{"id":10690,"date":"2016-08-31T14:02:46","date_gmt":"2016-08-31T12:02:46","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10690"},"modified":"2016-08-31T14:02:46","modified_gmt":"2016-08-31T12:02:46","slug":"nena-tereze-lutu-per-kombin-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10690","title":{"rendered":"N\u00cbNA TEREZE LUTU P\u00cbR KOMBIN SHQIPTAR"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-9344 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit.png\" alt=\"nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit\" width=\"506\" height=\"350\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit.png 506w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/nene-tereza-ne-univrsitetin-e-harvardit-300x208.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 506px) 100vw, 506px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>M\u00eb 4 shtator n\u00eb Vatikan zhvillohet ceremonia p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.\u00a0 Nj\u00eb Sh\u00ebnj\u00ebt\u00ebresh\u00eb shqiptare, por nj\u00ebkohsisht Sh\u00ebnj\u00ebt\u00ebresh\u00eb edhe e bot\u00ebs, sh\u00ebnjt\u00ebrimi i t\u00eb cil\u00ebs, pothuaj pa precedenc\u00eb, po celebrohet jo vet\u00ebm n\u00eb trojet shqiptare dhe nga Kisha Katolike, por edhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 Natyrisht se sh\u00ebnjt\u00ebrimi i nobelistes p\u00ebr paq\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs konsiderohet si nj\u00eb ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb historin\u00eb e Kish\u00ebs Katolike, por \u00ebsht\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar dhe mund t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi bot\u00ebrore, pasi veprimtaria e N\u00ebn\u00eb Tereza shtrihej n\u00eb t\u00eb gjitha kontinentet dhe si e till\u00eb ajo i p\u00ebrkiste mbar\u00eb bot\u00ebs pa dallim feje ose ideologjie.\u00a0 \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza \u00ebsht\u00eb Kombet e Bashkuara\u201d, ishin fjal\u00ebt q\u00eb kishte p\u00ebrdorur Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kombeve t\u00eb Bashkuara, Perez de Quellar p\u00ebr t\u00eb paraqitur murgesh\u00ebn shqiptare para Asambles\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-\u00ebs m\u00eb 1985, p\u00ebr t\u00eb pasqyruar faktin se, sipas tij, N\u00ebn\u00eb Tereza \u00ebsht\u00eb modeli i pun\u00ebs dhe i veprimtaris\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb, sa ishte gjall\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza &#8212; me lutjet, me veprimtarin\u00eb dhe me dashurin\u00eb e saj pa kusht dhe pa kufi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, e sidomos p\u00ebr m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit e k\u00ebsaj bote &#8212; N\u00ebn\u00eb Tereza e Shqiptar\u00ebve dhe e mbar\u00eb bot\u00ebs frym\u00ebzoi t\u00eb gjith\u00eb pa dallim, duke p\u00ebrhapur rreze drite e shprese n\u00eb skutat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta dhe m\u00eb t\u00eb harruara t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe trojet shqiptare.\u00a0 An\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe trojet shqiptare \u2013 n\u00eb Shkup, n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb, Prizren e Gjakov\u00eb ,p\u00ebr disa dit\u00eb me radh\u00eb tashti po zhvillohen aktivitete fetare e kulturore me rastin e sh\u00ebnjt\u00ebrimit t\u00eb bij\u00ebs s\u00eb kombit shqiptar, N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, k\u00ebsaj \u201cIkone t\u00eb misionit n\u00eb shekullin e XX\u201d, si\u00e7 e ka cil\u00ebsuar Papa Gjon Pali i dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrimtari britanik, \u00c7arl\u00ebs Dik\u00ebns ka th\u00ebn\u00eb se, \u201cishte koha m\u00eb mir\u00eb dhe ishte koha m\u00eb e keqe\u201d, duke iu referuar Revolucionit francez t\u00eb vitit 1775.\u00a0 Kjo th\u00ebnje ndoshta i p\u00ebrshtatet edhe bot\u00ebs s\u00eb sot\u00ebme shqiptare.