{"id":10880,"date":"2016-09-15T14:29:58","date_gmt":"2016-09-15T12:29:58","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10880"},"modified":"2016-09-15T14:29:58","modified_gmt":"2016-09-15T12:29:58","slug":"mund-te-perseritet-skenari-i-krimese-jo-vetem-ne-bosnje-por-edhe-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10880","title":{"rendered":"Mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet skenari i Krimes\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Bosnje, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/flamuri-bosnjes.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-10881 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/flamuri-bosnjes-300x150.png\" alt=\"flamuri-bosnjes\" width=\"300\" height=\"150\" \/><\/a>Shkruan Sejdi Veseli<\/em><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb gjitha gjasave ka marr\u00eb udh\u00eb realizimi i nj\u00eb skenari serbomadh n\u00eb shtetin e brisht\u00eb t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs. Shum\u00eb veprime n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb realizimit t\u00eb k\u00ebtij skenari jan\u00eb duke u zhvilluar gjysm\u00eb legalisht dhe n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i qart\u00eb!<\/p>\n<p>Serbo-\u00e7etnik\u00ebt n\u00ebn udh\u00ebheqjen shpirt\u00ebrore t\u00eb Kish\u00ebs \u201cShensaviane\u201d, ri synojn\u00eb realizimin e aspirat\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb kahershme nga e cila nuk kan\u00eb hequr dor\u00eb kurr\u00eb. P\u00ebr nga pesha dhe rrezikshm\u00ebria p\u00ebr popujt fqinj\u00eb jo serbijan, realizimi i k\u00ebtij synimi mund t\u00eb konsiderohet si hapi i par\u00eb, drejt krijimit t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Madhe. Serbo-\u00e7etnik\u00ebt k\u00ebt\u00eb her\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb skenar t\u00eb veprimeve taktike, shum\u00eb m\u00eb ndryshe nga ai i fundshekullit t\u00eb XX, ngase edhe rrethanat e sotme dallojn\u00eb p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka nga ato t\u00eb at\u00ebhershmet.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij skenari, me siguri t\u00eb miratuar dhe mb\u00ebshtetur edhe nga ruset, udh\u00ebheqja e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cRepublika Srbska\u201d ka marr\u00eb vendim q\u00eb me 25 shtator t\u00eb vitit 2016,\u00a0 t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb referendum, e bindur se do t\u00eb fitoj\u00eb legjitimitetin p\u00ebr t&#8217;u shk\u00ebputur nga shteti i brisht\u00eb i Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb m\u00eb von\u00eb hapin e dyt\u00eb, bashkimin me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim e kan\u00eb fituar betej\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, me \u00e7ka e kan\u00eb \u201clegjitimuar\u201d mbajtjen e k\u00ebtij referendumi.<\/p>\n<p>Ashtu si nga shtetet p\u00ebrreth dhe nga Bashk\u00ebsia Evropiane, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me n\u00eb krye K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, as edhe nj\u00eb reagim serioz n\u00eb raport me rrezikun q\u00eb po i kanoset jo vet\u00ebm regjionit, por edhe Evrop\u00ebs. T\u00eb \u201emen\u00e7urit\u201c e politik\u00ebs evropiane dhe n\u00ebnbishtat e tyre, sidomos ata t\u00eb Ballkanit, ndihen t\u00eb relaksuar p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti, se gjoja \u201edistancimi\u201c i Serbis\u00eb nga synimet e klanit t\u00eb Dodikut, qenkan p\u00ebrjashtim i \u00e7far\u00ebdo rreziku!?<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj sjelljeje plot\u00eb mir\u00ebbesim ndaj shovinist\u00ebve serbo-\u00e7etnik, domosdoshm\u00ebrish t\u00eb imponohet dyshimi:\u00a0 A thua mos nuk e njohin mir\u00eb mend\u00ebsin\u00eb e mykur serbo-\u00e7etnike, t\u00eb Beligradit zyrtar apo mos k\u00ebta t\u00eb \u201cmen\u00e7ur\u201d e kan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb monet\u00eb p\u00ebr kusuritje n\u00eb pazarll\u00ebqet e tyre edhe territorin e Bosnj\u00ebs, ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb trevave etnike shqiptare.<\/p>\n<p>Mendoj, se p\u00ebrgjigja n\u00eb k\u00ebto dyshime nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e v\u00ebshtir\u00eb!