{"id":10577,"date":"2016-08-26T09:24:22","date_gmt":"2016-08-26T07:24:22","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10577"},"modified":"2016-08-26T09:24:22","modified_gmt":"2016-08-26T07:24:22","slug":"pune-ballkanasish-hesapi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10577","title":{"rendered":"PUN\u00cb BALLKANASISH, HESAPI"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-8412 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" alt=\"frank-shkreli-diaspora\" width=\"265\" height=\"265\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb njoftuar se qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb takohet me qeverin\u00eb serbe n\u00eb Nish.\u00a0 \u00cbsht\u00eb folur nj\u00ebkohsisht edhe p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e\u00a0 mundshme t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, por deri tashti nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb pjes\u00ebmarrja e qeveris\u00eb s\u00eb Prishtin\u00ebs, ose n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet Kosova, n\u00eb at\u00eb takim.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, duket se ky takim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb e Serbis\u00eb dhe Beogradi duket se po b\u00ebn t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet dhe planifikimet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe faktin se kush do t\u00eb ftohet dhe kush jo.\u00a0 Ndon\u00ebse cil\u00ebsohet si nj\u00eb takim, jo doemosdosm\u00ebrisht midis qeveris\u00eb serbe dhe asaj shqiptare, por si nj\u00eb takim, Radio Europa e Lir\u00eb (REL), e cil\u00ebson at\u00eb si\u00a0 nj\u00eb \u201cdialog p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve n\u00eb rajon.\u00a0 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe do t\u00eb ftohen p\u00ebrfaq\u00ebsues politik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga Kosova\u201d, thot\u00eb REL<\/p>\n<p>Dialog p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve n\u00eb rajon, por pa p\u00ebrfaqsuesit legjitim t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb strukturave t\u00eb qeveris\u00eb dhe shtetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb pavarur, e njohur tanim\u00eb nga 111 shtete an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs?????!!!!!!!<\/p>\n<p>Mbetet p\u00ebr tu pa se n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli do t\u00eb p\u00ebrfaqsohet Kosova, por Kryeministri serb Vu\u00e7iq citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se, \u201cDo t\u00eb mir\u00ebpresim edhe disa nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Metohis\u00eb, do t\u00eb mir\u00ebpresim shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb forumet e biznesit, n\u00eb takime\u201d,\u00a0 n\u00eb takimin e ardh\u00ebsh\u00ebm shqiptaro-serb t\u00eb Nishit.\u00a0 E ku do ulen k\u00ebta \u201cp\u00ebrfaqsues t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e Metohis\u00eb\u201d, n\u00eb tavolin\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt apo n\u00eb karrigat pas delegacionit t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, si \u201cpaper boys\u201d, dhe si do t\u00eb identifikohen ata n\u00eb takimin e Nishit, si p\u00ebrfaqsues shqiptar\u00eb t\u00eb \u201cKosovo-Metohis\u00eb\u201d?\u00a0\u00a0 Si mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb takim p\u00ebr \u201cdialog p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve n\u00eb rajon\u201d, pa p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb legjitime t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb larta politike t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb takim ku merr pjes\u00eb Kryeminsitri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe ai i Serbis\u00eb? A nuk jan\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, shqiptar\u00eb t\u00eb rajonit?\u00a0 A mos vall\u00eb edhe ky takim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vazhdim i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vjet\u00ebra nga ana e Beogradit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan, n\u00eb ata q\u00eb sllavo-serb\u00ebt i kan\u00eb cil\u00ebsuar historikisht si \u201calbanci\u201d, ose \u201cdobri albanci\u201d shqiptar\u00ebt e mir\u00eb \u2013 pra shqiptar\u00ebt mbrenda kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb londineze &#8212; dhe shqiptar\u00ebt (e k\u00ebqij) irridentista dhe problematik\u00eb n\u00ebn ish-Jugosllavi, me epitetin ofendues \u201cshiftari\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>A do t\u00eb jet\u00eb ky nj\u00eb takim midis serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve ku t\u00eb gjith\u00eb pjesmarr\u00ebsit konsiderohen dhe trajtohen si t\u00eb barabart\u00eb?