{"id":10078,"date":"2016-07-21T15:30:08","date_gmt":"2016-07-21T13:30:08","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10078"},"modified":"2016-07-21T15:37:03","modified_gmt":"2016-07-21T13:37:03","slug":"plave-guci-mal-mbeturinash-mbi-kodren-ilire-jerina","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=10078","title":{"rendered":"Plave-Guci: Mal mbeturinash mbi Kodren ilire Jerina"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/Deponia-e-Martinajve-aktualisht-19-korrik-2016.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-10079 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/Deponia-e-Martinajve-aktualisht-19-korrik-2016-300x225.jpg\" alt=\"Deponia-e-Martinajve-aktualisht-19-korrik-2016\" width=\"300\" height=\"225\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/Deponia-e-Martinajve-aktualisht-19-korrik-2016-300x225.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/Deponia-e-Martinajve-aktualisht-19-korrik-2016.jpg 533w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>T.Martinaj: Mal mbeturinash mbi Kodr\u00ebn ilire Jerina!<\/p>\n<p>Nt.: Alokimi e nj\u00eb vendgrumbullimi te hapur mbeturinash, pa trajtim adekuat dhe me djegje t\u00eb kohepaskohshme, pak metra larg vendbanimeve, burimeve dhe depozitave t\u00eb ujit n\u00eb fshatin Martinaj t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik permanent p\u00ebr sh\u00ebndetin e banor\u00ebve. Hedhja e tyre mbi germadhat e selise se perandoresh\u00ebs ilire Jerina, p\u00ebrdhos trash\u00ebgimine kulturore t\u00eb komunitetit autokton shqiptar. P\u00ebrderisa, presionet e qeveris\u00eb malazeze ndaj banor\u00ebve me arrestime, gjykime e gjoba si pasoj\u00eb e rezistenc\u00ebs kund\u00ebr k\u00ebsaj deponie tashm\u00eb kan\u00eb rezultuar me shp\u00ebrnguljen e dhjet\u00ebra familjeve.<\/p>\n<p><strong>Teksti:<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb rrug\u00eb cilindrike mbi dy kilometra me gur\u00eb t\u00eb thepisur con te Kodra Jerina-selia\u00a0 e dikurshme e perandoresh\u00ebs ilire Jerina, g\u00ebrmadhat e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb mbuluar me nj\u00eb mal mbeturinash ku mbyten rrezet e k\u00ebtij dielli t\u00eb per\u00ebndimit. Nj\u00eb traktor I vog\u00ebl, do t\u00eb jet\u00eb automjeti q\u00eb do t\u2019na shpie deri te Kodra Jerina, anipse dep\u00ebrtimi br\u00ebnda k\u00ebsaj zone do t\u2019jet\u00eb nj\u00eb sfide n\u00eb vete se, si p\u00ebr ironi kjo zone nga roja dhe pun\u00ebtori I Nd\u00ebrmarrjes Publike Komunale dhe p\u00ebr Q\u00ebshtje Banesore t\u00eb Plaves quhet \u201czon\u00eb e mbrojtur shkelja e s\u00eb cil\u00ebs pa paralajm\u00ebrim bie ndesh me ligjin\u201d. E n\u00eb fakt, gjith\u00eb cfar\u00eb ndodh br\u00ebnda k\u00ebsaj zone \u00ebsht\u00eb e paligjshme, pohon Zeqir Hasangjekaj, an\u00ebtar i K\u00ebshillit p\u00ebr Parandalimin e Nd\u00ebrtimit t\u00eb deponis\u00eb n\u00eb fshatin Martinaj:<\/p>\n<p>\u201cJu po\u00a0 e shini edhe vet se cfar\u00eb gj\u00ebndje e mjerueshme \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu. T\u00eb qindra tonelatat e mbeturinave q\u00eb derdhen, nuk riciklohen as nuk mbulohen por kohe pas kohe digjen me c\u2019rast e gjith\u00eb lugina e Plav\u00eb-Gucise mbulohet me tym dhe kund\u00ebrmon paduruesh\u00ebm. Ka ngordhje bag\u00ebtish\u00eb, venitje t\u00eb bim\u00ebve, madje edhe gjethet e pem\u00ebve jan\u00eb tkurrur. Asnj\u00eb pem\u00eb, asnje bim\u00eb, as sh\u00ebndeti yn\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb sic ka q\u00ebn\u00eb\u2026\u201d, thot\u00eb Hasangjekaj, shikimi I t\u00eb cilit humbet n\u00eb malin e mbeturinave q\u00eb ngritet si p\u00ebrbindesh mes bjeshk\u00ebve shekullore q\u00eb rrethojn\u00eb lugin\u00ebn