{"id":1078,"date":"2014-12-30T23:01:11","date_gmt":"2014-12-30T22:01:11","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1078"},"modified":"2014-12-30T23:01:11","modified_gmt":"2014-12-30T22:01:11","slug":"74-vjete-me-pare-nderroi-jete-at-gjergj-fishta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=1078","title":{"rendered":"74 VJET\u00cb M\u00cb PAR\u00cb ND\u00cbRROI JET\u00cb AT GJERGJ FISHTA"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/At-gjergj-fishta.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-1079 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/At-gjergj-fishta-194x300.jpg\" alt=\"DCIM100MEDIA\" width=\"194\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/At-gjergj-fishta-194x300.jpg 194w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/At-gjergj-fishta.jpg 200w\" sizes=\"auto, (max-width: 194px) 100vw, 194px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<br \/>\nM\u00eb 30 dhjetor, 1940 nd\u00ebrroi jet\u00eb At Gjergj Fishta, poeti komb\u00ebtar, diplomati i kombit q\u00eb mbrojti t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb shkoi, me nj\u00eb z\u00eb dhe me nj\u00eb pen\u00eb t\u00eb pashoqe,\u00a0 q\u00eb pasuroi let\u00ebrsin\u00eb dhe historin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve,\u00a0 t\u00eb atij kombi si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb ai vet, \u201cI vjet\u00ebr sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese t\u00eb maleve t\u00eb veta vigane, dhe i lindun t\u00eb thuesh prej vet\u00eb rr\u00ebnjeve t\u00eb vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtuesh\u00ebm i tokave t\u00eb veta.\u201d\u00a0 Kombi shqiptar \u00ebsht\u00eb sot zot i tokave t\u00eb veta, jo shum\u00eb pak fal\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij vigani dhe dashuris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr kombin e vet.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb jem i sinqert me lexuesin, un\u00eb nuk e kisha n\u00eb mend ta sh\u00ebnoja k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor me ndonj\u00eb kujtim modest, pasi un\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk kam p\u00ebrgatitjen dhe as nuk e ndjej\u00eb veten t\u00eb denj\u00eb dhe as t\u00eb aft\u00eb q\u00eb t\u00eb shkruaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kolos t\u00eb kombit shqiptar, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr edhe sepse para disa jav\u00ebsh e kisha kujtuar At Gjergj Fisht\u00ebn me nj\u00eb shkrim n\u00eb lidhje me lajmin mbi p\u00ebrpjekjet e nj\u00eb bisnizmeni nga Kosova, Sabri Maxhunit dhe disa t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kishin propozuar se do t\u00eb merrnin mbi vete shpenzimet p\u00ebr restaurimin n\u00eb shkat\u00ebrrim e sip\u00ebr t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs. Si\u00e7 duket, ky propozim ka ndeshur n\u00eb nj\u00eb mos reagim \u201cas po as jo\u201d, ose n\u00eb nj\u00eb zvarritje burokrate nga autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse, ose ndoshta n\u00eb nj\u00eb mos vullnet nga autoritetet e q\u00ebndr\u00ebs dhe ato vendase p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb seriozisht propozimin e biznismenit nga Kosova.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot lexova n\u00eb nj\u00eb media shqiptare\u00a0 nj\u00eb lajm t\u00eb shkurt\u00ebr se Vatikani\u00a0 m\u00eb 30 dhjetor paska sh\u00ebnuar p\u00ebrvjetorin e 74 t\u00eb vdekjes s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs.\u00a0 Thash\u00eb me vete, po mir\u00eb q\u00eb Vatikani e kujton k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, po kombi shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cilin Gjergj Fishta i deklaroi Konferenc\u00ebs s\u00eb Paq\u00ebs se kombi shqiptar\u00a0 \u201cnuk e ka namin ma t\u00eb vog\u00ebl se kombet e tjera t\u00eb Ballkanit\u201d,\u00a0 \u00e7far\u00eb nami ose kujtese po i b\u00ebn ai k\u00ebtij k\u00ebng\u00ebtari t\u00eb kombit n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, ose n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Duke menduar me vete, m\u00eb ra n\u00eb mend nj\u00eb kryeartikull i Profesor Ernest Koliqit, botuar n\u00eb revist\u00ebn e tij Sh\u00ebjzat e viti 1971, nr.1-3, me rastin e 