{"id":10844,"date":"2016-09-12T22:27:53","date_gmt":"2016-09-12T20:27:53","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10844"},"modified":"2016-09-12T22:27:53","modified_gmt":"2016-09-12T20:27:53","slug":"logu-i-bjeshkeve-i-malesise-se-madhe-dhe-at-gjergj-fishta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10844","title":{"rendered":"\u201cLOGU I BJESHK\u00cbVE\u201d I MAL\u00cbSIS\u00cb S\u00cb MADHE DHE AT GJERGJ FISHTA"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/logu-i-bjeshkeve-malesia-madhe.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-10845 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/logu-i-bjeshkeve-malesia-madhe.jpg\" alt=\"logu-i-bjeshkeve-malesia-madhe\" width=\"576\" height=\"433\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/logu-i-bjeshkeve-malesia-madhe.jpg 576w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/logu-i-bjeshkeve-malesia-madhe-300x226.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 576px) 100vw, 576px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>Disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, ashtu si edhe \u00e7do ver\u00eb tjet\u00ebr gjat\u00eb 17-viteve t\u00eb fundit, n\u00eb Kelmend t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, u organizua nj\u00eb aktivitet kulturor me veshje, muzik\u00eb dhe valle tradicionale t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.\u00a0 N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje trash\u00ebgimin\u00eb historike t\u00eb kombit shqiptar, si dhe bukurin\u00eb natyrore t\u00eb Alpeve shqiptare, por edhe p\u00ebr t\u00eb pasqyruar vlerat, traditat dhe bukurin\u00eb karakteristike t\u00eb\u00a0 grave dhe vajzave mal\u00ebsore t\u00eb asaj treve.\u00a0 Historikisht, kjo tradit\u00eb mund t\u00eb rrjedh\u00eb qysh\u00eb prej koh\u00ebs s\u00eb Ilir\u00ebve, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ky \u201clog\u201d e ka zanafill\u00ebn n\u00eb kishat katolike t\u00eb famullive kryesore an\u00eb e mban\u00eb\u00a0 Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.\u00a0 E mbaj mend se edhe nd\u00ebr mal\u00ebsor\u00ebt e rrethit t\u00eb Ulqinit, kjo tradit\u00eb kishte mbijetuar deri aty nga mesi i shekullit t\u00eb kaluar.\u00a0 Pas mesh\u00ebs, zakonisht Dit\u00ebn e Pashk\u00ebve, organizohej nj\u00eb manifestim ku merrrnin pjes\u00eb t\u00eb gjitha nuset e asaj zone q\u00eb ishin martuar gjat\u00eb vitit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb banor\u00ebt vendas mblidheshin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur m\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn.\u00a0 Duket se tashti, \u201clogu\u201d i nuseve \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrruar n\u00eb logun e vajzave t\u00eb reja t\u00eb mosh\u00ebs 16-25 vje\u00e7, q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkurim vjetor, p\u00ebr tu p\u00ebrzgjedhur si m\u00eb e bukura e Logut t\u00eb Bjeshk\u00ebve.<\/p>\n<p>Organizator\u00ebt, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb meritojn\u00eb lavd\u00ebrime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb vjetore, pasi kur t\u00eb merren parasysh\u00eb rrethanat ekonomike dhe kulturore t\u00eb asaj zone t\u00eb shtypur eg\u00ebrsisht gjat\u00eb komunizmit dhe t\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore n\u00eb periudh\u00ebn post-komuniste &#8212; nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00eb t\u00eb organizohet nj\u00eb aktivitet i till\u00eb p\u00ebr \u00e7do vit.\u00a0 Si nip i Vermoshit, mua m\u00eb b\u00ebhet zemra mal kur shoh nj\u00eb manifestim t\u00eb till\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb historike dhe t\u00eb kultur\u00ebs dhe traditave t\u00eb lashta t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.