{"id":10865,"date":"2016-09-14T13:10:47","date_gmt":"2016-09-14T11:10:47","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10865"},"modified":"2016-09-14T13:11:17","modified_gmt":"2016-09-14T11:11:17","slug":"mjaft-me-levdatat-per-putinin-z-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10865","title":{"rendered":"MJAFT ME L\u00cbVDATAT P\u00cbR PUTININ, Z. TRUMP!"},"content":{"rendered":"<figure id=\"attachment_10866\" aria-describedby=\"caption-attachment-10866\" style=\"width: 451px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/trump-putin.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-10866 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/trump-putin.jpg\" alt=\"Russian President President Vladimir Putin holds up a glass during a toast at a luncheon hosted by United Nations Secretary-General Ban Ki-moon, Monday, Sept. 28, 2015, at United Nations headquarters. (AP Photo\/Andrew Harnik)\" width=\"451\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/trump-putin.jpg 451w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/trump-putin-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 451px) 100vw, 451px\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-10866\" class=\"wp-caption-text\">(AP Photo\/Andrew Harnik)<\/figcaption><\/figure>\n<p><em>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, kandidati i Partis\u00eb Republikane p\u00ebr president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, MJAFT ME L\u00cbVDATAT P\u00cbR PUTININ, Z. TRUMP!deklaroi se n\u00ebqoftse zgjidhet president ai do t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me presidentin e Rusis\u00eb, Vladimir Putin.\u00a0 Gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr president ai ka vazhduar t\u00eb shprehet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr udh\u00ebheqsin rus, madje koh\u00ebt e fundit, krahasoi presidentin amerikan Barak Obama me Vladimir Putin, duke th\u00ebn\u00eb se Vladimir Putini \u00ebsht\u00eb president m\u00eb i mir\u00eb presdienti Obama.<\/p>\n<p>Deklaratat lavd\u00ebruese t\u00eb Donald Trump-it p\u00ebr udh\u00ebheqsin rus kan\u00eb shkaktuar reagime t\u00eb ashpra, p\u00ebrfshir\u00eb kandidaten e Partis\u00eb Demokrate p\u00ebr president, Hillary Clinton e cila i ka quajtur deklaratat e kund\u00ebrshtarit t\u00eb saj republikan n\u00eb favor t\u00eb Putinit, si \u201cjo patriotike\u201d.\u00a0 Kritikat e ashpra kund\u00ebr Donald Trump p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij ndaj Vladimir Putinit po b\u00ebhen jo vet\u00ebm nga demokrat\u00ebt por edhe nga p\u00ebrfaqsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Republikane.\u00a0 Gazeta Washington Post shkruan se udh\u00ebheqsi i Republikan\u00ebve n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaqsuesve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Paul Ryan, pa dashur t\u00eb futej n\u00eb holl\u00ebsi n\u00eb lidhje mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje,\u00a0 u shpreh\u00a0 se presidenti i Rusis\u00eb, Putin \u00ebsht\u00eb\u00a0 \u201cnj\u00eb agresor, i cili nuk mb\u00ebshtet\u00eb interesat tona\u201d dhe shtoi se presidenti rus sillet si nj\u00eb kund\u00ebrshtar i yni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Senatori republikan Lindsey Graham i cili ishte kandidat p\u00ebr president i Partis\u00eb Republikane gjat\u00eb fushat\u00ebs paraprake, u shpreh se deklaratat e kandidatit republikan p\u00ebr president n\u00eb lidhje me Putinin, \u201ce shqet\u00ebsojn\u00eb at\u00eb deri n\u00eb palc\u201d.\u00a0 Ai u citua nga media t\u00eb jet\u00eb shprehur m\u00eb\u00a0 ashp\u00ebr ndaj deklaratave t\u00eb Donald Trump p\u00ebr admirimin e tij p\u00ebr Putinin, duke th\u00ebn\u00eb se ai e vlerson udh\u00ebheqsin rus si \u201cNj\u00eb gangster, diktator dhe udh\u00ebheq\u00ebs autokrat, i cili vret p\u00ebrfaqsuesit e opozit\u00ebs nep\u00ebr rrug\u00ebt e Rusis\u00eb.