Autobusi-aksidenti-tivar-ulqin-5Aksident i rëndë në rrugën Ulqin – Tivar, humb jetën një person

Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 18 në rrugën midis Tivarit dhe Ulqinit, kur një autobusë me targa shqiptare AA 581JX  ka dalur nga autostrada në vendin e quajtur fusha Merkotit.

Të dhënat e para tregojnë se një femër ka vdekur në aksident, ndërsa shpetimtarët janë duke u përpjekur të nxjerrin një fëmijë nga autobusi i rrokullisur.

Portali “Vijesti” në polici ka marrë informacion se janë të lënduar qoftë lehtë ose rëndë plor 12 veta.

Të plagosur nga  aksidenti janë duke u transportuar për në spitalin e Tivarit, kurse të lënduarit më rëndë janë duke u dërguar për në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Sipas informatave jozyrtare, banorët vendas, policia dhe zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin prej autobusit  rreth 30 pasagjerë.

Pasagjerët e tjerë janë akoma të bllokuar në autobus, ndërsa autoritetet të qeverisjes lokale kanë angazhuar makineri për nxjerrjen nga autobusi.

Më poshtë mund të shikoni pamjet e para rrënqethëse nga vendi i ngjarjes.

By admini