{"id":10242,"date":"2016-08-03T16:15:10","date_gmt":"2016-08-03T14:15:10","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10242"},"modified":"2016-08-03T16:15:10","modified_gmt":"2016-08-03T14:15:10","slug":"si-vdiq-ne-duart-e-mija-gruaja-e-perefektit-te-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10242","title":{"rendered":"Si vdiq n\u00eb duart e mija &#8211; gruaja e Perefektit t\u00eb Tiran\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/gruaja-e-prefektit-te-tiranes.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-10243 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/gruaja-e-prefektit-te-tiranes-165x300.jpg\" alt=\"gruaja-e-prefektit-te-tiranes\" width=\"165\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/gruaja-e-prefektit-te-tiranes-165x300.jpg 165w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/gruaja-e-prefektit-te-tiranes.jpg 350w\" sizes=\"auto, (max-width: 165px) 100vw, 165px\" \/><\/a>Beqir SINA &#8211; New York<\/em><\/p>\n<p>SAV\u00cbR LUSHNJE : Ka qen\u00eb muaji i fundit i vitit 1980 &#8211; Dhjetori, me sa mbaj\u00eb mend &#8211; kur rreth or\u00ebs 2 pas mesnate n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time &#8211; q\u00eb i binte t\u00eb ishte, nj\u00eb dhom\u00eb 4&#215;4 n\u00eb barang\u00ebn e tret\u00eb, me hyrje p\u00ebr nga rruga nacionale, d\u00ebgjoj\u00eb nj\u00eb trokitje &#8220;Tak-tak,&#8221; t\u00eb lehet\u00eb,\u00a0 n\u00eb penxheren time, q\u00eb ishte ngjitur me der\u00ebn dhe krevatin ku flija s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn time.<\/p>\n<p>Vesh\u00eb nj\u00eb pal\u00eb pantallona dhe \u00e7ohem t\u00eb shikoj\u00eb se kush ishte kaq von\u00eb&#8230;!<\/p>\n<p>Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn si un\u00eb dhe n\u00ebna ime &#8211; q\u00eb filmin n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kishim edhe dhom\u00eb gjumi, pritje dhe guzhin\u00eb, u befasuam kur pam\u00eb Shitin ( si e th\u00ebrrisnim ne n\u00eb kamp Reshit Mulletin), ngase, ai vinte tek un\u00eb gati \u00e7do mbr\u00ebmje, dhe, at\u00eb nat\u00eb, sapo ishte larguar duke na th\u00ebn\u00eb, se po ikte pak m\u00eb heret, sepse Hajrija ishte shum\u00eb s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, Shiti, ashtu trup shkurter, dukej se kishte &#8220;humbur&#8221;, fare, ca nga nata, ca nga &#8220;frika&#8221;. Nejse, ai nuk e zgjati , dhe, duke iu drith\u00ebruar z\u00ebri, na thot\u00eb :&#8221; Hajdeni! se zoja Hajrije, po vdes &#8211; por nuk i del shpirti &#8221; . Ajo m\u00eb shikon mua &#8211; dhe vet\u00ebm lot i dalin&#8221;, tha, ai, duke shikuar drejte nga n\u00ebna ime, p\u00ebr ndonj\u00eb ndihm\u00eb&#8230;..<\/p>\n<p>N\u00ebna ime, tha, se ajo nuk dinte nga k\u00ebto zakone (rite tradicionale fetare), por tregoj\u00eb p\u00ebr nga nj\u00eb komshija jon\u00eb, e cila qe nj\u00eb grua me t\u00eb v\u00ebrtet burrnesh, dhe fisnike nga Tropoja &#8211; Voc\u00ebr Hoxha, quhej, dhe sipas n\u00ebn\u00ebs tim, ajo duhet t\u00eb dinte&#8230;..! Ishte e rrahur edhe ajo me interrnimet perj 1945 &#8211; me pla\u00e7ka n\u00eb krah, ashtu e ve me f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Shkova, menj\u00ebher tek Vocrra, dhe ja tregoj\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej zoja Hajrije&#8230;&#8230;&#8230;!<\/p>\n<p>Ajo vishet shpejt e shpejt, dhe s\u00eb bashku t\u00eb dy me vrap n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs, nisemi p\u00ebr tek baranga ku jetone Reshit Mulleti, me t\u00eb em\u00ebn e tij Hajrije Mulletin &#8211; ish gruan e Prefektit t\u00eb Tiran\u00ebs. E cila, ishte nj\u00eb grua me vyrtyte t\u00eb ve\u00e7anta fisnike, shum\u00eb popullore, mjaft e zgjuar me at\u00eb sjellejn, dhe humorin karateristik t\u00eb tiran\u00ebsve t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Shiti me n\u00ebna Hajrijen, jetonin n\u00eb barangat e nd\u00ebrtuara kastile p\u00ebr t\u00eb presekutuarit &#8211; t\u00eb interrnuarit e asaj kohe.