p\u00ebrrallore t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb. Sepse, ai \u00ebsht\u00eb I vetidsh\u00ebm se qent\u00eb endacak q\u00eb g\u00ebrmojn\u00eb n\u00eb mbeturinat e shp\u00ebrndara rreth e qark dhe korbat e zeza p\u00ebrmbi, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik permanent p\u00ebr p\u00ebrhapje s\u00ebmundjesh. Nd\u00ebrsa, djegja e tyre e koh\u00ebpaskohshme dhe ret\u00eb e tymit ngulfasin k\u00ebt\u00eb zon\u00eb duke k\u00ebrc\u00ebnuar sh\u00ebndetin e banor\u00ebve, flor\u00ebn dhe faun\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Manipulim me popullat\u00ebn dhe dokumentet<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/KodraJerina-plave-guci.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-10084 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/KodraJerina-plave-guci.jpg\" alt=\"KodraJerina-plave-guci\" width=\"698\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/KodraJerina-plave-guci.jpg 698w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/KodraJerina-plave-guci-300x129.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 698px) 100vw, 698px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Grumbullimi I mbeturinave n\u00eb Kodr\u00ebn Jerina ka filluar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2012-t\u00eb, kur Komuna e Plav\u00ebs me asistenc\u00ebn e policis\u00eb theu rezistenc\u00ebn e banor\u00ebve local dhe filloi derdhjen e mbeturinave mbi fshatin Martinaj, 300 metra vije ajrore larg vendbanimeve, si dhe rreth 200 metra larg burimeve dhe kaptazheve t\u00eb ujit. Vendimet e\u00a0 nxjerra nga KK I Plav\u00ebs dhe fotografit\u00eb, t\u00eb plasuara nga an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit n\u00eb rrjetet sociale nxjerrin d\u00ebshmojn\u00eb parregullsit\u00eb kadastrale, dezinformimin dhe tentativ\u00ebn p\u00ebr manipulim t\u00eb opinionit publik. Sipas K\u00ebshillit p\u00ebr Parandalimin e Nd\u00ebrtimit t\u00eb Deponis\u00eb n\u00eb Martinaj, \u201cKomuna e Plav\u00ebs\u00a0 me Nd\u00ebrmarrjen Publike Komunale dhe Q\u00ebshtje Banesore t\u00eb Plav\u00ebs p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimin\u00a0 p\u00ebr grumbullim e mbeturinave ka p\u00ebrzgjedh gjoja parcel\u00ebn kadastrale 1\/1\/9 Ko dosugje 2., e cila n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet ndodhet n\u00eb KO, Martinaj 1.<br \/>\n\u201cMe hapjen\u00a0 e rrug\u00ebs kah Kodra Jerina jan\u00eb mashtruar banor\u00ebt e ketushem se po hapet rruga p\u00ebr bjeshk\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsimin e zhvillimit t\u00eb turizmit malor. Por, pas pak muajsh eshte alokuar deponia pa asnj\u00eb leje t\u00eb inspeksionit t\u00eb parapar\u00eb, pa asnj\u00eb konfirmim sanitar, pa asnj\u00eb debat public si dhe duke krijuar presione t\u00eb vazhdueshme mbi komunitetin e fshatit Martinaj. Kemi ba k\u00ebrkesa e ankesa te intitucionet e Malit te Zi por edhe te qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe e Kosov\u00ebs, por ato kan\u00eb has n\u00eb vesh t\u00eb shurdher. Ne jemi t\u00eb pafuqish\u00ebm t\u00eb shtyme c\u00ebshtjen p\u00ebrpara p\u00ebrderisa askush nuk p\u00ebrkujdeset p\u00ebr ne dhe ne kemi mbet n\u00eb M\u00ebshir\u00ebn e Zotit\u201d, thote Hasangjekaj, nj\u00ebri nd\u00ebr t\u00eb gjasht\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshilit p\u00ebr Parandalimin e Nd\u00ebrtimit t\u00eb Deponis\u00eb n\u00eb fshatin Martinaj, t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrballen me arrestime, gjyqe e gjoba p\u00ebr shkak t\u00eb rezistenc\u00ebs kund\u00ebr k\u00ebsaj deponie t\u00eb cil\u00ebn e konsiderojn\u00eb si varr t\u00eb hapur p\u00ebr sh\u00ebndetin e tyre. Si rrjedhoj\u00eb, dhjet\u00ebra familje jan\u00eb shp\u00ebrngulur, thot\u00eb G\u00ebzim Balidemaj, banor I fshatit Martinaj.