{"id":10996,"date":"2016-09-23T22:16:18","date_gmt":"2016-09-23T20:16:18","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10996"},"modified":"2016-09-23T22:16:18","modified_gmt":"2016-09-23T20:16:18","slug":"pse-nuk-do-te-marr-pjese-ne-takimin-e-presidentit-nishani-me-bashkatdhetaret-ne-nju-jork","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10996","title":{"rendered":"&#8221;PSE NUK DO T\u00cb MARR PJES\u00cb N\u00cb TAKIMIN E PRESIDENTIT NISHANI ME BASHKATDHETAR\u00cbT N\u00cb NJU JORK?&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/ftesa-per-xheladin-zenelin-nga-presidenti-Nishani.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-10997 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/ftesa-per-xheladin-zenelin-nga-presidenti-Nishani.jpg\" alt=\"ftesa-per-xheladin-zenelin-nga-presidenti-nishani\" width=\"457\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/ftesa-per-xheladin-zenelin-nga-presidenti-Nishani.jpg 457w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/ftesa-per-xheladin-zenelin-nga-presidenti-Nishani-300x197.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 457px) 100vw, 457px\" \/><\/a>LET\u00cbR E HAPUR PRESIDENTIT T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb , Z. BUJAR NISHANI NGA XHELADIN ZENELI<\/p>\n<p>( Pse nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimin e presidentit ton\u00eb me bashkatdhetar\u00ebt n\u00eb Nju Jork ?)<\/p>\n<p>I nderuari President Nishani,<br \/>\nS\u00eb pari d\u00ebshiroj t&#8217;ju falenderoj p\u00ebr ftes\u00ebn tuaj n\u00eb takimin q\u00eb Ju do t\u00eb mbani n\u00eb Nju Jork, k\u00ebt\u00eb t\u00eb Premte me 23 Shtator me pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit shqiptar .N\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb tjet\u00ebr, do t\u00eb ishte nj\u00eb nder dhe k\u00ebnaq\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mu q\u00eb t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, por m\u00eb vjen keq q\u00eb k\u00ebsaj rradhe nuk do t&#8217;i p\u00ebrgjigjem k\u00ebsaj ftese p\u00ebr arsyen q\u00eb do t&#8217;a potencoj m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>Me 12 Korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, zyra e Presidentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pra zyra e Juaj i ndau kryeministrit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, z. Millo Gjukanoviq, &#8221; Dekorat\u00ebn e Flamurit Komb\u00ebtar&#8221;, e cila iu dorozua nga kryetari i kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, z. Ilir Meta me rastin e vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Podgoric\u00eb,dekorat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb i jepet nj\u00eb qytetari t\u00eb huaj nga zyra e presidentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb . Mendoj se vendimi p\u00ebr dekorimin e kryeministrit Gjukanoviq nga zyra e Juaj ishte e nxituar dhe si e till\u00eb tep\u00ebr e gabuar, p\u00ebr shkak se shteti shqiptar dekoroj kryeministrin i cili mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore e mos realizimit e t\u00eb drejtave t\u00eb plota t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, gjat\u00eb 25 viteve t\u00eb fundit, dhe si e till\u00eb \u00ebsht\u00eb fyese p\u00ebr aspiratat e shqiptar\u00ebve autokton n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet dhe s\u00eb dyti, shteti shqiptar dekoroj politikanin m\u00eb t\u00eb korruptuar n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Z. President,<br \/>\nSupozoj se nj\u00eb gjest i till\u00eb ishte i nxitur nga motivi i p\u00ebrfor\u00ebcimit t\u00eb marr\u00ebdhenieve fqinj\u00ebsore n\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Por un\u00eb mendoj se pik\u00eb s\u00eb pari, k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie duhen t\u00eb bazohen n\u00eb politik\u00eb parimore t\u00eb shtetit ton\u00eb am\u00eb,ku prioriteti kryesor duhet t\u00eb jet\u00eb interesi komb\u00ebtar i mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb asaj pjese t\u00eb popullit e cila