{"id":10235,"date":"2016-08-03T16:03:23","date_gmt":"2016-08-03T14:03:23","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10235"},"modified":"2016-08-03T16:05:22","modified_gmt":"2016-08-03T14:05:22","slug":"deri-kur-me-keshtu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10235","title":{"rendered":"DERI KUR M\u00cb K\u00cbSHTU!"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-8412 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" alt=\"frank-shkreli-diaspora\" width=\"265\" height=\"265\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/em><\/p>\n<p>Sot, thirrjet e shqiptar\u00ebve t\u00eb 25-vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb, \u201cLiri, Demokraci\u201d dhe e \u201cDuam Shqip\u00ebrin\u00eb si e gjith\u00eb Europa\u201d, duken tani si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00eb, e cila as nuk u interpretua as nuk u realizua gjat\u00eb \u00e7erek shekullit t\u00eb kaluar.\u00a0\u00a0 P\u00ebrkundrazi, kjo \u00ebnd\u00ebrr\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebthyer nj\u00eb nj\u00eb zhg\u00ebnjim absolut p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr kombin n\u00eb p\u00ebrgjithsi, fal\u00eb k\u00ebsaj klase politike q\u00eb ka sunduar dhe q\u00eb sundon vendin.\u00a0\u00a0 E ashtuquajtura \u201creform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi\u201d q\u00eb debatohet p\u00ebr pothuaj dy vjet tashti midis dy pal\u00ebve kund\u00ebrshtare &#8212; \u00ebsht\u00eb prova m\u00eb e mir\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli ka arritur mos funksionimi i shtetit dhe i qeverisjes n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e sidomos n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb loj\u00eb kote nga politikan\u00ebt shqiptar\u00eb e cila fatkeq\u00ebsisht duket se arg\u00ebton vet\u00ebm k\u00ebta q\u00eb e luajn\u00eb k\u00ebt\u00eb komedi, por q\u00eb pengon seriozisht ecjen e kombit shqiptar p\u00ebrpara, n\u00eb udh\u00ebn q\u00eb i ka caktuar historia dhe gjeografia.\u00a0 Kjo nism\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe as debat akademik por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb e thell\u00eb p\u00ebr \u00e7do shqiptar dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kolektivisht.<\/p>\n<p>Politika shqiptare p\u00ebr kaq koh\u00eb ka angazhuar Evrop\u00ebn dhe Amerik\u00ebn, si nd\u00ebrmjet\u00ebs midis pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb arrijtur nj\u00eb marrveshje p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, me standarde per\u00ebndimore.\u00a0 Pjes\u00ebmarrja e nd\u00ebrmjet\u00ebsuesve amerikan\u00eb dhe evropian\u00eb gjat\u00eb viteve, p\u00ebr t\u00eb arrijtur marr\u00ebveshje midis pal\u00ebve politik\u00ebs shqiptare, \u00ebsht\u00eb aq qesharake, por q\u00eb t\u00eb kujton diplomacin\u00eb ecejake t\u00eb diplomat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr zgjidhjen e konflikteve serioze dhe me p\u00ebrmasa bot\u00ebrore &#8212; dhe jo t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje thjesht\u00eb politike t\u00eb mbrendshme q\u00eb duhej t\u00eb ishte zgjidhur me koh\u00eb dhe pa nd\u00ebrmjet\u00ebsimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Situata e i krijuar sot n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr arrijtjen e nj\u00eb reforme n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb absolutisht e pa precedenc\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb dhe e quan veten demokratik.\u00a0 \u00cbsht\u00eb e pa-imagjinueshme q\u00eb shqiptari me shqiptarin &#8212; v\u00ebllai me v\u00eblla &#8212; nuk merren vesh p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet madhore q\u00eb jan\u00eb n\u00eb interesin jetik t\u00eb vendit dhe t\u00eb kombit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb secili mundohet t\u2019ia l\u00eb kund\u00ebrshtarit, kopilin te dera.