<\/p>\n<p>E cila, i binte ishte nj\u00eb dhom\u00eb e sht\u00ebpi 4&#215;4, nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Ajo ishte e mbushur gati deri n\u00eb tavan me t\u00eb gjitha orendit (paisjet sht\u00ebpijake) t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie, q\u00eb dukej se kishte qen\u00eb me tradita, dhe fisnike, t\u00eb nj\u00eb familje aristrokrate shqiptare, si i thonim ne, t\u00eb kamura &#8211; pasanik\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pra, aty n\u00eb at\u00eb dhom\u00eb barange, do t\u00eb shihje gjith\u00eb\u00e7ka, duke filluar nga : tre sundyk, druri t\u00eb punuar me mjeshtri, nja 10 qylymat e Persis\u00eb, t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb ndryshme. Kompletet e pijatave dhe filxhan\u00ebve t\u00eb kafes dhe \u00e7aj\u00ebs, t\u00eb gjitha t\u00eb porcelanit nga firma t\u00eb famshme \u00e7eke Esty dhe Dubi, me lule t\u00eb vogla dhe t\u00eb lara me vija floriri. Gotat e ujit, lug\u00ebt, pirunj\u00ebt e thikat e bukes, pecetat e qendisura t\u00eb gjitha, ishin t\u00eb ardhura nga Italia e Austria, ku Hajria, edhe ishte martuar, ( pra ishin paja e nuses tregonte ajo) nj\u00eb radio e vjet\u00ebr gjermane (Gruding) dhe nj\u00eb aparat fotografik &#8211; Pentaks,\u00a0 q\u00eb e perdorte ngadonjeher Shiti, (duke na\u00a0 fotografuar dhe na i b\u00ebr\u00eb m\u00eb pas po ai vet me ngjyra fotografit\u00eb, ne t\u00eb interrnuarve, ngaq\u00eb, ai kishte nj\u00eb kuti me bojra uji, italiane, posaqerisht p\u00ebr fotografit\u00eb, q\u00eb ishin bardh e zi, dhe p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb ato me ngjyra) . N\u00eb shp\u00ebtin\u00eb e tij, pra n\u00eb at\u00eb dhom\u00eb,4 me 4 kishte me dhjetra libra, t\u00eb autrove nga m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb huaj, fjalor anglisht shqip dhe italisht shqip, t\u00eb vjet\u00ebr, ku t\u00eb dy gjeje t\u00eb i lexonin dhe i rilexonin ato.<\/p>\n<p>Pra, t\u00eb gjitha sendet n\u00eb at\u00eb dhom\u00eb &#8211; sht\u00ebpi, ishin t\u00eb disorganizuara &#8211; nj\u00ebra mbi tjetr\u00ebn, sa q\u00eb t\u00eb dukej sikur t\u00eb zinin frym\u00ebn. Ngaq\u00eb, ishin ashtu t\u00eb pa sistemuar, ngusht dhe mbuluar nga pluhuri, vendosur\u00a0 n\u00eb mes vesh\u00ebmbathjesh t\u00eb vjetra, por, t\u00eb jashtme i thonim ne at\u00ebhere, rroba t\u00eb mod\u00ebs italiane dhe vjeneze, t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e kisha p\u00ebr her t\u00eb par\u00eb q\u00eb hyja n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, dhe nuk m\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje asgj\u00eb, isha ambjetuar me at\u00eb ambjent, mbasi isha &#8220;mysfir\u00eb&#8221; i rregullt i familjes Mulleti, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb donin aq shum\u00eb, dhe m\u00eb prisnin shum\u00eb mir\u00eb, duke m\u00eb qerasur sa her shkoja.<\/p>\n<p>Shiti dinte mjaft mir\u00eb italisht, dhe, ishte pohtuajse p\u00ebr gjith\u00eb kampin nj\u00eb &#8220;axhensi lajmesh&#8221;, kuptohet lajmeve sportive. t\u00eb asaj periudhe, m\u00eb s\u00eb shumti, por, q\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb besuar, ishte edhe p\u00ebr t\u00eb u &#8220;dh\u00ebn\u00eb&#8221; atyre, edhe prej atyre lajmeve, q\u00eb rrall\u00eb kush i merrte n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00ebhere, lajme nga ato se \u00e7far\u00eb ndodhte n\u00eb politik\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb &#8211; prej nga SHBA, Italia, Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Azia, Afrika, Amerika e Jugut, e t\u00eb tjera, n\u00eb m\u00ebgjes i m\u00ebsoje s\u00eb pari nga Shiti.