copacabana-ulqin-plazhiShifrat zyrtare të numrit të mysafirëve në qytetin e Ulqinit vazhdojnë të jenë të vogla në krahasim me numrin real të tyre. Bazuar në të dhënat më të fundit rezulton se ka rritje të numrit të mysafirëve në krahasim me të njëjtën kohë vitin e kaluar.

Ne hotele ka 23% me teper mysafirë se vitin e kaluar, ne kampe 5% me teper, kurse në akomodimin privat 12% me shume mysafirë.

Numri i përgjithshëm i mysafirëve për datën 07.08.2015 në komunën e Ulqinit sipas shifrave të Organizatës turistike është 31.052 mysafire qe jane 13% me teper ne krahasim me vitin e kaluar ne te njejten kohe.

Për më hollësisht shiko tabelen e mëposhtme

     Lloji akomodimit Të vendit Të huaj Gjithsej    INDEX15/14
   HOTELE 312 3455 3.767 123
KAMPE 13 281 294 105
PUSHIMORE / 41 41 /
AKOMODIMI PRIVAT 995 25.955 26.950 112
GJITHSEJ 1.320 29.732 31.052 113

By admini