\u00a0 Nga nj\u00eb an\u00eb, mund t\u00eb thuhet se koha e sotme mund t\u00eb konsiderohet, historikisht, si m\u00eb e mira p\u00ebr shqiptar\u00ebt nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha trojet e veta ata g\u00ebzojn\u00eb si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb kaq liri e pavarsi p\u00ebr veten e tyre.\u00a0 Por nga ana tjet\u00ebr, mund t\u00eb thuhet\u00a0 gjithashtu se p\u00ebr shqiptar\u00ebt mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb koh\u00eb e keqe, sepse mund\u00ebsit\u00eb pozitive q\u00eb paraqet kjo periudh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e kombit shqiptar, nuk po p\u00ebrfillen me nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb realizimit t\u00eb objektivava komb\u00ebtare, kryesisht p\u00ebr arsye t\u00eb mosmarrveshjeve dhe p\u00ebr\u00e7arjeve politike n\u00eb radh\u00ebt e vet\u00eb shqiptar\u00ebve si edhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb bashkpunimit midis tyre p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb ndritur p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm, ashtu si\u00e7 do ta k\u00ebrkonte e mbara e kombit dhe e drejta e t\u00eb Madhit Zot.<\/p>\n<p>Kam droj\u00eb se, fal\u00eb situat\u00ebs aktuale politike an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, \u201ckoh\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira\u201d p\u00ebr kombin shqiptar po na rr\u00ebshqasin nga dora p\u00ebr gjithmon\u00eb dhe se \u201cburimi i shpres\u00ebs\u201d po thahet dhe se nj\u00eb \u201cperiudh\u00eb terri\u201d e nj\u00eb dim\u00ebri t\u00eb gjat\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi t\u00eb pa shpres\u00eb, do t\u00eb karakterizoj\u00eb fatin e kombit shqiptar n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Por shpresa nuk vdes\u00eb kurr\u00eb.\u00a0 N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb p\u00ebrkujtimi t\u00eb sh\u00ebnjt\u00ebrimit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, kombi shqiptar duhet t\u00eb reflektoj\u00eb mbi t\u00eb kaluar\u00ebn, t\u00eb tashmen si dhe mbi mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofron e ardhmja.\u00a0 Me sh\u00ebnjt\u00ebrimin e saj t\u00eb diel\u00ebn q\u00eb vjen, sidomos Shqiptar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb pajtoren dhe nd\u00ebrmjetsuesen e vet para t\u00eb Madhit Zot.\u00a0 Si e till\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ne &#8212; n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet dhe sipas tradit\u00ebs &#8212; t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb prej saj\u00eb lutjet dhe nd\u00ebrmjetsimin e saj q\u00eb kjo periudh\u00eb n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar sot, t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr etapat m\u00eb t\u00eb ndritura p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, t\u00eb grumbulluar rreth nj\u00eb sofre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u2019i lutemi Sh\u00ebnjt\u00ebresh\u00ebs N\u00ebn\u00eb Tereze q\u00eb ajo, nga ana e saj, t\u2019i lutet t\u00eb Madhit Zot q\u00eb kombi shqiptar t\u00eb m\u00ebnjanoj\u00eb \u201ckoh\u00ebrat e\u00a0 k\u00ebqia\u201d dhe q\u00eb udh\u00ebheqsit e tij, mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr fatet e Atdheut dhe t\u00eb bashkombasve t\u00eb vet n\u00eb nj\u00eb frym\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimi dhe t\u00eb mos b\u00ebhen veg\u00ebla t\u00eb v\u00ebrb\u00ebta t\u00eb interesave t\u00eb huaja q\u00eb kurr\u00eb nuk i kan\u00eb sh\u00ebrbyer mir\u00ebqenjes s\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 Lutemi q\u00eb shqiptari t\u00eb mund t\u00eb dalloj\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb mikun prej armikut, por edhe mb\u00ebshtetsit e kombit shqiptar, nga ata q\u00eb duan t\u2019a shkat\u00ebrrojn\u00eb at\u00eb dhe historin\u00eb e tij.\u00a0 T\u00eb dallohen dashamir\u00ebsit nga shkatrruesit.