<\/p>\n<p>S\u00eb pari, si duket nuk e kan\u00eb kuptuar apo nuk duan ta kuptojn\u00eb, se edhe Serbia po e luan\u00eb rrolin e saj t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar, t\u00eb ngjash\u00ebm me shum\u00eb\u00e7ka me at\u00eb t\u00eb Krimes\u00eb, ku si Kryetari\u00a0 Tomisllav Nikoli\u0107, ashtu dhe Kryeministri Aleksandar Vu\u010di\u0107, jan\u00eb deklaruar para medieve, se gjoja\u00a0 \u201edistancohen\u201c nga synimet e mikut t\u00eb tyre shpirt\u00ebror, Milorad Dodik. \u00cbsht\u00eb me interes t\u00eb theksohet ngjashm\u00ebria e sjelljes, jo vet\u00ebm e shtetar\u00ebve serbiajan, por edhe e mujshar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar karshi \u201edistancimeve\u201c t\u00eb Slobodan Milo\u0161evi\u0107-it, ndaj\u00a0 Milan Marti\u0107, Radovan Karad\u017ei\u0107&#8230;para se t\u00eb fillonte kasaphana n\u00eb Kroaci dhe Bosnje;<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, mund t\u00eb besohet me baz\u00eb se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb pazarll\u00ebk i mujshar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar me Serbin\u00eb, me shpres\u00eb infantile, se duke i lejuar asaj, tani t\u00eb aneksoj Republika srbska dhe nes\u00ebr Zajednic\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, helbete do ta shk\u00ebpusin nga prehri i ngroht\u00eb i Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, n\u00ebnbishtet e tyre te verb\u00ebruar nga miopia politike shpresojn\u00eb s\u00eb koti, se mos k\u00ebt\u00eb problem do ta zgjedh Bashk\u00ebsia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por, sipas t\u00eb gjitha gjasave, ata harrojn\u00eb, pse jo edhe q\u00ebllimsh\u00ebm, se Bashk\u00ebsia Nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar, apo as q\u00eb ka dasht\u00eb t\u00eb d\u00ebshmohet, se \u00ebsht\u00eb e zonja t\u00eb zgjedh as edhe nj\u00eb nga problemet e shkaktuara nga konfliktet e p\u00ebrgjakshme n\u00eb Bot\u00eb, jo edhe pa fajin e saj,\u00a0 si\u00e7 jan\u00eb p.sh. konflikti nd\u00ebrmjet dy shteteve koreane, problemi palestinez, situata e pasiguris\u00eb n\u00eb Afganistan, lufta n\u00eb Irak, n\u00eb Siri, n\u00eb Liban, n\u00eb Libi, n\u00eb Jemen&#8230;etj., nga ku rrjedhin lumenj gjaku nga pal\u00ebt nd\u00ebrluftuese dhe lot\u00ebsh nga popullata e pambrojtur dhe e pafajshme civile. Po t\u00eb ishte ndryshe, nuk do t\u00eb ndodhte masakra e boshnjak\u00ebve t\u00eb Srebrenic\u00ebs, n\u00eb korrikun e vitit 1995, para hund\u00ebve t\u00eb \u201epaqeruajt\u00ebsve\u201c t\u00eb SFOR-t holandez, apo nuk do t\u00eb ndodhte spastrimi i pjes\u00ebs veriore t\u00eb qytetit t\u00eb Mitrovic\u00ebs nga shqiptar\u00ebt, n\u00eb\u00a0 nat\u00ebn\u00a0 mes 3 dhe 4 shkurtit t\u00eb vitit 2000, q\u00eb kryen falangat serbo-\u00e7etnike\u00a0 \u201eRojet e Ur\u00ebs\u201c, para hund\u00ebve t\u00eb KFOR-it francez dhe policis\u00eb unmikistaneze&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebtij opinioni, po i jap vet\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb shpreh droj\u00ebn time: Nuk \u00ebsht\u00eb larg m\u00ebnd\u00ebsh t\u00eb pritet q\u00eb pas k\u00ebtij \u201cdistancomi\u201d Serbia t\u00eb shp\u00ebrblehet me di\u00e7ka ngjash\u00ebm, si\u00e7 ishte Marr\u00ebveshja e Daytonit, ku pas gjenocidit ndaj kroat\u00ebve dhe sidomos ndaj boshnjak\u00ebve ti dhurohej 49% e territorit, sa dyfishi i popullat\u00ebs serbe n\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00eb, apo si\u00e7 ishin Marr\u00ebveshjet e Rambujes\u00eb, e Kumanov\u00ebs dhe ajo e Kon\u00e7ulit, si dhe Plani i Ahtisarit, t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb favorshme p\u00ebr Serbin\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt, denigruese dhe ofenduese p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr-pushtuese t\u00eb U\u00c7K dhe U\u00c7PBM, p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt, invalid\u00ebt e luft\u00ebs, viktimat civile, f\u00ebmij\u00ebt e masakruar, grat\u00eb e p\u00ebrdhunuara&#8230;!<\/p>\n<p>Prishtin\u00eb<\/p>\n<p>14 shtator 2016<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Sejdi Veseli Sipas t\u00eb gjitha gjasave ka marr\u00eb udh\u00eb realizimi i nj\u00eb skenari serbomadh n\u00eb shtetin e brisht\u00eb t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs. Shum\u00eb veprime n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb realizimit t\u00eb k\u00ebtij skenari jan\u00eb duke u zhvilluar gjysm\u00eb legalisht dhe n\u00eb heshtje. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i qart\u00eb! Serbo-\u00e7etnik\u00ebt n\u00ebn udh\u00ebheqjen shpirt\u00ebrore t\u00eb Kish\u00ebs \u201cShensaviane\u201d, ri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10881,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-10880","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10880","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10880"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10880\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10882,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10880\/revisions\/10882"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10881"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}