<br \/>\n\u201cPasojat po rriten p\u00ebrdite. Asnj\u00eb pem\u00eb, asnj\u00eb perime, asnj\u00eb nga drith\u00ebrat nuk i marrim t\u00eb sh\u00ebndosha m\u00eb. Ata vet\u00ebm hedhin mbeturina dhe as nuk I mbulojne,as nuk I trajtojne por I djegin dhe kjo po rrezikon sh\u00ebndetin ton\u00eb dhe po na k\u00ebrc\u00ebnon me pasardh\u00ebs me t\u00eb meta. Prej se kan\u00eb fillu t\u00eb sillen mbeturinat k\u00ebtu dhe presionet e vazhdueshme p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtimit jan\u00eb shp\u00ebrngul 5-6 familje me nga 6-7 an\u00ebtar\u00eb, dy nga K\u00ebshilli p\u00ebr Parandalim e Deponis\u00eb. Po ikin banor\u00ebt nga fshati\u2026 T\u00eb gjitha jan\u00eb pasoj\u00eb e kesaj .Ndaj, ju b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, q\u00eb t\u00eb largojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe nga fshati yn\u00eb dhe t\u2019na l\u00ebn\u00eb t\u2019jetojme\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm si deri dje\u201d, thot\u00eb G\u00ebzimi, p\u00ebrderisa nga droja e pasojave nuk kursehen as f\u00ebmij\u00ebt.<br \/>\n\u201cMua shok\u00ebt e m\u00eb paksohen p\u00ebrdit\u00eb\u2026 Edhe ata qe kemi mbet nuk dalim t\u00eb luajm\u00eb lirsh\u00ebm nga droja e helmimit.Sidomos, kur digjen mbeturinat k\u00ebtu b\u00ebhet krejt mjegull dhe bie arom\u00eb shum\u00eb e keqe. Kemi dro nga semundjet dhe se prind\u00ebrit tan\u00eb s\u2019do t\u00eb lindin m\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb\u2026\u201c, thote Artjani, 15 vjecar.<\/p>\n<p><strong>Deponia e Martinajve n\u00eb Atlasin Global p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn mjedisore<\/strong><\/p>\n<p>Zyra Evropiane e Mjedisit (EEB) n\u00eb Bruksel, rastin e Martinajve e vler\u00ebson si nj\u00eb shkelje flagrante e t\u00eb drejt\u00ebs mjedisore dhe i t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs civile t\u00eb pakicave. Nd\u00ebrsa, deponin\u00eb n\u00eb Kodr\u00ebn Jerina e ka vendosur n\u00eb Ejolt Atlas, (<a href=\"https:\/\/ejatlas.org\/conflict\/illegal-landfill-in-martinaj-village-plav-gucinje-montenegro\" target=\"_blank\">https:\/\/ejatlas.org\/conflict\/illegal-landfill-in-martinaj-village-plav-gucinje-montenegro<\/a>)\u00a0 I cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt global i Bashkimit Evropian p\u00ebr hulumtimin, katalogizimin dhe analizimin e konflikteve ekologjike, t\u00eb cilat bien ndesh me t\u00eb drejt\u00ebn mjedisore n\u00eb bot\u00eb. Por, p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjithave, p\u00ebrvec Ministris\u00eb p\u00ebr Turiz\u00ebm dhe Zhvillim t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm-Sektori p\u00ebr Menagjim Mbeturinash dhe Zhvillim Komunal e Malit t\u00eb Zi p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve nga komuniteti jan\u00eb njoftuar rreth problemit edhe Ministria p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme dhe Integrime Evropiane e Malit t\u00eb Zi,\u00a0 Avokati i Popullit p\u00ebr Mal t\u00eb Zi, etj., dhe l\u00ebnda \u00ebsht\u00eb perplasur n\u00ebp\u00ebr gjykata t\u00eb niveleve t\u00eb ndryshme, kjo nuk ka ndryshuar asgj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrrimin e lokacionit t\u00eb k\u00ebsaj deponie. Por, p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Parandalimin e Nd\u00ebrtimit t\u00eb Deponis\u00eb n\u00eb fshatin Martinaj, k\u00ebrkesat e parashtruara tek organet ambientale t\u00eb Malit t\u00eb Zi kan\u00eb has n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr. Nd\u00ebrsa, thirrjet p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtyre banor\u00ebve nuk iu