\u00a0 N\u00eb sip\u00ebrfaqe duket se ky takim nuk do t\u00eb jet\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb rast ku serb\u00ebt, p\u00ebr interesa t\u00eb veta, do t\u00eb p\u00ebrpiqen ti tregojn\u00eb bot\u00ebs, sidomos asaj per\u00ebndimore, se ata jan\u00eb t\u00eb gat\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr dialog dhe bashkjetes\u00eb me shqiptar\u00ebt e rajonit.\u00a0 Sidomos kur t\u00eb merret parasysh\u00eb se kryeministri serb e njoftoi k\u00ebt\u00eb takim gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Presidentit amerikan Joe Biden n\u00eb Beograd.\u00a0 Serioziteti i k\u00ebtij propozimi p\u00ebr takimin serbo-shqiptar dhe prapaskenat e p\u00ebrgatitjes s\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb till\u00eb, duhet t\u00eb shikohen nga k\u00ebndveshtrimi se kush jan\u00eb p\u00ebrfaqsuesit serb\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb takohet n\u00eb Nish, Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama me delegacionin e tij dhe me p\u00ebrfaqsuesit e tjer\u00eb t\u00eb \u201cshqiptar\u00ebve nga rajoni\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb delegacionit serb do t\u00eb jen\u00eb trash\u00ebgimtar\u00eb dhe gjithnj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb pand\u00ebshkuar t\u00eb politikave kriminale t\u00eb Sllobodan Milloshevi\u00e7it, p\u00ebrfshir\u00eb, Kryeministrin e tanish\u00ebm Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, ish-minist\u00ebr i informacionit n\u00eb administrat\u00ebn e Milloshevi\u00e7it nga fundi i 1990-ave.\u00a0\u00a0 Marr me mend\u00eb se nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb jet\u00eb, Ministri i jasht\u00ebm serb dhe z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs kryeminist\u00ebr, Ivica Da\u00e7iq dhe ministri i pun\u00ebs Aleksand\u00ebr Vulin, t\u00eb cil\u00ebt edhe pas kaq vitesh dhe provash, me k\u00ebmb\u00ebngulje vazhdojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb se Millosheviqi nuk ishte fajtor p\u00ebr gjenocidin dhe p\u00ebr krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb ish-Jugosllavi.\u00a0 P\u00ebrball k\u00ebtyre p\u00ebrfaqsues\u00ebve serb\u00eb, do t\u00eb qendroj\u00eb delegacioni i Shqip\u00ebris\u00eb dhe me k\u00ebta do t\u00eb bisedoj\u00eb p\u00ebr \u201cmarr\u00ebdh\u00ebniet e shqiptar\u00ebve me serb\u00ebt\u201d n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn,\u00a0 Serbia nuk e ka nd\u00ebr mend\u00eb t\u00eb\u00a0 p\u00ebrballet dhe si\u00e7 duket nuk ka t\u00eb ngjar\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrballet me krimet e tmershme ndaj popujve t\u00eb Ballkanit si dhe me rolin e Millloshevi\u00e7it dhe ish-bashkpuntor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb ato luft\u00ebra, e t\u00eb cil\u00ebt sot jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit serb.\u00a0 Ata sillen sikur\u00eb nuk ka ndodh\u00eb gj\u00eb fare n\u00eb territorin e ish-jugosllav.\u00a0 Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb insistuar se Serbia ka nevoj\u00eb p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb ligji t\u00eb lustracionit q\u00eb do pastronte trash\u00ebgimin\u00eb e Millosheviqit dhe q\u00eb do t\u00eb largonte nga detyrat e larta t\u00eb shtetit dhe qeveris\u00eb serbe mb\u00ebshtetsit e tij dhe njer\u00ebzit e inkriminuar n\u00eb luft\u00ebrat e ish-Jugosllavis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb krimet kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.\u00a0 (Edhe Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ligj lustracioni, por p\u00ebr arsye t\u00eb tjera q\u00eb i p\u00ebrkasin nj\u00eb periudhe tjet\u00ebr).<\/p>\n<p>K\u00ebta njer\u00ebz jo vet\u00ebm q\u00eb nuk d\u00ebnojn\u00eb krimet e s\u00eb kaluar\u00ebs, por p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb i pranuesh\u00ebm madje edhe reabilitimi i ish-udh\u00ebheqsve kriminel\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa prej tyre k\u00ebrkojn\u00eb shpalljen e tyre heronj\u00eb.