<\/p>\n<p>Nejse, kur hym\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Shtit, Vocrra, m\u00eb tha se duhet t&#8217;ja mbaja un\u00eb kok\u00ebn e Hajrijes, n\u00eb preherin tim, dhe ajo i rrinte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebrball, meje, dhe nisi e i tha ca fjal\u00eb, q\u00eb as sot e k\u00ebsaj dite, un\u00eb nuk di se \u00e7far\u00eb, i tha, por mbaj mend mir\u00eb, se nuk kaluan as dy a tre minuta dhe Hajrije Mulleti, u shua &#8211; menj\u00ebher e n\u00eb qet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Vocrra, pa nga Shiti, dhe i tha tani mbyllja syt\u00a0 ti&#8230;&#8230;ai ashtu duke qar\u00eb i vuri dor\u00ebn p\u00ebrmbi sy dhe k\u00ebshtu na vdiq n\u00eb duart tona &#8211; Gruja e Prefektit t\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb grua heroin\u00eb &#8211; nj\u00eb grua fisnike me vyrtyte t\u00eb larta, q\u00eb do t\u00eb mbetet gjat\u00eb n\u00eb m\u00ebndjen time, dhe, e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e njoh\u00ebn, n\u00ebp\u00ebr kampet e interrnimit. Pik\u00ebrisht, p\u00ebr at\u00eb dashurin\u00eb e saj, finsik\u00ebrin\u00eb, m\u00ebn\u00e7urin\u00eb, bukurin\u00eb, humorin e \u00ebmb\u00ebl dhe karakteristik t\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb anti-komunsite dhe qendrestare deri sa mbylli syt, at\u00eb Dhjetor t\u00eb 1980.<\/p>\n<p>Hajrija dhe djali i saj i vet\u00ebm Reshiti, ishin deri sa vdiq\u00ebn Tironsa me t\u00eb gjitha : n\u00eb t\u00eb folme, n\u00eb t\u00eb jetume, pra n\u00eb gatim, n\u00eb zakone dhe tradita, bujari dhe dashuri. Kishin qejf shum\u00eb t\u00eb pinin kafe, n\u00eb \u00e7do m\u00ebngjes dhe n\u00eb dark\u00eb, ashtu ishin m\u00ebsuar,\u00a0 shoqeruar kjo, edhe me ndonj\u00eb cigare &#8220;Partizani&#8221;, dhe t\u00eb lexonin ndonj\u00eb lib\u00ebr e d\u00ebgjonin radion, sidomos radion shtetrore Italiane.<\/p>\n<p>Kur e kishin interrnuar Hajrijen me djalin e saj Reshitin &#8211; nga q\u00eb kishin nj\u00eb miq\u00ebsi tradicionale me Myslym Pez\u00ebn &#8211; si Tiran\u00ebs &#8220;dembabadem&#8221; pra Trionas m\u00eb rr\u00ebnj\u00eb, thonin se ai kishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr mesa duket , q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb orendive t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, le ti merrte me vete, ngado, q\u00eb e degdisnin n\u00ebp\u00ebr kampet e interrnimit, dhe Reshitin t\u00eb mos e fusnin n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Familja Mulleti, si dhe shum\u00eb familje t\u00eb tjera, q\u00eb kam patur rastin p\u00ebr ti njohur, edhe ato t\u00eb interrnuara n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb cilat kan qen\u00eb nd\u00ebr nga familjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha , m\u00eb t\u00eb pasura , fisnike dhe patriote n\u00eb Shqip\u00ebri, qysh n\u00eb koh\u00ebn e Turqis\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, at\u00eb t\u00eb Mbretit Zog, dhe Italis\u00eb t\u00eb, vinte keqardhje e madhe, kur i shikoje se si i kishin katadisur n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, dhe t\u00eb presekutoheshin, e drejtoheshin(komandoheshin)\u00a0 nga nj\u00eb grup njer\u00ebzish, harbut gjith\u00eb jet\u00ebn, si nj\u00eb far\u00eb kryetari k\u00ebshilli t\u00eb fshatit apo edhe nj\u00eb brigadieri, injorant\u00eb e t\u00eb pashpirt\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb dhe ata pra bashk\u00ebvuajtsit e mi, q\u00eb i kishim njohur k\u00ebto familje, t\u00eb cilat ishin nga \u00e7do