{"id":10769,"date":"2016-09-07T23:30:36","date_gmt":"2016-09-07T21:30:36","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10769"},"modified":"2016-09-07T23:30:36","modified_gmt":"2016-09-07T21:30:36","slug":"politika-e-jashtme-dhe-fushata-per-president-te-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10769","title":{"rendered":"POLITIKA E JASHTME DHE FUSHATA P\u00cbR PRESIDENT T\u00cb SHBA"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-813 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg\" alt=\"Frank-shkreli\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Deri tani,\u00a0 politika e jashtme dhe roli i Amerik\u00ebs n\u00eb bot\u00eb nuk ka dominuar aq sa duhet debatin politik t\u00eb fushat\u00ebs presidenciale midis kandidates s\u00eb Partis\u00eb Demokrate Hillary Clinton dhe kandidatit t\u00eb Partis\u00eb Republikane Donald Trump.\u00a0 Por ka gias\u00eb se jav\u00ebt e fundit t\u00eb k\u00ebsaj fushate p\u00ebr president t\u00eb dominohen nga \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme, por edhe mbi rolin q\u00eb Shtetet e Bashkuara kan\u00eb luajtur tradicionalisht n\u00eb pun\u00ebt bot\u00ebrore gjat\u00eb pothuaj 100-viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Zakonisht, gjendja ekonomike n\u00eb vend dhe programet e kandidat\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e saj, ato pra q\u00eb cil\u00ebsohen si \u201c\u00e7\u00ebshtje t\u00eb kulet\u00ebs\u201d (pocketbook issues), jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb vendosin se cili kandidat do fitoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme komb\u00ebtare n\u00eb n\u00ebntor, me fjal\u00eb t\u00eb tjera cili \u00ebsht\u00eb kandidati m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmirsoj\u00eb jet\u00ebn ekonomike t\u00eb familjeve amerikane.\u00a0 Por duke marr\u00eb parasysh se megjith\u00ebse rritja e ekonomis\u00eb amerikane nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin q\u00eb duhej t\u00eb ishte, prap\u00eb se prap\u00eb ka shenja q\u00eb tregojn\u00eb se ekonomia nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb.\u00a0 Sidomos kur t\u00eb merret parasysh fakti se papun\u00ebsia ndodhet n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ult\u00eb prej 4.9 p\u00ebr qind, n\u00eb krahasim me kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb kur papun\u00ebsia ishte mbi 8 p\u00ebr qind. Rroga ndoshta nuk jan\u00eb n\u00eb nivelin e d\u00ebshiruesh\u00eb, por t\u00eb pak\u00ebn njerzit mund t\u00eb gjejn\u00eb pun\u00eb po t\u00eb duan.\u00a0 Niveli i papun\u00ebsis\u00eb midis 5 dhe 6 p\u00ebr qind, konsiderohet si normale k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment pra, duket se ekonomia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi d\u00ebrmuese q\u00eb do t\u00eb shtyj\u00eb votuesin t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr nj\u00ebrin ose p\u00ebr tjetrin kandidat, por do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb num\u00ebr \u00e7\u00ebshtjesh p\u00ebrball\u00eb t\u00eb cilave gj\u00ebndet Amerika, p\u00ebrfshir\u00eb politik\u00ebn e jashtme, politik\u00ebn mbrojt\u00ebse dhe t\u00eb sigurirmit komb\u00ebtarsi dhe rolin e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb bot\u00eb. Do t\u00eb jet\u00eb vler\u00ebsimi i votuesve amerikan\u00eb se cili nd\u00ebr kandidat\u00ebt do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i zoti dhe cili prej tyre ka p\u00ebrvoj\u00ebn dhe parimet dhe vendosm\u00ebrin\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e vendit n\u00eb fush\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb tanishme dhe t\u00eb ardh\u00ebshme gjat\u00eb mandatit kat\u00ebr\u00a0 vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Dy muaj para zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, kur votuesit amerikan\u00eb do t\u00eb zgjedhin presidentin e tyre p\u00ebr kat\u00ebr vjet\u00ebt e ardh\u00ebshme, bota duket se \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb gj\u00ebndje kaotike.\u00a0 Presidenti\/tja e ardh\u00ebsh\u00ebme e Shteteve t\u00eb Bashkuara, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb mandatit do t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb bot\u00eb aspak stabile.\u00a0 V\u00ebrejt\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare paralajm\u00ebrojn\u00eb re t\u00eb zeza n\u00eb horizontin ekonomik dhe politiko-ushtarak nd\u00ebrkomb\u00ebtar gjat\u00eb viteve n\u00eb vijim.\u00a0 Gj\u00ebndja n\u00eb Lindjen e Mesme vazhdon t\u00eb jet\u00eb lamsh e rr\u00ebmuj\u00eb, pa ndonjl shpres\u00eb zgjidhjeje n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt.\u00a0 Flirtimet e fundit t\u00eb dy autokrat\u00ebve evropian\u00eb presidentit turk, Erdogan me presidentin rus Putin, jan\u00eb shkak shqet\u00ebsimesh serioze p\u00ebr NATO-n n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe p\u00ebr implikimet e k\u00ebtij flirtimi p\u00ebr krahun jug-lindor t\u00eb aleanc\u00ebs per\u00ebndimore, n\u00eb ve\u00e7anti.\u00a0\u00a0 Shqet\u00ebsues dhe me rrjedha t\u00eb pa-parashikueshme \u00ebsht\u00eb edhe vendimi i votuesve britanik\u00eb p\u00ebr t\u00eb dalur nga Bashkimi Europian, si edhe rritja e tensioneve politike dhe ushtarake n\u00eb Azi midis Kin\u00ebs dhe fqinjve t\u00eb saj dhe rritja e tensioneve politike n\u00eb Europ\u00ebn Lindore si rrjedhim i politikave agresive t\u00eb Rusis\u00eb s\u00eb Vladimir Putinit.\u00a0 P\u00ebrfshir\u00eb Korea\u00a0 e Veriut dhe Iranin nuklear, jan\u00eb vet\u00ebm disa prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb menj\u00ebhershme me t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrballet udh\u00ebheqsi i ardh\u00ebsh\u00ebm amerikan, p\u00ebrve\u00e7 krizave t\u00eb pa parashikueshme bot\u00ebrore t\u00eb viteve t\u00eb ardh\u00ebshme.