\u00a0 Mbas 25 vitesh, kjo klas\u00eb politike ka bindur tanim\u00eb popullin shqiptar dhe miqt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb se \u00ebsht\u00eb e paaft\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb mbar\u00eb dhe serioze q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin afatgjat\u00eb dhe afatshkurt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 Koh\u00ebt e fundit, gazeta e njohur gjermane Sudddeutsche Zeitung shkroi nj\u00eb artikull mbi gjendjen n\u00eb disa vende t\u00eb bot\u00ebs, si Ukraina e Jemeni dhe Shqip\u00ebria e cil\u00ebsoi Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend, i cili sundohet gjithnj\u00eb nga, si\u00e7 e quajti ajo, \u201cklika e Enver Hoxh\u00ebs\u201d.\u00a0 Gazeta gjermane shkruan se fati i Shqip\u00ebris\u00eb drejtohet ende nga klika e dikurshme e Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb paradoksalisht, prej saj pritet q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerret edhe lufta kund\u00ebr korrupcionit dhe t\u00eb b\u00ebhen reformat q\u00eb do ta \u00e7onin vendin drejt\u00eb integrimeve t\u00eb plota euro-atlantike.\u00a0\u00a0 Fatkeqsisht, jan\u00eb k\u00ebto klika q\u00eb po pasurohen n\u00eb kurriz t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, shkruan gazeta Suddeutsche Zeitung.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet n\u00ebse kjo klas\u00eb politike \u00ebsht\u00eb e vetdijshme p\u00ebr pasojat e veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar.\u00a0 A jan\u00eb t\u00eb denj\u00eb ata t\u00eb k\u00ebtij momenti historik &#8212; dhe me k\u00ebt\u00eb nuk e kam fjal\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, megjith\u00ebse kjo e ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet tep\u00ebr t\u00eb madhe.\u00a0 Nj\u00eb \u00e7erek shekulli post-komuniz\u00ebm, a jan\u00eb p\u00ebrcaktuar interesat jetike dhe q\u00ebndrimet dhe vlerat e kombit shqiptar, p\u00ebrball zhvillimeve t\u00eb mbrendshme dhe t\u00eb jashtme? Cilat jan\u00eb ato dhe \u00e7\u2019po b\u00ebhet p\u00ebr realizimin e interesave komb\u00ebtare?\u00a0 A e d\u00ebshirojn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb mbar\u00eb dhe t\u00eb pjekur politikisht, bazuar n\u00eb drejt\u00ebsi shoq\u00ebrore, n\u00eb liri dhe n\u00eb demokraci, a por di\u00e7ka tjet\u00ebr?\u00a0 N\u00ebqoftse ia d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb mir\u00ebn vendit dhe bashkqytetar\u00ebve t\u00eb vet, \u00e7\u2019po b\u00ebn vet\u00eb kjo \u201cklik\u00eb politike\u201d si\u00e7 e quan at\u00eb gazeta gjermane &#8212; n\u00eb bashkpunim me nj\u00ebri tjetrin &#8212; p\u00ebr ta sh\u00ebnd\u00ebrruar d\u00ebshir\u00ebn n\u00eb realtitet?<\/p>\n<p>As liria, as demokracia dhe as reforma n\u00eb drejt\u00ebsi sado q\u00eb t\u00eb duan ata, nuk mund t\u00eb imponohen nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, madje as nga miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.\u00a0 N\u00ebqoftse liria, demokracia dhe reforma n\u00eb drejt\u00ebsi do t\u00eb konsolidohen dhe t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb n\u00eb cilindo vend, ato duhet t\u00eb pranohen dhe t\u00eb mbrohen nga vet populli, por sidomos nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij politik\u00eb.\u00a0\u00a0 Ky \u00ebsht\u00eb n\u00eb obligim moral, p\u00ebr t\u00eb cilin ata jan\u00eb betuar q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb interesat madhore t\u00eb vendit.\u00a0 Besimi n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, sigurin\u00eb dhe n\u00eb dinjitetin e \u00e7do shqiptari, pa dallim, duhet t\u00eb jet\u00eb baza e pun\u00ebs dhe e veprimit t\u00eb ligjvens\u00ebve dhe e t\u00eb gjith\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore dhe qeveritare shqiptare. Liria, demokracia dhe drejt\u00ebsia do t\u00eb realizohen vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb i duan dhe i mbrojn\u00eb k\u00ebto vlera me \u00e7do kusht.\u00a0 Fatkeqsisht, deri m\u00eb sot, n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebt ata q\u00eb i kan\u00eb mb\u00ebshtetur dhe q\u00eb i mbrojn\u00eb k\u00ebto kauza t\u00eb sh\u00ebnjta.