{"id":10148,"date":"2016-07-31T10:49:45","date_gmt":"2016-07-31T08:49:45","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10148"},"modified":"2016-07-31T10:50:14","modified_gmt":"2016-07-31T08:50:14","slug":"prejardhja-ilire-dhe-autoktonia-e-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10148","title":{"rendered":"PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTAR\u00cbVE"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/proteste-nju-jork-kunder-diskriminimit-te-shqiptareve-mal-te-zi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-5873 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/proteste-nju-jork-kunder-diskriminimit-te-shqiptareve-mal-te-zi-300x201.jpg\" alt=\"proteste-nju-jork-kunder-diskriminimit-te-shqiptareve-mal-te-zi\" width=\"300\" height=\"201\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/proteste-nju-jork-kunder-diskriminimit-te-shqiptareve-mal-te-zi-300x201.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/proteste-nju-jork-kunder-diskriminimit-te-shqiptareve-mal-te-zi.jpg 576w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Shkruan Nik\u00eb Gashaj<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb shkenc\u00ebn shqiptare dhe nga shum\u00eb autor\u00eb t\u00eb huaj prejardhja ilire dhe autoktonia e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtetuar. Mir\u00ebpo, sikurse n\u00eb koh\u00ebt e kaluara edhe sot nga autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe qarqe antishqiptare ka orvajtje p\u00ebr mohimin e prejardhjes ilire t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb caktuara. P\u00ebr shembull, para disa dit\u00ebsh, deputetja prof. dr. Jelisava Kaleziq n\u00eb seanc\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi u shpreh: nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet teza se shqiptar\u00ebt jan\u00eb me prejardhje ilire. N\u00eb gazet\u00ebn\u201dDan\u201d, m\u00eb 21. korrik 2016. Akademiku Zoran Llakiq, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, e botoi nj\u00eb artikull n\u00eb t\u00eb cilin mohon prejardhjen ilire t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe autoktonin\u00eb e tyre. Nd\u00ebr t\u00eb tjerat, thot\u00eb: Shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ardhur nga Rumunia n\u00eb Mat, p\u00ebrmbi Tiran\u00eb n\u00eb shekullin X t\u00eb er\u00ebs ton\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 548 t\u00eb er\u00ebs ton\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs kan\u00eb ardh\u00eb serbo-malazez\u00ebt. M\u00eb tutje Llakiqi thot\u00eb: Shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku jetojn\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb popull autokton, por as pakic\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ata jan\u00eb diaspor\u00eb. M\u00eb pas me 24 korrik 2016. n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDan\u201de botova nj\u00eb shkres\u00eb ku prezantova disa njohje shkencore nga autor\u00eb t\u00eb huaj dhe shqiptar\u00eb mbi prejardhjen ilire dhe autoktonin shqiptare, meqen\u00ebse, kjo gazet\u00eb\u00a0 mjaft\u00eb lexohet n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>E quaj t\u00eb arsyeshme se \u00e7\u00ebshtja e prejardhjes ilire t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe autoktonia e tyre\u00a0 n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb aktualizohet dhe t\u00eb p\u00ebrhapet n\u00eb opinione t\u00eb ndryshme publike. P\u00ebr arsye se pak a shum\u00eb ndeshemi me nj\u00eb propagand\u00eb antishqiptare t\u00eb mohimit t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare shqiptare, p\u00ebr q\u00ebllime armiq\u00ebsore. P\u00ebr shkak t\u00eb hap\u00ebsis s\u00eb kufizuar, po fokusohe vet\u00ebm n\u00eb disa hulumtues t\u00eb njohur shkencor.