{"id":10526,"date":"2016-08-23T10:51:53","date_gmt":"2016-08-23T08:51:53","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10526"},"modified":"2016-08-23T11:03:30","modified_gmt":"2016-08-23T09:03:30","slug":"ne-tirane-do-te-mbahet-takimi-i-pare-i-diaspores-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10526","title":{"rendered":"N\u00cb TIRAN\u00cb DO T\u00cb MBAHET TAKIMI I PAR\u00cb I DIASPOR\u00cbS SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/tirana.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-6648 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/tirana-300x191.jpg\" alt=\"tirana\" width=\"300\" height=\"191\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/tirana-300x191.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/11\/tirana.jpg 628w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>Jav\u00ebt e fundit, an\u00eb e mban\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan jan\u00eb p\u00ebrhapur ftesa n\u00eb adres\u00eb t\u00eb organizatave t\u00eb ndryshme dhe individ\u00ebve t\u00eb dalluar shqiptaro-amerikan\u00eb nga Ambasada e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Washington, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb cil\u00ebsohet si \u201cSamiti i Diaspor\u00ebs\u201d q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 18-20-n\u00ebntor t\u00eb k\u00ebtij viti. \u00a0\u00a0Ftesa \u00ebsht\u00eb e n\u00ebnshkruar nga Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama, i cili pat njoftuar k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb fundit, prillin q\u00eb kaloi, n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Me at\u00eb rast, duke folur n\u00eb New York para disa p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb komunitetit, kryeministri shqiptar e p\u00ebrcaktoi objektivin e k\u00ebtij \u201csamiti\u201d duke u shprehur se, \u201cDo t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb Samit ku qeveria dhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb komb\u00ebtar\u00eb do t\u00eb diskutojn\u00eb me diaspor\u00ebn. T\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb ura dije\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Z. Rama.\u00a0 \u201cSamiti, nj\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb treguar se ne mund t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, por gjithmon\u00eb t\u00eb bashkuar rreth vlerave tona, gjuh\u00ebs dhe identitetit ton\u00eb unik shqiptar. \u00a0Nj\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi rrug\u00ebt dhe m\u00ebnyrat e bashk\u00ebpunimit me shembuj suksesi nga heronjt\u00eb e diaspor\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe e kam vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb nism\u00eb \u00e7\u2019prej fillimit si historike, si e para e k\u00ebtij lloji q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetet nga t\u00eb gjith\u00eb pa marr\u00eb parasysh\u00eb dallimet politike q\u00eb mund t\u00eb ekzistojn\u00eb midis nesh, sidomos po t\u00eb merret parasysh\u00eb trajtimi i deri tanish\u00ebm i diaspor\u00ebs nga Tirana zyrtare, e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebqoftse takimi organizohet edhe n\u00eb bashkpunim me Ministrin\u00eb e Diaspor\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ky fakt\u00a0 n\u00eb vet vete i jep k\u00ebtij takimi nj\u00eb dometh\u00ebnje edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme komb\u00ebtare.\u00a0 Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, dhe duke mos dashur t\u00eb futem n\u00eb polemika boshe, mua nuk m\u00eb intereson n\u00ebse ky takim organizohet nga kjo ose ajo qeveri, por e shikoj k\u00ebt\u00eb rast si nj\u00eb mund\u00ebsi nga e cila duhet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb kombi shqiptar. Si nj\u00eb rast jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb njohur kontributet e vyera prej dekadash t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe komunitetit shqiptaro-amerikan n\u00eb ve\u00e7anti, t\u00eb cilin e njoh m\u00eb mir\u00eb, n\u00eb krahasim me diasporat e tjera shqiptare an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.\u00a0 Ndoshta m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb \u201csamit\u201d, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb takimi n\u00eb Tiran\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb fillimi i nj\u00eb dialogu t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb komb\u00ebtar, dialog i cili ka munguar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. \u00a0\u00a0Fatkeqsisht, 100-vitet e fundit kan\u00eb njohur vet\u00ebm ndasi e p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb radh\u00ebt e kombit shqiptar, nd\u00ebrsa diaspora shqiptare, sidomos ajo n\u00eb Amerik\u00eb, historikisht m\u00eb aktivja n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb kombit shqiptar, \u00ebsht\u00eb konsideruar madje edhe si armiq\u00ebsore dhe tradh\u00ebtare nga ish-regjim komunist i Shqip\u00ebris\u00eb. \u00a0N\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, kjo diaspor\u00eb luftohej me t\u00eb gjitha mjetet, si nga regjimi i Enver Hoxh\u00ebs ashtu edhe nga regjimi slavo-komunist i Beogradit. \u00a0Ndoshta jo me t\u00eb nj\u00ebjtin koordinim, por t\u00eb dy pal\u00ebt luftonin p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim: p\u00ebr ta p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar diaspor\u00ebn shqiptare si nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb luftonte n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo. \u00a0Ishte krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb e fenomenit \u201cne dhe ata\u201d, e cila fatkeqsisht as sot 25 vjet\u00eb post-komuniz\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb zhdukur krejt\u00ebsisht n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ose n\u00eb munges\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare me diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb koh\u00eb fatzez\u00eb, kur p\u00ebrfaqsuesit e regjimit enverist pran\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr dekada me radh\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre \u201cdiplomatik\u201d nuk b\u00ebn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 mboll\u00ebn frik\u00eb, mosbesim, grindje, ndarje dhe p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit shqiptaro-amerikan, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ky komunitet, me dinjitet dhe plot atdhedashuri \u2013 dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsie diplomatike shqiptare &#8212; p\u00ebrpiqej t\u00eb luante rolin e ambasadorit ose t\u00eb ambasad\u00ebs shqiptare n\u00eb Washington. \u00a0Diaspora shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb e ka treguar, historikisht, se ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerry n\u00eb konferenc\u00ebn e vitit t\u00eb kaluar mbi rolin e diaspor\u00ebs, p\u00ebrfaqsuesit e k\u00ebtyre komuniteteve n\u00eb Amerik\u00eb, \u201cJan\u00eb nd\u00ebr ambasador\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kemi.