{"id":10447,"date":"2016-08-18T09:21:13","date_gmt":"2016-08-18T07:21:13","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10447"},"modified":"2016-08-18T09:21:13","modified_gmt":"2016-08-18T07:21:13","slug":"stop-kercenimeve-ndaj-lirise-se-medias","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10447","title":{"rendered":"STOP K\u00cbRC\u00cbNIMEVE NDAJ LIRIS\u00cb S\u00cb MEDIAS!"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/dita-e-lirise-se-shtypit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-3228 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/dita-e-lirise-se-shtypit-300x197.jpg\" alt=\"dita-e-lirise-se-shtypit\" width=\"300\" height=\"197\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/dita-e-lirise-se-shtypit-300x197.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/dita-e-lirise-se-shtypit.jpg 381w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli \u00a0<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb M\u00ebrkur\u00ebn, gazeta Telegraf e Tiran\u00ebs kishte botuar nj\u00eb lajm tep\u00ebr shqet\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e shtypit dhe n\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs, si pjes\u00eb e pandar\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike.\u00a0 N\u00eb deklarat\u00ebn e botuar nga Telegraf thuhet se \u201cOrganizatat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb gazetar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb njohur sot me nenin 13 t\u00eb projektligjit, \u2018p\u00ebr organizimin dhe funksionimin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar\u2019, si pjes\u00eb e paket\u00ebs p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.\u201d\u00a0\u00a0 S\u2019do mend se ky nen me t\u00eb drejt\u00eb ka shkaktuar shqet\u00ebsime dhe reaagime t\u00eb ashp\u00ebra n\u00eb radh\u00ebt e gazetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt e konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb nga ana e autoriteteve shqiptare si nj\u00eb \u201ccensur\u00eb t\u00eb re\u201d t\u00eb sanksionuar me ligj, n\u00ebqoftse miratohet nga parlamenti shqiptar.\u00a0\u00a0 N\u00eb deklarat\u00eb thuhet se sipas k\u00ebtij neni, \u201c\u00c7do lloj influence e pap\u00ebrshtatshme e ushtruar mbi pun\u00ebn e prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm apo aktivitetin e tyre mbi \u00e7\u00ebshtje konkrete publike, mediave\u00a0 apo \u00e7do m\u00ebnyre apo personi tjet\u00ebr q\u00eb ndikon mbi pavar\u00ebsin\u00eb e prokuror\u00ebve gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyrave t\u00eb tyyre me ligj\u201d.<\/p>\n<p>Propozuesit e k\u00ebti neni duket se mendojn\u00eb q\u00eb korrpucioni dhe krimi i organizuar duhen luftuar duke i mbyllur goj\u00ebn medias dhe duke shtypur fjal\u00ebn e lir\u00eb.\u00a0\u00a0 Mos vall\u00eb media dhe fjala e lir\u00eb e kan\u00eb fajin p\u00ebr korrupsionin dhe krimin e organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri!?<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e botuar n\u00eb gazet\u00ebn Telegraf thuhet se n\u00eb nenin e propozuar, \u201cSpecifikimi p\u00ebr mediat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i past\u00ebr censure\u00a0 dhe me rrezik p\u00ebr demokracin\u00eb.\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebthim pas, kur fjala dhe mendimi i lir\u00eb konsideroheshin agjitacion dhe propagnand\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e shoqatave t\u00eb organizatave t\u00eb gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb, botuar n\u00eb gazet\u00ebn Telegraf.\u00a0 Ato me t\u00eb drejt\u00eb theksojn\u00eb se, termi i p\u00ebrdorur n\u00eb nenin 13,\u00a0 \u201cInfluenc\u00eb e pap\u00ebrshtatshme, krijon hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr \u00e7do lloj interpretimi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar d\u00ebnimin e gazetar\u00ebve.\u00a0\u00a0 Mjafton q\u00eb nj\u00eb prokuror ta cil\u00ebsoj\u00eb si t\u00eb pap\u00ebrshtatshme raportimin e\u00a0 nj\u00eb media dhe gazetari t\u00eb gjendet p\u00ebrpara bank\u00ebs s\u00eb t\u00eb akuzuarit\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>A duhet t\u00eb binden ende autoritetet shqiptare sot, pas 25 vjet\u00eb post-komuniz\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, se ushtrimi i fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe liria e shtypit jan\u00eb vlerat thelb\u00ebsore t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb e quan veten demokratike, ose q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb, vlera k\u00ebto cilat nj\u00ebkohsisht jan\u00eb edhe themeli i vendeve dhe organizmave euroatlantike, t\u00eb cil\u00ebve Shqip\u00ebria pretendon se d\u00ebshiron t\u2019u bashkohet.