\u201d\u00a0 Senatori amerikan shtoi (duke iu referuar Donald Trump) se, \u201cN\u00ebqoftse b\u00ebn fushat\u00eb p\u00ebr tu zgjedhur si udh\u00ebheq\u00ebs i bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe nj\u00ebkohsisht je admirues i Putinit, at\u00ebher\u00eb un\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk e kuptoj.\u201d\u00a0\u00a0 Ai citohet nga Washington post t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se Vladimir Putin, \u201cShkat\u00ebrroi \u00e7do instrument t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb vendin e tij, duke i zhdukur fizikisht kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb.\u201d\u00a0\u00a0 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr,\u00a0 \u201cAi, me forc\u00eb ushtarake cop\u00ebtoi vendet fqinje dhe po p\u00ebrfiton nga marr\u00ebdh\u00ebniet e tija me kasapin e Damaskut\u201d, tha senatori republikan Lindsey Graham i Karolin\u00ebs s\u00eb Jugut.<\/p>\n<p>Kritikat vazhdojn\u00eb\u00a0 ndaj lavd\u00ebrimit q\u00eb Donald Trump i akordon Vladimir Putinit edhe nga media dhe qarqe t\u00eb tjera.\u00a0 Nj\u00eb koment q\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e medias dhe t\u00eb publikut \u00ebsht\u00eb ai i shkruar para disa dit\u00ebsh nga dy ekspert\u00eb t\u00eb sigurimit komb\u00ebtar t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb sh\u00ebrbyer gjat\u00eb viteve n\u00eb detyra t\u00eb larta qeveritare, si n\u00eb administrata republikane ashtu edhe demokrate.\u00a0 Michael Morell dhe Mike Vickers i drejtohen Donald Trump-it duke\u00a0 shkruar se, \u201cMe gjith\u00eb respektin q\u00eb kemi p\u00ebr ty si kandidat p\u00ebr president i Partis\u00eb Republikane, ti nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbejsh si kryekomandant i forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, n\u00ebqoftse mb\u00ebshtet\u00eb presidentin rus, Vladimir Putin.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e tyre drejtuar Donald Trump, ata n\u00ebnvijojn\u00eb\u00a0 se udh\u00ebheqsi rus ka treguar vazhdimisht se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar i vendosur i Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe se gjat\u00eb gjith\u00eb karier\u00ebs s\u00eb tij, ai ka ndjekur politika kund\u00ebr interesave amerikane si dhe kund\u00ebr interesave t\u00eb aleat\u00ebve dhe partner\u00ebve tan\u00eb.\u00a0 Bashk-autor\u00ebt Michael Morell dhe Mike Vickers p\u00ebrmendin nd\u00ebrhyrjet e Rusis\u00eb n\u00eb vendet fqinje, okupimin e Ukrain\u00ebs dhe t\u00eb Gjorgjis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe aneksimin e Krimes\u00eb.\u00a0 Q\u00ebllimi i Putinit ka qen\u00eb vazhdimisht q\u00eb kombet e ish-Bashkimit Sovjetik t\u00eb mos ken\u00eb lidhje t\u00eb ngushta, n\u00eb t\u00eb ardhmen, me Europ\u00ebn dhe Per\u00ebndimin.\u00a0 Ata i kujtojn\u00eb Donald Trump nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb veprimesh t\u00eb mbrendshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb Rusis\u00eb s\u00eb Putinit me t\u00eb cilat ai nuk duhej t\u2019i ishte dakort. Ata shkruajn\u00eb se Putini, \u201cKa burgosur dhe ka vrar\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb.\u00a0 Ai ka arrestuar dhe ka vrar\u00eb gazetar\u00eb.\u00a0 Ai ka neutralizuar median ruse deri n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb sa q\u00eb tani ai ushtron kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi mesazhet dhe lajmet q\u00eb i transmetohen popullit rus.