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs dhe thash\u00eb me vete, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mos thuhet asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebvjetor t\u00eb largimit t\u00eb At Fisht\u00ebs nga kjo jet\u00eb nga t\u00eb gjall\u00ebt, at\u00ebher\u00eb thash\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebm\u00eb t\u00eb vdekurit t\u00eb flasin p\u00ebr t\u00eb vdekurit, pasi t\u00eb gjall\u00ebt nuk \u00e7ajn\u00eb kok\u00ebn. Si rrjedhim, dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkrimi tjet\u00ebr n\u00eb median e gjall\u00eb shqiptare i dashur lexues, n\u00ebqoftse je i disponuar p\u00ebr t\u00eb kujtuar At Gjergj Fisht\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb 74 vjetor t\u00eb vdekjes se tij, mundoju pak t\u00eb lexosh artikullin e Profesor Ernest Koliqit me titull thjesht\u00eb, \u201cFishta\u201d:<br \/>\n<strong>\u201cBesoj se pak poet\u00ebn n\u00eb bot\u00eb p\u00ebsuen fatin e paradoksal t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs. Za i pashoq i mbar\u00eb nj\u00eb kombi, interpret gjenial i shpirtit t\u00eb tij, i mohohet vepra dhe i shlyhet emni nga let\u00ebrsia, shi prej atij kombi t\u00eb cilit ia qiti n\u00eb pah fisnikin\u00eb e ia skaliti n\u00eb vargje t\u00eb pavdekshme tiparet. Dihet q\u00eb ky p\u00ebrdhunim historik u krye zyrtarisht, n\u00eb em\u00ebn t\u00eb kombit, nga nji pakic\u00eb q\u00eb shkruen e resit\u00eb, vendos\u00eb e le\u00e7it\u00eb pa lejue shumic\u00ebn me \u00e7el\u00eb goj\u00eb aty ku shtrin\u00eb sundimin e vet.\u00a0 K\u00ebt\u00eb e dijm\u00eb, por prap se prap kjo p\u00ebrndjekje morale kund\u00ebr Kangatarit q\u00eb nd\u00ebgjoi t\u00eb rrahmet e zemr\u00ebs s\u00eb Shqipnis\u00eb edhe mati mbi to rrokjet kumbore t\u00eb poemit t\u00eb vet, na shtje n\u00eb kujdes t\u00eb madh na shqetson kur mendojm\u00eb rritjen e breznive t\u00eb reja dhe na terratis\u00eb pamjen e nj\u00eb ardhm\u00ebnije t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr Rilindasit q\u00eb na dhuruan nj\u00eb atdhe.\u00a0 Sepse mos ta g\u00ebnjejm\u00eb veten me retorik\u00eb mburrjesh t\u00eb shprazta. N\u00eb asht\u00eb se themelet e nj\u00eb Shqipnie shqiptare mb\u00ebshteten mbi trashigimin\u00eb shpirt\u00ebrore q\u00eb na la De Rada, tre v\u00ebllaznit Frash\u00ebri, Vaso Pasha e \u00c7ajupi, duhet t\u00eb pohojm\u00eb se sot jemi tue nd\u00ebrtue (ose kujtojm\u00eb se di\u00e7 po nd\u00ebrtojm\u00eb) jasht\u00eb atyne themeleve.\u00a0 Eklipsi ose t\u00eb zanunit e drit\u00ebs s\u00eb poezis\u00eb fishtjane nuk sjell tjet\u00ebr ve\u00e7se muzgun e vlerave fisnore (e k\u00ebtu fjala fis nuk p\u00ebrdoret n\u00eb v\u00ebshtrim organizimiesh shoq\u00ebnore primitive, por si tan\u00ebsi e nji gjindjeje t\u00eb nji barku q\u00eb p\u00ebrbajn\u00eb nji komb, nji nacion).\u00a0 Vorr\u00ebmihsat e lavdis\u00eb s\u00eb Fisht\u00ebs ndoshta pa dasht\u00eb shkaktojn\u00eb zhguljen e popullit shqiptar nga rraj\u00ebt jetike.\u00a0 Duen t\u00eb vorrosin Shqipnin\u00eb e p\u00ebrtrime mbi humus shekulluer t\u00eb dokeve st\u00ebrgjyshore p\u00ebr ta zevendsue me nji Shqipni t\u00eb nd\u00ebrtueme (mjerisht me shum\u00eb flijime t\u00eb pa arsye) hallagrep e merremerr, mbi parime q\u00eb s\u2019kan\u00eb t\u00eb bajn\u00eb kurrkund me qytetni t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb evropiane \u2013 e vetmja q\u00eb i p\u00ebrshtatet vetive tona ethnike.\u00a0\u00a0 Synimet e Sk\u00ebnderbeut dhe t\u00eb Rilindasvet po shkelen.\u00a0 E v\u00ebrteton ostracizmi i Fisht\u00ebs nga radh\u00ebt e poet\u00ebnve komb\u00ebtar\u00eb.\u00a0 Poeti i pa fat i yn\u00eb.\u00a0 I cili nuk bani gja tjet\u00ebt\u00ebr gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb vet njerzore ve\u00e7 me i ndiell Shqinis\u00eb fate t\u00eb lume, lindi me 1871.