DEKORIMET IDEOLOGJIKE  NË SHQIPËRI  ENDE  TË PA SHFUQIZUARA

Diskursi politik

Në vendet e ish kampit socialist, dukuria e dekorimit ishte bërë pjesë e politikës shtetërore, duke vlerësuar punën dhe të arriturat në veprimtaritë e ndryshme ku përveç individëve vendas janë dekoruar edhe shtetas të huaj. Fjala është për dekorimin e individëve të cilët kanë qenë pjesëmarrës në LDB  të cilët sipas tyre kanë merita të mëdha në fitorën e ideologjisë komuniste. Ne këtë aspekt nuk bën përjashtim as Shqipëria që dëshmohet  me vendimin nga   Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar me 5 shtator 1945  ku Janë dekoruar individë nga Jugosllavia,ku një numër i tyre janë dëshmuar si antishqiptar, por është për tu çuditur se një vendim i tillë nuk është shfuqizuar me pas  e sidomos nga miratimi i pluralizmit(1990) që është turp për udhëheqësit e Shqipërisë, që nuk mund të arsyetohet më asgjë!

Nga Nail  Draga

Në sajë të Vendimit  të  Kryesisë së  Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar nr.117, më datë 5 shtator 1946 janë dekoruar një numër i konsideruar individësh nga ish-Jugosllavia të cilët kanë qenë pjesëmarrës aktiv në Luftën e Dytë Botërore dhe pas saj. Ishte ky një vendim në frymen e bashkëpunimit ideologjik në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë në kohën kur në Beograd për Shqipërinë ishte përgatitur kabineti si  republika e shtatë e Federatës Jugosllave. Kemi të bëjmë me kohën e krimeve dhe të masakrave të serbëve në Kosovë e gjetiu kundër shqiptarëve(masakra e Tivarit), ku kanë marrë pjesë edhe indvidë të cilët u dekoruan  nga pala shqiptare! Ndonëse marrëdhëniet në mes Shqipërisë e Jugosllavisë u prishën në vitin 1948, dekoratat mbetën të pa shfuqizuara nga Kuvendi i Shqipërisë, sikurse edhe për Enver Hoxhën i cili ka mbajtur dekoratën ”Hero i popullit të Jugosllavisë”.

Propozime për personalitete të huaja

Ne vendimin për dhënien e dekoratave për personalitete të huaja shkruhej se në bazë të propozimit të kryetarit të Qeverisë Demokratike dhe komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare  Enver Hoxha, duke marrë parasysh se shumë personalitete të huaja të vendeve aleate, gjatë Luftës NÇ të popullit tonë kanë kontribuar dhe ndihmuar me të gjitha mjetet dhe për të shfaqur mirënjohjen e për ta shpërblyer e nderuar veprimtarinë e tyre në dobi të atdheut e të popullit shqiptar, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar Vendosi: Të dekorohen me dekoratat, personat që përmenden në listën që vijon:

1. Gjeneral Ivan Milutinoviç, me Urdhrin “Hero Kombëtar”

2. “Lolo Ribar, me Urdhrin “Hero Kombëtar”

3. Ramiz Sadiku, me Urdhrin”Hero Kombëtar”

4. Ivan Ribar, me Urdhrin e “Flamurit”

5. Eduard Kardel, me Urdhrin e “Flamurit”

6. Bllazho Jovanoviç, me Urdhrin e “Flamurit”

7. Radovan Zogoviç, me Urdhrin e “Flamurit”

8. Dëshmori Miladin Popoviç, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”

9. Dushan Mugosha, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”

10. Gjen. Lt. Arso Jovanoviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.

11. Aleksandër Rankoviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.

12. Milovan Gjilas, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

13.Gjen. Lt. Peko Dapçeviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

14. Brigadier E. F. Davies, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

15. “T. Churchill, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
16.Kolonel Velimir Stoiniç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

17.Lt. Kolonel C. A. S. Palmer, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

18.Major Ivanov Konstantin, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

19.Kapiten Thomas Stefan, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

20. Gjen.maj. Svetkozar Vukmanoviç, urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II dhe Medaljen e “Kujtimit”

21.Gjen. Terziç Velimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

22. Kolonel Vojo Todoroviç me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, me urdhrin e “Trimërisë” dhe “Medaljen e Kujtimit”

23. Fadil Hoxha, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, dhe Med. e “Kujtimit”

24. Kiler Peter, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

25. Obrat Cicmil, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

26. N/kol. Mijat Vuletiç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

27. Major Savo Stonoju, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

28. “H. W. Tilman, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

29. G. W. Seymour, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

30. “Ë. V. G. Smith, me urdhrin “Ylli Parti.”,kl. II

31. “J. K. H. Shaw, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

32. “M. J. Thornton, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

33. “V. Robinson, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

34. “E. Nordthrop, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

35. Kapiten J. M. Lyon, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

36. Toger Tjurin Vladimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

37. “John O’Keefe, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

38. Major Tomishek Teodor, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,

39. “Viktor Kobol, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,

40. Kapiten Niazi Dizdareviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,

41. Toger Nick Cooky, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,

42. Kaporal George Routsis, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,

43. Kapiten G. S. Duffy, me urdhrin e “Trimërisë”.

44. Bije Vokshi, me urdhrin e “Trimërisë”

45. Hajdar Dushi, me urdhrin e “Trimërisë”

46. Emin Duraku, me urdhrin e “Trimërisë”

47. Xhevdet Doda, me urdhrin e “Trimërisë”

48. Vaso Strugari, me urdhrin e “Trimërisë”

49. Michel Popoviç, me urdhrin e “Trimërisë”

50. Xhafer Vokshi, me Medaljen e “Kujtimit”

51. Elhami Nimani, me Medaljen e “Kujtimit”

52. Xhavid Nimani, me Medaljen e “Kujtimit”

53. Safete Numani, me Medaljen e “Kujtimit”

54. Ymer Pula, me Medaljen e “Kujtimit”

55. Mehmet Hoxha, me Medaljen e “Kujtimit”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Për Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar

Sekretari: Koço Tashko d.v.