\u00a0 \u00cbsht\u00eb k\u00ebnaqsi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u201clogu\u201d tashti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i sofistikuar se dikur\u00eb dhe se vlera komb\u00ebtare e nj\u00eb aktiviteti t\u00eb till\u00eb n\u00eb ato treva t\u00eb harruara ka filluar t\u00eb t\u00ebrheq edhe v\u00ebmendjen e Tiran\u00ebs zyrtare, diaspor\u00ebs dhe madje edhe vizitor\u00ebve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Fatbardh\u00ebsisht, k\u00ebt\u00eb vit organizuesit kishin gjetur mb\u00ebshtetjen e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb realizimin e sivjet\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij spektakli. Vihej re se e pranishme p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb manifestim kulturor krahinor dhe komb\u00ebtar sivjet ishte edhe Mirela Kumbaro, Ministre e Kultur\u00ebs, e cila pohoi se vizitonte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ato zona t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut.\u00a0 Dhe shtoi se \u201cndjehem me fat q\u00eb Ministria e Kultur\u00ebs e mb\u00ebshteti k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb jashtzakonshme q\u00eb mbahet tani p\u00ebr shum\u00eb vite me rradh\u00eb n\u00eb ato troje\u201d.<\/p>\n<p>Ajo u shpreh gjithashtu para t\u00eb pranish\u00ebmve n\u00eb log, se nga ajo vizit\u00eb mbeti e befasuar sepse nuk kishte pritur t\u00eb shikonte nj\u00eb bukuri aq madh\u00ebshtore t\u00eb natyr\u00ebs dhe t\u00eb ishte nj\u00ebkohsisht d\u00ebshmitare e nj\u00eb kulture \u201cp\u00ebrrallore dhe legjendash\u201d, por aq t\u00eb dinjitetshme t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve dhe mal\u00ebsoreve vendase.\u00a0 N\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur me k\u00ebt\u00eb rast,\u00a0 Ministrja Kumbaro p\u00ebrsh\u00ebndeti me ngroht\u00ebsi pjes\u00ebmarr\u00ebsit dhe pjes\u00ebmarrset q\u00eb ajo i cil\u00ebsoi si, \u201cZanat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe mal\u00ebsor\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTek shikoja dhe i d\u00ebgjoja, m\u00eb kujtuan q\u00eb gjithky vend, gjithkjo trev\u00eb e jashtzakonshme e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mbarsur me legjenda, me goj\u00ebdhana, me p\u00ebrralla me t\u00eb cilat edhe ne q\u00eb nuk kemi pasur fatin t\u00eb lindim n\u00eb Mal\u00ebsi t\u00eb Madhe, jemi rrit\u00eb.\u00a0\u00a0 Dhe gjithmon\u00eb kur flasim p\u00ebr legjenda i mendojm\u00eb si t\u00eb pav\u00ebrteta\u201d, u shpreh Ministrja Shqiptare e Kultur\u00ebs.\u00a0 \u201cPohoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb vi k\u00ebtu.\u00a0 Por sot q\u00eb erdha e kuptova q\u00eb ato q\u00eb un\u00eb i\u00a0 kam dit\u00eb si legjenda n\u00eb fakt qenkan t\u00eb v\u00ebrteta.\u00a0 Sepse k\u00ebto vajza, k\u00ebto \u00e7ika t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb jan\u00eb ato zanat e v\u00ebrteta me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ushqyer gjith\u00eb imagjinata jon\u00eb.\u201d\u00a0\u00a0\u00a0 Ministrja Kumbaro shtoi se vizita e saj n\u00eb Mal\u00ebsi i krijoi asaj nj\u00eb emocion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe se ndihej me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me fat se ajo zgjodhi p\u00ebr t\u00eb vizituar Mal\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nga natyra, preferoj q\u00eb n\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb shikoj m\u00eb s\u00eb pari an\u00ebn pozitive.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb edhe e vlersova vizit\u00ebn e Ministres s\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb aktivitetin n\u00eb fjal\u00eb.\u00a0 Si rrjedhim, m\u00eb erdhi shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e Zonj\u00ebs Kumbaro n\u00eb logun e Bjeshk\u00ebve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe por edhe p\u00ebr faktin si\u00e7 pohoi ajo vet\u00eb, se gjat\u00eb qendrimit atje, ajo zbuloi se \u201cato q\u00eb un\u00eb kam dit\u00eb si legjenda, n\u00eb fakt qenkan t\u00eb v\u00ebrteta.\u201d<\/p>\n<p>Pas zbulimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb v\u00ebrtetave vjen mbrojtja e k\u00ebtyre vlerave.