jan\u00eb p\u00ebrgjigjur as qeveria e Republikes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb Hasangjekaj:<br \/>\n\u201cNe,an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit dhe qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jemi gjykuar dhjet\u00ebra her\u00eb, por nuk kan\u00eb pas baze p\u00ebr burgosjen ton\u00eb se argumentet jan\u00eb kund\u00ebr atyre q\u00eb kan\u00eb shkel ligjin: nga komuna e Plav\u00ebs dhe nga vet qeveria e Malit t\u00eb Zi e cila I lejon k\u00ebto shkelje. Kan\u00eb shfrytezuar pushtetin p\u00ebr t\u00eb na mbajt n\u00ebn presione t\u00eb vazhdueshme duke na shp\u00ebrndar\u00eb edhe si komunitet, brenda t\u00eb cilit ekzistonte nj\u00eb harmoni\u00a0 p\u00ebr t\u2019u lakmuar.\u00a0 Kane arrite edhe t\u2019I frik\u00ebsojn\u00eb njer\u00ebzit saq\u00eb I rralli d\u00ebshiron t\u00eb flas p\u00ebr problemin\u201d, thot\u00eb Hasangjekaj p\u00ebr t\u00eb shtuar se \u201cme perpjekjet tona si keshill kemi arritur qe ta deponojm\u00eb problemin deri te Zyra Evropiane p\u00ebr Ambientin, n\u00eb Bruksel. Pra, q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn opinioni I gj\u00ebr\u00eb t\u00eb jet\u00eb I informuar se si qeveria e\u00a0 Malit t\u00eb Zi n\u00eb vend se t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb zhvillimin e k\u00ebtyre zonave ajo po helmon banor\u00ebt e vet dhe po kontribuon n\u00eb menyr\u00eb indirekte n\u00eb depopullimin e k\u00ebsaj zone\u201d.<br \/>\nTentimet p\u00ebr marrjen e prononcimit rreth deponis\u00eb edhe nga kryetari I komun\u00ebs s\u00eb Plav\u00ebs Orhan Shahmanovic, rezultuan me zvarritje t\u00eb p\u00ebrgjegjeve dhe pas k\u00ebsaj, heshtjen e tij.<\/p>\n<p><strong>Rezistenca paqsore e banor\u00ebve \u00ebsht\u00eb thyer me forc\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/Njera-nga-protestat-ne-martinaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-10081 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/Njera-nga-protestat-ne-martinaj.jpg\" alt=\"Njera-nga-protestat-ne-martinaj\" width=\"594\" height=\"250\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/Njera-nga-protestat-ne-martinaj.jpg 594w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/Njera-nga-protestat-ne-martinaj-300x126.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 594px) 100vw, 594px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Tentimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kishe ortodokse sllave para dy vitesh ishte nj\u00eb trysni tjet\u00ebr mbi popullat\u00ebn martinase t\u00eb banuar 99 per qind me shqiptar, dhjet\u00ebra prej t\u00eb cil\u00ebve u arrestuan gjat\u00eb rezistenc\u00ebs p\u00ebrfdhir\u00eb edhe moshat prej 17 deri ne 80 vjec. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, rezistenca e banor\u00ebve rezultoi me nd\u00ebrprerjen e punimeve p\u00ebr dallim nga deponia, ku edhe pas gjyqeve maratonike por edhe burgimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebshillit, nuk u arrit dislokimi I deponis\u00eb nga Jerina antike. K\u00ebtu, rezistenca paqsore e banor\u00ebve me protesta e peticione, u thy me forc\u00eb dhe mbeturinat filluan t\u00eb hidhen me asistenc\u00ebn e policis\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cProvuan t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb kish\u00eb slave n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb komuniteti shqiptar musliman, n\u00eb pron\u00ebn e uzurpuar t\u00eb Prelvukajve. Por, me rezistenc\u00ebn ton\u00eb e nd\u00ebrpren\u00eb. Nd\u00ebrsa, deponin\u00eb na soll\u00ebn si nje varr t\u00eb hapur q\u00eb po na rrezikon jet\u00ebn. Kshtu nuk vepron asnj\u00eb shtet n\u00eb bot\u00eb me nj\u00eb komunitet autokton dhe shtetformuese,sic