\u201d<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se edhe gjat\u00eb periudh\u00ebs post-komuniste ka patur prirje nga partit\u00eb politike ose politikan\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb komunitet, duke pasqyruar fatkeqsisht &#8212; edhe n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit shqiptaro-amerikan t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb sot\u00ebme &#8212; ndasit\u00eb dhe p\u00ebr\u00e7arjet q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb politik\u00ebn aktuale zyrtare t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Samiti do t\u00eb merrte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb pamje mbar\u00eb komb\u00ebtare dhe tolerance politike, n\u00ebqoftse p\u00ebrve\u00e7 Kryeministrit dhe p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb aktuale &#8212; p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb diaspor\u00ebs do tu drejtoheshin edhe Presidenti i vendit dhe opozita.\u00a0 Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, do t\u00eb pasqyronte vlerat m\u00eb t\u00eb mira st\u00ebrgjyshore t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe vlerat\u00a0 per\u00ebndimore t\u00eb toleranc\u00ebs politike dhe do t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb, \u201cbashkuar forcat e p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb bashkpunim n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, si\u00e7 thuhet n\u00eb ftes\u00ebn e Kryeministrit Rama.\u00a0 P\u00ebr ndryshe, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj, samiti i n\u00ebntorit do t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb d\u00ebshtim i radh\u00ebs i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje me q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb, por q\u00eb e mbyti politika. Nj\u00eb d\u00ebshtim i objektivave t\u00eb shprehura t\u00eb samitit p\u00ebr avancimin e bashkpunimit do t\u00eb ishte nj\u00eb d\u00ebshtim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb un\u00eb e shikoj si nj\u00eb hap t\u00eb par\u00eb mjaft pozitiv njoftimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb ashtuquajtur \u201csamit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, \u201cpa dallim e pavarsisht nga origjina\u201d, si\u00e7 cil\u00ebsohet n\u00eb ftes\u00ebn. \u00a0Nj\u00eb samit, i cili n\u00ebqoftse nuk drejtohet dhe nuk keq-p\u00ebrdoret p\u00ebr interesat politike t\u00eb momentit, por i cili udh\u00ebhiqet v\u00ebrtet\u00eb nga interesat komb\u00ebtare, politike dhe ekonomike afat-shkurt\u00ebra dhe afat-gjata, t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb pa dallim rolin dhe angazhimin historik t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb re gjat\u00eb dekadave, n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, pa marr\u00eb parasysh\u00eb zhvillimet politike aktuale n\u00eb trojet shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb ftes\u00ebn d\u00ebrguar p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201csamit\u201d,\u00a0 \u00a0Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama shprehet se \u201csamiti\u201d duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb rast p\u00ebr \u201cpromovimin e imazhit dhe vlerave tona m\u00eb t\u00eb mira\u201d.\u00a0 P\u00ebr nga fakti se shum\u00eb prej nesh jetojm\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara, p\u00ebr pothuaj gjys\u00ebm shekulli ose m\u00eb shum\u00eb, ne u jemi p\u00ebrshtatur vlerave politike dhe morale t\u00eb k\u00ebtij vendi.\u00a0 Andaj vlerat tona jan\u00eb vlerat per\u00ebndimore t\u00eb g\u00ebrshetuara me vlerat, historikisht, m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb kombit shqiptar.\u00a0 Njohja e k\u00ebtij fakti n\u00eb vet vete nga organizuesit e k\u00ebtij \u201csamiti\u201d &#8212; si hap i par\u00eb &#8212; do t\u00eb ndihmonte sado pak n\u00eb vendosjen e ur\u00ebs dhe t\u00eb lidhjeve t\u00eb munguara p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb mes Atdheut dhe diaspor\u00ebs shqiptare, sidomos asaj n\u00eb Amerik\u00eb dhe do t\u00eb kontribonte nj\u00ebkohsisht \u00a0\u00a0drejt\u00eb zhdukjes s\u00eb mentalitetit \u201cne dhe ata\u201d, gjithmon\u00eb kund\u00ebr nj\u00ebri tjetrit, mbrenda dhe jasht\u00eb trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Jav\u00ebt e fundit, an\u00eb e mban\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan jan\u00eb p\u00ebrhapur ftesa n\u00eb adres\u00eb t\u00eb organizatave t\u00eb ndryshme dhe individ\u00ebve t\u00eb dalluar shqiptaro-amerikan\u00eb nga Ambasada e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Washington, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb cil\u00ebsohet si \u201cSamiti i Diaspor\u00ebs\u201d q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 18-20-n\u00ebntor t\u00eb k\u00ebtij viti. \u00a0\u00a0Ftesa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6648,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[168,51,167,169],"class_list":["post-10526","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","tag-edi-rama","tag-frank-shkreli","tag-tirana","tag-xhon-kerry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10526"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10526\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10528,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10526\/revisions\/10528"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}