\u00a0 V\u00ebllaz\u00ebrimi me t\u00eb huajt, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimit shqiptar, nuk ka asnj\u00eb vler\u00eb. Ai q\u00eb mohon veten dhe identitetin e vet, nuk u duhet gj\u00eb as t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Lutemi q\u00eb udh\u00ebheqsit e sot\u00ebm t\u00eb ken\u00eb guximin dhe bindjen q\u00eb t\u00eb rivendosin dhe t\u00eb \u00e7mojn\u00eb vlerat e v\u00ebrteta historike t\u00eb atdhedashuris\u00eb, si dhe vlerat morale, intelektuale, shpirt\u00ebrore dhe kulturore historike t\u00eb kombit shqiptar.\u00a0 Lutemi\u00a0 gjithashtu q\u00eb\u00a0 me rastin e sh\u00ebnjt\u00ebrimit, n\u00eb frym\u00ebn e jet\u00ebs dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs p\u00ebr dashuri\u00a0 dhe mir\u00ebkuptim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit pa dallim feje ose krahine &#8212; edhe shqiptar\u00ebt s\u00eb bashku, t\u00eb mund\u00a0 t\u00eb bien dakort q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme politike dhe ekonomike n\u00eb baza t\u00eb sh\u00ebndosha respekti e bashkpunimi, pik\u00ebspari me nj\u00ebri tjetrin e pastaj me t\u00eb tjer\u00ebt.\u00a0 Lutemi q\u00eb \u00e7do shqiptar ta ndjej\u00eb veten t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb barabart, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb e demokratike,\u00a0 n\u00eb nj\u00eb atdhe ku i g\u00ebzon t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat q\u00eb i p\u00ebrkasin, bazuar n\u00eb ligjet komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkombtare.\u00a0 P\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb shqiptari t\u00eb trajtoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb shqiptarin i cili ndoshta mendon ndryshe nga ai dhe q\u00eb n\u00eb procesin e jet\u00ebs politike ta trajtoj\u00eb at\u00eb si kund\u00ebrshtar politik dhe jo si armik t\u00eb p\u00ebrbetuar.\u00a0\u00a0 Ndryshe, Shqip\u00ebria e lir\u00eb, demokratike dhe an\u00ebtare e denj\u00eb e kombeve t\u00eb p\u00ebrparuara, nuk b\u00ebhet.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb krijuar nj\u00eb situat\u00eb fatzez\u00eb kur Shqip\u00ebria dhe Kosova, nga nj\u00eb an\u00eb, po pajtohen dhe bashkpunojn\u00eb me armiqt\u00eb dhe okupator\u00ebt shekullor\u00eb, madje duke i quajtur t\u00eb huajt \u201cv\u00ebll\u00ebz\u00ebr\u201d dhe \u201caleat\u00eb strategjik\u00eb\u201d t\u00eb shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb trojet shqiptare nuk pajtohet v\u00ebllai me v\u00eblla, kryesisht p\u00ebr arsye politike t\u00eb kaluara dhe aktuale.\u00a0 N\u00ebna Tereze do t\u00eb na k\u00ebshillonte, se po t\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb paq\u00ebn, s\u00eb pari duhet t\u00eb pajtohemi me m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmin ton\u00eb.\u00a0 Nuk kemi ask\u00ebnd m\u00eb t\u00eb af\u00ebrm se v\u00ebllain.\u00a0 Duhet pranuar se historia tregon se shqiptari nuk \u00ebsht\u00eb sjellur mir\u00eb me shqiptarin.\u00a0 Fatkeqsisht, kjo situat\u00eb vazhdon edhe sot.\u00a0 Historia na m\u00ebson gjithashtu se asnj\u00eb grup i vet\u00ebm, asnj\u00eb ideologji e vetme e \u00e7far\u00ebdo ngjyre qoft\u00eb dhe asnj\u00eb individ sado diktator i eg\u00ebr t\u00eb jet\u00eb, nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri stabile dhe dhe nj\u00eb shtet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur, ku t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt do ta ndjenin veten pjes\u00eb t\u00eb pandar\u00eb t\u00eb tij.\u00a0 Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision i p\u00ebrbashk\u00ebt, n\u00eb t\u00eb cilin duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrndryshe\u00a0 b\u00ebrja e Shqip\u00ebris\u00eb (kam parasysh\u00eb mbar\u00eb trojet shqiptare) do t\u00eb mbetet nj\u00eb projekt i pa realizuar.