\u00a0\u00a0 Por,\u00a0 mbrojtja e k\u00ebtyre t\u00eb v\u00ebrtetave komb\u00ebtare \u2013 t\u00eb p\u00ebrdhunuara dhe t\u00eb harruara p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli &#8212; nevojit\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb ushtar dhe m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Logun e Bjeshk\u00ebve.\u00a0 Por, sidoqoft\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i par\u00eb dhe si i till\u00eb duhet t\u00eb konsiderohet pozitiv.<\/p>\n<p>Por, n\u00ebqoftse Ministrja Kumbaro dhe qeveria q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebson me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb serioz q\u00eb t\u00eb pasqyrojn\u00eb k\u00ebto vlera arb\u00ebrore t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, at\u00ebher\u00eb ata duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ve\u00e7 t\u00eb vizitojn\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb 17 vjet\u00eb, Logun e Bjeshk\u00ebve. N\u00eb form\u00eb sugjerimi,\u00a0 n\u00eb k\u00ebthim e sip\u00ebr nga Mal\u00ebsia p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, Ministrja Kumbaro duhej tu k\u00ebrkonte shoq\u00ebruesve q\u00eb t\u00eb ndaloheshin tek \u201csht\u00ebpia\u201d rr\u00ebnoj\u00eb e At Gjergj Fisht\u00ebs &#8212; e harruar nga t\u00eb gjitha qeverit\u00eb post-komuniste &#8212; n\u00eb fshatin Fisht\u00eb, n\u00eb Zadrim\u00eb t\u00eb Lezh\u00ebs.\u00a0 \u201cSht\u00ebpin\u00eb\u201d n\u00eb r\u00ebnim e sip\u00ebr t\u00eb atijj Fishte i cili n\u00eb veprat e tija interpretoi, si askush tjet\u00ebr, vlerat dhe traditat st\u00ebrgjyshore t\u00eb cilat Ministrja Kumbaro pohoi se i \u201czbuloi\u201d n\u00eb logun e Bjeshk\u00ebve, vlera k\u00ebto q\u00eb me shekuj kan\u00eb pasqyruar fisnik\u00ebrin\u00eb dhe tiparet e pavdekshme t\u00eb mal\u00ebsorit dhe t\u00eb shqiptarit.\u00a0 Por nj\u00ebkohsisht t\u00eb vizitonte \u201csht\u00ebpin\u00eb\u201d e atij Fishte i cili gjithnj\u00eb edhe sot p\u00ebrndiqet dhe p\u00ebrdhunohet nga vet\u00eb institucionet e kombi i tij, atij kombi t\u00eb cilit ai vet\u00ebm nam e lavdi u mundua t\u2019i sillte.\u00a0 Em\u00ebri i At Gjergj Fisht\u00ebs \u00ebsht\u00eb sinonim me Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb lart\u00ebson vlerat, trim\u00ebrit\u00eb dhe traditat shekullore t\u00eb shqiptarit, nj\u00eb em\u00ebr i cili me veprat e tija, si Lahuta e Mal\u00ebsis\u00eb, edhe sot jep shpres\u00ebn, ringjall\u00eb heroizmin dhe shton dashurin\u00eb ndaj Atdheut, veti k\u00ebto q\u00eb fatkeqsisht mungojn\u00eb sot n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Rasti i \u201csht\u00ebpis\u00eb\u201d s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs.\u00a0 Megjith\u00eb deklaratat retorike t\u00eb p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb qeverive shqiptare post-komuniste se sht\u00ebpia\u00a0\u00a0 e At Gjergj Fisht\u00ebs do t\u00eb rind\u00ebrtohej dhe do t\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrrohej nj\u00eb nj\u00eb muze, n\u00eb p\u00ebrputhje me lart\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij personaliteti t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb politik\u00ebs komb\u00ebtare, deri m\u00eb sot asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim megjith\u00eb ofertat nga individ\u00eb privat p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr shpenzimet e projektit.\u00a0 As autoritetet qendrore as ato vendore nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shpjegim se pse nuk autorizohet rikonstrukturimi i banes\u00ebs s\u00eb dikurshme t\u00eb poetit.\u00a0\u00a0 \u201cSht\u00ebpia\u201d e k\u00ebtij Gjergj Fishte i cili si askush tjet\u00ebr &#8212; me jet\u00ebn dhe veprat e tija &#8212; gjith\u00eb jet\u00ebn kultivoi dhe p\u00ebrjet\u00ebsoi vlerat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe dhe mbrojti si rrall\u00eb kush t\u00eb drejtat e mbar\u00eb kombit shqiptar, n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.