{"id":10128,"date":"2016-07-27T07:49:59","date_gmt":"2016-07-27T05:49:59","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10128"},"modified":"2016-07-27T07:49:59","modified_gmt":"2016-07-27T05:49:59","slug":"dite-te-zeza-per-lirine-e-shtypit-ne-turqi-dhe-rasti-i-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10128","title":{"rendered":"DIT\u00cb T\u00cb ZEZA P\u00cbR LIRIN\u00cb E SHTYPIT N\u00cb TURQI DHE RASTI I KOSOV\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/dita-e-lirise-se-shtypit.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-3228 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/dita-e-lirise-se-shtypit-300x197.jpg\" alt=\"dita-e-lirise-se-shtypit\" width=\"300\" height=\"197\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/dita-e-lirise-se-shtypit-300x197.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/dita-e-lirise-se-shtypit.jpg 381w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve, Turqia \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga ente t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb merren me mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb shtypit, si nj\u00eb prej vendeve kryesore n\u00eb bot\u00eb q\u00eb njihet p\u00ebr abuzimin dhe shkeljen e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, si dhe p\u00ebr burgosjen e gazetar\u00ebve q\u00eb konsiderohen si kritik\u00eb ose kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimit.\u00a0 Autoritetet turke kan\u00eb zhvilluar edhe m\u00eb par\u00eb fushata kund\u00ebr gazetarve dhe liris\u00eb s\u00eb shtypit n\u00eb Turqi,\u00a0 por masat kund\u00ebr gazetarve dhe medias n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, po intensifikohen dhe po ashp\u00ebrsohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dit\u00ebt e fundit.\u00a0 Regjimi turk po p\u00ebrdor d\u00ebshtimin e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr grusht-shtetin ushtarak koh\u00ebt e fundit n\u00eb at\u00eb vend, si nj\u00eb pretekst p\u00ebr t\u2019i m\u00ebshuar liris\u00eb s\u00eb medias dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb saj, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize politike dhe ushtarake p\u00ebr Turqin\u00eb.\u00a0\u00a0 Sipas analist\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i p\u00ebrshtatsh\u00ebm, for fatkeq, p\u00ebr presidentin Erdogan q\u00eb ta pastroj\u00eb vendin nga element\u00eb q\u00eb ai i konsideron t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr regjimin e tij, jo vet\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e ushtris\u00eb dhe qeveris\u00eb, por nga t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe median.\u00a0 Historikisht, n\u00eb raste t\u00eb tilla krizash, liria e fjal\u00ebs dhe e medias \u00ebsht\u00eb viktima e par\u00eb dhe si e till\u00eb, i prin\u00eb humbjes s\u00eb lirive t\u00eb tjera dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me masat e fundit anti-media dhe shkeljen e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb medias n\u00eb Turqi, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn q\u00eb kaloi, nj\u00ebri prej enteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb mb\u00ebshtet lirin\u00eb e medias an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, Komiteti p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, u b\u00ebri thirrje autoriteteve turke q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrdorin d\u00ebshtimin e grusht-shtetit ushtarak p\u00ebr t\u00eb spastruar gazetar\u00ebt kritik\u00eb nga media e shkruar dhe nga ajo elektronike.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb, organizata n\u00eb fjal\u00eb citon burime turke se autoritetet e atij vendi kan\u00eb l\u00ebshuar flet\u00eb arrestime p\u00ebr t\u00eb pak\u00ebn 42 gazetar\u00eb turq.\u00a0\u00a0 Komiteti p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetarve u b\u00ebri thirrje autoriteteve t\u00eb Turqis\u00eb q\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb fushat\u00ebn q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr burgosjen e gazetarve, vet\u00ebm e vet\u00ebm, sepse ata nuk jan\u00eb dakort me pik\u00ebpamjet e tyre.<\/p>\n<p>Por autoritetet turke nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre q\u00eb t\u00eb kufizojn\u00eb dhe t\u00eb luftojn\u00eb lirin\u00eb e shtypit vet\u00ebm mbrenda kufijve t\u00eb vet.\u00a0 Ata d\u00ebshirojn\u00eb ta shtrijn\u00eb influenc\u00ebn dhe trysnin\u00eb e tyre kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs madje edhe p\u00ebrtej kufijve t\u00eb vendit duke mos i kursyer as gazetar\u00ebt e huaj, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u2019i konsiderojn\u00eb si kritik\u00eb ndaj politikave t\u00eb Presidentit turk Erdogan.\u00a0 Nj\u00eb rast specifik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen!\u00a0 Z\u00ebri i Amerik\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqip citon nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb botuar nga agjencia e lajmeve Reuter, let\u00ebr kjo e ambasad\u00ebs turke n\u00eb Prishtin\u00eb drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u k\u00ebrkohet autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb gazetarin Berat Buzhala p\u00ebr shkak t\u00eb disa komenteve q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb rrjetin social Facebook, n\u00eb koh\u00ebn e grusht-shtetit ushtarak n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>Sipas Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb letr\u00ebn q\u00eb u publikua t\u00eb mart\u00ebn nga agjencia e lajmeve Reuters, ambasada turke i shkruante Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr ta informuar se, &#8220;Pronari dhe drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i portalit Gazeta Express, Berat Buzhala, m\u00eb 15 korrik derisa vinin lajme p\u00ebr p\u00ebrpjekjet p\u00ebr grusht shtet n\u00eb Turqi, u ka b\u00ebr\u00eb thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ndodhen n\u00eb Turqi, t\u00eb vihen n\u00eb an\u00ebn e grupit q\u00eb b\u00ebri p\u00ebrpjekje p\u00ebr grusht shteti&#8221;.\u00a0\u00a0 Si\u00e7 duket ky ishte nj\u00eb status ironik nga ana e gazetarit Buzhala, por q\u00eb ka zem\u00ebruar aq shum\u00eb autoritetet turke sa q\u00eb t\u00eb urdh\u00ebronin ambasad\u00ebn e tyre n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nd\u00ebshkimin e Z. Buzhala.