\u00a0 Kjo b\u00ebhet n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar duke reabilituar jo vet\u00ebm politikat diktatoriale t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, por si rrjedhim p\u00ebrpiqen t\u00eb arsyetojn\u00eb dhe t\u00eb justifikojn\u00eb edhe q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb pozita t\u00eb larta udh\u00ebheqjeje n\u00eb qeveri dhe n\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqsit e Ballkanit t\u00eb gjys\u00ebm shekullit t\u00eb kaluar e deri m\u00eb sot, p\u00ebrfshir\u00eb kasapin e Ballkanit, Milloshevi\u00e7in dhe trash\u00ebgimtar\u00ebt e tij,\u00a0\u00a0 nuk jan\u00eb heronj\u00eb, p\u00ebrkundrazi jan\u00eb mbetje e ish-regjimeve t\u00eb deskrekidituara komuniste dhe si t\u00eb till\u00eb duhet t\u00eb trajtohen.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket takimit shqiptaro-serb n\u00eb Nish, dialogu \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe p\u00ebr gjith\u00e7ka, por \u00ebsht\u00eb procesi t\u00eb cilit duhet t\u2019i kushtohet kujdes dhe v\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb.\u00a0 A\u00a0 do t\u00eb jet\u00eb takimi i Nishit nj\u00eb hap i par\u00eb dhe tep\u00ebr i nevojsh\u00ebm drejt\u00eb pajtimit dhe drejt\u00ebsis\u00eb midis dy popujve \u2013 e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr paq\u00eb dhe stabilitet n\u00eb rajon \u2013 a por do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rast i radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar retorik\u00ebn tashm\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitshme serbe mbi \u201cKosovo-Metohin\u00eb\u201d, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndihmuar as nuk i ndihmon zhvillimit normal t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>E kaluara historike nuk mund t\u00eb p\u00ebrgnjeshtrohet as nuk duhet t\u00eb harrohet.\u00a0 Kriminel\u00ebt dhe mb\u00ebshtetsit e tyre nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb reabilitohen si heronj\u00eb.\u00a0 Pa nj\u00eb angazhim serioz p\u00ebr pranimin e gjenocidit dhe t\u00eb krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit n\u00eb territorin e ish-Jugosllavis\u00eb nga ana e Serbis\u00eb dhe pa nj\u00eb pajtim midis popujve, takimi n\u00eb Nish ose kudo tjet\u00ebr &#8212; midis serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve &#8212; nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb p\u00ebrpjekje e kot\u00eb, sa p\u00ebr sy e faqe, me premtime alla ballkan\u00e7e dhe pluhur sysh\u00eb bot\u00ebs, se ja po zhvillojm\u00eb dialog.<\/p>\n<p>Prandaj,\u00a0 pa nj\u00eb zotim t\u00eb till\u00eb nga Beogradi &#8212; si hap i par\u00eb minimal &#8212; takimi n\u00eb Nish, sidomos n\u00eb munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaqsues\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit dhe t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, pjes\u00ebmarrjen e vet n\u00eb at\u00eb takim, delegacioni shqiptar n\u00eb krye me Kryeministrin Rama, duhet ta konsideroj\u00eb jo vet\u00ebm si d\u00ebshtim dhe p\u00ebrgnjeshtrim t\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb realitetit politik sot, por mbi t\u00eb gjitha si nj\u00eb ofendim ndaj mij\u00ebra viktimave shqiptare t\u00eb regjimit t\u00eb Milloshevi\u00e7it dhe bashkpuntor\u00ebve tij n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.\u00a0\u00a0 Pa nj\u00eb pranim t\u00eb till\u00eb ose pa nj\u00eb shprehje gatishm\u00ebrie p\u00ebr nj\u00eb pohim t\u00eb till\u00eb nga ana e Beogradit \u2013 pa marr\u00eb parsysh\u00eb se sa takime dhe ku mbahen \u2013 nuk do t\u00eb ket\u00eb as paq\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb midis shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve dhe si rrjedhim as stabilitet e siguri n\u00eb Ballkan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli \u00cbsht\u00eb njoftuar se qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb takohet me qeverin\u00eb serbe n\u00eb Nish.\u00a0 \u00cbsht\u00eb folur nj\u00ebkohsisht edhe p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e\u00a0 mundshme t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, por deri tashti nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb pjes\u00ebmarrja e qeveris\u00eb s\u00eb Prishtin\u00ebs, ose n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet Kosova, n\u00eb at\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[168,51],"class_list":["post-10577","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-edi-rama","tag-frank-shkreli"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10577","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10577"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10577\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10578,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10577\/revisions\/10578"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}