Sos telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin dhe pushteti lokal janë duke realizuar projektin „vendosja e barazisë gjinore dhe mundësive të barabarta „në bashkëpunim me Qendrën për arsimimin qytetar dhe me qendrën e iniciativës qytetare nga Beogradi të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.
Rezultat kyç është hartimi dhe aprovimi planin lokal të veprimit për arritjen e barazisë gjinore në komunën e Ulqinit
Një ndër aktivitetet kyçe të këtij projekti i cili do të çojë në zhvillimin e një plani lokal të përshtatur nevojave të komunitetit, është edhe organizimi i seminarit treditor në temën e planit strategjik për grupin multisektorial.
Jemi të mendimit që vetë procesi i hartimit të planit lokal ,që do të sigurojë pjesëmarrje të stukturave të ndryshme, profesioneve dhe institucioneve ,por edhe dialog me përfaqsuesit e pushtetit lokal do të krijojë metoda të reja të partneritetit ndërmjet sektorit civil dhe pushtetit lokal, shprehet Hatixhe Nelaj drjetoresha e SOS telefonit për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin.
Nisur nga statistikat të mbledhura në terren nga institucionet e ndryshme dhe ndërrmarrjeve, del që kemi një situatë aspak lakmuese sa i përket pozitës së femrës në vendet udhëheqëse.
Pavarësisht faktit se Maili i Zi ka ndërmarrë një numër programesh të cilat mbështesin të drejtën e grave në tregun e punës, akoma mbetet për t’u zbatuar masat specifike të cilat adresojnë diferencën gjinore në punësim, pjesëmarrjen e ulët të grave në vendet udhëheqëse .
Mungesa e zbatimit të këtyre ligjeve dhe masave mbetet një problem i madh në vend ,por duke mos anashkaluar as komunën tone, vazhdon Nelaj
Deri më tani, komuna e Ulqinit nuk e ka pasur një dokument të kësaj natyre, i cili dokument, jam e bindur se do të jetë shumë i rëndësishëm për qytetarët e komunës tone, përfundon Nelaj.