Roli i eprorit  jugosllav në çlirimin e Tiranës

Në lidhje me këtë  regjistër të dekoruarish deri më tash nuk kemi të dhëna se ndonjë studiues këtë çështje  e ka trajtuar me kompetencë profesionale, që do të ishte me interes për të shpalosur rolin e tyre gjatë e pas LDB në Shqipëri.  Por, në këtë regjistër  nga personat e dekoruar  bi në sy  ai në nr.22, që veçohet nga të tjerët sepse i dorëzohen tre dekorata(!?)  Andaj iu mbetet hulumtuesve   të zbardhin  veprimet  kriminale të eprorëve jugosllav  në bashkëpunim me komunistët shqiptarë gjatë LDB në përgjithësi dhe sidomos në luftën për çlirimin e Tiranës(nëntor 1944), nëse ata nuk janë asgjësuar nga pushteti monist i kohës.

Beogradi dekoron Enver Hoxhën 

Gjatë vizitës së Enver Hoxhës në Beograd-Jugosllavi nga data   23 qershor-2 korrik 1946,nikoqiret u kujdesën që ate ta dekorojnëme titullin „Hero i popullit të Jugosllavisë“.

Në lidhje me këtë dekorim gazeta „Bashkimi“ e datës 28 qershor 1946 shkruan  senë selinë e Presidiumit të Asamblesë Popullore të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë u bë ceremonia e dekorimit të Enver Hoxhës dhe pjesëtarëve të tjerë të këtij delegacioni.

Presidenti jugosllav Ivan Ribari i dorëzoi dekoratën Enver Hoxhës, anëtarëve të delegacionit, si dhe ministrit në Beograd Hysni Kapo, këshilltarit të legatës shqiptare atje Sofo Çomora dhe ndihmësatasheut Shpend Dega. Presidenti jugosllav deklaronte:

“Gjatë luftës nacionalçlirimtare ju e udhëhoqët popullin tuaj me heroizëm dhe vetëmohim. Ju qëndruat në krye gjer në fund të kësaj lufte të madhe të popullit shqiptar për pavarësinë e tij dhe për realizimin e aspiratave të tij shekullore. Me këtë luftë kundër armikut të përbashkët u realizua gjithashtu vëllazërimi dhe miqësia e përhershme midis popullit shqiptar dhe popujve të Jugosllavisë. Për këtë arsye popujt e Jugosllavisë janë dhe do të jenë gjithnjë krenarë për marrëdhëniet e tyre vëllazërore me popullin shqiptar, duke pasur bindjen e plotë në zhvillimin e përparimin e Republikës Popullore të Shqipërisë si dhe zhvillimin e Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”.

Enver Hoxha deklaronte: “Jam i gëzuar dhe i lumtur që po marr nga Presidiumi i Asamblesë Popullore të Jugosllavisë dekoratën më të madhe të popujve të Jugosllavinë, urdhrin e Heroit të Popujve. Jam i gëzuar se dekorata që më jepet është e të gjithë popullit shqiptar, i cili pa rezerva dhe pa kompromis u hodh në luftën e madhe antifashiste përkrah të gjithë popujve liridashës duke mos kursyer edhe jetën. Në çastet më të vështira vendi ynë ka gjetur mbështetjen më të madhe te Jugosllavia dhe populli ynë ka patur te popujt e Jugosllavisë, miqtë dhe aleatët më besnikë. Kjo miqësi dhe ky vëllazërim që është vaditur me gjakun e martirëve tanë, le të forcohet edhe më tepër mbasi vetëm me këtë mënyrë do të sigurohet një jetë më e mirë për popujt tanë, do të sigurohet paqja në Ballkan dhe do forcohet demokracia. Dekorata që po marr, Urdhri i Heroit të Popullit, do ta mbaj me krenari pse ajo simbolizon vuajtjet dhe luftën e madhe që popujt e Jugosllavisë kanë bërë për lirinë e tyre dhe për gjithë popujt liridashës”.

Shfuqizimi i munguar

Ndonëse ishte kritik ndaj pushtetit në Jugosllavi pas vitit  1948, Enver Hoxha dekoratën „Hero i popullit të Jugosllavisë“  nuk e ka kthyer  pas  por e ka mbajtur deri sa ishte gjallë, duke  i mbetur besnik ideologjisë  komuniste  deri në vdekje(!).

Ndërsa duke marrë parasysh se një numër i të dekoruarëve  kanë vepruar kundër shqiptarëve si në Shqipëri e në Kosovë(Rankoviq, Mugosha, Vukmanoviq etj.) ka qenë e udhës që ata të shfuqizohen. Në lidhje me këtë çështje ka mundur të veprohet pas vitit 1948, kur u ndërprenë marrëdhëniet ne mes Shqipërisë e Jugosllavisë apo edhe më vonë, por, pushteti në Shqipëri ishte inferior ndaj jugosllavëve(!) që është dëshmuar deri më rënien e sistemit monist(1990) dhe me pas, që nuk mund të arsyetohet me asgjë.

(Shtator 2022)

By admini