\u00a0 Na,\u00a0 n\u00eb bot\u00eb t\u00eb lir\u00eb ku nuk pengohet me mjete t\u00eb dhun\u00ebshme kulti i shqiptarizmit t\u00eb njimendt\u00eb, e kemi p\u00ebr detyr\u00eb p\u00ebkujtimin e autorit t\u00eb Lahut\u00ebs s\u00eb Malcis\u00eb. Mir\u00eb se qofshin t\u2019ardhuna kremtimet e \u00e7do lloji, por mos t\u00eb lehet mbas dore m\u00ebnyra e denj\u00eb\u00a0 p\u00ebr t\u00eb nderue Poetin, q\u00eb bani\u00a0 t\u00eb nderuesh\u00ebm gjakun shqiptar. Ajo m\u00ebnyr\u00eb nuk asht\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se leximi i veprave t\u00eb tij ku vlojn\u00eb idhnimet dhe g\u00ebzimet tona historike, ku vizatohet me vija vezullore tipi i amshuem i Shqiptarit, ku tregohet rruga q\u00eb duhet ndjekun p\u00ebr t\u2019u radhit\u00eb ndershm\u00ebnisht p\u00ebrbrij kombeve t\u00eb p\u00ebrparueme\u201d<\/strong>, kishte p\u00ebrfunduar kryeartikullin e tij Profesor Ernest Koliqi m\u00eb\u00a0\u00a0 me rastin e 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Poetit komb\u00ebtar, m\u00eb 1971.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thash\u00eb edhe m\u00eb lart\u00eb, un\u00eb nuk e ndjej\u00eb veten t\u00eb kualifikuar, pasi nuk kam\u00a0 p\u00ebrgatitjen t\u00eb shkruaj p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn, por nuk jam as i denj\u00eb q\u00eb t\u00eb kujtoj k\u00ebt\u00eb burr t\u00eb madh t\u00eb kombit shqiptar.\u00a0 Por, si njeri i thjesht\u00eb me shqetson l\u00ebnja pas dore e k\u00ebtij patrioti dhe e vepr\u00ebs s\u00eb tij nga autoritetet kompetente dhe p\u00ebrgjegj\u00ebse.\u00a0 Por nga ana tjet\u00ebr, megjith shpifjet dhe l\u00ebnj\u00ebn pas dore t\u00eb figur\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs nga bashkatdhetar\u00ebt e tij gjat\u00eb dekadave, gjithnj\u00eb jam optimist me Aleksand\u00ebr Xhuvanin i cili me rastin e varrimit t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs m\u00eb 31 dhjetor, 1940, sikur\u00eb ta dinte se si do t\u00eb trajtohej ai pas vdekjes, At Fishta\u00a0 &#8212; Xhuvani \u00ebsht\u00eb shprehur se historia nuk do ta harroj\u00eb at\u00eb, duke tdeklaruar para arkivolit t\u00eb Fisht\u00ebs se, <strong>\u201cNuk jam un\u00eb, o burra, i prem\u00eb sot q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb thuri imne p\u00ebr vepr\u00ebn lavdimadhe t\u00eb At Fisht\u00ebs. \u00c2sht historija q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb zbukurue faqet e saj me emnin z\u00e2math t\u00eb tij; \u00e2sht let\u00ebrsija e jon\u00eb q\u00eb do t\u00eb mburret p\u00ebr veprat e tij grat-plota e t\u00eb pavdeksh\u00ebme; jan\u00eb Zanat e malevet t\u2019ona, q\u00eb ai ua p\u00ebrcillte vallet me lahut\u00ebn e tij, q\u00eb kan\u00eb me k\u00ebndue me katrime kumbim-randa deri te froni i Empirit, vepr\u00ebn e kangatorit z\u00e2-amb\u00ebl t\u00eb tyne; \u00e2sht djelm\u00ebnija shqiptare q\u00eb ka p\u00ebr t\u2019u-ushqye e p\u00ebr t\u2019u-vadit\u00eb me man\u00ebn hyjnore t\u00eb tij; s\u00eb mramit \u00e2sht Shqipnija mbar\u00eb, Geg\u00eb e Tosk\u00eb, malsi e qyteta, q\u00eb do t\u00eb kujtojn\u00eb, deri sa t\u00eb ndris\u00eb e diellit rrota, emnin e njenit prej bijvet t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb saj, q\u00eb e deshi, e lavdoi dhe e nderoi p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Le t\u00eb shpresojm\u00eb se kjo dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka folur Aleksand\u00ebr Xhuvani m\u00eb 1940 do t\u00eb vij\u00eb eventualisht kur n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqiptare, vepra dhe kontributi i figur\u00ebs s\u00eb madhe komb\u00ebtare At Gjergj Fisht\u00ebs, do t\u00eb vendoset aty ku e ka vendin dhe emri i tij do t\u00eb kujtohet brez pas brezi nd\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli M\u00eb 30 dhjetor, 1940 nd\u00ebrroi jet\u00eb At Gjergj Fishta, poeti komb\u00ebtar, diplomati i kombit q\u00eb mbrojti t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb shkoi, me nj\u00eb z\u00eb dhe me nj\u00eb pen\u00eb t\u00eb pashoqe,\u00a0 q\u00eb pasuroi let\u00ebrsin\u00eb dhe historin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve,\u00a0 t\u00eb atij kombi si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb ai vet, \u201cI vjet\u00ebr sa fosilet, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1079,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-1078","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1078"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1078\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1080,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1078\/revisions\/1080"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1079"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}