<\/p>\n<p>Filozofi i njohur Gotfrid Vilhelm Lajbnic(1646-1717) u muar me lidhjen e shqipes me gjuh\u00ebt e tjera. N\u00eb letr\u00ebn e\u00a0 tij t\u00eb 10 dhjetorit 1709, e cituar m\u00eb 1897 n\u00eb revist\u00ebn rumune Albania, deklarohet se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb studimeve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb bindur se\u201dshqipja \u00ebsht\u00eb gjuha e ilir\u00ebve t\u00eb lasht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Historiani suedez, Hans Erik Tunman(1746-1778) , profesor universitetit n\u00eb Gjermani, ishte nj\u00eb nga shkencatar\u00ebt e par\u00eb, q\u00eb u muar me studimin\u00a0 mbi origjin\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb popullit shqiptar. Ai b\u00ebri k\u00ebrkime n\u00eb burimet greke, latine e bizantine dhe studioi fjalorin trigjuh\u00ebsh t\u00eb Teododhor Kavaljotit( greqisht, sllavisht e ship) t\u00eb botuar m\u00eb 1770. N\u00eb vepr\u00ebn e tij p\u00ebr historin\u00eb e popujve t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore (1774), arriti n\u00eb konkludim se shqiptar\u00ebt jan\u00eb vazhdues autokton\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb ilire.<\/p>\n<p>Johan Georg Fon Han(1811-1869),\u00a0 teoricieni austriak\u00a0 \u00ebsht\u00eb marr me studimin e gjuh\u00ebs shqipe s\u00eb bashku me gjuh\u00ebtarin Konstadin Kristoforidhi. M\u00eb 1854 ai botoi vepr\u00ebn e tij, me tre v\u00ebllime, Studimet Shqiptare, mbi kultur\u00ebn, gjuh\u00ebn dhe historin\u00eb shqiptare. Ai ishte, ndoshta i pari q\u00eb studioi fjalorin e ilirishtes s\u00eb vjet\u00ebr. Ai v\u00ebrtetoi se shum\u00eb emra vendesh t\u00eb viseve shqiptare ishin vazhdim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i em\u00ebrtimeve t\u00eb dikurshme ilire. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb studimeve t\u00eb tij, arrinti n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjuha shqipe ishte vazhduese e ilirishtes.<\/p>\n<p>Gjuh\u00ebtari i njohur , Franc Bop (1791-1867), profesor n\u00eb Universitetin e Belinit, botoi vepr\u00ebn e tij m\u00eb 1854, duke v\u00ebrtetuar p\u00ebrfundimisht se shqipja b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb familjen e gjuh\u00ebve indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Gustav Majer (1850-1900), profesor n\u00eb Universitetin e Gracit dhe antar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Vjen\u00ebs, botoi studimin e tij Mbi pozit\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb rrethin e gjuh\u00ebve indoevropianen, m\u00eb 1883. Ai njihet ve\u00e7anarisht p\u00ebr hartimin e Fjalorit etimologjik t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, m\u00eb 1891. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb studimeve t\u00eb thella shkencore arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjuha shqipe rridhte nga ilirishtja dhe p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb deg\u00eb m\u00eb vete n\u00eb familjen e gjuh\u00ebve indoevropiane.<\/p>\n<p>Maksimilian Lamberc (1882-1963), pas vizit\u00ebs q\u00eb b\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri si emisar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Vjen\u00ebs,\u00a0 menj\u00ebher\u00eb u shqua si studiues i folklorit dhe mitologjis\u00eb shqiptare. Pastaj, n\u00eb Laipcig vazhdoi studimet n\u00eb fush\u00ebn e albanologjis\u00eb, mbajti leksione rreth saj n\u00eb universitet dhe n\u00eb vitet 1954-59 hartoi dhe botoi Vepr\u00ebn mbi gjuh\u00ebn shqipe, n\u00eb tre v\u00ebllime. N\u00eb studimet e tij mb\u00ebshteti tez\u00ebn e prejardhjes s\u00eb shqiptar\u00ebve nga ilir\u00ebt dhe t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe nga ilirishtja.<\/p>\n<p>Shkencatari, Edwin Jacques, thekson: Nuk ka pik\u00eb dyshimi q\u00eb shqiptar\u00ebt e sot\u00ebm jan\u00eb historikisht pasardh\u00ebs t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb ilir\u00ebve.<\/p>\n<p>Shkencatari, Serge Metais, shkruan: Sipas t\u00eb gjith\u00eb treguesve \u2013 pik\u00ebs\u00ebpari, p\u00ebr shkak t\u00eb vet\u00eb gjeografis\u00eb \u2013 ilir\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb praardh\u00ebsit e shqiptar\u00ebve. N\u00eb prag t\u00eb pushtimit romak, ata zinin t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb Ballkanit, nga Istra deri n\u00eb Epir. N\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb gadishullit, ata ishin vendosur, n\u00eb veri, t\u00eb pakt\u00ebn deri te rrjedha e lumit Sava dhe, n\u00eb lindje, deri te Morava e Jugut dhe n\u00eb rrjedh\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb Vardarit.