jeton jasht\u00eb kufijv\u00eb administrativ t\u00eb tij, pra t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. K\u00ebt\u00eb e parashikon edhe Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb ( neni 8 i saj) i cili thot\u00eb: \u201d Republika e Shqip\u00ebris\u00eb mbron t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb popullit shqiptar q\u00eb jeton jasht\u00eb kufijve t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb drejtat e tyre nuk mbrohen duke akorduar dekorime por duke hapur dialog me mir\u00ebkuptim t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hapura. \u00c7\u00ebshtja e t\u00eb drejtave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e hapur dhe e pazgjidhur. Niveli i realizimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, do t\u00eb duhej t\u00eb ishte barometri kryesor i nivelit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Malin e Zi nga ana e shtetit t\u00eb cil\u00ebt ne preferojm\u00eb t&#8217;a quajm\u00eb &#8221; am\u00eb&#8221;, pra nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>I nderuari President ,<br \/>\nGjithashtu, akordimi i dekorat\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, dashur apo pa dashur n\u00ebnkupton ate q\u00eb Shqip\u00ebria aprovon metodat asimiluese dhe \u00e7&#8217;komb\u00ebtarizuese q\u00eb regjimi i Gjukanoviqit dhe i partis\u00eb s\u00eb tij ( PDS) aplikon ndaj shqiptar\u00ebve me dekada me radh\u00eb. P\u00ebr statusin e pa barabart\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi d\u00ebshmojn\u00eb edhe statistikat zyrtare t\u00eb cilat konstatojn\u00eb shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre kolektive komb\u00ebtare n\u00eb shum\u00eb sfera t\u00eb jet\u00ebs si n\u00eb ekonomi,pun\u00ebsim, p\u00ebrfaq\u00ebsimin proporcional n\u00eb organet e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, arsimim, qeverisjen lokale n\u00eb vendbanimet shqiptare, \u00e7\u00ebshtjet pron\u00ebsore, planet hap\u00ebsinore,infrastruktur\u00eb etj.<\/p>\n<p>Z. President,<br \/>\nNuk e di se a jeni n\u00eb dijeni se pak koh\u00eb para dekorimit t\u00eb kryeministrit malazez me &#8221; Dekorat\u00ebn e Flamurit Komb\u00ebtar&#8221;, s\u00eb paku n\u00eb dy rastet e fundit n\u00eb Ulqin dhe Budv\u00eb) u gjobit\u00ebn shqiptar\u00ebt p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn festive t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb flamurit shqiptar. Ironia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb ajo se derisa n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb kryeministrit malazez i dor\u00ebzohet dekorata me simbolin ton\u00eb komb\u00ebtar, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr qeveria e tij, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin simbol,d\u00ebnon qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb!. Gjithashtu, nuk e di se a jeni n\u00eb dijeni q\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi egziston nj\u00eb ligj ( Ligji p\u00ebr Rendin dhe Qet\u00ebsin\u00eb) i cili \u00ebsht\u00eb aprovuar nga kuvendi dhe zbatohet nga qeveria e Millo Gjukanoviqit, flamurin shqiptar, i cili nj\u00ebherit \u00ebsht\u00eb edhe flamuri i shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e konsideron si flamur i &#8220;nj\u00eb shteti tjet\u00ebr&#8221; apo i nj\u00eb &#8220;shteti t\u00eb huaj&#8221;, dhe si i till\u00eb kufizon duksh\u00ebm p\u00ebrdorimin e tij n\u00eb shtetin me t\u00eb cilin Tirana zyrtare shpesh\u00ebher\u00eb thekson se ka &#8221; marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera miq\u00ebsore&#8221;.