\u00a0\u00a0 Historikisht, ka ndodhur q\u00eb president\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm amerikan\u00eb &#8212; republikan\u00eb dhe demokrat\u00eb &#8212; t\u00eb ken\u00eb shpenzuar m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb duke u marr\u00eb me krizat dhe konfliktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare se sa me pun\u00ebt e mbrendshme dhe me nevojat e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Kandidati republikan Donald Trump sheh nj\u00eb hapje n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes q\u00eb ai po p\u00ebrpiqet ta shfryt\u00ebzoj\u00eb n\u00eb vazhdim t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tij, duke paraqitur politik\u00ebn e jashtme t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Obama &#8212; pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs ishte edhe Hillary Clinton si Sekretare Amerikane e Shtetit &#8212; si t\u00eb d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>Por problemi i Trump-it \u00ebsht\u00eb mos p\u00ebrvoja e tij n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe asaj ushtarake. Ai \u00ebsht\u00eb i pa sprovuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, nd\u00ebrsa kritik\u00ebt e tij jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar n\u00eb lidhje me temparamentin e tij n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb huajt.\u00a0\u00a0 Donald Trump, n\u00ebqoftse siguron fitoren n\u00eb n\u00ebntor \u2013 do t\u00eb jet\u00eb presidenti i par\u00eb n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, pa kurrfar\u00eb p\u00ebrvoje n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe ushtarake, madje pa asnj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb as n\u00eb ndonj\u00eb administrat\u00eb qeveritare.\u00a0 Duke marr\u00eb parasysh\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb jashtme si dhe rolin e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb bot\u00eb, nj\u00eb shumic\u00eb amerikan\u00ebsh \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe nj\u00eb num\u00ebr ish-zyrtar\u00ebsh republikan\u00eb t\u00eb diplomacis\u00eb dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8212; jan\u00eb shpallur kund\u00ebr kandidatur\u00ebs s\u00eb Z. Trump, t\u00eb shqet\u00ebsuar pik\u00ebrisht p\u00ebr munges\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Hillary Clinton konsiderohet se ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb, fal\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb saj si Sekretare amerikane e Shtetit dhe senatore \u2013 skandali me e-mailat e saja ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm kund\u00ebrshtari i saj politik p\u00ebr president Trump, por edhe v\u00ebrejt\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kritikojn\u00eb ashp\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e saj n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se mos kujdesi i saj n\u00eb p\u00ebrdorimin e komunikimeve t\u00eb fshehta p\u00ebrb\u00ebn, sipas tyre, nj\u00eb rrezik ndaj sigurimit komb\u00ebtar t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.\u00a0 Pse u shlyen dhe \u00e7far\u00eb fshihej n\u00eb to \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb po shkakton kok\u00eb\u00e7arje p\u00ebr Zonj\u00ebn Klinton si dhe probleme n\u00eb lidhje me besueshm\u00ebrin\u00eb ndaj\u00a0 n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb radh\u00ebt e votuesve amerikan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb demokrat\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb parashikohet se cilin prej kandidat\u00ebve, Hillary Klinton apo Donald Trump, do t\u00eb zgjedhin votuesit amerikan\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit.\u00a0 Por mbetet p\u00ebr tu pa n\u00ebse \u00e7\u00ebshtjet e sigurimit komb\u00ebtar dhe t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane do t\u00eb jen\u00eb \u00e7\u00ebshtjet kryesore ose faktori kryesor q\u00eb votuesit amerikan\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb vendosur se p\u00ebr cilin kandidat p\u00ebr president do t\u00eb votojn\u00eb m\u00eb 8 n\u00ebntor, 2016.\u00a0 Por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt. Duke marr\u00eb parasysh\u00eb statusin q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb sot Shtetet e Bashkuara si fuqia num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb bot\u00eb, zgjedhja e cilit do prej tyre &#8212; p\u00ebr mir\u00eb ose p\u00ebr keq \u2013 dhe politika e tyre e jashtme q\u00eb eventualisht do t\u00eb ndjekin,\u00a0 do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb thella jo vet\u00ebm p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, por p\u00ebr mbar\u00eb bot\u00ebn.\u00a0 Le t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr president t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vetdijsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij fakti.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Deri tani,\u00a0 politika e jashtme dhe roli i Amerik\u00ebs n\u00eb bot\u00eb nuk ka dominuar aq sa duhet debatin politik t\u00eb fushat\u00ebs presidenciale midis kandidates s\u00eb Partis\u00eb Demokrate Hillary Clinton dhe kandidatit t\u00eb Partis\u00eb Republikane Donald Trump.\u00a0 Por ka gias\u00eb se jav\u00ebt e fundit t\u00eb k\u00ebsaj fushate p\u00ebr president t\u00eb dominohen nga \u00e7\u00ebshtje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-10769","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10769","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10769"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10769\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10770,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10769\/revisions\/10770"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10769"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10769"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10769"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}