<\/p>\n<p>Prandaj, t\u00eb shpresojm\u00eb se sh\u00ebnjt\u00ebrimi i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb rast p\u00ebr secilin prej nesh q\u00eb t\u00eb k\u00ebthjellojm\u00eb mendjen, t\u00eb shqyrtojm\u00eb nd\u00ebrgjegjen dhe t\u00eb heqim dor\u00eb nga paragjykimet, inatet, egoizmat dhe urrejtjet ndaj nj\u00ebri tjetrit \u2013 duke filluar nga nivelet m\u00eb t\u00eb larta politike e deri tek bashkombasit m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb \u2013 vese k\u00ebto t\u00eb k\u00ebqia t\u00eb cilat pengojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndjenjat v\u00ebllaz\u00ebrore q\u00eb duhej t\u00eb mbizot\u00ebronin n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve pa dallim dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebshtu nj\u00eb atdhe ku t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ndihen t\u00eb barabart\u00eb, me detyra dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kontribuar drejt\u00eb fateve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb kombit.\u00a0 Sh\u00ebnjt\u00ebresha jon\u00eb N\u00ebna Tereze lutu p\u00ebr Shqiptar\u00ebt \u2013 bashkombasit tuaj!\u00a0\u00a0 Lutu q\u00eb ata \u201ct\u00eb ndezin drit\u00ebn e dashuris\u00eb dhe t\u00eb paq\u00ebs\u201d midis tyre si komunitet dhe me nj\u00ebri tjetrin t\u00eb \u201chapin zem\u00ebrat\u201d dhe \u201ct\u00eb shtrijn\u00eb dor\u00ebn e sh\u00ebrbimit\u201d v\u00ebllaz\u00ebror, duke filluar me ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e tyre.\u00a0 Lutu N\u00ebn\u00eb Tereza q\u00eb nj\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrim aq i d\u00ebshiruesh\u00ebm dhe aq i nevojsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebto koh\u00ebra t\u00eb pasigurta n\u00eb trojet shqiptare dhe n\u00eb bot\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi &#8212; t\u00eb sjell\u00eb m\u00eb n\u00eb fund midis t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve pa dallim &#8212; nj\u00eb harmonizim pipkamjesh dhe veprimtarish\u00eb, n\u00eb dobi t\u00eb kombit dhe bashkjetes\u00ebs shqiptare t\u00eb brezave t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve. Me shpres\u00ebn se si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Papa Fran\u00e7esku n\u00eb parath\u00ebnien p\u00ebr librin, \u201cT\u00eb duam t\u00eb padashurin\u201d, p\u00ebrmbledhje e fjalimeve t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, duke iu drejtuar t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb ka shkruar se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i ri n\u00eb mosh\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe si e till\u00eb u b\u00ebn thirrje t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb: \u201cFluturoni lart\u00eb si shqiponja, simbol i vendit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.\u201d\u00a0 Brezi i ardh\u00ebsh\u00ebm i shqiptar\u00ebve nuk meriton asgj\u00eb m\u00eb pak as m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb fluturojn\u00eb lart\u00eb si shqiponja n\u00eb \u00e7do pikpamje t\u00eb jet\u00ebs dhe aktivitetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli M\u00eb 4 shtator n\u00eb Vatikan zhvillohet ceremonia p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.\u00a0 Nj\u00eb Sh\u00ebnj\u00ebt\u00ebresh\u00eb shqiptare, por nj\u00ebkohsisht Sh\u00ebnj\u00ebt\u00ebresh\u00eb edhe e bot\u00ebs, sh\u00ebnjt\u00ebrimi i t\u00eb cil\u00ebs, pothuaj pa precedenc\u00eb, po celebrohet jo vet\u00ebm n\u00eb trojet shqiptare dhe nga Kisha Katolike, por edhe an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 Natyrisht se sh\u00ebnjt\u00ebrimi i nobelistes p\u00ebr paq\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9344,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[51,214],"class_list":["post-10690","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-frank-shkreli","tag-nene-tereza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10690"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10690\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10691,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10690\/revisions\/10691"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9344"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}