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr klas\u00ebn politike shqiptare &#8212; q\u00eb si\u00e7 shkruante gazeta gjermane Sudddeutsche Zeiting &#8212; e ka baz\u00ebn dhe e nxjerr\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn nga regjimi komunist q\u00eb kontrollonte \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve &#8212; q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e vetdijshme e nevoj\u00ebs, se n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ashtuquajtur demokratik, ajo duhet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb interesave dhe nevojave t\u00eb popullit dhe mbi t\u00eb gjitha t\u2019i besoj\u00eb atij dhe nj\u00ebherazi t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb zgjidhin problemet serioze me t\u00eb cilat po ballafaqohet sot bota shqiptare. Mendimi i shumic\u00ebs s\u00eb popullit \u00ebsht\u00eb barometri m\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Populli shqiptar dhe kombi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi gj\u00ebndet para nj\u00eb k\u00ebthese me r\u00ebnd\u00ebsi historike p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vet.\u00a0 Sot p\u00ebr sot, n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqiptare vihet re nj\u00eb zhg\u00ebnjim p\u00ebrmasash historike me klas\u00ebn politike q\u00eb sundon gjithandej kur t\u00eb merret parasysh\u00eb se \u00e7\u2019mund t\u00eb ishte po t\u00eb veprohej ndryshe.\u00a0 E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se shqiptar\u00ebve po u soset durimi.\u00a0 Gjithkund nd\u00ebgjohet britma drejtuar politikan\u00ebve, mjaft\u00eb m\u00eb se na lodh\u00ebt,\u00a0 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vihet re d\u00ebshira e madhe e shqiptar\u00ebve kudo p\u00ebr nj\u00eb ndryshim historik nga kjo rrug\u00eb e gabuar, e ndjekur tash 25 vjet\u00eb.\u00a0 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb pret nj\u00eb angazhim dhe p\u00ebrkushtim krejt t\u00eb ri ndaj vlerave etike dhe shpirt\u00ebrore t\u00eb kombit shqiptar.\u00a0 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e flakt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re q\u00eb t\u00eb \u00e7on drejt\u00eb prakut t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb re, n\u00eb drejt\u00ebsi dhe barazi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim, n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat dhe vetit\u00eb e vjetra komb\u00ebtare, por edhe n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat e bot\u00ebs s\u00eb p\u00ebrparuar n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb dhe pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs politikan\u00ebt shqiptar\u00eb pretendojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen.\u00a0 Askush nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga kjo, p\u00ebrfshir\u00eb edhe klikat e sot\u00ebme politike.\u00a0 Duke marr\u00eb parasysh\u00eb historin\u00eb e 25-viteve t\u00eb fundit, fatkeqsisht \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merret me mend\u00eb se klasa e sot\u00ebme politike \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb udh\u00ebn q\u00eb duhet marr\u00eb dhe rrug\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shqiptar\u00ebt.\u00a0 Por, m\u00eb n\u00eb fund, si\u00e7 u shpreh edhe gazeta gjermane Sudddeutsche Zeitung n\u00eb artikullin e saj t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, klikat politike jan\u00eb t\u00eb afatizuara dhe si t\u00eb tilla nuk mund t\u00eb zgjasin. Si rrjedhim, mund ket\u00eb shpres\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb, ndryshe nga kjo e sotmja.<\/p>\n<p>Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Sot, thirrjet e shqiptar\u00ebve t\u00eb 25-vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb, \u201cLiri, Demokraci\u201d dhe e \u201cDuam Shqip\u00ebrin\u00eb si e gjith\u00eb Europa\u201d, duken tani si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00eb, e cila as nuk u interpretua as nuk u realizua gjat\u00eb \u00e7erek shekullit t\u00eb kaluar.\u00a0\u00a0 P\u00ebrkundrazi, kjo \u00ebnd\u00ebrr\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebthyer nj\u00eb nj\u00eb zhg\u00ebnjim absolut p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr kombin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-10235","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10235"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10235\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10237,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10235\/revisions\/10237"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10235"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}