vend i Shqip\u00ebris\u00eb, prej nga veriu deri n\u00eb jug, familje t\u00eb interrnuara edhe nga Kosova,e \u00c7am\u00ebria, dhe viset e tjera shqiptare, e dinim t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, q\u00eb na tregonin at\u00ebhere, edhe prid\u00ebrit, tan\u00eb, se ata kishin qen\u00eb e kush kishin qen\u00eb. Familje dhe fise t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb krahinat dhe vendet e tyre, m\u00eb z\u00eb, patriot e atdhetar, fisnik, familje q\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare, intelektual dhe t\u00eb shkolluar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, prej Misirit, Europ\u00ebs Perendimore, dhe SHBA.<\/p>\n<p>Ne e dinim t\u00eb gjith\u00eb e dinim se sa, e v\u00ebshtir\u00eb, ishte ta paramendonim se si kishin qen\u00eb k\u00ebto familje, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Mulletin, apo familjet e tjera n\u00eb kampet e interrnimit, q\u00eb jan\u00eb me dhjetra, duke na th\u00ebn\u00eb :&#8221; Paramendoni, dik\u00eb, para 44&#8217;\u00ebs, ardhjes s\u00eb komunizmit, q\u00eb ua mori t\u00eb gjitha \u00e7far\u00eb kishin t\u00eb ket\u00eb pasur deri vetur\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ose duke d\u00ebgjuar radio, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb kishte nj\u00eb aparat fotografik, apo t\u00eb kishte studiuar n\u00eb Itali, Franc\u00eb, Gjermani, Angli dhe SHBA, t\u00eb dint\u00eb m\u00eb s\u00eb paku dy gjuh\u00eb t\u00eb huaja( prej nga\u00a0 italisht, gjermanisht, greqisht, serbisht, anglisht, frengjisht, turqisht), dhe t&#8217;a shoh\u00ebsh si jetonte, ai n\u00eb internim, n\u00eb kampet e Savr\u00ebs, Gjaz\u00ebs, Gradisht\u00ebs, Plugut, Grabianit, Shtyllasit, Lubonj\u00ebs, Libofsh\u00ebs, e fshatrave t\u00eb Kurveleshit, gjat\u00eb sundumit komunist&#8221;<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet si sot, kur u shfaq p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb komedia &#8220;Prefekti&#8221; .<\/p>\n<p>Zoja Hajrije, si i pelqente n\u00ebn\u00ebs time ti th\u00ebrriste asaj,\u00a0 si gjith\u00eb her\u00ebt po shkonte n\u00eb pun\u00eb nj\u00eb m\u00ebgjes, kur b\u00ebhej m\u00eb par\u00eb apeli dhe nj\u00ebr\u00ebzit merrnin planin e pun\u00ebs s\u00eb asaj dite.\u00a0 Kryeagranomi i sektorit Sav\u00ebr, Xhaferr Labi, k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrqesh Hajrijen : &#8220;Ej moj Hajrie Mulleti &#8211; kur ke qen\u00eb re, ishe me vetur\u00eb, nd\u00ebrsa tani shkon me kaz\u00ebm n\u00eb krah&#8230;.&#8221; . Hajrija, pa nj\u00eb pa dy, i ja kthen me at\u00eb humorin e saj, me at\u00eb t\u00eb folm\u00ebn tironase &#8211; &#8220;Po kshtu jan\u00eb koh\u00ebt, o shoku agranom &#8211; un\u00eb at\u00ebhere! kur ti dhe baba e nana e jote, nuk kishte as gomar\u00eb, e jo mo vetur\u00eb &#8211;\u00a0 sot, ti ke nj\u00eb motociklet, q\u00eb t\u00eb ka zan fytin, t\u00eb ka myt n\u00eb tym e pluhun parcelave t\u00eb Savr\u00ebs, shko bre dreq&#8221;.<\/p>\n<p>Harija dhe Reshiti, p\u00ebr ata t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebviajt\u00ebsit tan\u00eb, por edhe ata q\u00eb jetuan me ne n\u00eb Sav\u00ebr, q\u00eb i njoh\u00ebn ata, ishin tipik\u00eb pinjoll\u00eb t\u00eb atyre familjeve, q\u00eb ishin t\u00eb thjesht\u00eb, dhe q\u00eb tregonin se si kan\u00eb qen\u00eb edhe tiranasit asaj kohe, sa me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e praktikonin n\u00eb jet\u00eb shprehjen \u201cb\u00ebje t\u00eb mir\u00ebn dhe hidhe n\u00eb det &#8211; n\u00ebse nuk e sheh robi \u00ebsht\u00eb Zoti ai q\u00eb ta sheh.