\u00a0 Ato \u201clegjenda dhe p\u00ebrralla\u201d p\u00ebr t\u00eb cilat kishte d\u00ebgjuar m\u00eb heret n\u00eb jet\u00ebn e saj e t\u00eb cilat Ministrja Kumbaro tha se m\u00eb fund i zbuloi n\u00eb Logun e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, se \u201cn\u00eb fakt qenkan t\u00eb v\u00ebrteta\u201d, At Gjergj Fishta n\u00eb epopen\u00eb komb\u00ebtare, Lahuta e Mal\u00ebsis\u00eb i pasqyron me protagonist\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptar\u00eb, si luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb liris\u00eb, si mbrojt\u00ebs t\u00eb vlerave dhe t\u00eb v\u00ebrtetave historike iliro-trake dhe trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb traditave st\u00ebrgjyshore.\u00a0 Ve\u00e7 duhet t\u00eb lexohet!\u00a0 Si\u00e7 ka shkruar edhe At Daniel Gje\u00e7aj, Lahuta e Mal\u00ebsis\u00eb e Gjergj Fisht\u00ebs, \u201c\u00cbsht\u00eb kanga q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb thithish ajrin e kulluet t\u00eb maleve arb\u00ebnore, gjithmon\u00eb t\u00eb lira.\u00a0 Asht\u00eb gurra q\u00eb dikon nga dejt\u00eb e tok\u00ebs son\u00eb e q\u00eb kurr\u00eb nuk shterret sado t\u00ebrmeti t\u00eb trondis\u00eb n\u00eb themel alpet e mbjelluna me kulla-shkamb t\u00eb Shqiptarit.\u201d\u00a0 Ai vazhdon duke th\u00ebn\u00eb se, Lahuta e Gjergj Fisht\u00ebs, \u201cAsht\u00eb shkolla e votr\u00ebs st\u00ebrgjyshore, ku rreth zjarmit mik\u00ebprit\u00ebs u ruajt deri m\u00eb sot ndera, burrnija, virtyti, besa, trimnija, dashunija \u2026.me nj\u00eb fjal\u00eb b\u00ebrthama e thalbi i nji kombi q\u00eb nuk vdes derisa Lahuta t\u00eb k\u00ebndohet\u201d, dhe p\u00ebr derisa t\u00eb ndiqet dhe t\u00eb m\u00ebsohet p\u00ebr heroizmin dhe urt\u00ebsin\u00eb e protagonist\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Fatkeqsisht, sot Lahuta e Mal\u00ebsis\u00eb nuk k\u00ebndohet dhe as i madhi Gjergj Fisht\u00eb nuk njihet as nuk respektohet p\u00ebr meritat e tija si nj\u00eb z\u00eb i pashoqt\u00eb i ndjenjave dhe vlerave t\u00eb shqiptarit.\u00a0 Sot Lahuta nuk \u00ebsht\u00eb e tija, pasi Gjergj Fishta nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb.\u00a0 Por duhet t\u00eb jet\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve kudo, p\u00ebr vlerat komb\u00ebtare q\u00eb p\u00ebrmban p\u00ebr brezat e tash\u00ebm dhe t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm.\u00a0 K\u00ebto vlera nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe por t\u00eb mbar\u00eb kombit shqiptar. Si i till\u00eb, At Gjergj Fishta duhet t\u00eb nderohet dhe t\u00eb respektohet si i YNI.\u00a0 Duhet t\u2019i jepet fund, nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb, p\u00ebrdhunimit historik t\u00eb k\u00ebsaj figure komb\u00ebtare dhe p\u00ebrjashtimit t\u00eb tij nga let\u00ebrsia dhe historia e kombit shqiptar!<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, ashtu si edhe \u00e7do ver\u00eb tjet\u00ebr gjat\u00eb 17-viteve t\u00eb fundit, n\u00eb Kelmend t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, u organizua nj\u00eb aktivitet kulturor me veshje, muzik\u00eb dhe valle tradicionale t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.\u00a0 N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje p\u00ebr t\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje trash\u00ebgimin\u00eb historike t\u00eb kombit shqiptar, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10845,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[289,290,288,28],"class_list":["post-10844","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni","tag-dita-e-pashkeve","tag-logu-i-bjeshkeve","tag-malesia-madhe","tag-ulqin"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10844","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10844"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10844\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10846,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10844\/revisions\/10846"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10845"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10844"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10844"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10844"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}