\u00a0 Ai g\u00ebzon popullaritetin q\u00eb ju admironi aq shum\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse ai vendos\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb lexojn\u00eb, d\u00ebgjojn\u00eb dhe t\u00eb shikojn\u00eb rus\u00ebt p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij dhe t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij\u201d, shkruajn\u00eb dy ekspert\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb sigurimit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, ata i k\u00ebrkojn\u00eb Donald Trump q\u00eb n\u00eb vend q\u00eb ai t\u00eb lavd\u00ebroj\u00eb Vladimir Putinin, kandidati republikan p\u00ebr president t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb udh\u00ebheqsit rus q\u00eb t\u2019i jap\u00eb fund , \u201cAgresionit jasht\u00eb vendit. Dhe t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb atij q\u00eb t\u2019u jap\u00eb fund veprimeve diktatoriale mbrenda vendit.\u201d\u00a0 Ata i b\u00ebjn\u00eb thirrje kandidatit republikan p\u00ebr president q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb lavd\u00ebrimeve, t\u2019i komunikoj\u00eb udh\u00ebheqsit rus, se ai Donald Trump, \u201cDo t\u00eb zbatoj\u00eb angazhimet (e Shteteve t\u00eb Bashkuara) ndaj aleanc\u00ebs euro-atlantike, NATO dhe se do t\u00eb mbroni, n\u00ebqoftse paraqitet nevoja, shtetet baltike.\u00a0 I thuaj gjithashtu\u201d udh\u00ebheqsit rus, shkruajn\u00eb ata, se natyrisht do t\u00eb d\u00ebshironit t\u00eb punonit me \u2018t\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e bot\u00ebs\u00a0 &#8212; por p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ai (Vladimir Putin) duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i sjellsh\u00ebm\u201d si mbrenda vendit ashtu edhe n\u00eb fush\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u201cK\u00ebshtu do t\u00eb duhej t\u00eb vepronte nj\u00eb kryekomand i v\u00ebrtet\u00eb i forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d, sfidojn\u00eb kandidatin republikan p\u00ebr president, ish-zyrtar\u00ebt e lart\u00eb amerikan\u00eb Michael Morell dhe Mike Vickers.<\/p>\n<p>Gazeta Washington Post shkruan se madje edhe mb\u00ebshtetsit m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb Donald Trump do t\u00eb d\u00ebshironin q\u00eb n\u00eb vend q\u00eb ai t\u00eb lavd\u00ebroj\u00eb Vladimir Putinin, kandidati republikan t\u00eb kritikoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Hillary Clinton me Rusin\u00eb, gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj si Sekretare Amerikane e Shtetit.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb mbrojtje t\u00eb Donald Trump n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje foli ish-kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb New York-ut, Rudy Giuliani i cili krahasoi Trump-in e Putin-in me ish-presidentin amerikan Ronald Reagan dhe ish-udh\u00ebheqsin sovjetik Mikhail Gorba\u00e7ov, t\u00eb cil\u00ebt duke bashkpunuar me nj\u00ebri tjetrin n\u00eb vitin 1986 arrit\u00ebn nj\u00eb marrveshje n\u00eb Rejkjavik t\u00eb Island\u00ebs p\u00ebr pak\u00ebsimin e numrit t\u00eb\u00a0 arm\u00ebve b\u00ebrthamore dhe eventualisht,\u00a0\u00a0 bashkpunuan me nj\u00ebri tjetrin,<br \/>\np\u00ebr t\u2019i dhan\u00eb fund luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb midis dy sistemeve t\u00eb ndryshme politike.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb respektin dhe reputacionin q\u00eb g\u00ebzon n\u00eb vend Rudy Giulani,\u00a0 ndryshimi midis Ronald Reagan dhe Donald Trump, si njer\u00ebz dhe si politikan\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh.\u00a0 Donald Trump nuk \u00ebsht\u00eb Ronald Reagan.\u00a0 As Putini nuk \u00ebsht\u00eb Gorba\u00e7ov.\u00a0 Ronald Reagan q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb mandatit t\u00eb tij nuk l\u00ebvdoi Gorba\u00e7ovin as sistemin politik produkt i t\u00eb cilit ishte ai, por p\u00ebrkundrazi e kishte shpallur ish-Bashkimin Sovjetik komunist si, \u201cperandorin\u00eb e t\u00eb k\u00ebqiave\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.