\u201d<\/p>\n<p>Besim Levonja dhe aktoria Besa Imami, tregonte Hajrija, kishin qen\u00eb hysmeqar\u00eb &#8211; sh\u00ebrb\u00ebtor n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Qazim Mulletit, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb von\u00eb, pra at\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb famijes Mulleti, atyr\u00eb, u erdhi nj\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr t&#8217; ua kthyer fisnikve, n\u00eb &#8220;p\u00ebrqeshje dhe injorim&#8221;. Pra, n\u00eb koh\u00ebn e servilizimit t\u00eb pakufish\u00ebm ndaj partis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e tyre, tani ata po e b\u00ebnin me at\u00eb artin tipik, i m\u00ebsuar nga ata n\u00eb koh\u00ebn e realizmit socialist, koh\u00ebn e genjeshtrave dhe t\u00eb pav\u00ebrtetave, p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb qeshur, kur me zor mbushin barkun me buk, dhe jetonin t\u00eb gjith\u00eb si n\u00eb mesjet\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra prej tyre ishte edhe komedia &#8220;Prefekti&#8221; e interpretuar nga Robert Ndrenika, i cili interpretonte Qazim Mulletin dhe Besa Imami, e cila interpretonte Hajrijen, t\u00eb cilat ishin nj\u00eb pun\u00eb, pra e Besim Levonj\u00ebs, i cili\u00a0 p\u00ebrqesh dhe tallet me prefektin e Tiran\u00ebs, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pushtimit fashist, Qazim Mulletin, dhe nj\u00eb vart\u00ebs t\u00eb tij q\u00eb ishte drejtues i policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs po n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Mon Kukaleshi, sikur ata t\u00eb kishin qen\u00eb sipas Levonj\u00ebs, ca injorant\u00eb, e anadollak.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht\u00eb, n\u00eb komedin q\u00eb bazohet n\u00eb stereotipa dhe krijon vet\u00ebm t\u00eb tilla, p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer njer\u00ebzit me realitetin.<\/p>\n<p>Por, q\u00eb faktikisht sot, p\u00ebr Tironasit e vjet\u00ebr apo autokton\u00eb, dhe ata q\u00eb kishin jetuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, dhe q\u00eb e njifnin mir\u00eb Qazim Mulletin, Prefektin e Tiran\u00ebs dhe Dibr\u00ebs s\u00eb Madhe, shum\u00eb pak koh\u00eb, ai natyrisht\u00eb ishte\u00a0 nj\u00eb Prefekt dhe nj\u00eb Qazim Mullet, krejt tjet\u00ebr. Krejt ndryshe, nga ai q\u00eb paraqitet si injorant\u00eb, anadollak, me nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb korruptuar, fetar\u00eb (kjo n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte kuptim negativ duke qen\u00eb se sh\u00ebnjestronte reaksionar\u00ebt dhe njer\u00ebz, q\u00eb gjithsesi ishin kund\u00ebr regjimit s\u00eb asaj kohe); fshatar\u00ebt q\u00eb banonin af\u00ebr Tiran\u00ebs, si t\u00eb trash\u00eb, fanatik\u00eb etj, gjithmon\u00eb simbas komedis\u00eb, Prefekti t\u00eb Besim Levonj\u00ebs.<\/p>\n<p>Aqsa, sipas asj komedie edhe nj\u00eb personazh nga Luma (pra p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkufizuar veriun e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb regjimi i Enver Hoxh\u00ebs e injoronte aq shum\u00eb), q\u00eb arrestohet gabimisht, paraqitej n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe, si analfabet, q\u00eb shiste salep me ibrik\u00eb n\u00eb duar dhe ishte gati t\u00eb denonconte k\u00ebdo para autoriteteve ( pra si spiun\u00eb).