<\/p>\n<p>Liria e fjal\u00ebs dhe e medias \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vlerat thelb\u00ebsore t\u00eb Bashkimit Europian, nd\u00ebrsa k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara liria e shtypit mbrohet nga artikulli i par\u00eb i kushtetut\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb edhe ndonj\u00eb kufizim si n\u00eb Europ\u00eb ashtu edhe n\u00eb Amerik\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr sh\u00ebmbull ligji kund\u00ebr shpifjeve.\u00a0\u00a0 Edhe n\u00eb k\u00ebto vende ka patur raste abuzimi me t\u00eb drejt\u00ebn dhe lirin\u00eb e medias dhe ushtrohet trysni ndaj medias nga politikan\u00ebt, madje e dhe sot. Por gazetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb mbrojtur nga artikulli i par\u00eb i kushtetut\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si\u00e7 thuhet n\u00eb deklarat\u00eb, kodi penal p\u00ebrcakton t\u00eb gjitha rastet n\u00eb t\u00eb cilat nj\u00eb indidvid ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb padis\u00eb k\u00ebdo, p\u00ebrfshir\u00eb edhe gazetar\u00ebt.\u00a0 Prandaj lind\u00eb pyetja pse autoritetet kan\u00eb vendosur t\u00eb propozojn\u00eb tani nj\u00eb n\u00ebn i till\u00eb.\u00a0\u00a0 Fatkeqsisht, politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, tani dhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnjet midis tyre dhe n\u00eb takime me p\u00ebrfaqsues t\u00eb medias shpesh\u00ebher\u00eb kan\u00eb ven\u00eb n\u00eb dukje t\u00eb z\u00ebm\u00ebruar se p\u00ebrsa u p\u00ebrket pik\u00ebpamjeve t\u00eb tyre mbi fjal\u00ebn e lir\u00eb dhe lirin\u00eb e medias, ata fatkeqsisht jan\u00eb m\u00eb af\u00ebr q\u00ebndrimeve t\u00eb \u201cputin\u00ebve\u201d, \u201cerdogan\u00ebve\u201d dhe \u201cajatollah\u00ebve\u201d t\u00eb k\u00ebsaj bote, se sa ndaj vlerave per\u00ebndimore mbi lirin\u00eb e fjal\u00ebs dhe t\u00eb medias.\u00a0 Nuk kan\u00eb munguar, sfidat, k\u00ebrc\u00ebnimet dhe as fyerjet e udh\u00ebheqsve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb ndaj\u00a0 p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb medias n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn duke e cil\u00ebsuar median shqiptare, nd\u00ebr t\u00eb tjera, si nj\u00eb \u201ck\u00ebnet\u00eb mediatike\u201d,\u00a0 madje edhe Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs si nj\u00eb radio \u201ckafenesh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri demokratike media ka rolin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta, q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera, t\u00eb mbikqyr\u00eb veprimtarit\u00eb e qeveris\u00eb dhe t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb saj, duke raportuar faktet p\u00ebrgjith\u00ebsisht dhe objektivisht, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrspektiva t\u00eb ndryshme por pa munguar edhe pikpamjet q\u00eb mund t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me politikat zyrtare t\u00eb qeveris\u00eb.\u00a0 Kjo, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb detyra kryesore e medias s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur dhe q\u00eb nj\u00ebkohsisht t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb edhe qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb informuar, ashtuq\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb m\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb influencojn\u00eb pozitivisht aktet dhe veprimtarit\u00eb qeveritare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe pun\u00ebn e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti.\u00a0\u00a0 P\u00ebr ndryshe, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb dikur Xhorxh Washingtoni, \u201cN\u00ebqoftse na mohohet liria e fjal\u00ebs, at\u00ebher\u00eb si memec\u00eb n\u00eb heshtje, do na \u00e7ojn\u00eb si delet n\u00eb kasaphane.\u201d<\/p>\n<p>Liria e shtypit \u00ebsht\u00eb baza e vlerave universale t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara, ka theksuar Presidenti amerikan Barak Obama me rastin e Dit\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit.\u00a0 Ai ka lavd\u00ebruar profesionin e gazetarit, duke n\u00ebnvijuar se n\u00eb pun\u00ebn e tyre gazetar\u00ebt, \u201cekspozojn\u00eb padrejt\u00ebsit\u00eb dhe mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs udh\u00ebheqsit si un\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.\u00a0 Z. Obama theksoi me at\u00eb rast se, \u201cAjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb fakti se duhet folur haptazi dhe shpesh n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtyre vlerave t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb garantuara nga Kushtetuta jon\u00eb dhe nga t\u00eb drejtat themelore q\u00eb ajo p\u00ebrmban, por q\u00eb ne besojm\u00eb se k\u00ebto vlera nuk jan\u00eb thjesht\u00eb vlera amerikane.\u00a0\u00a0 Ne besojm\u00eb se disa vlera themelore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb liria e fjal\u00ebs dhe e nd\u00ebrgjegjes, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb njerzore, por nj\u00ebkohsisht \u00ebsht\u00eb edhe e drejt\u00eb universale \u2014 nj\u00eb liri, zbatimi i s\u00eb cil\u00ebs m\u00eb n\u00eb fund e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne\u201d, ka th\u00ebn\u00eb udh\u00ebheqsi amerikan.<\/p>\n<p>Por ti k\u00ebthehemi nenit 13 t\u00eb projektligjit \u201cp\u00ebr organizimin dhe funksionimin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb deklarat\u00ebn e shoqatave t\u00eb gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn Telegraf, u b\u00ebhet thirrje, \u201cdeputet\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb heqin menj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb nen regresiv nga projektligji dhe mos ta kalojn\u00eb p\u00ebr votim n\u00eb Kuvend.\u201d\u00a0 Ata thon\u00eb se ky nen \u201cp\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb hapur p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes dhe si i till\u00eb nuk mund t\u00eb diskutohet e aq m\u00eb pak t\u00eb votohet n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb synon t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Europian.\u201d<\/p>\n<p>Liria e shtypit dhe e fjal\u00ebs, si p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popujt e p\u00ebrparuar, ashtu edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vler\u00eb dhe e drejt\u00eb baz\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mbrohet dhe t\u00eb kultivohet me \u00e7do kusht dhe \u00e7do dit\u00eb.\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb detyra e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe e Kuvendit n\u00eb ve\u00e7anti &#8212; e p\u00ebrfaqsuesve t\u00eb popullit pra &#8211;q\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb dhe jo t\u00eb kufizojn\u00eb zbatimin e plot\u00eb t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit duke sanksionuar me ligj shkeljen e k\u00ebsaj t\u00eb drejte themelore universale t\u00eb njeriut.\u00a0 Prandaj mos votoni nenin kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb medias dhe liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs! Stop k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj liris\u00eb s\u00eb medias!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli \u00a0 T\u00eb M\u00ebrkur\u00ebn, gazeta Telegraf e Tiran\u00ebs kishte botuar nj\u00eb lajm tep\u00ebr shqet\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e shtypit dhe n\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs, si pjes\u00eb e pandar\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike.\u00a0 N\u00eb deklarat\u00ebn e botuar nga Telegraf thuhet se \u201cOrganizatat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb gazetar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3228,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[110,51,108,109],"class_list":["post-10447","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-barak-obama","tag-frank-shkreli","tag-shqiperi","tag-xhorxh-washingtoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10447","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10447"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10447\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10448,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10447\/revisions\/10448"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3228"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10447"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10447"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10447"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}