jemi ne shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d, thot\u00eb Hasangjekaj\u00a0 p\u00ebr t\u00eb shtuar se\u201d Mali I Zi n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb synon t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb si shtet ekologjik, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr grumbullon mbeturina prane vendbanimeve, burimeve dhe depozitave t\u00eb ujit, duke shkel t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr mjedis t\u00eb past\u00ebr si dhe duke p\u00ebrdhosur hapur trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve autokton brenda territorit te vet.<\/p>\n<p><strong>Deponia e Martinajve n\u00eb lokacion antik<\/strong><\/p>\n<p>Zona e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perl\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe natyrore n\u00eb Ballkan dhe grumbullimi i mbeturinave mbi g\u00ebrmadhat e nj\u00eb qyteti t\u00eb lasht\u00eb ,\u00a0 bie ndesh edhe\u00a0 me Konvent\u00ebn p\u00ebr Mbrojtjen e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore dhe Natyrore Bot\u00ebrore. Prandaj, z\u00ebri I arsyesh\u00ebm I banor\u00ebve t\u00eb fshatit Martinajve dhe i fshatrave p\u00ebrreth do duhej t\u00eb d\u00ebgjohej dhe n\u00eb rast dyshimi p\u00ebr parregullsi e korrupcion, t\u00eb reagoj\u00eb Podgorica sepse, nje vendgrubullim\u00a0 i hapur mbeturinash n\u00eb gjirin e nj\u00eb vendbanimi kund\u00ebr vullnetit t\u00eb banor\u00ebve autokton bie ndesh me politikat integruese t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr Malin e Zi i cili synon t\u00eb futet n\u00eb familjen evropiane si shtet ekologjik. Do duhej t\u00eb reagonin edhe qeverit\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, kund\u00ebr p\u00ebrdhosjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore shqiptare si dhe p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve autokton n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat t\u00eb vetem t\u00eb banuar me shumic\u00eb shqiptare br\u00ebnda krahin\u00ebs s\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb, t\u00eb cilit po i k\u00ebrc\u00ebnohet shp\u00ebrngulja e asimilimi si fshatrave p\u00ebrreth. Sepse, ndotja e mjedisit dhe pasojat q\u00eb po dalin p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb pah jane nj\u00eb ogur I err\u00ebt p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e cdo qenie t\u00eb gjall\u00eb br\u00ebnda k\u00ebtyre hap\u00ebsirave, teksa n\u00eb gjethet e tkurrura, n\u00eb frutat e\u00a0 njollosur dhe n\u00eb bim\u00ebt kok\u00ebulura sikur ndjehet r\u00ebnkimi nga helmimi gradual q\u00eb iu vie nga ajri, vesa e shiu prej t\u00eb cil\u00ebve do duhej t\u00eb merrnin jet\u00eb\u2026.(A.B.)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T.Martinaj: Mal mbeturinash mbi Kodr\u00ebn ilire Jerina! Nt.: Alokimi e nj\u00eb vendgrumbullimi te hapur mbeturinash, pa trajtim adekuat dhe me djegje t\u00eb kohepaskohshme, pak metra larg vendbanimeve, burimeve dhe depozitave t\u00eb ujit n\u00eb fshatin Martinaj t\u00eb Plav\u00eb-Gucis\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik permanent p\u00ebr sh\u00ebndetin e banor\u00ebve. Hedhja e tyre mbi germadhat e selise se perandoresh\u00ebs ilire [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10079,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-10078","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10078"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10078\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10085,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10078\/revisions\/10085"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10079"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}