<\/p>\n<p>E folura n\u00eb dialekt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme dhe Veriut,\u00a0 me fjal\u00eb t\u00eb huazuara t\u00eb personazheve, sidomos t\u00eb &#8220;Prefektit&#8221;, ishte b\u00ebr\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e realizmit socialit, nga propoganda e regjimit diktatorial, me q\u00ebllim shum\u00eb e fort\u00eb, p\u00ebr t\u00eb stigmatizuar grupet shoq\u00ebrore nga vinin personazhet e komedis\u00eb, si t\u00eb &#8220;trash\u00eb&#8221; injorat dhe anadollak. K\u00ebto stereotipa, q\u00eb gjenden edhe n\u00eb filmat e tjer\u00eb t\u00eb prodhuar gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ( sundimit komunist), me personalitet e figura njohura t\u00eb asaj kohe, pjestar t\u00eb familjve fisnike, patriote, atdhetar t\u00eb flak\u00ebt, vet\u00ebm sot shifet, pra n\u00eb demokraci se kan qen\u00eb krejt ndryshe nga ato q\u00eb na e m\u00ebsonte realizmimi socialist, dhe ata intelektual\u00ebt e Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrqeshin dhe talleshin me at\u00eb njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebdhenj\u00eb.<\/p>\n<p>Qazim Mulleti, lindi n\u00eb Tiran\u00eb, 20 dhjetor 1893 &#8211; vdiq n\u00eb Vicolo delle Grotte, Rom\u00eb 28 gusht 1956,\u00a0 qe n\u00ebpun\u00ebs dhe prefekt. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore qe kryebashkiak dhe prefekt i Tiran\u00ebs, rol p\u00ebr t\u00eb cilin regjimi i m\u00ebvonsh\u00ebm do ta pavdeksonte me filmin &#8220;Prefekti&#8221; aktori Robert Ndrenika.<\/p>\n<p>Simbas faqes s\u00eb interrnetit Wikipedia, Qazim Mulleti leu n\u00eb lagjen &#8220;Sulejman Pasha&#8221; n\u00eb Tiran\u00eb, ishte f\u00ebmija i par\u00eb i Reshit bej Mulletit dhe Naile K\u00eblli\u00e7it<\/p>\n<p>Nx\u00ebnjet e para i nisi n\u00eb Manastir, vazhdoi n\u00eb gjimnazin \u201cZosimea\u201d t\u00eb Janin\u00ebs dhe s\u00eb fundmi kreu studimet e larta n\u00eb kolegjin perandorak \u201cGallata Saraj\u201d t\u00eb Stambollit, me medalje ari. Njihte disa gjuh\u00eb;, turqishten, gjermanishten,\u00a0 italishten,\u00a0 serbo-kroatishten dhe greqishten. Hobi i tij, ishte hipizmi, koleksionimi i suvenireve, &#8211; ku n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, nj\u00eb kat thuhet se e kishte shnd\u00ebrruar n\u00eb muzeum t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, &#8211; si dhe patinazhi n\u00eb akull.<\/p>\n<p>Wikipedia shkruan se &#8220;Qazim Mulleti &#8211; n\u00eb 1912-\u00ebn, bashk\u00eb me shum\u00eb student\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb ngritjen e flamurit n\u00eb Tiran\u00eb dhe Vlor\u00eb. N\u00eb 1914-\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kat\u00ebr adjutant\u00ebt e Princ Vidit. Largohen s\u00eb bashku n\u00eb Vjen\u00eb, ku jetoi aty deri n\u00eb vitin 1920. Aty, me nd\u00ebrhyrjen direkte t\u00eb mareshalit austriak Trolman, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtes\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb ushtarake t\u00eb luft\u00ebs. N\u00eb vitin 1920 merr pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e Lushnj\u00ebs. Qeveria e dal\u00eb nga Kongresi i Lushnj\u00ebs u pengua t\u00eb hynte n\u00eb Durr\u00ebs, ku kishte destinacionin p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionet e saj, pasi Kongresi e kishte zgjedhur Kryeqytet. Me nd\u00ebrhyrjen e daj\u00ebs s\u00eb Qazimit, myftiut Mytesim efendi K\u00eblli\u00e7it, Abdi bej Toptanit dhe Qazim Mulletit, si dhe t\u00eb delegat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb kongres, qeveria u vendos provizorisht n\u00eb Tiran\u00eb. Shum\u00eb patriot\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs hap\u00ebn sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb dispozicion t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re. (Nj\u00eb sht\u00ebpi e Mullet\u00ebve u b\u00eb Ministria e par\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb).&#8221;<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, n\u00eb bisedat e Kuvendit Komb\u00ebtar, shkruan Wikipedia, &#8220;Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet t\u00eb ishte Kryeqytet i Shqip\u00ebris\u00eb. Pozita gjeografike, strategjike dhe klimaterike ishin m\u00eb t\u00eb favorshme se ato t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit. (Tirana, de jure u b\u00eb Kryeqytet i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 1925). N\u00eb shtator t\u00eb vitit 1920, \u00ebsht\u00eb Komandant i Forcave Vullnetare kund\u00ebr Serbis\u00eb. M\u00eb 25 Prill \u2013 3 maj 1921, ai merr pjes\u00eb n\u00eb Kongresin p\u00ebr Bashkimin Komb\u00ebtar n\u00eb Vlor\u00eb, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Tiran\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn funksiononte shoq\u00ebria patriotike \u201cVllaznia\u2013Zgjimi\u201d, s\u00eb bashku me Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Musa Ma\u00e7i, si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cLidhja Komb\u00ebtare\u201d dhe Avni Rustemi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cBashkimi\u201d.<\/p>\n<p>M\u00ebrgimi dhe veprimtaria e tij antizogiste<\/p>\n<p>N\u00eb qeverin\u00eb e Fan Nolit ai sh\u00ebrbeu si prefekt n\u00eb Dib\u00ebr. Mbas d\u00ebshtimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb L\u00ebvizjes s\u00eb Qershorit, largohet nga Shqip\u00ebria. N\u00eb fillim vendoset n\u00eb Zara t\u00eb Jugosllavis\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb, ku ndenjti si emigrant politik deri n\u00eb vitin 1931. B\u00ebhet an\u00ebtar i &#8220;Bashkimit Komb\u00ebtar&#8221;, organizat\u00eb e nismuar prej Ali K\u00eblcyr\u00ebs ku aderonin edhe Sejfi Vllamasi e Xhemal bej Bushati. U arrestua nga autoritetet austriake m\u00eb 1931 bashk\u00eb me H. bej Prishtin\u00ebn, Rexhep bej Mitrovic\u00ebn, Menduh Angonin, Angjelin Sum\u00ebn, Luigj Shkurtin dhe Sejfi Vllamasin, p\u00ebr atentatin q\u00eb iu b\u00eb Mbretit Zogu I. Qazimi kishte qen\u00eb n\u00eb prapavij\u00eb t\u00eb doras\u00ebve Ndok\u00eb Gjeloshi e Aziz \u00c7ami p\u00ebr t&#8217;i mbrojtur eventualisht. Gjat\u00eb atentatit Mbretin s&#8217;e gjeti gj\u00eb, por ra duke e mbrojtur majori Llesh Topallaj dhe u plagos Eqrem bej Libohova.<\/p>\n<p>Kur ishte n\u00eb Vjen\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb vitin 1929, ai martohet me Hajrie Kusin, me t\u00eb cil\u00ebn pati vet\u00ebm nj\u00eb djal\u00eb, Rushitin.<\/p>\n<p>Reshiti, bashk\u00eb me t\u00eb \u00ebm\u00ebn, Hajrien, vuajt\u00ebn p\u00ebr 45 vjet n\u00eb kampet e p\u00ebrqendrimit t\u00eb Tepelen\u00ebs, Savr\u00ebs, Gradishtit, Porto Palermos, etj. Zj. Hajrie vdiq n\u00eb vitin 1980, kur ishte n\u00eb kampin e Savr\u00ebs n\u00eb Lushnj\u00eb.<\/p>\n<p>Shit Mulleti, pinjolli\u00a0 i Mullet\u00ebve q\u00eb jetoj\u00eb vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb ose Djali i Qazim Mulletit, dinosauri i tironsave t\u00eb vjet\u00ebr<\/p>\n<p>Un\u00eb u largova n\u00eb Amerik\u00eb , dhe nuk pata m\u00eb kontakte me bashk\u00ebvuajt\u00ebsin tim Reshit Mulleti. Por diku kam lexuar nj\u00eb reportazh t\u00eb Blerina Budin\u00ebs, e cila shkruante se :&#8221; Ata q\u00eb e njohin komedin\u00eb \u201cPrefekti\u201d e din\u00eb edhe se ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb karikatur\u00eb komuniste p\u00ebr ish Prefektin e Tiran\u00ebs Qazim Mulletit, i cili n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk i ngjet aspak\u00a0 atij Prefekti s\u00eb komedis\u00eb q\u00eb b\u00ebrtet: \u201cpu pu pu, ku na jan m\u00ebshtjell i tuf budallejsh ne k\u00ebtu qe do na haj kalera nanji dit prej ktyne\u201d! &#8221;<\/p>\n<p>Budina shkruante se :&#8221;Por, i biri i Qazim Mulletit, Reshiti 74\u2013vje\u00e7ar,( i ndjeri ka disa vjet q\u00eb ka vdekur) thot\u00eb se \u201cQazimi nuk \u00ebsht\u00eb as ashtu si e qisin kta t\u2019sotmit\u201d. \u201cAi ishte njeri i thjesht\u00eb. Un\u00eb e mbaj