism\u00ebtar t\u00eb thirrjes s\u00eb Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs.Q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri Roza, \u00ebnd\u00ebrronte t\u00eb b\u00ebhej futbollist.Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb nisi q\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e blert\u00eb t\u00eb vendlindjes dhe q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundonte po aty n\u00eb fush\u00ebn e blert\u00eb europiane nga nj\u00eb goditje vdekjeprur\u00ebse n\u00eb kok\u00eb.Talenti i tij u duk q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e re n\u00eb ekipin e Traktorit t\u00eb Lushnj\u00ebs.Roza Haxhiu ishte nj\u00eb futbollist i shquar shqiptar i viteve 50-60, talent i rrall\u00eb si dhe golash\u00ebnues i klasit t\u00eb par\u00eb me ekipin komb\u00ebtar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb,Lushnjen,Dinamon,Bes\u00ebn e Partizanin.<\/p>\n<p>Abdurrahman Roza Haxhiu,jetoi shum\u00eb pak,reth tri dekada e gjys\u00ebm,e thuajse gjysm\u00ebn e viteve t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tij,ja kushtoi futbollit,sportit t\u00eb zemr\u00ebs.Madje,n\u00eb rast se do t\u00eb thonim se sporti ka d\u00ebshmor\u00ebt e tij,Roza \u00ebsht\u00eb nga ata luft\u00ebtar\u00eb,q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ra n\u00eb fush\u00ebn e blert\u00eb t\u00eb stadiumit,i aksidentuar p\u00ebr vdekje,nga nj\u00eb goditje vdekjeprur\u00ebse n\u00eb kok\u00eb,e cila i nd\u00ebrpreu n\u00eb mes jet\u00ebn q\u00eb aq bukur dinte ta jetonte.Dhe kjo i ndodhi,kur ai mbante veshur fanel\u00ebn e kuqe t\u00eb Partizanit,duke nderuar jo vet\u00ebm ngjyrat e tij,por edhe t\u00eb sportit mbar\u00ebkomb\u00ebtar\u00eb.K\u00ebsisoj\u00eb,ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebshmor\u00ebt m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb futbollit partizanas dhe shqiptar\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Roza Haxhiu k\u00ebpuc\u00ebt e futbollit i veshi fillimisht me Bes\u00ebn e Kavaj\u00ebs m\u00eb 1950,ku u dallua si nj\u00eb mesfushor\u00eb me vizion\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb.Vet\u00ebm nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, pasi \u201cka r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy\u201d, kalon tek Partizani, p\u00ebrkrah emrave t\u00eb shquar t\u00eb futbollit ton\u00eb si Bori\u00e7i, Resmja, Kraja etj. Dhe pa kaluar dy vjet Bori\u00e7i (tashm\u00eb trajner), s\u00eb bashku me Jan\u00e7en i besojn\u00eb fanel\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsueses n\u00eb Festivalet Bot\u00ebrore t\u00eb Rinis\u00eb. Rrug\u00ebt tashm\u00eb jan\u00eb hapur : n\u00eb vitin 1955, kur Dinamo do t\u00eb ndeshej me Dozh\u00ebn e Budapestit, Roza thirret si p\u00ebrforcim n\u00eb radh\u00ebt e kryeqytetasve. Hungarezi i madh i atyre viteve, Suza do t\u00eb shprehej pas ndeshjeve : \u201dAi (Roza Haxhiu) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb futbollist i kalibrit evropian\u201d. N\u00eb at\u00eb takim Roza ka pasur detyr\u00ebn e nj\u00eb mbrojt\u00ebsi t\u00eb lir\u00eb. Ekipi hungarez ka hedhur n\u00eb fush\u00eb lojtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb asaj kohe, q\u00eb edhe pse n\u00eb fush\u00ebn e vet nuk ka mundur t\u00eb marrin m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb barazim. Lojtar\u00ebt hungarez ishin t\u00eb nj\u00eb kalibri evropian n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Megjithat\u00eb,Dinamo me loj\u00ebn e saj ka mundur t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen e specialist\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Roza Haxhiu luajti edhe p\u00ebr skuadr\u00ebn komb\u00ebtare Shqiptare.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb ishte rast\u00ebsi aktivizimi i Roza Haxhiu-t me p\u00ebrfaq\u00ebsuesen shqiptare. E r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte aktivizimi i ndonj\u00eb ekipi shqiptar n\u00eb veprimtarin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ekipi q\u00eb kishte fatin i nevojiteshin lojtar\u00eb me cil\u00ebsi. Teknika dhe cil\u00ebsia e pakrahasueshme e Roz\u00ebs, nuk kishte sesi t\u00eb shp\u00ebtonte nga v\u00ebmendja e federat\u00ebs. Pas k\u00ebsaj, nuk mund t\u00eb harrohen fitoret ndaj \u00c7ekosllovakis\u00eb 3-0 dhe fitorja me Polonin\u00eb. N\u00eb ato ndeshje Roza Haxhiu dha maksimumin, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb simbol t\u00eb futbollit shqiptar\u00eb. N\u00eb dy vitet e m\u00ebpastajme, ai \u00ebsht\u00eb i kudondodhuri i Partizanit : i pap\u00ebrtuesh\u00ebm, i shkath\u00ebt, teknik, me nj\u00eb diapazon t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr loj\u00ebn, e mbi t\u00eb gjitha, me nj\u00eb shpirt tep\u00ebr t\u00eb madh. Bashk\u00ebkoh\u00ebsit kujtojn\u00eb padyshim Roza Haxhiu-n q\u00eb sh\u00ebnoi golin e tret\u00eb dhe t\u00eb fundit t\u00eb ndeshjes Partizani-Dinamo n\u00eb stadiumin komb\u00ebtar \u201cQemal Stafa\u201d, e cila p\u00ebrfundoi me fitoren e merituar t\u00eb Partizanit 3:1 dhe qe i dha titullin kampion i vitit 1957 n\u00eb kampionatin e 20-t\u00eb komb\u00ebtar\u00eb, Partizanit.Dhe p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar figur\u00ebn e tij komplekse,si futbollist,nuk mund ta l\u00ebsh pa p\u00ebrm\u00ebndur takimet e paharruara t\u00eb Partizanit n\u00eb Leipzig t\u00eb Gjermanis\u00eb,n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1958 ku krahas gjith\u00eb ekipit,kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr fitimin e medaljeve t\u00eb argjendta dha edhe Roza Haxhiu.<\/p>\n<figure id=\"attachment_11012\" aria-describedby=\"caption-attachment-11012\" style=\"width: 536px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/stadiumi-roza-haxhiu.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-11012 \" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/stadiumi-roza-haxhiu.jpg\" alt=\"stadiumi-roza-haxhiu\" width=\"536\" height=\"409\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/stadiumi-roza-haxhiu.jpg 459w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/stadiumi-roza-haxhiu-300x229.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 536px) 100vw, 536px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-11012\" class=\"wp-caption-text\">Stadiumi i futbolllit n\u00eb Lushnje mban emrin e Roza Haxhiut<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb vitin 1958,\u201dPartizani\u201d merr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb turne miq\u00ebsor n\u00eb Bullgari.N\u00eb nj\u00eb nga takimet e forta me \u201cekipin e \u201cPlevenit\u201d,t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit qytet,i cili p\u00ebrfundoi 2:1,n\u00eb favor t\u00eb ekipit ton\u00eb,Roza d\u00ebmtohet r\u00ebnd\u00eb.Megjith\u00ebse i d\u00ebmtuar,me shpirt t\u00eb lart\u00eb sakrifice,ai luajti p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 1 vit edhe me ekipin e \u201cDinamos\u201d e m\u00eb pas kthehet n\u00eb qytetin e tij.Kur kthehet n\u00eb qytetin e tij, duke mos u shk\u00ebputur nga futbolli,merr drejtimin e skuadr\u00ebs lushnjare,duke luajtur edhe vet\u00eb.Pas dy finalesh me Erzenin, t\u00eb fituara 3-2 e 6-2, Roza Haxhiu b\u00ebn q\u00eb Traktori i at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb futej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb elit\u00ebn e skuadrave t\u00eb vendit. Ekuipazhi sportiv i konsoliduar nga Abdurrahman Roza Haxhiu triumfon n\u00eb Kampionatin e Kategoris\u00eb s\u00eb dyt\u00eb duke u shpallur kampion\u00eb i tij n\u00eb 1960. Futja n\u00eb kategorin\u00eb e par\u00eb i hapi shtegun futbollit lushnjar\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrfaq\u00ebsuar m\u00eb 1960 n\u00eb kampionatin komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb rezervave bashk\u00eb me : Partizanin, Dinamon, Vllaznin\u00eb, Flamurtarin, Sk\u00ebnderbeun, Labinotin, Bes\u00ebn dhe Tomorrin duke z\u00ebn\u00eb edhe vend nderi.<\/p>\n<p>N\u00eb Maj-Korrik 1963 caktohet p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen dhe p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb grup moshe 13-14 vje\u00e7ar\u00ebsh p\u00ebr Spartakiad\u00ebn Komb\u00ebtare q\u00eb zhvillohej \u00e7do vit n\u00eb kampin e pioner\u00ebve \u201cQemal Stafa\u201d n\u00eb Durr\u00ebs.N\u00eb periudh\u00ebn Shkurt-Mars 1964 punoi si m\u00ebsues i edukimit fizik n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb qytetit t\u00eb Lushnjes \u201c18 Tetori\u201d.Goditja e Poldovit e vitit 1958,kur \u201dPartizani\u201d mori pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb turne miq\u00ebsor n\u00eb Bullgari,ku Roza u d\u00ebmtua r\u00ebnd\u00eb nuk e kishte \u201charruar\u201d.Ajo madje \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb s\u00ebmundjen e p\u00ebrbind\u00ebshme q\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnonte jet\u00ebn.Pas shum\u00ebp\u00ebrpjekjesh burokratike,arrin t\u00eb siguroj\u00eb leje-kalimi p\u00ebr tu operuar n\u00eb Itali.Por \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr von\u00eb\u202619 Maj i vitit 1964 rr\u00ebmben Roz\u00ebn nga gjiri i familjes,shok\u00ebve,miq\u00ebve,t\u00eb af\u00ebrm\u00ebve,bashk\u00eblojtar\u00ebve.Abdurrahman Roza Haxhiu iku si rrall\u00ebkush:ai pati fatin t\u00eb ndahet nga jeta duke merituar respektin, vler\u00ebsimin dhe p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb.Mij\u00ebra sportdash\u00ebs Lushnjar\u00eb e nga rrethet e tjera,banda nga Kavaja drejtonte kortezhin.Ashtu me duart e l\u00ebshuar Xha Bami (i ati) hedh v\u00ebshtrimin rreth e qark.Mizeri njerzish.P\u00ebrkulet tek koka e arkivolit: -\u201dAh mor bir.Nuk e dija se kishe pasur kaq miq e shok\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Roza Haxhiu ka vdekur vet\u00ebm fizikisht,ai do t\u00eb mbetet i pavdeksh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e blert\u00eb shqiptare.Roza Haxhiu u nderua pas vdekjes n\u00eb vitin 1971 me titullin e lart\u00eb \u201cMjesht\u00ebr i Merituar i Sportit\u201d,n\u00eb vitin 1999 nga ministri i Kultur\u00ebs Edi Rama i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb titulli \u201cNderi i Sportit Shqiptar\u201d dhe nga Bashkia Lushnje n\u00eb vitin 1994 u nderua me titullin \u201cQytetar Nderi\u201d.Edhe p\u00ebr ta kujtuar gjithnj\u00eb k\u00ebt\u00eb legjend\u00eb t\u00eb futbollit shqiptar\u00eb n\u00eb tribun\u00ebn e stadiumit t\u00eb qytetit t\u00eb lindjes n\u00eb Lushnje \u00ebsht\u00eb shkruar nj\u00eb em\u00ebr i nderuar Abdurrahman Roza Haxhiu n\u00eb shenj\u00eb respekti p\u00ebr kontributin q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb ky futbollist dhe trajner n\u00eb futbollin lushnjar dhe at\u00eb shqiptar\u00eb.Por ka edhe nj\u00eb kuriozitet q\u00eb lidhet me emrin e k\u00ebtij legjende t\u00eb futbollit lushnjar.Emri i v\u00ebrtet\u00eb i Roza Haxhiu-t \u00ebsht\u00eb Abdurrahman.V\u00ebllai i tij Ali (Lika) Haxhiu e sqaron edhe \u201cpag\u00ebzimin\u201d e Abdurrahmanit n\u00eb Roza. \u201cFundi i viteve 40, dera e dhom\u00ebs s\u00eb vizitave u hap dhe n\u00eb prag t\u00eb saj nj\u00eb djal\u00eb i gjat\u00eb, mjaft\u00eb simpatik\u00eb u shfaq\u00eb para doktor \u00c7abej. Ishte Abdurrahmani, q\u00eb kishte ardhur p\u00ebr tu vizituar. N\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb supersticioni doktor \u00c7abej propozoi q\u00eb atij t\u2019i ndryshohej emri. Ai ishte i pari q\u00eb e quajti Roza, p\u00ebr t\u00eb simbolizuar m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb lule t\u00eb bukur, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tr\u00ebndafili.ROZA-Tr\u00ebndafil ai p\u00ebrcaktim i doktorit doli jasht\u00eb dhom\u00ebs dhe nuk u desh shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb Roza t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte Abdurrahmanin q\u00eb sportdash\u00ebsit lushnjar\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb t\u00eb mos e ndanin emrin e par\u00eb nga i dyti-n Abdurrahman Roza Haxhiu. Roza-Tr\u00ebndafil e quajti sepse tr\u00ebndafil qe n\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb fush\u00ebn e futbollit. Prandaj dhe populli e thithi k\u00ebt\u00eb em\u00ebr menj\u00ebher\u00eb dhe nisi ta quaj Roza-Abdurrahmanin\u201d, tregon v\u00ebllai i Abdurrahman Roza Haxhiu-t.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Abdurrahman Roza Haxhiu ose Roza Haxhiu,si\u00e7 njihet nga t\u00eb gjith\u00eb, lindi n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs n\u00eb lagjen &#8220;Kongresi i Lushnj\u00ebs&#8221; m\u00eb 30 shtator 1930.Djali i Bajram Haxhiut,nj\u00eb nga an\u00ebtaret e komisionit nism\u00ebtar t\u00eb thirrjes s\u00eb Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs.Q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri Roza, \u00ebnd\u00ebrronte t\u00eb b\u00ebhej futbollist.Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb nisi q\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e blert\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11013,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[7],"tags":[361],"class_list":["post-11011","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-sporti","tag-abdurrahman-roza-haxhiu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11011"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11011\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11014,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11011\/revisions\/11014"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11013"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}