\u00a0 Q\u00ebndrimi i Ronald Reagan-it ishte parimor dhe i qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrsa i p\u00ebrkiste komunizmit dhe udh\u00ebheqsve t\u00eb atij sistemi, p\u00ebrfshir\u00eb Mikhail Gorba\u00e7ovin.\u00a0 Pa marr\u00eb parasysh\u00eb deklarat\u00ebn e Rudy Giulianit, nuk besoj se Ronald Reagan do t\u00eb ishte i k\u00ebnaqur me l\u00ebvdatat q\u00eb Donald Trump i b\u00ebn Vladimir Putinit, nj\u00eb ish-agjenti t\u00eb policis\u00eb sekrete komuniste sovjetike KGB, i cili tani si udh\u00ebheq\u00ebs i Rusis\u00eb po p\u00ebrpiqet me gjith\u00e7ka mundet dhe me gjith\u00e7ka di, q\u00eb \u2013 ndryshe nga Gorba\u00e7ovi i cili me politikat e tija solli shp\u00ebrb\u00ebrjen e ish-Bashkimit Sovjetik &#8212;\u00a0 t\u00eb ri-krijoj\u00eb madje edhe me forc\u00eb ish-Bashkimin Sovjetik n\u00eb nj\u00eb form\u00eb ose tjet\u00ebr, dhe t\u00eb rivendos\u00eb p\u00ebrs\u00ebri influenc\u00ebn dhe kontrollin e Rusis\u00eb mbi ish-territorin e \u201cperandoris\u00eb s\u00eb keqe\u201d komuniste, duke shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb gjat\u00eb \u00e7erek shekullit t\u00eb kaluar, si p\u00ebrfundim i sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit\u00a0 n\u00eb Europ\u00eb dhe shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb ish-Bashkimit Sovjetik.<\/p>\n<p>Deklaratat lav\u00ebdruese t\u00eb kandidatit republikan p\u00ebr president, Ronald Trump ndaj presidentit rus Vladimir Putin, nuk jan\u00eb pritur aspak mir\u00eb as nga nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm amerikan\u00ebsh me origjin\u00eb nga Europa Lindore.\u00a0 Ndoshta, drejtuesit e fushat\u00ebs s\u00eb Donald Trump nuk e kan\u00eb menduar mir\u00eb se deklarata t\u00eb tilla t\u00eb favorshme n\u00eb llogari t\u00eb udh\u00ebheqsit rus, sidomos k\u00ebtij udh\u00ebheqsi rus,\u00a0 nuk priten mir\u00eb nga qindra mij\u00ebra votues me origjin\u00eb nga ish-vendet komuniste t\u00eb Europ\u00ebs lindore t\u00eb dominuara nga komunizmi rus p\u00ebr gjys\u00ebm shekulli\u00a0 &#8212; votues t\u00eb cil\u00ebt normalisht mund t\u00eb ken\u00eb votuar p\u00ebr republikan\u00ebt n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn pik\u00ebrisht p\u00ebr q\u00ebndrimin historikisht t\u00eb fort\u00eb t\u00eb republikan\u00ebve kund\u00ebr komunizmit \u2013 por q\u00eb k\u00ebsaj radhe mund t\u00eb votojn\u00eb ndryshe ose mos t\u00eb votojn\u00eb fare.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi, kandidati i Partis\u00eb Republikane p\u00ebr president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, MJAFT ME L\u00cbVDATAT P\u00cbR PUTININ, Z. TRUMP!deklaroi se n\u00ebqoftse zgjidhet president ai do t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me presidentin e Rusis\u00eb, Vladimir Putin.\u00a0 Gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr president ai ka vazhduar t\u00eb shprehet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr udh\u00ebheqsin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10866,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[299,300],"class_list":["post-10865","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-mjaft-me-levdatat-per-putinin","tag-z-trump"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10865","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10865"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10865\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10868,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10865\/revisions\/10868"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10866"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10865"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10865"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10865"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}