Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” i cili vepron në kuadër të Shoqatës “Ana e Malit”-NY ka shpallur një konkurs për bursë/ndihmë financiare për studentët nga Ana e Malit.
Për tu kualifikuar, konkurenti duhet të jetë student apo studente e rregullt dhe të jetë nga Ana e Malit.
Aplikantët përzgjedhen në bazë të suksesit të arritur gjatë viteve të studimit, ku përparësi do t’ju jepet studentëve që studiojnë në univerzitetet shqiptare dhe në lëmitë me kuadro deficitar.
Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
– formulari për aplikim i plotësuar,
– fotokopje e letërnjoftimit,
– vërtetim që keni statusin e studentit të rregulltë,
– transkripta e notave për çdo vit
– si dhe ndonjë dokument shtesë që mendoni se mund të ju jap përparësi në renditje.
Komplet dokumentacionin e kompletuar duhet që ta skenoni dhe ta dergoni në adresen e postës elektronike:
trojettona2@gmail.com
Brenda dy ditëve do te merrni konfirmimin për pranim të dokumentacionit. Nëse nuk merrni një konfirmim të tillë na kontaktoni në në njërin prej këtyre dy numrave të telefonave celular:
+ 382 67 527 685
+ 382 69 032 848
Ky konkurs do të jetë i hapur deri me 7 shkurt 2021.
Më poshtë mund të shkarkoni formularin për aplikim.