\u00a0 M\u00eb tutje studiuesi Metais shton: N\u00eb shekullin II t\u00eb er\u00ebs son\u00eb, ku ilir\u00ebt ndodheshin n\u00ebn zgjedh\u00ebn romake, gjeografi Ptolemeu b\u00ebnte fjal\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb fisi t\u00eb alban\u00ebve (Albanoi) , kryeqyteti i t\u00eb cil\u00ebve qenk\u00ebsh Albanopolis.<\/p>\n<p>Profesor Eqrem \u00c7abej (1908-1980), pa dyshim, \u00ebsht\u00eb figura m\u00eb e shquar n\u00eb fush\u00ebn e albanologjis\u00eb. P\u00ebr gati gjysm\u00eb shekulli ai b\u00ebri studime, botoi vepra t\u00eb shumta nga gjuha dhe let\u00ebrsia shqipe, ndon\u00ebse b\u00ebri hulumtime edhe n\u00eb l\u00ebmin e etnografis\u00eb, folklorit dhe etimologjis\u00eb, leksikologjis\u00eb, t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me gjuh\u00eb tjera indoevropiane dhe nj\u00ebsimin e norm\u00ebs letrare. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb studimeve subtile shkencore\u00a0 arriti n\u00eb p\u00ebrfundim se shqiptar\u00ebt jan\u00eb pasardh\u00ebsit e ilir\u00ebve dhe t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb par\u00eb indoevropian\u00eb n\u00eb Ballkan. Kumtesa e tij gjuh\u00ebsore n\u00eb Kolokuiumin e Par\u00eb mbi Studimet Ilire (15-20 shtator 1972) dhe shkrime t\u00eb tjera t\u00eb shumta\u201dv\u00ebrtetuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse origjin\u00ebn ilire t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe autoktonin\u00eb e popullit shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>Profesor Kostallari, ish drejtor i Institutit t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, arriti po t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim si dhe kolegu i tij \u00c7abej.\u00a0 Gjithashtu, Aleks Buda, ish-kryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb q\u00eb drejtoi, m\u00eb 2-4 korrik 1982, theksoi\u201dvazhdim\u00ebsin\u00eb iliro-shqiptare dhe autoktonin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb trevat e tyre.\u201d<\/p>\n<p>Mbi origjin\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb popullit shqiptar\u00eb jan\u00eb marr dhe profesor\u00ebt e njohur: Shaban Demiraj, Mahir Domi e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb Encilopedin\u00eb e P\u00ebrgjithme t\u00eb Entit Leksikografik t\u00eb Jugosllavis\u00eb, Zagreb, 1977, fq.81 thuhet:\u201dShqiptar\u00ebt, popull me prejardhje\u00a0 indoevropiane thrakase-ilire. Banor\u00ebt m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb qen\u00eb Ilir\u00ebt; vet\u00eb em\u00ebri Shqiptar rrjedh\u00eb nga em\u00ebri Ilir- t\u00eb fisit Albana\u201d.<\/p>\n<p><em>\/Autori \u00ebsht\u00eb politolog dhe kryeredaktor i revist\u00ebs p\u00ebr kultur\u00eb, shkenc\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtje shoq\u00ebrore \u201cMal\u00ebsia\u201d\/<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Nik\u00eb Gashaj N\u00eb shkenc\u00ebn shqiptare dhe nga shum\u00eb autor\u00eb t\u00eb huaj prejardhja ilire dhe autoktonia e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtetuar. Mir\u00ebpo, sikurse n\u00eb koh\u00ebt e kaluara edhe sot nga autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe qarqe antishqiptare ka orvajtje p\u00ebr mohimin e prejardhjes ilire t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb caktuara. P\u00ebr shembull, para disa dit\u00ebsh, deputetja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5873,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-10148","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10148","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10148"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10148\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10150,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10148\/revisions\/10150"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5873"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10148"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10148"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10148"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}