mend se ai u largua kur un\u00eb isha 14 vje\u00e7. Ishte serioz, i ditur. Nuk njihte n\u00ebnt\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja si\u00e7 e nxjerrin ca historian\u00eb por kishte mbaruar shkoll\u00ebn \u201cZosimea\u201d n\u00eb Janin\u00eb dhe studimet e larta n\u00eb Gallatasaraj n\u00eb Stamboll, ku qe dekoruar me medalje ari nd\u00ebrsa dy vitet e fundit t\u00eb studimeve i b\u00ebri n\u00eb Vjen\u00eb\u201d, &#8211; tregonte Shit Mulleti si\u00e7 e th\u00ebrrasin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb m\u00ebhall\u00ebn e vjet\u00ebr, ku ai \u00ebsht\u00eb rikthyer tanim\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Shiti, kur ka biseduar n\u00eb at\u00eb reportazh me Budin\u00ebn, ka qen\u00eb, 74 vje\u00e7 dhe at\u00ebhere jetonte n\u00eb nj\u00eb apartament, q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb pallatin q\u00eb ishte i nd\u00ebrtuar n\u00eb vend t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Qazim Mulletit.<\/p>\n<p>Ai tregonte p\u00ebr Bidin\u00ebn,\u00a0 nostalgjin e tij p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn aq sa mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7dokush p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e vet, aq m\u00eb tep\u00ebr, kur ajo ka qen\u00eb e shk\u00eblqyer, shkruan Budina. Megjithat\u00eb, thot\u00eb ajo 60 vjet\u00ebt e tjera t\u00eb Reshitit, nuk rodh\u00ebn si 14 t\u00eb parat. S\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn Hajrie Mulletin, ai \u00ebsht\u00eb internuar n\u00eb Kavaj\u00eb e Tepelen\u00eb, dhe Saver- Lushnje, dhe vet\u00ebm pas \u201890 u kthye n\u00eb Tiran\u00eb, ku jetoi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Tanush Mulletit.<\/p>\n<p>&#8220;Ku p\u00ebrve\u00e7 disa fotografive n\u00eb s\u00ebndukun e tij nuk kishte gj\u00eb tjet\u00ebr nga reliket e familjes. T\u00eb gjitha ia kishin marr\u00eb. Madje edhe koleksionet e arm\u00ebve t\u00eb t\u00eb atit, Qazim Mulletit si edhe koleksionet e filatelis\u00eb pas t\u00eb cilave Shiti thoshte se ishte i apasionuar i ati.&#8221;<\/p>\n<p>Budina, shkruante se Shitit, padyshim nuk i vinte keq thjesht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e shkuar n\u00eb internim s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn e cila \u201cshiti edhe byzylyqet e bizhuterit\u00eb e pakta, q\u00eb i kishin mbetur p\u00ebr t\u00eb mbijetuar\u201d dhe q\u00eb vdiq n\u00eb vitet \u201980 n\u00eb Sav\u00ebr. Nd\u00ebrkaq Qazimi kishte vdekur shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb mosh\u00ebn 62 -vje\u00e7are n\u00eb Itali ku jetoi si emigrant politik. Ai nuk u rimartua m\u00eb atje, as e shoqja n\u00eb Shqip\u00ebri dhe i biri Shiti nuk ishte martuar kurr\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Beqir SINA &#8211; New York SAV\u00cbR LUSHNJE : Ka qen\u00eb muaji i fundit i vitit 1980 &#8211; Dhjetori, me sa mbaj\u00eb mend &#8211; kur rreth or\u00ebs 2 pas mesnate n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time &#8211; q\u00eb i binte t\u00eb ishte, nj\u00eb dhom\u00eb 4&#215;4 n\u00eb barang\u00ebn e tret\u00eb, me hyrje p\u00ebr nga rruga nacionale, d\u00ebgjoj\u00eb nj\u00eb trokitje &#8220;Tak-tak,&#8221; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10243,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-10242","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10242"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10242\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10244,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10242\/revisions\/10244"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10243"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}