\u00a0 Gazetari Buzhala citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb informuar nga autoritetet e Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e ambasad\u00ebs turke n\u00eb Prishtin\u00eb, por shtoi se, &#8220;\u00ebsht\u00eb e pa-imagjinueshme q\u00eb nj\u00eb qeveri e huaj b\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb disa komenteve satirike.&#8221;<br \/>\nGazetari Buzhala nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi gazetar i huaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i zem\u00ebrimit t\u00eb autoriteteve turke p\u00ebr shprehjet e tija satirike n\u00eb rrjetin social Facebook.\u00a0 Gazeta amerikane New York Times njofton se media t\u00eb huaja, p\u00ebrfshir\u00eb BBC-n\u00eb dhe vet\u00eb gazet\u00ebn New York Times &#8212; nd\u00ebr t\u00eb tjera ente mediatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8212; jan\u00eb sulmuar dhe kritikuar gjithashtu p\u00ebr at\u00eb q\u00eb autoritetet turke thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb, \u201cmbules\u00eb n\u00eb favor t\u00eb grusht-shtetit\u201d, nga k\u00ebto media nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nMediat e njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtare per\u00ebndimore si\u00e7 jan\u00eb New York Times dhe BBC, historikisht, kan\u00eb mundur tu rezistojn\u00eb p\u00ebrpjekjeve dhe nd\u00ebrhyrjeve si k\u00ebto t\u00eb autoriteteteve turke tani, por lind pyetja n\u00ebse mediat shqiptare do t\u00eb mund tu rezistojn\u00eb trysnive dhe presioneve t\u00eb ndryshme n\u00eb t\u00eb ardhmen, nga autoritetet turke ose burime t\u00eb tjera. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, a do ta ken\u00eb mediat shqiptare dhe p\u00ebrfaqsuesit e tyre n\u00eb raste t\u00eb tilla sulmesh, mb\u00ebshtetjen e qeverive n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb, duke kund\u00ebrshtuar nd\u00ebrhyrje t\u00eb tilla flagrante n\u00eb ushtrimin e lir\u00eb t\u00eb gazetaris\u00eb n\u00eb trojet shqiptare?<br \/>\nSipas medias, ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse qeveria e Kosov\u00ebs i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur letr\u00ebs s\u00eb ambasad\u00ebs turke n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Kosov\u00ebs\u00a0 duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet letr\u00ebs s\u00eb ambasad\u00ebs turke me nj\u00eb not\u00eb-protest\u00eb t\u00eb vet\u00ebn duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb papranueshme n\u00eb pun\u00ebt e mbrendshme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit n\u00eb shtetin e ri t\u00eb Kosov\u00ebs.\u00a0 Kosova e ka d\u00ebshiruar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb lirin\u00eb e shtypit, lirin\u00eb e fjal\u00ebs dhe t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb p\u00ebrgjithsi, t\u00eb drejta k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb shtypur dhe jan\u00eb mohuar nga regjime t\u00eb ndryshme terroriste sllavo-serbe.\u00a0 Nuk besoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e Kosov\u00ebs dhe bile as t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb p\u00ebr disa interesa t\u00eb p\u00ebrkohshme ekonomike, t\u00eb z\u00ebvendsojn\u00eb diktaturat e vjetra me diktatura t\u00eb reja, duke humbur lirit\u00eb themelore t\u00eb njeriut n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.\u00a0 K\u00ebrkesa e ambasad\u00ebs turke p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar nj\u00eb gazetar t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb disa komenteve satirike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb precedenc\u00eb e papranueshme nd\u00ebrhyrjeje n\u00eb pun\u00ebt e mbrendshme t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kosova.\u00a0 Nj\u00ebkohsisht, sh\u00ebnon nj\u00eb dit\u00eb e zez\u00eb edhe p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit dhe t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, kur nj\u00eb vend si Turqia konsideron se ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nd\u00ebshkimin e nj\u00eb gazetari\u00a0 shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr shfaqjen e lir\u00eb t\u00eb pikpamjeve t\u00eb tija, pa marr\u00eb parasysh\u00eb se cili dhe kush \u00ebsht\u00eb subjekti. Fatkeqsisht, si\u00e7 u citua edhe vet gazetari Buzhala nga agjencia Reuters, k\u00ebrkesa e qeveris\u00eb turke, nep\u00ebrmjet letr\u00ebs s\u00eb ambasad\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Prishtin\u00eb drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs, \u201cDemonstron arroganc\u00ebn e qeveris\u00eb turke ndaj vendeve t\u00eb vogla si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kosova, duke dashur q\u00eb pas n\u00ebnshtrimit\u00a0 ekonomik, t\u2019a n\u00ebnshtroj\u00eb at\u00eb politikisht dhe juridikisht\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur gazetari Berat Buzhala.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Gjat\u00eb viteve, Turqia \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga ente t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb merren me mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb shtypit, si nj\u00eb prej vendeve kryesore n\u00eb bot\u00eb q\u00eb njihet p\u00ebr abuzimin dhe shkeljen e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs, si dhe p\u00ebr burgosjen e gazetar\u00ebve q\u00eb konsiderohen si kritik\u00eb ose kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimit.\u00a0 Autoritetet turke kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3228,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-10128","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10128","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10128"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10128\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10129,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10128\/revisions\/10129"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3228"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10128"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10128"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10128"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}