<\/p>\n<p>Z. President,<br \/>\nDekorimi i kryeministrit malazez ishte poashtu mohim i pun\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb organizatave shqiptare n\u00eb diaspor\u00eb me prejardhje nga trojet e tyre etnike n\u00ebn Mal t\u00eb Zi t\u00eb cilat angazhohen me vite me radh\u00eb p\u00ebr lobizmin dhe sensibilizimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb at shtet. Ju rikujtojm\u00eb se me 8 Prill t\u00eb vitit 2014 organizatat shqiptare me prejardhje nga trojet e veta etnike n\u00ebn Mal t\u00eb Zi q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb SHBA n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe me p\u00ebrkrahjen e disa organizatave t\u00eb tjera t\u00eb kumunitetit shqiptar dhe me mb\u00ebshtetjen e fuqishme t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb Nju Jork-ut ,z. Mark Gjonaj, organizuan protest\u00eb paq\u00ebsore para Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb n\u00eb Uashington, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kur kryeministri Gjukanoviq vizitoj kryeqytetin amerikan,protest\u00eb kjo e cila u cil\u00ebsu nga disa mediume shqiptare si &#8221; protesta m\u00eb e madhe e dekad\u00ebs n\u00eb Uashington&#8221;. Kjo protest\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi , p\u00ebrkrahjen e aspiratave p\u00ebr realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb plota t\u00eb tyre dhe kund\u00ebrshtimin e politik\u00ebs diskriminuese t\u00eb pushtetit malazez me n\u00eb krye z. Gjukanoviq.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 aspektit t\u00eb mohimit t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve, me dekorimin e z. Gjukanoviq u b\u00eb edhe nj\u00eb gabim n\u00eb aspektin moral.<br \/>\nN\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti, Millo Gjukanoviq muar titullin \u201ckriminel i vitit\u201d nga organizata e njohur Projekti Raportues i Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupcionit ( OCCRP) e cila merret me hetimin e korrupcionit t\u00eb politikan\u00ebve dhe qeveritar\u00ebve t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme dhe si i till\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte personi i fundit q\u00eb t\u00eb konsiderohet p\u00ebr t&#8217;u dekoruar !<\/p>\n<p>I nderuari z. President Nishani,<br \/>\nMe shpres\u00eb se do t&#8217;a kuptoni drejt\u00eb shqet\u00ebsimin tim,shqet\u00ebsim ky t\u00eb cilin mendoj se e ndaj edhe me shum\u00eb bashk\u00ebvendas dhe bashkatdhetar\u00eb t\u00eb mij, si dhe me shpres\u00eb q\u00eb Tirana zyrtare ( pra, shteti yn\u00eb am\u00eb) n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb demonstroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb ndieshm\u00ebri dhe nd\u00ebrgjegje p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat tyre t\u00eb nj\u00eb kombi,gjaku, gjuhe e flamuri, t\u00eb cil\u00ebt pat\u00ebn fatin e hidhur t\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb kufij\u00ebve administrativ t\u00eb saj,<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrsh\u00ebndes dhe uroj vizit\u00eb sa m\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme n\u00eb Nju Jork !<\/p>\n<p>Me nderime,<br \/>\nXheladin Zeneli<br \/>\nIsh Deputet n\u00eb Parlamentin e Malit t\u00eb Zi<br \/>\n22 Shtator 2016<br \/>\nSee Translation<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LET\u00cbR E HAPUR PRESIDENTIT T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb , Z. BUJAR NISHANI NGA XHELADIN ZENELI ( Pse nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimin e presidentit ton\u00eb me bashkatdhetar\u00ebt n\u00eb Nju Jork ?) I nderuari President Nishani, S\u00eb pari d\u00ebshiroj t&#8217;ju falenderoj p\u00ebr ftes\u00ebn tuaj n\u00eb takimin q\u00eb Ju do t\u00eb mbani n\u00eb Nju Jork, k\u00ebt\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10997,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":0,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[359,229],"class_list":["post-10996","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-bujar-nishani","tag-xheladin-zeneli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10996","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10996"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10996\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10998,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10996\/revisions\/10998"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10997"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}